Albatlanta

Fisnikeria e nje libri
nga Prof. Koli Xoxi
Vepra filozofike “Semundjet e shekullit tone” me autor Isuf Luzaj ka karakter te theksuar njerezor. Ideja themelore e saj eshte: Pa nje shpirt fisnik, pa nje edukate dhe karakter te fuqishem, shoqeria do te mbetet gjithmone ne stanjacion te plote. Po te kemi kete parasysh, atehere duhet ardhur ne perfundim se botimi i kesaj vepre eshte i domosdoshem per vendin tone, sidomos sot.

Qe ne fillim, autori ne “Keshtu foli Zarathustra”, veper e njohur e Frederik Nices, veren: Gjithcka qe shkruhet e thuhet e nuk ben thirrje per drejtesi njerezore eshte e kote, sepse pa kete nuk ka shoqeri te vertete, mungon cilteria, e cila vendos per gjithcka.

Karakteret prishen nga regjimet totalitare te gjithellojshme, sepse keta e shtypin, e zhdukin dinjitetin njerezor. Terrorizmi, ne pergjithesi, eshte mema e gjithe te keqijave, sepse e shkel, e eliminon shpirtin njerezor shume shekullor. Vlera e perbashket politike eshte pasuri dhe miresi, dhe, drejtesia eshte nje nga kriteret me te larta te botes shpirterore, pa te cilen vet njeriu eshte amorf dhe rrjedhimisht nuk mund te kete asnje vlere. Shqiperia, sipas autorit (dhe me plote te drejte) ka nevoje per figura te fuqishme morale. Ato e shkundin ate nga amullia ne te cilen vegjeton.

Autori jep mendimin e tij dhe per rendin demokratik te nje vendi, mendim i huazuar nga filozofi i degjuar francez Bergson, sipas te cilit, demokracia duhet te mbeshtetet ne pervojen shekullore te nje kombi. Ajo nuk mund te qendroje ne ere.

Autori eshte i bindur se vetem besnikeria ndaj se vertetes e con boten perpara. “Shpirti dhe lenda (materia) jane dy parime te bashkuara ne te njejten qenie, e cila quhet NJERI”. Pa shpirt nuk ka qenie njerezore dhe studimi i personalitetit njerezor eshte pune e veshtire. Si duket, autori e njeh mendimin e prere te Hygoit, sipas te cilit roli i mesuesit ne shkolle eshte qe nga nxenesi te farketoje nje njeri. Zoti i vertete eshte shpirti njerezor dhe feja e mire eshte ajo qe ka dale nga vullneti hyjnor per jeten. Njeriu duhet ta pastroje shpirtin ne lufte me djallin, trurin nepermjet gjimnastikes se tij, pavaresisht se nuk e arrin pastertine e plote. Shoqeria njerezore permiresohet shkalle, shkalle dhe vetem nepermjet perpjekjeve te medha, me ndihmen e te gjitheve dhe sidomos nepermjet perparimit te shpirtit dhe te edukates.

Autori ve ne dukje disa te meta te shqiptaret, te cilat duhet te kihen parasysh, sepse ato kane lindur gjat historise fatkeqe te tyre. Shqiptaret, thote ai, duke mos e perjashtuar as veten, kane gdhendur ne shpirtin e tyre vese te egra, te trasheguara nga pushtimet e ndryshme: barbare, bizantine, osmane, fqinjeve te eger. Kjo tradite, e mbushur me vese, duhet te krasitet dhe pastaj te zhduket nje here e mire. Ato vese perbejne nje virus qe duhet pastruar medoemos, ne qofte se deshirojme te shkojme drejt qyteterimit njerezor.

Ne kete liber rendesi vendimtare i jepet rolit te edukates, te arsimit, duke patur bindje se shqiptari fare mire mund te sherohet, perndryshe nuk do te arrihet qellimi fisnik, i cili nuk eshte asgje tjeter, vecse “e mira e pergjitheshme”.

Nuk i duhet vene rendesi pamjes se jashtme, sepse fare mire ajo mund t’i ngjaje nje kenete dhe te demtoje rende shoqerine. Ne kete rast shoqeria eshte e semure dhe i ngjan “nje korkodili te madh”. Pa virtyte morale asgje te mire nuk ka ne jete dhe kjo, shoqeria, behet ujk per njeriun. Autori perserit rolin negativ te totalitarizmit. Ky eshte “anarkizem” qe nuk i jep asnje vlere shoqerise. E mira eshte vertetesi dhe bukuri.

Autori ngre lart rolin e poezise se vertete morale ne jete. Poezia e Dantes eshte e mire sepse eshte morale. Ajo perfshin ne te vertete edhe fisnikerine e artit. “Poezia ekziston si art kur poema e lexuar na ben te qajme, te qeshim, te pendohemi, te korigjohemi”. “Parajsa e humbur” e Miltonit, i permbledh te gjitha cilesite e poemes: “Virtytin, ekstazen, pastertine shpirterore…edukimin dhe mbi te gjitha muziken qiellore”. Autori me te drejte ngre lart Hygoin, Homerin, Geten, Shilerin, Miltonin, Mysen, etj., por dhe Konfucin, Buden, Krishtin, Muhametin, sepse edhe ata kane ne veprat e tyre poezine e vertete, sepse prekin fort mendjen dhe shpirtin te njeriu. Per autorin, poezi e paster eshte ajo qe mundohet te shprehe sa me sinqerisht, sa me vertetesisht mendimet, ndiesite.

Sic shihet, bota shpirterore e Prof. Isuf Luzaj-t eshte shume e pasur, e cilter, sepse eshte bota e kultures, e edukates dhe e gjithe cilesive dhe vlerave te shumta humane. E rendesishme eshte se autori keto kerkon t’i shikoje te tere shqiptaret.

Per te gjitha keto arsye eshte e domosdoshme qe keto studime filozofike te botohen, me qellim qe lexuesi shqiptar t’i njohe dhe te reflektoje fort ne mendjen e tij, te forcoje vullnetin dhe optimizmin per te ardhmen. Vetkuptohet se, pa nje arsimim te gjithanshem, asgje nuk mund te arrihet.
Forumi | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com