Albatlanta

Njė libėr pėr t’u djegur
Artan Fuga

Me kėtė libėr krejt tė veēantė, titulluar “Tregu i zeros”, Eljan Tanini vjen pėr herė tė parė pėrpara lexuesit.

Kisha dėshirė tė shkruaja disa fjalė pėr tė jo vetėm pėr tė vlerėsuar autorin e ri qė ka shkėlqyer nė studimet e tija nė filozofi dhe sociologji, por edhe forcėn me tė cilėn ai merr nė sy realitetin tonė tė sotėm moral.

Vėshtrim krejt origjinal, tė cilit nuk i mungon edhe njė farė cinizmi.

Ka tė drejtė Eljani qė, duke u shfaqur si provokator, cinik, gėrvishės dhe pa lule hipokrite, e vendos gishtin nė plagėt tona tė korrupsionit, mosrespektimit tė vlerave, humbjes sė dashurisė pėr sho-shoqin, njė egoizmi qė i derdh valėt e veta si cunam mbi familjen, institucionet, marrėdhėniet pronėsore, shoqėrinė.

Askush nuk pyet pėr hallin e tjetrit, por vetėm sheh interesin e tij nė njė krizė morale qė u ngjan atyre tė kohėrave ku boshllėku etik nuk mund tė plotėsohej veēse me materializėm, rendje pas interesave personale, llupje pa fund ushqimesh pėr tė shuar depresionin, limonti bisedash tė kota.

Pėrse dikush sillet si prostitutė pėr tė bėrė karrierė? Prostituta ėshtė shumė mė e ndershme se ajo, pėr shkak se fundja e kryen ndershmėrisht profesionin e vet tė vėshtirė.

Pėrse nuk di tė plakesh bukur zotėri, por bie nė degradim moral dhe njė jetė jargavitėse, duke shtyrė thjesht si organizėm biologjik senil ditėt e njė jete qė nuk vlen mė aspak tė jetohet?

Pėrse ky nėpunės qė na shfaqet nė libėr nuk e ka nė sy tė mirėn publike, por sheh majtas e djathtas si maēok nė sezon ethesh seksuale ku e ku tė bėjė sa mė tepėr parą nėpėrmjet shitjes sė kompetencave qė i janė besuar tė parit qė i ofron ryshfet?

Tė gjitha veset e kohėve qė kalojmė parakalojnė nė faqet e kėtij libri tė shkruar me njė gjuhė – objekt sikurse tė ishte pėrkthimi i frymėzimit tė piktorit, dashuruar pas formave vizive dhe lojės sė ngjyrave, nė universin e fjalės. Rreshta telegrafikė qė nuk tė lodhin. Ndodhi fragmentare sikurse ėshtė jeta jonė urbane pa asnjė koherencė. Bodrume shpirtėrore tė ndriēuara me zgjuarsi dhe inteligjencė, mbushur me tė pathėna. Tė pathėnat tona qė janė shumė mė tė rėndėsishme sesa ato qė mbushin logore tė vjellaprurėse tė diarreve verbale nė hapėsirat publike.

Ka tė drejtė tė jetė cinik Eljan Tanini, sepse pėrndryshe askush nuk tė dėgjon nė kėtė botė zhurmash tė kota vesh-shurdhuese. Njė libėr qė mė ka lėnė pa frymė nė dėshirėn e vet pėr autenticitet.

Librat zakonisht nuk e thonė tė pathėnshmen, atė qė pėrmban sekretin e vėrtetė tė qytetit. Librat gėnjejnė nė nėntėdhjetė e nėntė pėr qind tė rasteve. Sepse zbukurojnė. Gėnjen shpesh poezia, gėnjen proza si pa gjė tė keq, gėnjejnė shkrimet nė gazetė, reportazhet, opinionet. Sepse zbukurojnė… Eljan Tanini ndjen se duke vendosur ta thotė tė keqen hapur bėn rolin e fėmijės sė padjallėzuar qė shpreh atė qė thotė dhe thotė atė qė sheh.

Duhet ndėshkuar ky fėmijė i keq!

Hajeni me kocka e mish sepse ai na turpėron tė gjithėve!

Na ka nxirė faqen me naivitetin e tij qė nuk ėshtė pafajėsi, por njė teknikė ndėrtimi pėrfytyrimesh estetike plagosėse. I ngjan fėmijės qė nuk ka turp t’i thotė nė sy tė tė gjithėve tė fshehtat e familjes sė vet. Tė fshehtat pėrvėluese, qė sikurse thotė psikologjia e ndėrveprimit psikologjik, i di vetėm fėmija, i huaji dhe shėrbėtori i njė shtėpie. Para tyre tė rriturit shfaqen sikurse janė vėrtetė mesė kujtojnė se ata nuk kuptojnė.

Fėmija sheh se vėllai i madh fsheh lekė tė vjedhura poshtė dyshekut. Fėmija di se nėna e urren babanė e pasur.

Tė huajit dikush i thotė se vendi ku ai ka ardhur pėr tė bujtur ėshtė i mallkuar.

Shėrbėtori e di se e zonja fut fshehurazi nė shtrat Donzhuanin e lagjes, nėn hundėn e burrit qė gėrhit nė apartamentin e tij nė katin e dytė tė vilės.

Tė dobėtit janė tė fortėt.

Nė mos realisht, sė paku nė informacionin qė zotėrojnė.

Eljani e ka hequr maskėn e turpit tė djalit tė mirė, tė sjellshėm dhe tė respektuarit me mė tė rriturit. Ai na bėrtet: “Pėrse na sakrifikoni me hipokrizinė tuaj?” Ėshtė akuza e fėmijėve ndaj prindėrve. Do tė vinte njė ditė kur brezi i ri do tė na thoshte: “Ēfarė keni bėrė kėshtu o njerėz? Keni djegur shtėpitė tuaja, keni kthyer spitalet tuaja nė ēmendina trupash tė sėmurė, keni braktisur tokėn, keni bėrė pis dhe jetoni mes pisllėkut. Keni humbur butėsinė njerėzore, sikur e egra ka nxjerrė kokė mbi gurmazet tuaja, keni lėnė punėn, nuk keni mė asnjė lidhje me artin, teatrin, operėn, romanin, poezinė. Vetėm tė mblidhni parą doni, brenda njė makthi gobsekian. Nuk e shihni varfėrinė qė lundron nė ēnjerėzi? Keni harruar tė varfrin, tė dobėtin, tė sėmurin?”

Akuza e njė brezi kundėr njė brezi paraardhės.

Tmerri i tmerreve.

Ky ėshtė testamenti qė nuk e bėn prindi pėr fėmijėn, por fėmija pėr prindin. Akt-akuzė qė duhet dėgjuar, lexuar. Ėshtė e para, por tė tjera do tė vijnė pas. Ėshtė njė akt ndarjeje nga ne, i njė tė riu, i cili vuan nga hipokrizia e shoqėrisė ku jeton dhe dėshiron ta pėrballė me cinizmin e talljes dhe tė mosrespektit.

Duket se ka frymėzim niēean. E mira nuk ėshtė veēse e keqja e lyer me mjaltė. Ėshtė frymėzuar, them unė, edhe nga Migjeni qė godiste tė degraduarėn atje nė mjedisin urban, mu nė mes tė lagjes, bash te shtresat e mesme dhe tė ulėta, sepse ato tė lartat as nuk i merrte fare nė konsideratė. Degradimi i tė varfrit ėshtė faza e fundit e kataklizmės morale qė e kėrcėnon ēdo shoqėri.

Se ēfarė ka njė trishtim tė madh nė kėtė libėr mė se tė bukur, mė se tė vėrtetė, mė se tė guximshėm, mė se besnik me veten, mė se emancipues!

Ēdo i ri duhet ta lexojė si njė manifest kritike morale kundėr njė bote brezash qė nuk kanė ditur tė ndėrtojnė ende njė moral autentik dhe tė shėndoshė, pa gėnjeshtra.

Se ēfarė ka njė trishtim qė ta komunikon nė forma brutale!

Nuk di tė thotė “mirėmėngjes” nė fillim dhe pastaj tė thotė fjalėt e tjera. Jo, jo, nuk ka kohė, as nuk ia vlen.

“Ti ke qenė njė maskara nė jetė xhaxha!”

“Ju silleni si njė prostitutė zonjė e nderuar!”

“Ti je njė vrasės i fshehur zotėri!”

“Nuk ka nevojė t’ju them “mirėmėngjes” nė fillim. Po ju komunikoj direkt pretencėn”.

Ėshtė prokuror dhe gjykatės i njė bote qė ka borxhe ndaj tij, ky libėr i Taninit.

Fundja i kemi borxh ēdo tė riu jetėn qė i kemi falur. Nuk i kemi bėrė njė tė mirė, i kemi hyrė nė borxh. Secili prej tyre ka tė drejtė tė na thotė: “Kush ju tha more tė uruar tė na lindnit, pėr tė na vėrvitur nė kėtė lloj universi tė pistė e plot gjėma qė keni krijuar! Shikoni se ēfarė i keni bėrė detit, malit, pyllit, buzėve tė lumenjve, ajrit ! Kush ju tha tė na lindnit?”

Ėshtė njė mėrzi qė do t’i kishte hije njė tė moshuari qė pasi e ka gėlltitur pa fund gjellėn e jetės, i ėshtė neveritur ajo dhe thotė se nuk i pėlqen mė. I ėshtė velur. Por, Eljani ėshtė i ri.

Pėrse i kemi rritur para kohe tė rinjtė tanė?

Faj i madh!

Fundja prodhimtaria intelektuale andej e merr energjinė, nga paradoksi, nga tensionet.

Ėshtė si njė libėr me prozė, herė ngjan si letėrsi, herė si traktat etik, herė si akt-akuzė e njė gjyqi robesperrian, herė si pamflet. Fundja ėshtė i vėrtetė, janė pėrjetime njerėzore.

Thashė, ėshtė dinak Eljani, sikurse duhet tė jetė pa dyshim dhelpėr, jo elefant, dikush qė komunikon me publikun. Bėn sikur i hedh mendimet siē i vijnė, por jam bindur se kemi tė bėjmė me njė krijim tė menduar thellė.

Ėshtė njė vrasje me paramendim.

Njė kėshillė pėr lexuesin: Nėse ėshtė i ri, ta lexojė nė fshehtėsi kėtė libėr dhe ta pėrhapė te bashkėmoshatarėt e tij. Nėse lexuesi ėshtė prind tė pėrpiqet qė ky libėr tė mos bjerė nė dorė tė fėmijėve tė tij. Ku ta gjejė, ta blejė dhe menjėherė ta hedhė nė ndonjė pėrrua, ta djegė nė njė autodafé duke kėrcyer njė valle dioniziake shtrigash dhe shtriganėsh rrotull njė zjarri tė madh nė ndonjė greminė tė humbur. Atje janė, shkojnė ēdo tė shtunė, thonė se kalojnė fundjavėn, por nė fakt hedhin valle rreth zjarrit, duke ndėshkuar ēdo tė mirė qė lind nė qytet pėrgjatė njė jave.

Ėshtė i rrezikshėm ky libėr.

Digjeni kėtė libėr se ai thotė tė vėrtetėn!

Blijeni – lexojeni dhe digjeni!

Faji i tij: Thotė tė vėrtetėn nė njė botė ku tė shumtėt gėnjejnė.

Pra, pėr rrjedhojė ėshtė ai qė gėnjen.

Autori tė dėnohet me ostracizėm.

Ta pėrzėmė nga qyteti sepse veē tė tjerash ēedukon rininė.

Unė e mbaj me kujdes mbi tavolinėn time tė punės.

Si akt pendese.

Si kujtesė pėr kėrkesė faljeje nė emėr tė brezit tim.

Si zile qė tė zgjon nga gjumi prej borgjezi tė mesėm tė njė mesoburri.

Si fletė-thirrje pėr nė gjyqin e fundit qė mos kujtoni se ėshtė thjesht njė marrėzi. Ai do tė vijė njė ditė.

Si njė copėz letre ku ke shkruar gjėrat e ditės qė nuk duhen harruar.

Me dashuri dhe shpresė tek Eljani… Dhe tek tė tjerė tė kėtij kallėpi qė i shoh se po rriten nė sytė tanė, dhe ne s’i shohim, e qė na shohin me plotė tė drejtė me qesėndi. Si mbeturina tė njė kohe qė perėndon

Tirana Calling | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com