Albatlanta

Postmodernizmi
Le Nuc
Mendoj se shkaqet qė sjellin ne zbulimin e dickaje, apo sic thotė Haidegeri” tė heqjes se mbuleses”, duhen kerkuar sa me larg, dhe thelle, tė jetė e mundur : mundesisht ne pikat ku ka pasur nje carje tė meparshme tė linearitetit tė zhvillimeve tė marrdhenive shoqėrore tė marra nė tėresi dhe disa fenomeneve tė veēanta qė ndodhin pėrreth njerezve me dhe pa vetdijen e tyre. Ajo qė duhet pasur parasyshe ėshtė casti kur nis clidhja e struktures, e idese se unitetit tė x -gjeje, pra momenti kur elementet qė pėrbejnė esencen e saj nisin tė levizin lirshem nė drejtime tė ndryshme sepse nuk ma me gje qė i mban lidhur bashke. Nė ketė rast nuk na intereson shume ose nuk ėshtė e rendesishme se si funksionon nje sistem i cfaredo; shoqėria,Shteti, Kisha, Akademia e Arteve, fabrika e tulles, etj.

Marrim pėr shembull Akademinė e Arteve. Pėr ne e rendesisme ėshtė se pėrse kemi nisur tė flasim keq/mire pėr Akademinė e Arteve, pėrse jemi futur nė ketė marrdhenie kritike me Akademinė e Arteve . Pra pėrse na ėshtė dukur sikur ideja qė ne kishim pėr A.A nisi tė merrte nje tjetėr drejtim. Cfare ka bere tė mundur qė tė lindin pyetje mbi ketė objekt? E gjithe kjo presupozon qė A.A nuk ka ndryshuar aspak, ndryshe nga botkuptimi jonė, sepse po tė ishte ndryshe sdo kishim nevoje pėr ketė marrdhenie konfliktuale me tė. Thenė ndryshe duket sikur nė ketė marrdhenie njera pale ėshtė e tepėrt; ajo e jona. Ndersa pala tjeter, ajo e A.A nuk na pasqyrohet me si nje strukture qė intelekti jonė na kishte paraqitur dikure.

Ndodh qė, nė pėrgjithsi, tė na duket sikur nė nje ēast tė caktuar behemi tė vetdishem se ajo cfare kemi pėrpara nesh, ajo qė po jetojme, nuk ėshtė me ajo qė mendonim se duhej tė ishte. Mbi tė gjitha, kendvėshtirmi jonė mbi gjerat pėrreth, na tregon se ato nuk janė me tė tilla. Ideja ėshtė se koncepti me objektin nuk pėrputhen me aq sa tna lejojnė tė kryejme atė proces nderlidhes ideor tė mjaftueshem pėr tė shprehur nje mendim logjikisht tė qėndrueshem, tė drejtė me pak a shume.Nė ketė menyre duket sikur jemi bere tė vetdishem se e gjithe kjo nuk ndodh pėr shkak se ne po rritemi por sepse gjerat nuk janė me nė vendin e tyre, sepse roli jonė nė ketė proces nderveprimi dypalėsh nuk ėshtė me gjithepėrfshires i asaj qė na pėrfaqėson si individ racional dhe irracional( ajo cfare metafizika pėrendimore ka bere mbi individin). Eshtė me pak a shume ajo ideja mbi artistin qė kishte Fitzgerald tė cilin e konceptonte si nje njeri qė ka dy ide tė kunderta nė koke dhe qė u beson atyre njekohesisht. Nga njera anė ėshtė mendimi qė shprehet mbi vertetsinė empirike tė objektit e nga ana tjetėr koncepti i cili duke qėnė me abstrakt mund tė jetė shpesh here relativ. Nė rastin e Akademise se Arteve tė Bukura kjo marrdhenie nuk kryhet. Nėse i hedhim nje sy se shkuares, pa harruar tė tashmen e sapokaluar, shikojme se ėshtė e mbushur plot me caste kur rregullsia e nje fenomeni, e disa raporteve shoqėrore, thyhet nė mes; copetohet gjendja normale prej dikujt apo disave tė cilet nuk e gjejnė me vetėn tė pėrfshire. Pėr ata nuk ishte e rendesishme se si funksiononte sistemi ( Papa i jep urdhera Kardinaleve apo qė nje shtet republikan kemi presidentin, kryeministrin dhe parlamentin). E rendesishme ishte raporti i tyre (njerezve) me sistemin; cfare roli kishin brenda struktures se tij .Nėse sistemi ishte hierakik, dhe ata ishin nė fund tė tij, realisht ky nuk pėrbente nje problem sepse ishte gjithnje i pashmangshem. E rendesishem ishte nėse pėrfshiheshin (roli aktiv) apo jo nė proceset e ndryshme dhe jo nėse kishin vendin e fundit apo tė mesit nė sistem; nėse ajo ēfare i pėrfaqėsnte nė menyre indirekte ishte ajo nė tė cilen besonin; nėse roli i tyre ishte vetėm numerik apo kishte dhe vlera tė pėrbashketa tė cilat rrespektoheshin nga tė gjithe si universale e nė menyre jodiskriminuese. Dhe si pėrfundim nėse konceptimi i tyre mbi realitetin, tė qėnurit ( siē do thoshte Heidegeri) i pėrputhej objektit tė mendimeve tė tyre apo fenomeneve tė ndryshme qė ndodhnin pėrreth. Nė asnje fenomen tjetėr pėrveē luftės nuk mund tė vihet re thellesia e crregullsise qė krijohet mes nje ideje dhe botės reale. Mund ta quajme luftė pėr ekzistence, luftė parandaluese, luftė antiterroriste por nė thelb lufta mbetėt mjeti i ndaluar pėr tė zgjidhur mosmarrveshjet prej tė njejtėve shtete qė e bejnė. Lufta nė Vietnam mund tė konsideroeht si nje nga aktet-prove, dhe pse e rende, qė ra mbi ndergjegjen amerikane dhe qė nė menyre tė drejtė pėr drejtė lidhej ngusht me vetpėrceptimin e tė tyre si populli qė kishte lidhjen me tė afert e me tė ngushtė me demokracinė .Kjo luftė, e shume tė tjera perpara saj e me pas, krijoj divergjenca tė medha nė botėkuptimin e tyre mbi botėt e tjara perreth. Disa prej tyre ishin pro e disa kunder, disa nuk dini se c’ishte Vietnami, disa thjeshtė urrenin Komunistėt, disa ishin trockista e disa Stalinista por; tė gjithe kishin nje princip nė koke : qėllimi justifikon mjetet. Konceptimi i tyre mbi komunizmin degjeneronte cdo objektivitet qė ekzistonte aposteriori. Pėr amerikanėt komunistat ishin tė tepėrt nė ktė botė, ashtu sic ishin ata qė s’i nėnshtroheshin ideologjise se tyre.

I gjithe ky pėrceptim kishte nje shkak i cili gjendej nė ideologjinė e shumices e cila ka udhehequr pėr shekuj amerikanėt. Lufta e ftohtė u shnderrua nė laboratorin ku formoheshin doktrina tė ndryshme mbi imperializmin amerikan dhe mbi antikomunizmin. Ishte nje luftė propagandiste ku raporti mes subjektit dhe objektit ishte tepėr i zhdrejtė. Abstrakja qė kishte krijuar ideologjia antikomnsite mundte cdo mendim racional e objektiv.

Pėr amerikanėt nėse nderhyrja nė Vietnamin e Jugut nuk ishte nje akt agresiv atėhere pushtimi i Afganistani prej URSS -se ishte. Nėse demokracia ishte e justifikuar nga dhuna atėhere komunizmi nuk ishte.

Dy menyra gjykimi tė ndryshme pėr tė njetin fenomen qė bazohej nė dhunėn.

Eshtė afersisht nė keto caste nisin tė lindin format e para tė protestave bashkohore kunder luftės, pėrpjekjet antisistem, gjithnje e me tepėr tė lodhur ndaj “shpėrlarjes se trurit” dhe tė vetdijshem mbi dialektiken e re gjithnje e me tepėr proamerikane e tė zhdrejtė. Dialektika e re nuk kishte asnje lidhje as me Aristotelin e as me Hegelin. Behej fjale pėr nje shtremberim hollivudian tė realitetit.

Deri nė ato caste Komunistėt skishin qėnė kurre tė pashem e nė fakt kanė pasur gjithnje tė drejtė.

Nėse ishe marksist nuk mund tė ishe kurresesi Stalinist, e kjo jo sepse Marksi kishte qėnė burre i pashem. Me hatėr mund tė ishe Sionist i majtė.

Amerika ėshtė shteti me i fuqishem i botės por kjo vetėm fale injorances se shumices dhe inteligjences se pak vetave. Ndryshe nga c’ishin nė kohen kur fliste Tocqueville me vonė ata s’janė tjetėr vecse populli me i vonuar qė ka njohur njerezimi. Ekzistojnė disa periudha historike ku ata nuk janė munduar kurre e dilnin vetė, me ndergjegjen e tyre jashtė skemave tė rehatshme qė u kishte ofruar sistemi dhe intelekti i tyre, nje intelekt qė sdel dot me jashtė skemes se dobet “ Amerike- Demokraci-Liri”. Tek ata intelekti krijon lidhje tė thjeshta qė bazohen nė tė shkuarit nė punė, tė ngreni nje hamburger me nje kokakole pėrpara syve. Madje dhe tė mendonin se bejsbolli ishte nje sport ka qėnė maksimumi i trasfomimit tė nje impulsi tė jashtm nė ndjesi trupore.

Pas shume kohėsh kuptuan se nuk ishte ajo menyra e tė krijuarit tė opinioneve, tė njohjes se realitetit, kuptuan qė s’ishte ajo demokracia e shume folur, moren vesh qė Tocqueville nuk kishte pare nje tė ardhme plot me lule ta, qė shumica do kishte shkel me kembe cdo vizion tė pakices e cila do kishte qėnė kunder vullnetit suprem tė saj.

Gjithsesi duhet thenė se ajo pakice inteligjente ja doli tė benin dicka. Fale largpamsise se themeluesve tė saj nė amerike akziston akoma liria e fjales dhe e zgjedhjes; nė nje shoqėri ku mbizotėron ekonomia e tregut tė lire qė nga themelimi i saj mund tė gjesh dhe gjera tė dobishme.

Pra sic thame me sipėr, me nė fund, pas shume pėrpjekjeve dhe shume pėripecive, dicka e nxoren nė dritė: nxoren nje intelektual si Emerson,shpiken Jazz-in, vunė nė pushtet nje demokrat si Kennedy, filluan tė protestonin dhe kot, nisen tė benin Rock, nxoren Bob Dylanin, bijtė e luleve, ndonje anarkist tek tuk nisi tė ngrinte zerin. Pėrceptimi i tyre mbi realitetin sikur ndryshoj pak duke ju referuar dhe objektit tė mendimeve qė krijonin. U desh shume punė por muzika, letėrsia, ndonje intelektual i vetquajtur apartiak( si puna N. Chomskyt apo Shefit Colombo) arriti tė shpetonte shpirtėrat e tyre nga kthetrat e Faustit.

Por fatkeqsisht vetėm Kaq. Pėriudha e arte amerikane mbaron me kaq. Duhet ti kishin dhenė fund me kaq ata, sic benė Majat.

Pėr tė bere nje pėrmbledhje tė idese se ktij shkrimi duhet thenė se: tė vepruarit nė menyre antikonformiste, tė lire nga cdo norme rregulluese( individet qė vetpėrfshihen si elektrone tė lira pa lejen e askujt), ben tė mundur qė kush e gjen vetėn tė pėrjashtuar nga menyrat e tė ndervepruarit kerkon tė behen pjese e tij. Disa duan tė dalin nga tė ndjerit nė minorance, duan tė iluminohen, duan tė jenė aktiv nė marrdhenjet qė mundeson struktura e cfaredolloj sitemi qoftė nė menyre qė tė ndjehen tė pėrfshire dhe tė pasqyrohen diku si subjekte mendues, tė pamvarur. Disa prej tyre tė udhehequr prej arsyes nuk bejnė dot lidhjen mes definicionit dhe objektit. Pėr disa prej tyre ekzistenca i paraprinė thelbit tė gjerave; ideja e tė berit nje luftė nuk justifikon dot vrasjet, terrorin, krizen e koshiences, ankthit qė rrjedh prej pėrgjegjsise qė bie mbi mendjet e tyre, ankthit qė ze nje ushtare pasi ka hedhur bombe atomike mbi nje popullsi tė pafajshme.

Ajo cfare idetė postmoderniste shprehin ėshtė pikerisht ajo cfare thame me sipėr : kerkohet nje marrdhenie me e ngushtė mes koncepteve dhe objekteve. Ajo cfare metafizika e demokracise ka erresuar kerkon tė dale nė dritė e kjo ndodh nėpėrmjet fuqise qė vetdija sjell tek njerezit.

Postmodernizmi ėshtė nje koncept iluminist, qė nxjerr nė drita atė qė i nevojitet njeriut tė dale nga gjendja e minorances. Mbi tė gjitha ėshtė nje prospektive gjithpėrfshirese e cila pėrmban nė brendesi botėkuptime tė ndryshme tė marrdhenieve njerezore, institucionale, artistike, kulturore, shkencore etj. Eshtė nje menyre e re e tė raportuarit tė njeriu me vetvetėn dhe me natyren pėrreth qė pėrpiqet tė kaloje pėrtėj asaj qė nė fillimet e epokes moderne, nėn udheheqjen e Bacone, mori emrin “revolucioni shkencore” : tė dishe ėshtė pushtet.

Postmoderne ėshtė nje menyre e tė tejkaluarit tė konceptit mekanik dhe racional tė shtetit Hobsian. Postmodernizmi nuk do qė qėllimi tė justifikoje mjetet por do qė mjetet tė pėrputhen me qėllimin.

Postmoderne janė rrymat e ndryshme qė kan karakterizuar epoken bashkohore: New age, Politically correct, Relativizmi kulturor, Cultural Studies, Governance, post-strukturalizmi, tė gjelbertit etj.. Postmoderne ėshtė dhe zhdukja e cdo “izmi” dhe pse nė mangesi tė shenjave gjuhesore tė pėrshtatshme pėrdoret nė mase nga tė gjithe. Nuk ėshtė postmoderne Globalizimi: menyre e shpejtė e tė kryerit tė marrdhenieve ekonomike e shoqėrore, as OKB-ja, as NATO, as Pakti i Varshaves.

Postmoderne janė dhe revolucionet e ndryshme tė vendeve musulmane pa udheheqjen e asnje vendi demokratik pėrendimore.

Postmoderne ėshtė tejkalimi i cdo doktrinė strikte mbi natyren e njeriut, kulturen qė ka prodhuar nė pėrgjithesi. Eshtė nje kazan i madh qė pėrmban prenda tij shume rryma tė ndryshme pėr nga objekti mbi tė cilin pėrqėndrohen por tė bashkuara nėn nje synim tė pėrbashket: tejkalimin e modernes se vjetėruar dhe jo tė denje pėr tė pėrfaqsuar nje subjekt racional qė pėrhere me shume kerkon tė behet i vetdishem mbi rolin qė ka, tė gjej nje vend nė kozmosin qė e rrethon.

Postmodernja kerkon qė roli i njeriut nė shoqėri tė kaloje cdo sistem vlerash tė lartvendosura nė marrdheniet mes njerezve, mes shoqėrive, mes kulturave. Kerkon nje unitet qė tė bej tė mundur ruajtjen e cdo minorance. Ky me sa duket ėshtė qėllimi i postmodernizmit, i iluminizmit, i i cdo ideje qė kerkon vetėkonservimin e njeriut nė habitatin e tij.

Eshtė e kotė tė jemi pesimista nė nje kohe ku thelbi i cdo gjeje bie mbi ankthin e tė qėnurit, ku “pėrgjegjsia krijon ankth” – siē thotė Sartri . Nė mungese tė nje teorie tė qėndrueshme politke qė tė kape pėr dore njeriu dhe ta edukoje nė nje hapsire demokratike( Tocqueville), tė edukoje demokracinė ashtu sic shprehet vazhdimisht prej disa udheheqėseve, postmodernizmi mbetet e vetmja alternative qė dialektika e jetės na ofron: luftėn ndaj cdo izmi, ndaj cdo teorie qė hedh poshtė atė cka ka me tė dobishme nė tė shkuaren tonė, luftėn ndaj atyre qė lavderojnė shkencen e shfrytzimit tė pakufizuar. Luftėn ndaj sistemit botė, ndaj qėndrave tė fuqishme ku mblidhet pasuria e tė paktėve nė kurriz tė tė shumtėve.

Duket sikur disa rryma postmoderniste e largojnė njeriun nga gjendja e minoritetit, nga vetmia, nga tė ndjerit e tė hedhurit tutje, nga pėrgjegjsia ndaj tė tjereve. Duket sikur behet ai relacion i shumekerkuar mes idese dhe realitetit, sikur humbet cdo utopizem metafizik qė tirania e mazhorances kerkon tė fuse nė mendjet e njerezve.

Dhe pse nje teori postmoderniste duhet tė bazohet nė nje ekzistencializem ateist nė keto caste sbetet gje tjetėr vecse ta zbusim, tė kerkojme ta zbusim ndjesinė e ankthit qė pėrfshinė njeriun bashkohore nėpėrmejt zvoglimit tė asaj pėrgjegjsie qė tė ze frymen nė nje fare menyre, ajo pėrgjegjsi qė aq shume kerkohet prej Heidegerit, Sartrit por qė nė kohet e sotme duhet pėrgjysmuar.
Tiranacalling | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com