Albatlanta

DASHURIA ĖSHTĖ TRILLUAR NGA FUKARAJA, SEPSE I PASURI GJITHMONĖ E KA BLERĖ ME PARA
Adnan Abrashi
(Njerėzit madhėrojnė guximin, talentin, mirėsinė, por kurrė, nė tė vėrtetė, nuk ēmojnė asgjė mė shumė se paranė) – Henri Beker

Pėr tė gjithė ata qė nga asgjėje kanė arritur tė bėjnė njė pasuri tė madhe materiale nė jetė, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė thuhet se nuk janė njerėz tė aftė. Pėrkundrazi, ata janė shumė tė ngathtė dhe tejet tė gjindshėm, pėrndryshe, as qė kishin arrit tė bėjnė njė pasuri kaq tė madhe. I tillė duhet tė jetė edhe presidenti ynė i porsazgjedhur, Behxhet Pacolli. Njeriu, politikisht mediokėr dhe kontradiktor, pa kurrfarė prirje nė kėtė fushė, e materialisht, tepėr i pasur dhe fuqiplotė.
Edhe pse qė tė jetė politikan i mirėfilltė, atij si vlerė i mungon kjo karakteristikė e parė, nė pėrmbushjen e kėsaj mangėsie, i del nė ndihmė rrethana e dytė favorizuese -PARAJA. Por, derisa nga njėra anė, asnjė i varfėr nuk mund tė bėhet aq lehtė i pasur, nga na tjetėr, njė i pasur, shumė lehtė mund tė bėhet i urtė dhe i dijshėm. Rreth vetes ka mundėsi tė angazhoj kėshilltar mė tė mirė. Njerėz tė tillė qė e dinė shkėlqyeshėm zanatin e vet dhe pa u hamendur fare se si do tė pėrdorohet dija e tyre nga punėdhėnėsi, duke ju vėnė nė shėrbim pėrulės, e kėnaqin egon e vet tė pangopshme shfrenuese pėr njė copė autoritet tė rrejshėm dhe pushtet fiktiv. Fundja, kėshtu ka qenė pėrherė. “Edhe dashurinė”- thotė populli - “e ka trilluar fukaraja, sepse i pasuri gjithmonė e ka blerė me para”
Si metaforė tjetėr pėr tė pasurit, mė kujtohet shumė mirė njė shembull me gjyshen time tė ndjerė. Sa herė qė ajo nė TV shikonte disa “faca” (fizionomi) njerėzish, pa ditur fare se pėr kė bėhet fjalė nė atė emision, gjithnjė konstatonte: “ēeky, biri im, e paska ēehren Zotni” Sipas intuitės sė gjyshes sime, tė gjitha ata kanė qenė vėrtet Zotni, sepse nė jetėn private ishin shumė tė pasur. Pra, sikur po shihet, paraja nuk po tė bėnte vetėm tė menēur, inteligjent, politikan, dashnor... por edhe ZOTNI.
Tek kėta njerėz shumė tė pasur, ėshtė edhe njė mani e tyre e shprehur interesante: pėrmes reklamės sė fuqishme nėpėr medie, gjithnjė pretendojnė ta vejnė nė plan tė theksuar humanizmin dhe kujdesin e madhe qė ata kinse bėjnė ndaj shtresave tė varfra.
Unė, gjithnjė nė kontakt tė drejtpėrdrejt me ndonjė adhurues tė flaktė tė z. Pacollit, si argument favorizues pėr vlerat e tija humanitare, rregullisht dėgjoj atė refren shumė tė pėrsėritur se ai na paska ndihmuar qindra familje fukara. Kur njė ditė e pyeta njė bashkėbisedues timin si pėrkrahės tė tij se, nga e di qė z. Pacolli na paska ndihmuar materialisht me qindra familjeve nevojtare, ai si i befasuar mu pėrgjigj:
- “Ti po bėnė shaka me mua, a?! Hulumto pak mė shumė dhe kėto fakte mund t’i gjesh kudo nėpėr gazeta dhe media”. Pa dyshim se, tė gjithė ne, kėto fakte mund t’i gjejmė kudo dhe nė gjitha medie, sepse, me kėso transparenca tė tepruara humanitare, ēdo pasanik, kryekėput si qėllim, e ka marketing-humanizmin para tė tjerėve.
Kur para disa dite, sėrish e takova kėtė bashkėbisedues timin, i cili, pėr nga besimi, njėkohėsisht ėshtė edhe mysliman i devotshėm, vėrejta se, kėtė herė, pak sa ishe i dėshpėruar nė adhuruesin e tij humanist, sepse, sikur mė tha, me habi e kishte pėrjetuar nė atė emision nė TV, bodrumin e tij luksoz pėrlotė me verėra dhe raki mė tė shtrenjta.

Drejtėsia e ēuditshme e filozofit tė lashtė kinez Tao Tzu

Me familjen time 5 anėtarėsh: unė, bashkėshortja - qė tė dy intelektualė (jurist pa punė dhe mjeke), 3 fėmijė goxha tė rritur dhe pa pune, me njė buxhet familjar prej 300-350 euro nė muaj, tė cilėve kėto ditė na ishte kėrcėnuar KEK-u me ndėrprerjen e rrymės pėr shkak tė mospagimit tė borxhit, nė njė kanal tonin televiziv, me ankth, lakmi dhe neveri, e shikonim sė bashku pasurinė marramendėse tė presidentit tonė Behxhet Pacolli.
Pas pėrfundimit tė kėtij emisioni, djali im i madh, mua drejtua mua dhe bashkėshortes sime me kėto fjalė pesimiste:
- E patė!? Ju “shk...” ato shkollat e juaja qė mi keni krye, e sot, nuk po keni mundėsi sė paku ta paguani rrymėn me rregull? Edhe pse pranoj se u ndjeva keq nė kėtė situatė, para tij kėtė herė, nuk u mbrojta sikurse zakonisht me citimin e asaj urtėsie time tė njohur utopiste: “Mė mirė Sokrat i vuajtur, se sa derr i lumtur”, por, aty pėr aty, mu kujtua njė anekdotė tjetėr me filozofin e lashtė kinez, Lao TZU.
Ai na ishte aq i urtė saqė mbreti i asaj kohe e ka ftuar qė ta ketė ministėr tė parė. Leo TZU ka refuzuar lehtė. I ka thėnė: “Kjo nuk do tė funksionoj se ėshtė e pamundur qė ne tė dytė tė vijmė nė konstatime tė barabarta. Ti jeton nė harmoni me idealet, tė cilat i ke trashėguar prej babait tėnd, kurse unė jetoj sipas vetėdijes sime” Por mbreti edhe mė tej ka insistuar, sepse nuk ka parė se aty mund tė ketė ndonjė problem.
Qysh ditėn e parė tė qeverisjes sė tij ėshtė zėnė njė hajn. Ai ka marr diēka prej njė njeriu tė pasur i cili ka deklaruar se ky ishte hajni. Lao TZU i ka dėnuar tė dytė me nga 6 muaj burg. Pasaniku tepėr i befasuar me kėtė drejtėsi, ka reaguar kėshtu:
- “Ēfarė? Unė jam i vjedhur, unė jam viktima, kurse ti po mė dėnon mua.
A je ti normal? Nuk ka pasur shembuj nė histori qė i vjedhuri tė dėnohet e jo hajni”.
Lao TZU i qetė, ju ėshtė pėrgjigjur pasanikut kėshtu:
- “ Nė tė vėrtetė, ty do tė duhej dėnuar shumė vite, mė tepėr se hajnin
– unė kamė qenė tepėr i mėshirshėm , se ti ke grabitur gjithė tė hollat e popullit. A po mendon, vallė, se tė hollat bien nga qielli?
Kush i ka bėrė kėta njerėz kaq tė varfėr, saqė duhet tė merren me hajni? Ti je pėr kėtė pėrgjegjės. Ky do tė ishte gjykimi im nė ēdo rast hajnie. Qė tė dy do tė shkoni nė burg. Delikti yt ėshtė shumė mė i thellė - delikti i tij ėshtė i parėndėsi. Ai ėshtė i varfėr kurse ti je fajtor pėr kėtė. Prandaj, nėse ai vjedh ca tė holla nga trezori yt, kjo nuk ėshtė ndonjė delikt i madh.
Ato tė holla ju pėrkasin shumė njerėzve tė varfėr prej tė cilėve i ke rrėmbyer. Ti je bėrė gjithnjė mė i pasur e mė i pasur, gjersa njerėzit rreth teje janė bėrė gjithnjė e mė tė varfėr e mė tė varfėr...
KosovaPress | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com