Albatlanta

Bashkėshortja e Bashės, s'do tė votojė mė 8 maj
Gazeta Shqiptare
Bashkėshortja e Bashės s'paguan taksa tek ne

Lulzim Basha ėshtė ndoshta i vetmi kandidat nė zgjedhjet lokale tė 8 majit 2011, pro tė cilit nuk do tė votojė bashkėshortja e tij. Aurela Isufi (Basha) ėshtė shtetase holandeze. Pėr pasojė ajo nuk e gėzon tė drejtėn pėr tė votuar nė Shqipėri. Neni 45, pika 1 e Kushtetutės e ka tė sanksionuar se "ēdo shtetas qė ka mbushur tetėmbėdhjetė vjeē, qoftė edhe ditėn e zgjedhjeve, ka tė drejtėn tė zgjedhė dhe tė zgjidhet". Sikundėr shihet bėhet fjalė pėr shtetasit shqiptarė, pėr mė tepėr qė referenca ėshtė Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė dhe jo e ndonjė shteti tė huaj. Gjithashtu pėr kėtė ēėshtje shprehet mjaft qartė edhe neni 44, pika 1 e Kodit Zgjedhor. "Ēdo shtetas shqiptar qė ka mbushur moshėn 18 vjeē nė datėn e zgjedhjeve dhe qė plotėson kushtet e parashikuara nė kėtė Kod, ka tė drejtė tė votojė pėr zgjedhjet pėr Kuvendin dhe pėr organet e qeverisjes vendore", sanksionon ky nen. Bashkėshortja e Lulzim Bashės nuk figuron edhe nė listat e votuesve. Pėr tė verifikuar kėtė fakt mjafton tė klikosh njė faqen zyrtare nė internet tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile http://dpgjc.moi.gov.al/. Tek rubrika "Kėrko nė listė", kushdo mund tė provojė tė shkruajė tek fushat, emri, atėsia mbiemri, Aurela Xhafer Isufi pėr tė provuar se gruaja e Lulzim Bashės nuk figuron. "Kujdes! Nuk u gjenden rekorde me kėtė emėr! Faleminderit!", ėshtė pėrgjigjja qė jep Drejtoria e Pėrgjithshme e Gjendjes Civile lidhur me bashkėshorten e kandidatit tė maxhorancės pėr Bashkinė e Tiranės. Nuk ėshtė hera e parė qė zonja Basha nuk voton pėr bashkėshortin e saj. Qysh nė zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005, kur Lulzim Basha garoi pėr herė tė parė pėr deputet nėn siglėn e Partisė Demokratike nė Tiranė, ajo nuk arriti tė jepte votėn pro tij. Aurela Isufi (Basha), ka hequr dorė me vullnetin e saj nga shtetasia me dekretin numėr 4117, tė Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, qysh nė datėn 19 janar 2004. Rezulton se zonja Basha e ka kėrkuar me kėmbėngulje tė mos ketė asnjė lidhje me pėrkatėsinė shqiptare sepse si ligji shqiptar ashtu edhe ai holandez e lejon dyshtetėsinė. Konkretisht neni 3 i ligjit me numėr 8398, datė 05.08.1998 "Pėr shtetėsinė shqiptare" sanksionon se "shtetasi shqiptar mundet tė jetė edhe shtetas i njė shteti tjetėr". Arsyen pse zonja Basha nuk ka dashur tė mbante njėherėsh edhe shtetėsinė shqiptare edhe atė holandeze kur ligji ia jep kėtė tė drejtė e di vetė ajo.
Heqja dorė
nga shtetėsia

Nė bazė tė ligjit "pėr shtetėsinė shqiptare" kėrkesa pėr heqjen dorė nga shtetėsia shqiptare paraqitet nė organet e ministrisė sė Brendshme tė vendbanimit tė personit ose, nė rast se personi banon jashtė shtetit, nė pėr faqėsitė diplomatike ose konsullore tė Republikės sė Shqipėrisė jashtė shtetit. Ministria brenda 6 muajve nga dita e paraqitjes sė kėrkesės sė individit, nė bazė tė kushteve tė pėrcaktuara nė ketė ligj pėr humbjen e shtetėsisė shqiptare, vendos pėr paraqitjen ose jo tė kėrkesės pėr fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetėsist pranė Presidentit tė Republikės. Kėrkesa e ministrisė shoqėrohet me dosjen e plotė individuale. Presidenti i Republikės, brenda 3 muajve nga paraqitja e kėrkesės sė ministrisė sė Brendshme, nxjerr mandej dekretin pėrkatės.

Gazeta Shqiptare | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com