Albatlanta

Tre herė kafsho gjuhėn, njė herė fol
KOMUNIKIMI NĖ SHQIPĖRI
Isidor Koti
Ne nuk jetojmė nė njė vend neutral, ndonėse kemi privilegjin e tė qenit nė “shtėpinė tonė”. Mosmarrėveshjet dhe pėrplasjet ideologjike dhe praktike nė tė gjitha fushat e jetės shqiptare kanė nevojė pėr njė ēelės qė do tė zgjidhte shumė probleme tė mbartura nga e kaluara dhe tė lindura rishtaz.
Ky ēelės ėshtė komunikimi, i cili ndihmon pėr njė pėrpunim konstruktiv tė konfliktit. Kėtė mėnyrė funksionimi na kėrkojnė edhe ndėrkombėtarėt, tė cilėt bėjnė sondazhe dhe studime pa fund rreth konflikteve “made in Albania”.
Mbase do tė ishte disi e ēuditshme tė arrish qė nė fillim nė pėrfundimin se shumė studiues vendas (profesorė ose mendimtarė) dhe vėzhgues tė realitetit (siē janė gazetarėt ose analistėt) janė marrė shumė pak me zgjidhjen e konfliktit dhe e vėrteta ėshtė se hulumtimet dhe pėrqasjet e tyre kanė mbetur thjesht te burimi dhe pasojat e fenomenit. Ata kanė treguar se komunikimi nė konflikt ėshtė i penguar dhe shumė i kufizuar, duke qėndruar vetėm te ky konstatim, pa e kthyer komunikimin nė njė mjet pėr tė arritur qėllimin, pra neutralizimin e konfliktit nė njė mjedis drejt ndryshimeve dinamike, siē ėshtė shoqėria shqiptare.

Komunikimi luan njė rol vendimtar nė tė gjitha metodat pėr zgjidhjen e problemeve tė njėpasnjėshme, ndaj dhe pėrcaktimi: “Kush flet nuk tė gjuan” merret si njė teori apriori, tashmė e pranuar nga tė gjithė, por qė praktikisht realiteti ynė na ofron njė imazh tjetėr. Tek ne, ata qė flasin jo vetėm tė gjuajnė, por edhe tė minojnė personalitetin, tė diskreditojnė nė mes tė rrugės, duke thyer ēdo normė etike dhe jetike. Premisa e parė pėr kėtė kėndvėshtrim do tė ishte si tė pėrpiqemi tė kuptojmė se ēfarė mendon tjetri. Por kėrcėnimet, fajėsimet, pretendimet e tij nuk do tė kishin vend kur ai nuk pėrdor dialogun dhe argumentin. Ēėshtja mė e rėndėsishme qė kėrkon zgjidhje tė menjėhershme ėshtė si mund tė ndihmojė procesi i komunikimit pėr tė vėnė nė vijė personat konfliktuozė. Jam i mendimit se komunikimi redukton konfliktin pėrmes modelit tė tė shpjeguarit dhe tė kuptuarit. Nė kėtė model bėhet fjalė pėr rregulla tė pėrgjithshme nė njė zgjidhje konflikti dhe nė njė komunikim tė ndershėm. Respekti reciprok dhe mirėkuptimi i ndjerė mundėsojnė njė pėrpunim konflikti pa tė humbur.

Nga njė konstatim i thjesht, vihet re se edhe nė konflikt, forma mė e preferuar e komunikimit ėshtė biseda pėrballė-vėnėse. Palėt shpresojnė pėr tė realizuar qėllimin e tyre, sepse situata e padėshiruar nuk ndryshon. Si shembull pėr tė ilustruar le tė marrim debatin mė tė fortė qė po zhvillohet nė vendin tonė, pra debatin politik. E marrim kėtė model komunikimi edhe pėr vetė faktin, sepse palėt janė nė konflikt me njėra-tjetrėn, madje nė mėnyrė tė pandėrprerė. Por a e respektojnė ato parimin e komunikimit tė ndershėm dhe tė hapur? Pėrgjigja do tė ishte jo, sepse nė kėtė lloj komunikimi ka njė parim tė rėndėsishėm, qė thotė sė lidhja nuk dėmtohet. Pėrkundrazi pėrmes komunikimit tė ashpėr dhe jashtė normave etike, politikanėt japin mesazhin e ndarjes dhe tė “luftės qė s’mbaron”. Ēėshtja e komunikimit nė konflikt nuk ėshtė aq e thjesht, por as shumė e vėshtirė nė dukje. Karakteri ekscentrik i folėsve nė debate konfliktuale pėrballė njė mjedisi konfliktual nė formėn dhe pėrmbajtjen e tij, nuk lė hapėsirė pėr tė dhėnė njė sugjerim tė rėndėsishėm qė fatkeqėsisht nuk zbatohet. Biseda tė pėrgjithshme paraprake, tė cilat shėrbejnė pėr tė pėrgatitur situatėn, pėr tė caktuar vende, orare dhe metoda pa tematizuar drejtpėrdrejt vetė konfliktin do tė ishin njė nga ilaēet mė tė mira qė do tė shėronin sėmundjen tonė dominuese nė komunikim. Vini re folėsit kur flasin me zė tė lartė, ata nuk shprehen qartė dhe nė mėnyrė personale nė thėniet e tyre, nuk arrijnė dot tė shmangin mesazhet nėnvlerėsuese drejtuar bashkėbiseduesit, nuk e dėgjojnė tjetrin nė mėnyrė aktive dhe mė e ēuditshmja ėshtė se nuk arrijnė tė njohin rrugėmbylljet e komunikimit, duke mos i shndėrruar ato nė dėgjim aktiv.Ėshtė e kuptueshme se nė konflikt kemi tė bėjmė me njė komunikim tė pastrukturuar mes palėve qė pėrfundojė shumė shpejt nė njė pėrshkallėzim tė pakontrolluar tė zėnkave, fyerjeve dhe veprimeve tė dhunshme (kujtoni fjalėt rrugaēėrore dhe grushtet e shkelmat bruto qė transmetohen nė ekranet tona). Nėse do t’i referohemi studiuesit Thomas Gordon, i cili flet gjerėsisht pėr konfliktin dhe do t’i pėrqasnim idetė e tij me mjedisin shqiptar, do tė na dukej shumė abstrakte zgjidhja qė na jep: “Komunikimi i ndershėm dhe i hapur i jep fund konfliktit” – pohon ai. Kjo do tė thotė qė qėllimi ėshtė tė mėsosh, se si mund tė pėrpiqesh tė plotėsosh nevojat e tua pa shkelur nevojat e tė tjerėve, nė mėnyrė qė kėshtu tė parandalosh frustrimin dhe nėnshtrimin,tė hapesh vetė (nevojat, ndjenjat, dėshirat, efektet e sjelljes sė tė tjerėve mbi mua) nė vend qė tė analizosh apo tė vlerėsosh tė tjerėt. Ky ėshtė njė koncept shumė humanist, prandaj problemi ėshtė mė serioz se kaq, kur ne shqiptarėt e dimė mirė se “s’marrim vesh me tė mirė” kur jemi nė konflikt.

Atėherė, si zgjidhet halli? Pėrse na duhet komunikimi kur e dimė mirė qė as teorikisht e as praktikisht ne gjaknxehtėve tė pandryshueshėm nuk na gjendet dermani? Unė mendoj se neve na mungon njė tjetėr dimension i rėndėsishėm i komunikimit, i cili ėshtė pėrcaktues nė marrėdhėniet ndėrnjerėzore. Duhet patur njė kujdes i jashtėzakonshėm nė mėnyrėn e adresimit tė kritikės. Edhe pse thuhet se kritika ėshtė fare e panevojshme nė kėto raste, sepse nuk ka arsye pėr mbrojtje dhe justifikim, pėrsėri e pėrsėri ajo mbetet zhiva pėrcaktuese e konfliktit. Do tė ishte mė mirė qė edhe pse bashkėbiseduesi ynė tė ketė bėrė gabime, tė mos e kritikojmė menjėherė. Le tė kalojė pak kohė, sepse kjo e ndihmon atė qė tė reflektojė dhe ne na pėrgatit qė tė realizojmė njė komunikim mė racional, sepse kėshtu bashkėbiseduesi me tė cilin jemi nė konflikt do e pėrballojė mė lehtė kritikėn. Sepse njeriu ėshtė njė qenie qė qeveriset jo vetėm nga logjika, por edhe nga pasionet qė janė tė brumosura pėrmes paragjykimeve qė i motivon krenaria dhe ambicia. Gjatė komunikimit nė konflikt kemi tė bėjmė me njerėz tė formimeve tė ndryshme, tė cilėve duhet t’ua respektojmė opinionin, sepse jo rrallė jemi ne vetė ata qė mund tė jemi gabim. Do tė ishte mė e vlefshme qė tė dėgjosh tjetrin duke e mirėkuptuar, mbėshtetur si dhe duke u shprehur qartė dhe pa ekuivoke, sepse kjo ėshtė njė mėnyrė krijuese qė i lė tė gjithė tė kėnaqur. Qė tė orientohemi pėr nga zgjidhja e konfliktit dhe jo “hedhja benzinė zjarrit”, duhet kafshuar tre herė gjuha dhe njė herė tė flasim, sepse kėshtu edhe politikanėt e ashpėr bėhen politikanė tė mirė, edhe bashkėshortėt patriarkalė bėhen njerėz tė arsyeshėm, edhe tė rinjtė e fėmijėt mėsojnė dhe jetojnė me modele neutrale qė i japin jetės paqen dhe qetėsinė e shumė dėshiruar.
Tirana Observer | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com