Albatlanta

Ekskluzive, dėshmitari Shoshori: Nė '75-ėn Saliu mė tha: "tė varet nė litar'
ARTAN HOXHA
TIRANE-"Njeriu qė ka ndikuar drejtpėrdrejtė nė dėnimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha". Ky ėshtė vetėm njė pasash i shkėputur nga dėshmia rrėnqethėse tė dėnuarit politik, Hysen Shoshori, e transmetuar pėr herė tė parė me pamje vidio gjatė emisionit investigativ "Xhungėl" nė NEWS 24.
I cilėsuar si antikomunisti mė i vendosur nė gjithė vendet e lindjes, i cili pėr 13 vite me radhė shtypi dhe shpėrndau i vetėm plot 41100 trakte ku bėhej thirrje pėr rrėzimin e rregjimit komunist tė Enver Hoxhės. I arrestuar gjatė operacionit tė Sigurimit tė Shtetit, tė koduar me emrin "Kafka", Hysen Shoshori, iu nėnshtrua njė hetimi special pėr mė shumė se gjashtė muaj duke u mbyllur disa herė i gjallė nė njė arkivol nga hetuesit e sigurimit.
Rrėfimi tronditės ne NEWS24 i Hysen Shoshorit ėshtė njė dėshmi e qartė se si transformoheshin intelektualėt gjatė rregjimit komunist dhe njėkohėsisht ėshtė njė akuzė e drejtpėrdrejtė pėr kryeministrin e vendit Sali Berisha, i cili pėr 20 vite me radhė ka luajtuar fortė me kartėn e antikomunistit. Mė poshtė po botojmė tė plotė intervistėn e publikuar nė emisionin "Xhungėl", tė realizuar me Hysen Shoshorin nga bashkėvuajtėsi i tij i burgut, Skėnder Tufa nė vitin 2002.

Deshmia publikohet sot e plote dhe ne te perditshmen Gazeta Shqiptare.

Cili ishte motivi qė ju shtyu t'i kundėrviheshit regjimit duke vendosur trakte?
Ishte cėnimi i pronės private, qė pėr mua ishte shumė e shenjtė. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time. Ishte arsyeja kryesore qė mė detyroi tė bėj kėtė veprim, duke iu pėrgjigjur nė kėtė formė. Ajo pronė e vogėl ishte pėr mua atdheu im, tė cilin ma mohuan.
Z. Hysen, ēfarė pėrmbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin ndonjė shenjė dalluese ato?
Ky aktiviteti im zgjati 13 vite, nga viti 1961 deri nė vitin 1974, pėr kėtė periudhė janė dokumentuar nga organet e Sigurimit tė Shtetit, qė mė vonė mė detyruan nė gjyq, duke pėrfshirė dhe nėntė copėt e fundit tė trakteve qė mė kapėn. Nė momentin e arrestimit, traktet plotėsonin shifrėn e pėrgjithshme, 41.100 copė. Ishte njė kohė e pėrzier me urrejtje, e cila mė shtyu qė ta shpreh atė me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva njė farė sadisfaksioni personal edhe pėr shumė viktima tė tjera, duke i bėrė thirrje asaj pjese tė pastėr tė popullit shqiptar pėr njė luftė kundėr partisė shtet, sundimtarėve e kriminelėve tė pashoq nė historinė botėrore, qė ashtu si mbi mua po shkelnin mbi dinjitetin e njerėzve tė ndershėm. Tekstet kanė qenė tė shumėllojshėm, por pėrmbajtja ka qenė e njėjtė dhe qėllimi im kishte njė pikėsynim, mbrojtjen e dinjitetit dhe tė ndershmėrisė.
Nga dallonin traktet tuaja nga ato qė mund tė kenė hedhur persona tė tjerė?
Traktatet e mia kishin njė shenjė nė fund tė tyre, qė ishte njė kafkė njeriu, e cila personifikonte sistemin shoqėror dhe pėr sebep tė kėsaj shenje, operacioni i kapjes sime, qė zgjati 13 vjet, u quajt "Kafka".
Frika qė dominonte te tė gjithė nuk i linte ta lexonin deri nė fund traktin. Shumė nga kėto qė i kishin lexuar traktet e mia pėr mungesė vigjilence pėrfunduan nėpėr burgje dhe mė akuzonin mua pėr fatkeqėsinė e tyre. Ndėrsa nė arenėn ndėrkombėtare, nė ato pak mundėsi qė kishin pėr informacionin, unė personalisht kam dėgjuar mė 1962 te Radio Moska qė tė thuhet "filloi edhe nė Tiranė tė shkrihet akulli". Pėr gjithė periudhėn 13 vjeēare, aktiviteti im, ėshtė komentuar nė disa radio tė huaja nė gjuhėn shqipe.
Ēfarė ndikimi kishin traktet nė publik?
Atėherė e kuptova se puna ime e drejtė kishte qėlluar nė shenjė, prandaj i thashė vetes, "puno mė shumė mor Cen se e vėrteta sa do qė tė mbulohet, tė shpon sytė". Duke filluar nga viti 1962, Tirana zyrtare rriti vigjilencėn nė survejim, ku u manifestua nė tre pika kryesore: duke shfrytėzuar pemėt e rrugėve tė Tiranės, duke u marrė shumė qytetarėve nė dispozicion dhomat qė kishin sheshpamje si dhe nė muret rrethuese tė oborreve tė shtėpive u hoqėn njė tullė pėr vrojtim. Aty survejoheshin nga brenda mureve njerėz tė popullit.
Ēfarė strategjie keni ndjekur pėr tė mos u kapur nga Sigurimi i Shtetit?
Kam pas ndjek njė strategji tė tillė, nuk i vendosja traktet dy herė nė njė vend. I kontrolloja nga larg, por herėn e fundit i kishin hequr shumė shpejt. Vrojtova me inat, i vendosa pėrsėri ku i kisha vendosur. Kjo mė kushtoi shumė shtrenjtė. Ishte gusht i vitit 1974, kur sapo e vendosa fletushkėn e fundit papritur mė janė hedhur dhjetėra vetė qė me sa duket mė ndiqnin dhe me godasin. Mė rrėzojnė pėrtokė duke mė hipur nė kurriz. Tė eksituar aq shumė nga gėzimi dhe urrejtja qė kishin pėr mua, qėllonin edhe njėri-tjetrin, duke kujtuar se isha unė.
Ēfarė ndodhi me ju mė pas?
Nuk e di sa ēfarė ka ndodhur mė tej, vetėm se e kam parė veten tė lidhur nė bodrumet e Ministrisė sė Brendėshme, ku mes shumė tė tjerėve mė vizitoi edhe Kadri Hazbiu, i cili mė pyeti "ti je shpėrndarėsi, apo organizatori"? Unė i pėrgjigjem, se "jam dhe shpėrndarėsi dhe organizatori" dhe fill pas kėtij detaji dėgjoj njė zė qė thotė "duhet ēuar nė spital, mbaj pėrgjegjėsi pėr jetėn e tij".
Nė 6 muaj kam provuar torturat nga mė ēnjerėzoret, qė nuk dua t'i pėrmend. Por po sjell vetėm njė fakt. Mė kishin vėnė disa herė tė mbyllur nė arkivol.
Si u zhvillua gjyqi dhe ai i mbani mend dėshmitarėt?
Unė nė atė sallė gjyqi, tė mbushur me popull, fiksova njė fytyrė qė m'u ngulit nė mendjen time. Po priste mes kėtij populli duke thėnė "ky njeri qė ėshtė marrė me kėto trakte tė varet nė litar", dhe nė kėtė moment nxori njė trakt duke ia tundur kryegjykatėsit.
Ēfarė bėri ky dėshmitar nėse ju kujtohet?
Ky njeri qė priste pranė kėtij populli, nxori traktin nga xhepi dhe duke iu drejtuar kryetarit tė gjykatės, "tė varet nė litar, qė u mor me kėto", duke e tundur para popullit dhe sytė e kryetarit tė gjykatės. Mė habiti se viti qė po u gjykoja ishte viti 1975. Kurse trakti qė ky e kishte hequr mėnjanė, dhe unė mendoja se mund ta kishte gjetur kur e kisha vendosur nė fakultetin mjekėsor, mund ta kishte gjetur vite mė pėrpara se sa viti qė po gjykohesha.
I kujt viti ishte trakti?
Ky trakt, duhet tė ishte i vitit 1962, sepse m'u kujtua koha qė e kisha vendosur na fakultetin mjekėsor. Tha "dėgjo, populli kėrkon varje nė litar, por prapė se prapė partia do tė mendojė pėr ty".
Ēfarė dėnimi iu dha gjykata?
Me vdekje.
Mė vonė si ndodhi qė nuk u ekzekutuat?
Pas 47 ditėve qė prisja ekzekutimin mė erdhi falja. Mė lanė 25 vite burg. Nga kėto unė bėra vetėm 17 vite burgim, pasi mė 17 mars 1991 u lirova.
Po kush ishte ky njeri qė dėshmoi kundėr jush?
Ky njeri, i cili ėshtė njė komunist pasionant e fanatik i pandreqshėm, qė pėr me arrit nė majat mė tė larta tė hierarkisė sė pushtetit komunist ka pėrdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpėrdrejtė nė dėnimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.
A jeni i sigurtė z. Hysen?
M'u kujtua qė ky emėr, ishte i asaj fizionomie qė thoshte pėr mua "tė varet nė litar".
Unė mund t'ju them qė asnjėherė nuk mund tė harrohet bisha qė tė kafshon.
Si po e kaloni jetėn pas daljes nga burgu?
Jeta ime qė po e bėj ėshtė njė burg nė ambient tė hapur, sepse jam i pastrehė nga qė streha ime ishte atdheu im. Ajo m'u grabit. Nė kėtė moshė pėr strehė kam bordurat e rrugėve.
Kush ju ka ndihmuar?
Njė e mirė qė i ndodh kėsaj jetės sime, po i bėhet nga njė bashkėvuajtės qė mė ka marrė pėr tė kaluar natėn, njė pjesė tjetėr tė ditės e kaloj nė bibliotekė, por njė e keqe tjetėr qė po i ndodh moshės sime ėshtė se po dremis gjumin nėpėr bordurat e rrugėve.
Me ēfarė tė ardhurash jetoni?
Burimi i jetesės sime, duke qenė i vetėm, qė ėshtė njė nga fatkeqėsitė mė tė mėdhaja tė jetės sime, qenka vetmia. Burimi i jetesės ėshtė vetėm njė pension qesharak prej 60 mijė lekėsh. Unė i them vetes sepse shihesh i gjallė nga tė tjerėt, nuk do tė thotė se po jeton.

Ballcanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com