Albatlanta

Universitetet pėrballė regjimit
Besnik Gjongecaj
Dy dorėheqje tė bujshme pėr vendet e civilizuara u bėnė tė njohura pak ditė mė parė dhe njėra pas tjetrės. Nė fi llim ministri gjerman i mbrojtjes dhe pas tij drejtori i “London School of Economics”, njė nga universitetet mė tė shquara nė fushėn e shkencave shoqėrore dhe politike. Dorėheqjet kishin dy gjėra tė pėrbashkėta. E para, asnjė prej dy tė dorėhequrve nuk kishte shkelur ligjin nė punėn qė kryente. Ministri gjerman i mbrojtjes, Guttenberg, nuk kishte bėrė asgjė tė paligjshme nė detyrėn e tij si ministėr i mbrojtjes duke kopjuar pėr doktoraturėn e tij pjesė nga njė esse e politologes Zehnpfennig, ashtu sikundėr Sir Howard Davies, drejtor i universitetit apo kolegjit tė famshėm kėrkimor, nuk kishte shkelur asnjė ligj tė vendit tė tij duke pranuar njė donacion nga fondacioni i djalit tė diktatorit tė Libisė, Saif Gaddafi, student i kėtij universiteti nė atė kohė. E dyta, tė dy dorėheqjet ishin moralisht tė motivuara, madje kishin tė njėjtin motiv. Ministri gjerman nuk mund tė ishte mė ministėr, sepse kopjimi i pjesėve tė disertacionit tė tij nga puna e dikujt tjetėr tregonte pėr njė karakter tė dobėt, pėr njė moral tė dyshimtė tė tij, gjė qė njė qytetar i thjeshtė gjerman nuk do ta pranonte kurrė tė ekzistonte te njė njeri qė drejton Gjermaninė. Drejtori i universitetit tė famshėm nuk duhet tė pranonte donacion nga njė student i universitetit tė tij, i cili, duke dhėnė para, mund tė ketė fshehur atė qė doktoratura e tij ishte e kopjuar, plagjiaturė. Ėshtė apo nuk ėshtė plagjiaturė doktoratura e djalit tė Gadafit, kjo nuk ėshtė vėrtetuar akoma, por reputacioni i universitetit u dėmtua dhe drejtori i tij nuk kishte rrugė tjetėr veēse tė jepte dorėheqjen, duke shpėtuar sa mundej nga reputacioni i rrezikuar i universitetit. Nė thelb, pra, tė dy dorėheqjet tronditėn si politikėn ashtu edhe botėn akademike, duke dhėnė mesazhin thelbėsor se asgjė nuk mund tė qėndrojė nė kėmbė pa moralin dhe akoma mė shumė, se standardet e kėtij morali pėrpunohen nė universitete dhe kėto tė fundit, sė bashku me njerėzit qė dalin prej tyre, bėhen garant pėr ruajtjen e kėtyre standardeve. Mesazhi ishte i qartė pėr kėdo: Gjermania nuk do tė ishte Gjermani dhe “London School of Economics” nuk do tė ishte njė nga universitetet mė tė ndritshme tė botės, po tė mos ndodhte kėshtu. Morali ėshtė themeli ku ato mbėshteten, rikrijojnė jetėn, ndriēojnė, ruajnė ekzistencėn e tyre dhe tė standardeve demokratike tė shoqėrisė.

* * *

Menjėherė pas skandalit qė lidhej me ministrin gjerman, ministri shqiptar i arsimit i kėrkoi publikisht autoriteteve universitare tė ndėrmerrnin njė kontroll pėr tė gjetur nėse kishte apo jo ndonjė diplomė master apo doktorature tė dyshimtė nė Shqipėri. Ishte njė gjest grotesk dhe jam i sigurt se universitarėt qė e dėgjuan kėtė kėrkesė tė ministrit shqiptar u zgėrdhinė me cinizėm, vrer, por me siguri, ata qė e duan kėtė vend, janė trishtuar shumė atė ditė. Ministri shqiptar do tė kishte bėrė mirė tė ndryshonte kėrkesėn e tij pėr tė qenė tė paktėn vetėm njėherė i sinqertė me njerėzit e kėtij vendi. Nė vend qė tė pyeste nėse ka apo jo diploma tė dyshimta, ai duhet tė pyeste nėse ka apo jo diploma jo tė dyshimta, pra diploma tė vėrteta nė Shqipėri, tė fituara realisht dhe nė pėrputhje tė plotė me standardet. Nėse dikush do tė gjente diploma tė tilla, jo vetėm tė karrierės shkencore, por edhe pėr titujt akademikė tė dhėna nga universitetet e kėtij vendi, tė paktėn kėto dhjetė vitet e fundit, atėherė ky ministėr dhe njerėzit me tė cilėt ai ndan pėrgjegjėsitė dhe fajet e tij, do tė kishin shansin t’i pėrgjithėsonin ato, tė nisnin rrugėn e gjatė, pa pėrfitime personale, por tė vėrtetė, pėr ndryshimin e universiteteve shqiptare. Kjo nuk ndodhi dhe sigurisht nuk kishte se si tė ndodhte. Autorėt e shkatėrrimit tė universiteteve nuk mund tė jenė kurrė rindėrtues tė tyre.

* * *

Koha nė tė cilėn politikanėt shqiptarė kanė punuar pėr shkatėrrimin e universiteteve tė kėtij vendi nuk fillon me kėtė qeveri, por gjithsesi, rrėnimi i themeleve morale, shkulja e tyre, i takon pa dyshim kėsaj qeverisje. Hataja filloi ekzaktėsisht kur qeverisja e kėtij vendi e kuptoi qė mund tė vazhdonte tė mbijetonte, pra tė qeveriste edhe pa e merituar atė, vetėm atėherė kur tė helmonte ndėrgjegjen e universitarėve, kur t’i shndėrronte ata, studentė e profesorė, nga promovues tė lirisė, tė standardeve dhe tė mendimit tė pavarur, nė tė kundėrtėn, pra nė hallexhinj, nė blerės diplomash, titujsh, gradash; nė pėrfitues postesh, rrogash; nė numra qė nuk kanė fytyrė, nuk kanė profil publik, nuk kanė zė, qė zvarriten, qė zvarritin tė tjerėt. Morali u godit i pari, pra, nė fillim u godit substanca, thelbi i qenies, vetė ekzistenca e universiteteve. Gjithēka ndodhi dhe vazhdon tė ndodhė nė emėr tė asaj politike qė e “ēon” vendin nė Evropė, pra nė emėr tė masivizimit, tė rritjes sė numrit tė universitarėve pėr njėsi tė popullsisė. Hyrja nė universitete u liberalizua nė kohėn kur universitetet nuk plotėsonin asnjė kusht pėr pranimin e njė numri tė madh studentėsh. Kishte mungesė dramatike laboratorėsh, pedagogėsh tė kualifikuar, parash, madje edhe hapėsirat fizike mungonin. Universitetet u vunė para dilemės tragjike tė refuzonin qeverinė apo tė shkelnin ēdo standard, jo vetėm ligjor, jo vetėm material, jo vetėm akademik, por mbi tė gjitha, tė shkelnin moralin universitar. Universitetet pranuan tė dytėn, ēka shėnoi fillimin e njė degjenerimi fatal, historik. Masivizimi nuk ndodhi vetėm nė nivelin e parė, por edhe nė nivelin master, doktoraturė, madje edhe nė nivelin e titujve akademikė, tė tė gjitha niveleve. Efekti ishte rrėnues. Nga njėra anė universitetet, si institucione, pranuan tė aplikonin standardet mė tė ulėta nė mėsimdhėnie pėr tė bėrė tė mundur qė diplomat tė merreshin lehtėsisht dhe tė mos shkaktohej ndonjė problem me qeverisjen, jo vetėm politike, por edhe me qeverisjen e autoriteteve universitare. Kjo solli njė degjenerim tė menjėhershėm tė administratės sė universiteteve, pasi gjithēka mund tė ndodhte vetėm nėpėrmjet njė trafiku tė pashembullt influencash dhe njė korrupsioni qė tashmė ėshtė kthyer nė sundues. Nė kėtė imoralitet nuk kishin se si tė mos pėrfshiheshin edhe mėsimdhėnėsit, qė nė shumicėn e rasteve u pėrfshinė pa vullnetin e tyre. Pėrfshirja e tyre ishte totale, por sidoqoftė nė dy mėnyra tė ndryshme. E para, kėrkesa e mėsimdhėnėsve ndaj studentėve u ul nė nivele tė padėgjuara mė parė. Njė student mund tė marrė lėndėn edhe pa e mėsuar, edhe pa e ditur se ē’ėshtė. E dyta ėshtė mė e rėndė. Nėse studenti gjen ndonjė pengesė pėr tė marrė lėndėn, nė tė njėjtėn kohė ai gjen edhe mėnyrėn pėr ta kaluar atė, qė shpesh nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm blerja e mėsimdhėnėsit nėpėrmjet ose “mikut”, influencė e trashėguar nga e kaluara por qė nė fakt po shuhet gradualisht, ose parasė, gjė qė po shndėrrohet sot nė sunduese. Pėrfshirja e rinisė, pra pėrfshirja e studentėve nė kėtė proces rrėnues, ėshtė jo vetėm pjesa mė tragjike, por njėkohėsisht edhe ajo pėrgjegjėsi qė nuk do t’i falet kurrė kėsaj qeverisje dhe asnjė qeverisje tjetėr. Liberalizimi i pranimeve universitare sipas qeverisjes sė sotme i detyron studentėt tė pranojnė diploma qė nuk janė tė tilla, sepse pėrftohen nė njė proces qė ėshtė plotėsisht jashtė standardeve pėr sa i pėrket metodave tė mėsimdhėnies, nivelit tė teksteve, burimeve laboratorike dhe jo rrallė, edhe pėr shkak tė nivelit jashtėzakonisht tė ulėt tė mėsimdhėnėsve. Nga ana tjetėr i detyron tė rinjtė shqiptarė tė deformojnė karakterin qė nė fillimet e formimit tė tij, tė shėmtohen moralisht, tė nisin karrierėn ashtu si nuk duhet nisur: me pėrbuzjen ndaj integritetit, moralit, me pranimin lehtėsisht tė gėnjeshtrės, veēanėrisht tė asaj qė bėjnė ndaj vetes. Tė ardhur nė universitet jo rrallė nė njė mėnyrė tė pamerituar dhe shpesh pėr faj tė tė tjerėve, me boshllėqe jashtėzakonisht tė mėdha nga shkollat e mesme, studentėt jo vetėm qė pranojnė, por ka kohė qė e quajnė si detyrim tė universitetit t’i kalojė, t’i diplomojė, edhe pa e merituar aspak atė.
Liberalizimi i pranimeve universitare sipas qeverisjes sė sotme ka prekur nė mėnyrėn mė tė shėmtuar edhe nivelet e larta tė kualifikimit, madje edhe dhėniet e titujve akademikė. Ky proces po detyron sot e gjithė ditėn njerėz tė ardhur rastėsisht nė universitet, pa lidhje me kėrkimin shkencor, qė tė bėjnė kėrkim shkencor, sepse vetėm kėshtu mund tė ruajnė vendin e punės. Disa herė tė ngratė, por jo rrallė edhe me njė integritet copė-copė, shumė prej mėsimdhėnėsve tė pranuar nė universitete detyrohen tė gėnjejnė pėr kėrkimin shkencor qė bėjnė, tė manipulojnė tė dhėna, analiza, raporte, si dikur, madje edhe mė zi, madje duke shpikur pėr herė tė parė nė fytyrė tė dheut njė nga trafiqet mė tė ēuditshėm: trafikun e kėrkimit shkencor. Nė pamundėsi pėr njė mijė e njė arsye tė kryejnė kėrkim shkencor, pothuajse gjithmonė tė pafinancuar, pa mjete laboratorike, pa shanse udhėtimi dhe kontakti me kolegė tė tjerė, shpesh tė paaftė edhe sikur t’i kishin tė gjitha kėto, universitarėt kanė filluar tė blejnė punėn shkencore tė tjetrit, tė paguajnė profesorin pėr t’i vėnė emrin e tyre njė pune shkencore qė ata vetė s’e kanė kryer, tė paguajnė njė koleg qė t’ia shkruaj emrin si bashkautor nė njė artikull shkencor pėr tė cilin nuk e kanė haberin, madje nuk ėshtė as i fushės sė tyre, vetėm e vetėm se i shėrben pėr plotėsimin e numrit tė artikujve pėr tė marrė njė gradė shkencore, njė titull akademik.

* * *

Me standarde plotėsisht tė renduara, nėn peshėn e padurueshme tė politikės, universitetet e kanė humbur shansin qė tė ndryshojnė Shqipėrinė nėpėrmjet forcės morale, shembullit qytetar. Universiteti nuk mund tė luajė rolin e tij si institucion nė ndryshimin e regjimit politik nė Shqipėri, thjesht sepse nuk ėshtė mė universitet. Universiteti si institucion ka kohė qė nuk merr pjesė nė zgjidhjen e problemeve tė shoqėrisė, ėshtė i pėrjashtuar prej saj, ashtu sikundėr ka kohė qė nuk pėrgatit universitarė tė aftė pėr tė ndryshuar botėn jashtė universitetit. Zgjedhjet universitare qė po afrohen jo vetėm qė nuk janė njė zgjidhje pėr universitetin, pėrkundrazi, ato do tė ēojnė nė njė varėsi akoma mė tė rėndė tė universiteteve nga politika. Zgjedhjet universitare mund tė ishin zgjidhje vetėm nėse aplikohej parimi i KE qė “ndėrsa universitetet janė vendi ku rafinerohet liria e shprehjes, mendimi dhe ndėrgjegjja, ata qė drejtojnė ato nuk mund tė jenė thjesht dhe vetėm njė zgjedhje individuale, apo edhe njė zgjedhje e pėrbashkėt e universitarėve tė tjerė, por duhet tė pėrfaqėsojnė personalitetin, shqetėsimet dhe aspiratat e secilit universitar”. Nė Shqipėri do tė ndodhė e kundėrta. Autoritetet qė do tė zgjidhen kanė pėrgatitur terrenin qė tė mos jenė nė asnjė rast pėrfaqėsues tė “personalitetit, shqetėsimeve dhe aspiratave tė secilit universitar”, pėrkundrazi, pėrfaqėsues tė interesave tė vogla, amorale, dhe shpirtrave tė shitur tė atyre qė tragjikisht quhen universitarė. Universitetet janė deformuar aq shumė sa zgjedhjet vetėm do ta bėjnė akoma mė tė dukshėm kėtė deformim. Megjithatė, pėr ndryshimin e regjimit politik nė Shqipėri nuk ke se nga tė fillosh tjetėr, veēse nga universitetet. Nuk ke se nga t’ia fillosh tjetėr veēse nga rinia, nga studentėt. Tė cilėt mė nė fund tė kuptojnė se ata duhet tė ndėrtojnė universitete tė tjerė, ndryshe nga tė sotmit, pėr tė mos pasur regjim si ky nė atdheun e tyre.
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com