Albatlanta

Berisha pėrēan shoqėrinė shqiptare
Rexhep Qosja
Shoqėria e pėrēarė Prej mėngjesit tė ditės sė sotme e deri nė mėngjesin e ditės sė nesėrme, qytetarėt shqiptarė mund t'i dėgjojnė nė mediat elektronike e mund t'i lexojnė edhe nė gazeta disa zyrtarė partiakė e shtetėrorė duke folur pėr pluralizmin politik nė Shqipėri (nė Kosovė dhe nė Maqedoni). Mund t'i dėgjojnė e mund t'i shohin qytetarėt kėta zyrtarė duke folur e duke u lavdėruar se sa tė merituar janė pėr fillimin, pėr ndėrtimin dhe pėr rritėn cilėsore, demokratike tė kėtij pluralizmi nė shoqėrinė shqiptare!

Bukur.

Por, a mund tė quhet shoqėria shqiptare shoqėri, vėrtet, pluraliste sot? Ata qė gjėrat, dukuritė, zhvillimet nė njė shoqėri nuk ngurrojnė t'i shohin pa vagėllim, domethėnė qartė, drejt, objektivisht, siē janė ato, do tė japin kėtė pėrgjigje, tė padėshiruar jo vetėm pėr zyrtarėt partiakė e shtetėrorė, qė aq shumė flasin pėr pluralizmin nė Shqipėri! Shoqėria shqiptare sot mė parė se sa pluraliste mund tė quhet shoqėri e pėrēarė, ngjashėm disa shoqėrive tė Botės sė Tretė dhe tė ish vendeve komuniste, qė politikologėt bashkėkohorė i quajnė shoqėri tė pėrēara. Pluralizmi nė shoqėrinė shqiptare - pėr shkak tė konfliktit tė pandėrprerė midis forcave politike tė djathta e tė majta - ka degjeneruar nė pėrēarje tė kėsaj shoqėrie.

Ėshtė kjo njė pėrgjigje qė nuk e dėgjojnė me qejf jo vetėm zyrtarėt dhe bashkėmendimtarėt e tyre, por as shumė tė tjerė, madje, as vetė ata tė cilėt ato qė shohin, ato qė dėgjojnė, ato qė lexojnė - nė pėrgjithėsi njėmendėsia e sotme shqiptare, i obligojnė ta japin atė pėrgjigje. Mund tė thuhet kėshtu pėr mė shumė arsye.

Mund tė thuhet kėshtu pėr arsye se fjala pėrēarje ėshtė e mbushur me kuptime tė padėshiruara qė kanė shtrirje kohore dhe hapėsinore. Mund tė thuhet kėshtu pėr arsye tė bindjes sė drejtė se tė jesh shoqėri pluraliste ėshtė shumė e rėndėsishme, shumė e dėshiruar, por tė jesh shoqėri e pėrēarė ėshtė shumė e padėshiruar, kur e kur e rrezikshme. Mund tė thuhet kėshtu pėr arsye se shoqėria pluraliste ėshtė vetvetiu shoqėri demokratike, sado kur mė pak e kur mė shumė demokratike, ndėrsa shoqėria e pėrēarė, pavarėsisht sa e trumbetojnė zyrtarėt e ndryshėm demokracinė, nuk mund tė jetė shoqėri demokratike.

Mund tė thuhet kėshtu pėr arsye se shoqėrinė pluraliste pashmangshėm e karakterizon kultura politike, ndėrsa shoqėria e pėrēarė,nė pjesėn mė tė madhe tė kohės, ėshtė e privuar prej kulturės politike. Mund tė thuhet kėshtu pėr arsye se nė shoqėrinė pluraliste, domethėnė nė shoqėrinė demokratike, mosmarrėveshjet midis forcave politike pashmangshėm do tė zgjidhen me kompromis, ndėrsa forcat politike nė shoqėrinė e pėrēarė nuk e njohin, nuk e pranojnė kompromisin ose e pranojnė vetėm kur janė tė detyruara prej faktorėve ndėrkombėtarė tė cilėve, pėr t'u mbajtur nė pushtet, u thonė siē i tha kryeministri i Shqipėrisė tė dėrguarit tė Bashkimit Evropian pas protestave tė 21 janarit, Miroslav Lajēak: vetėm mė thuaj ēka tė bėj dhe unė do ta bėj! Mund tė thuhet kėshtu pėr arsye se gjithė politikėn e forcave politike nė shoqėrinė pluraliste, domethėnė nė shoqėrinė demokratike, e pėrcakton e mira e pėrgjithshme, shoqėrore dhe kombėtare, ndėrsa politikėn e forcave politike nė shoqėrinė e pėrēarė, e pėrcakton interesi material, ideologjik, fetar a krahinor partiak, grupor, klanor, oligarkik i kėtyre forcave politike veē e veē!

Mund tė thuhet kėshtu pėr arsye se nė shoqėrinė pluraliste, domethėnė demokratike, pėrzgjedhjen e kuadrove politike, tė funksionarėve, tė deputetėve, e pėrcaktojnė aftėsitė dhe meritat e tyre, kurse nė shoqėrinė e pėrēarė, jodemokratike, e pėrcaktojnė nepotizmi, leverditė vetjake tė pėrzgjedhėsve, miqėsitė e ndryshme, pėrkatėsitė partiake, fetare, krahinore! E tė tjera.

Prej rėnies sė diktaturės komuniste dhe fillimit tė pluralizmit partiak dhe politik, nė Shqipėri, faktorėt ndėrkombėtarė nė vazhdimėsi i ftojnė forcat politike shqiptare qė ta shikojnė dhe ka trajtojnė me sadopak mirėkuptim njėra-tjetrėn, qė t'i zgjidhin mospajtimet pėr ēėshtje politike, institucionale, ekonomike, kulturore me kompromis, si nė gjithė botėn demokratike, qė tė kenė gjithnjė parasysh tė mirėn e pėrgjithshme shoqėrore dhe kombėtare, si nė gjithė botėn, vėrtet, demokratike. Por, kot! Thirrjet e tyre kanė mbetur thirrje pa jehonė nė jetėn politike shqiptare, kurse shoqėria shqiptare ka mbetur shoqėri e pėrēarė tani e njėzet vjet: shoqėri e pėrēarė me pasoja tė mėdha nė jetėn e qytetarėve tė Shqipėrisė.

Pasojat e pėrēarjes sė shoqėrisė

Pėrpos tė kėqijave tė lartshėnuara, qė karakterizojnė shoqėrinė e pėrēarė kudo dhe kurdoqoftė ajo, nė shoqėrinė e pėrēarė, domethėnė jodemokratike, shqiptare, janė paraqitur edhe njė varg tė kėqijash ndonjėherė, madje, tragjedish, tė tjera, qė e karakterizojnė nė radhė tė parė kėtė shoqėri: shoqėrinė e pėrēarė shqiptare.

Cilat janė ato?

Dėshmi tragjike , sado jo e para, qė tregon se shoqėria shqiptare ėshtė shoqėri e pėrēarė e kjo do tė thotė shoqėri jodemokratike, ėshtė konflikti i ndodhur nė vitin 1997, tė cilin disa studiues shqiptarė dhe disa tė huaj e quajnė luftė qytetare. Nuk ka dyshim se shkaktari kryesor i kėsaj tragjedie nė jetėn e popullit shqiptar, qė do tė sjellė numėr tė madh tė vrarėsh, numėr tė madh tė plagosurish, jo pak tė zhvendosur nė botėn e huaj dhe shumė shkatėrrime materiale dhe kulturore, ishte kryetari i atėhershėm i Shqipėrisė dhe kryetar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha. Politika e tij skajshmėrisht e potershme e mospajtimit kombėtar, nė tė vėrtetė politika e tij e pėrēarjes sė shoqėrisė shqiptare, e motivuar prej pėrpjekjeve pėr t'u pastruar sa mė rrėnjėsisht nga ideologjia dhe politika staliniste sė cilės i kishte shėrbyer si sekretar i organizatės themelore tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė nė institucionin mė tė madh e mė tė rėndėsishėm tė arsimit kombėtar - nė Universitetin shtetėror tė Tiranės, nė njerėn anė dhe pėr t'i pėrvetėsuar me atė propagandė vetėpastruese tė gjithė ata qė e kishin vuajtur diktaturėn komuniste, nė anėn tjetėr,duke fyer njerėz tė fajshėm si ai vetė dhe tė pafajshėm, duke kėrcėnuar njerėz tė fajshėm si ai vetė dhe tė pafajshėm, duke burgosur njerėz tė fajshėm dhe tė pafajshėm dhe duke u kėrcėnuar pėr burgosje tė reja e mė tė reja, njė politikė e tillė pėrēarėse, pra, do tė sjellė valė tė madhe mosdurimi dhe neverie ndaj tij dhe politikės sė tij, qė do tė bėhet baza politike, psikologjike dhe morale e revolucionit paqėsor demokratik, nė tė cilin do tė ngrihet populli dhe tė cilit ai do t'i pėrgjigjet me dhunė: kryesisht me dhunėn e forcave tė rendit, por edhe me kėrcėnim tė pashprehur publikisht pėr pėrdorimin e "forcave veriore" tė mobilizuara e vullnetare! Pasojat politike, materiale dhe shpirtėrore tė kėsaj tragjedie nuk mund tė quhen tė harruara plotėsisht as sot nė jetėn kombėtare.

Dėshmi tjetėr karakterizuese dhe shqetėsuese qė tregon se shoqėria shqiptarer ėshtė shoqėri e pėrēarė ėshtė grushteti i 14 shtatorit tė vitit 1998, kryekomandant i tė cilit, sado jo nė cilėsinė e kryetarit tė shtetit, si nė vitin 1997, do tė jetė prapė kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha. Ky grushtshtet, i paramenduar dhe i sendėrtuar nga njė mendje sė cilės iu kishte ndalė koha, prandaj po i kthehej dhunės puēiste afrikane, ndoshta do tė merrte fund me suksesin e puēistėve sikur Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Evropian tė mos kishin kėrkuar vendosmėrisht qė ata, puēistėt, tė lironin institucionet shtetėrore qė kishin pushtuar dhe tė riktheheshin nė to funksionarėt dhe titullarėt e pėrparshėm tė ikur!

Dėshmi tjetėr karakterizuese dhe shqetėsuese qė tregon se shoqėria shqiptare ėshtė shoqėri e pėrēarė janė ndryshimet e shpeshta tė kodit zgjedhor rreth tė cilit nuk mund tė merren vesh forcat e ndryshme politike, sepse tė gjitha, sidomos dy kryesoret - PD-ja dhe PS-ja, kėrkojnė kod siē u pėrgjigjet vetėm atyre, mandej, cenimet e rėnda tė pėrgatitjes sė zgjedhjeve, tė procesit tė votimeve dhe tė mbasvotimeve,pėr ē'shkak zgjedhjet nė Shqipėri asnjėherė, gjatė njėzet vjetve, nuk janė vlerėsuar si zgjedhje, vėrtet, tė lira, si zgjedhje, vėrtet, tė ndershme, si zgjedhje, vėrtet, demokratike. Shembulli mė tregues pėr shpėrdorimin partiak tė zgjedhjeve, sigurisht se nuk janė vetėm zgjedhjet e mospranuara nga opozita tė 28 qershorit 2009, por ato janė bėrė shkak i krizės sė thellė e tė pėrgjithshme nė tė cilėn ėshtė zhytur Shqipėria sepse janė bėrė nė njė kohė kur ato shpėrdorime nuk durohen mė siē janė durua nė heshtje para, ta themi, tetė, dymbėdhjetė, gjashtėmbėdhjetė, njėzet, pesėdhjetė a shtatėdhjetė vjetėsh. Dėshmi tjetėr po ashtu karakterizuese dhe shumė shqetėsuese qė tregon se shoqėria shqiptare ėshtė dhe vazhdon tė jetė shoqėri fort e pėrēarė ėshtė gjuha fyese, aq shpesh e privuar prej kulturės elementare politike, e klasės politike, nė mėnyrė tė veēantė gjuha e egėr,fyese, poshtėruese, kėrcėnuese, vrastare, skajshmėrisht primitive e kryeministrit tė Shqipėrisė, kur e kur edhe e kryetares sė Kuvendit, me tė cilėn gjuhė pėrdhosen vlerat dhe komprometohet rėndė etika e njohur dhe e ēmuar e popullit shqiptar, me tė cilėn thellohet posaēėrisht shumė pėrēarja e shoqėrisė shqiptare.

Dėshmi tjetėr po ashtu karakterizuese dhe shqetėsuese qė tregon se shoqėria shqiptare vazhdon tė jetė shoqėri e pėrēarė, janė protestat e 21 janarit, nė tė vėrtetė vrasja e katėr protestuese prej gardistėve qė po ruanin ndėrtesėn e kryeministrisė me kryeministrin brenda, plagosjet e dhjetra protestuesve dhe policėve dhe, mandej, pėrmbledhja e vėllimshme e gėnjeshtrave tė kryeministrit pėr vrasjet e ndėrsjella tė protestuesve, pėr armėt e protestuesve, pėr organizimin e protestės, pėr cilėsinė prej banditėsh e kriminelėsh tė shumė protestuesve, pėr rolin e Prokurores sė pėrgjithshme, tė Shefit tė SHISHT-it dhe, madje, tė kryetarit tė shtetit nė puēin e 21 janarit me tė cilat gėnjeshtra tė shqiptuara histershėm ai, kryeministri, do ta shtojė kontributin e tij madhor nė thellimin dhe zgjerimin e pėrēarjes sė shoqėrisė shqiptare!

Dėshmi tjetėr po ashtu karakterizuese dhe shqetėsuese qė tregon se shoqėria shqiptare ėshtė shoqėri e pėrēarė ėshtė prapangelja e Shqipėrisė nė procesin integrues nė Bashkimin Evropian. Shqipėria, me Bosnjen, ėshtė vendi i fundit nė Ballkan (po tė mos merret parasysh Kosova, qė ėshtė shtet vetėm trevjeēar) tė cilit i liberalizohen vizat. Por, mund tė supozohet se Shqipėria do tė jetė vendi i fundit ballkanik, i cili do tė pranohet nė Bashkimin Evropian dhe do tė jetė vendi i fundit i pranuar nė kėtė Bashkim nė radhė tė parė pėr shkak tė pasojave tė shumta qė prodhon klasa e pėrēarė politike shqiptare kundėr vetes nė tė vėrtetė kundėr shoqėrisė sė pėrēarė shqiptare. Pėr shkak tė kėtyre pasojave Shqipėrisė edhe iu refuzua sivjet njohja e kandidates pėr integrim nė Bashkimin Evropian. Dhe, ky refuzim do tė pėrsėritet nė qoftė se shoqėria e pėrēarė shqiptare nuk tregon mė shumė dėshmi politike, institucionale dhe , nė pėrgjithėsi, shoqėrore pėr t'u bėrė shoqėri pluraliste e kjo do tė shotė shoqėri, vėrtet, demokratike.

Se shoqėria shqiptare ėshtė shoqėri e pėrēarė, kurse shteti shqiptar, qė mė 2012 mbush njė shekull, shtet i pėrēarė i njė shoqėrie tė pėrēarė, dėshmojnė mė tej: shkeljet e shpeshta tė Kushtetutės sė shtetit nga ana e qeverisė e, nė mėnyrė tė veēantė, nga ana e kryeministrit dhe kryetares sė Kuvendit; mosnjohja, nė tė vėrtetė cenimi po aq i shpeshtė i pavarėsisė sė institucioneve tė pavarura, siē janė Presidenca, Prokuroria e pėrgjithshme, nė pėrgjithėsi gjyqėsori, nga ana e qeverisė, nė mėnyrė tė veēantė nga ana e kryeministrit; papėrgjegjshmėria, qė nė Bashkimin Evropian e quajnė pandėshkueshmėria, e zyrtarėve pėrkatės pėr tragjedinė e Gėrdecit dhe pėr vrasjet e protestuesve me 21 janar, por edhe rehabilitimi i tyre i shpejtė, duke i zgjedhur nė poste ministrore apo duke i propozuar pėr poste tė tjera tė larta; mbulimi politik me gjithfarė arsyetimesh tė gėnjeshtėrta i aferave korruptive nė tė cilat janė pėrfshirė zyrtarė tė lartė, familjarė dhe miq tė tyre; vendimi pėr rrėnimin e monumentit artistik, kulturor historik Piramida, qė ėshtė njėkohėsisht Qendėr Ndėrkombėtare e Kulturės, pavarėsisht mospajtimit me kėtė rrėnim tė ekspertėve dhe pjesės mė tė madhe tė popullit shqiptar. E tė tjera. E tė tjera.

Po nuk janė kėto tė gjitha dėshmitė qė tregojnė se shoqėria shqiptare nė vend se shoqėri pluraliste nė tė vėrtetė ėshtė njė shoqėri e pėrēarė , domethėnė shoqėri jodemokratike. Janė disa dėshmi tė tjera, qė tregojnė se ēfarė veēantishė krejt e veēojnė shoqėrinė e pėrēarė shqiptare prej shoqėrive tė tjera tė pėrēara tė Botės sė tretė dhe prej vendeve tė tjera ish komuniste.

Dėshmi e veēantė qė tregon se shoqėria shqiptare vazhdon tė jetė shoqėri e pėrēarė janė mospajtimet e shprehura tani e njėzet vjet ndaj gjuhės standarde, nė tė vėrtetė mospranimi i gjuhės standarde prej njė numri studiuesish e zyrtarėsh politikė, qė qėndrimin e tyre ndaj gjuhės sė njėsuar letrare kombėtare kanė qejf ta quajnė jopolitik! Nuk ka dyshim se frymėzime pėr kėtė mospranim tė gjuhės standarde atyre u vijnė prej disa institucioneve politike, shkencore e kulturore. Nuk e di edhe sa do tė vazhdojė kjo pėrēarje e shoqėrisė shqiptare pėr shkak tė mospranimit tė gjuhės standarde prej njė numri studiuesish, zyrtarėsh politikė dhe qytetarėsh tė tjerė, por e di: e para, se njė shoqėri nuk mund tė jetė e bashkuar nė qoftė se ėshtė e pėrēarė rreth gjuhės sė njėsuar letrare kombėtare dhe, e dyta se tė gjithė ata qė nuk e pranojnė kėtė gjuhė sot do ta humbin betejėn, ashtu siē i kanė humbur gjithmonė betejat ata qė tė mirėn e tėrėsishme kanė dashur ta zėvendėsojnė me tė mirė tė pjesėshme,ata qė tė mirėn kombėtare kanė dashur ta zėvendėsojnė me tė mirė krahinore,ata qė tė mirėn pėr tė gjithė kanė dashur ta zėvendėsojnė me tė mirė vetėm pėr disa. Betejėn do ta humbin, por dėmi do tė mbetet: shoqėria shqiptare, edhe pėr shkak tė veprimtarisė sė tyre, do tė vonohet qė nga shoqėria e pėrēarė tė ngrihet nė shoqėri pluraliste, e kjo domethėnė nė shoqėri, vėrtet, tė qytetėruar dhe demokratike.

Pa sistem vlerash

Dėshmi tjetėr qė tregon se shoqėria shqiptare vazhdon tė jetė shoqėri e pėrēarė janė mospajtimet e ndryshme rreth vlerave dhe ngjarjeve tė ndryshme historike dhe tė pėrditėsuara. Nė tė vėrtetė shoqėria e sotme shqiptare, pėr shkak se ėshtė shoqėri e pėrēarė, nuk ka sistem tė qėndruar e tė pėrbashkėt kombėtar tė vlerave. Vetėm nė njė shoqėri tė pėrēarė, tė pa sistem tė qėndruar e tė pėrbashkėt vlerash historike, kulturore, shpirtėrore, morale, politike, siē ėshtė shoqėria e pėrēarė shqiptare sot, mund tė kihen dy data pėr ditėn e ēlirimit tė vendit prej pushtuesit!

Vetėm nė njė shoqėri tė pėrēarė, tė pa sistem tė qėndruar e tė pėrbashkėt tė vlerave historike, kulturore, shpirtėrore, morale, politike, siē ėshtė shoqėria shqiptare sot, disa forca politike mund t'u bėjnė nderime tė pėrmortshme luftėtarėve kundėr pushtimit fashist dhe nazist, kurse disa forca tė tjera politike mund t'u bėjnė nderime tė pėrmortshme bashkėpunėtorėve tė devotshėm tė pushtuesve fashistė e, pastaj, edhe nazistė!

Vetėm nė njė shoqėri tė pėrēarė, tė pa sistem tė qėndruar, gjithėkombėtar vlerash historike, kulturore, shpirtėrore, morale, politike, siē ėshtė shoqėria shqiptare sot, shėrbėtori i pushtuesit mund tė shpallet figurė e madhe historike kombėtare, tė bėhen studime tė mėdha pėr tė dhe tė stoliset me medalje, dekorata e tituj lartėsues kombėtarė!
Vetėm nė njė shoqėri tė pėrēarė, tė pa sistem tė qėndruar e tė pėrbashkėt vlerash historike , kulturore, shpirtėrore, morale, politike, siē ėshtė shoqėria shqiptare sot mund tė dėnohet pėrditė diktatori, kurse tė rehabilitohen e tė glorifikohen pėrkrahės tė tij, shėrbėtorė tė tij ideologjikė e politikė, apologjetė tė tij; mund tė dėnohet pėrditė gruaja e tij, kurse tė rehabilitohet e tė glorifikohet nėnkryetari i saj; mund tė dėnohet pėrditė kryetari i Kuvendit popullor komunist, kurse tė rehabilitohen e tė glorifikohen deputetė tė Kuvendit tė tij!

Ku nė Evropė ndodhin kėso marifetesh?

Ku nė Ballkan ndodhin kėso marifetesh?

Ku, nė cilin vend tjetėr nė kontinentin evropian, me njė paparimėsi tė tillė, me njė dyfytyrėsi tė tillė, me njė papėrgjegjshmėri tė tillė ndaj tė drejtės, ndaj tė vėrtetės, ndaj historisė, ndaj etikės, ndaj pėrbashkėsisė kombėtare, forcat politike dhe institucionet shtetėrore pėrbaltin ashtu fytyrėn e shoqėrisė? Dhe, pėrēajnė shoqėrinė?

Askund?
Askund pėrpos nė shoqėrinė tonė tė pėrēarė!
Deri kur?
Qytetarėt shqiptarė kanė arsye qė, pėr shkak tė kėtyre tė vėrtetave tė hidhura, tė paraqitura mė sipėr, tė jenė shumė tė brengosur. Por, tė gjitha kėto tė vėrteta tė hidhura e obligojnė, nė radhė tė parė, inteligjencinė shqiptare, mjerisht ende tė pėrgjumur, kurse njė pjesė tė saj tė vėnė nė shėrbim tė autoritarizmit tė sotėm, pėr njė shqyrtim tė gjithanshėm, tė madh, tė kėsaj gjendjeje tė shoqėrisė shqiptare! Tė gjitha kėto tė vėrteta tė hidhura e obligojnė kėtė inteligjenci pėr njė shqyrtim tė gjithanshėm, qėllimqartė, tė madh, kritik, mospajtues, dėnues tė rolit katastrofal zvetėnues tė klasės politike, nė mėnyrė tė veēantė tė ish sekretarit tė organizatės bazė tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė nė Universitetin Shtetėror tė Shqipėrisė nė Tiranė , Sali Berisha, tė kryetarit tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, tė ish kryetarit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, tė kryeministrit tė sotėm tė Shqipėrisė, Sali Berisha, dhe tė pretorianėve tė tij nė pėrēarjen e shoqėrisė shqiptare.

Tė gjitha kėto tė vėrteta tė hidhura e obligojnė inteligjencinė shqiptare qė tė bėjė krejt ēka varet prej mendjes sė saj tė pėrbashkėt, prej nderit tė saj intelektual dhe prej vetėdijes sė saj kombėtare politike dhe historike pėr shėndoshjen e kėsaj shoqėrie e kjo do tė thotė pėr pluralizmin e saj, demokratizimin e saj.

Kjo inteligjenci nuk do tė duhej tė harronte asnjė ēast se shoqėria pluraliste, domethėnė demokratike, nė sajė tė pluralizmit gjen dhe miraton zgjidhjet mė tė mira, mė frytdhėnėse pėr problemet e veta, pėr ēėshtjet e veta, pėr zhvillimin e vet tė pėrgjithshėm. Pėrkundėr saj, shoqėria e pėrēarė, domethėnė jodemokratike, siē ėshtė shoqėria shqiptare sot, pėr shkak tė pėrēarjes, nuk mund tė gjejė dhe tė miratojė zgjidhjet mė tė mira dhe, kėshtu, bėhet pengesė e vetvetes.

E unė, si pjesėmarrės nė kėtė shqyrtim tė madh, qė tani, me pėrgjegjėsi politike, materiale, intelektuale dhe morale, tė pėrtashme dhe historike, shpreh bindjen qė do ta shprehja edhe nė atė shqyrtim: shoqėria shqiptare do tė fillojė tė shėrohet prej pėrēarjes sė sotme, prej zvetėnimit tė sotėm dhe do tė bėhet shoqėri pluraliste, domethėnė demokratike, atė ditė kur Partia Demokratike e Shqipėrisė tė lirohet prej kryetarisė sė Sali Berishės,dhe kur nė Qeverinė dhe nė Kuvendin e Shqipėrisė tė mos dėgjohet mė Sali Berisha.

Atė ditė tė pritshme, gjithnjė e mė tė afėrtė, atė ditė edhe kryetarja e sotme e Kuvendit tė Shqipėrisė, prej sė cilės atė ditė, po ashtu, do tė lirohej ky Kuvend, do tė fillonte tė sillej si grua dhe partiake "normale", atė ditė edhe pretorianet e tjera dhe pretorianėt e tjerė tė Sali Berishės do tė fillonin tė sillen si qytetarė normalė dhe si anėtarė normalė, domethėnė si shumica e anėtarėve tė tjerė, tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė.

Dhe, atė ditė tė bekuar Shqipėria jonė do tė mund tė fillojė tė funksionojė si shtet i qytetėruar dhe demokratik, kurse shoqėria shqiptare si shoqėri pluraliste, e qytetėruar dhe demokratike. Asaj dite i kushtohet puna ime mendore qė prej shumė vitesh, prandaj edhe kėto shkrime pėr Gazetėn shqiptare.
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com