Albatlanta

Kriminelėt kėrkojnė drejtėsi
Robert Pėrmeti
Pa u kuptuar e nė mėnyrė paradoksale, gjithmonė e mė shumė po bėhemi dėshmitarė tė njė risie kohore, ku vrasėsit ngrenė zėrin dhe kėrkojnė drejtėsi. Vrasin nė mes tė ditės, para kamerave e gjithė opinionit kombėtar e ndėrkombėtar, dhe mė pas kėrkojnė drejtėsi sepse u ėshtė bėrė padrejtėsi.

Nė kohėn e diktaturės ne dinim pak ose shumė pak, sepse flitej pak ose shumė pak pėr gjenocidet serbe ndaj popullit tė Kosovės. Por, pėr mua do tė ishte shumė rrėqethės rasti i parė, kur nga goja e njė plaku kosovar do tė dėgjoja pėr dhimbjet e kėtij populli tė masakruar sistematikisht. Nuk arrij ta pėrshkruaj traumėn qė shkakton shija e hidhur e kujtimeve tė atij plaku, qė krimin e vetėm qė kishte bėrė ishte se donte Kosovėn. Kur ishte kthyer nė shtėpinė e tij, kishte gjetur tė masakruar tė gjithė pjesėtarėt e familjes; burra, gra, fėmijė e pleq. Kishte shpėtuar vetėm ai edhe i biri, sepse nuk ishin ndodhur aty. I strehuar nė Shqipėri, i zhytur nė trishtimin e thellė tė humbjes makabre tė tė afėrmve tė tij, shpresa se njė ditė mund tė takonte djalin e tij tė vetėm, e mbante akoma gjallė.

Familja e tij, me vėllezėr e motra, pa kursyer edhe foshnjat, ishin masakruar nga nacionalistėt serbė. Dora gjakatare e zhytur nė krim nuk kishte falur e nuk kishte mėshiruar as gjakun e fėmijėve tė vegjėl e krejtėsisht tė pafajshėm. Kanė qenė kėto mbresa makabre qė mė shtynė tė realizoj nė vitet ‘74, tablonė kompozicionale, ”Kosova Martire”. Do tė kalonin vetėm 25 vjet dhe nė skenė do tė dilnin pėrsėri kriminelėt e Millosheviēit e historia e krimeve do tė ripėrsėritej.

Nė vitin 1999 Kosova dhe populli i saj do t’i nėnshtroheshin gjenocidit barbar, qė pėrfaqėsonin tashmė kohėt moderne tė nacionalizmit primitiv serb.

Nė ditėt e para tė hyrjes se trupave tė NATO-s, pamja e qyteteve si Peja, Gjakova etj, ruanin akoma vulėn e kriminelėve serbė. Shtėpi tė rrethuara me shirita tė verdhė nga forcat e NATO-s paralajmėronin rrezikun nga minat. Dhe, shtėpitė e minuara nuk ishin pak. Kriminelėt serbė kishin menduar me logjikėn e kriminelit dhe kishin punuar po me logjikėn e kriminelit, qė edhe kur tė ktheheshin familjet kosovare nėpėr shtėpitė e tyre, tė hidheshin nė erė sapo tė hapnin derėn. Dhe, kjo ka ndodhur nė kohėn qė ne e quajmė moderne, por nė fakt vetėm minat janė tė prodhimeve moderne, sepse mentaliteti kriminal mbetet po aq primitiv sikurse shekuj mė parė.

Opinioni ndėrkombėtar u shtang para masakrave serbe tė bėra nė ish-Federatėn Jugosllave. Krime tė tilla pati nė Kroaci, Slloveni, Bosnje e sė fundmi nė Kosovė. Varret masive ku janė masakruar me qindra ish-shtetas tė ish-federatės, janė dėshmi se sa makabre ka qenė dora kriminale e Beogradit. Varret masive janė dėshmi pėr t’i treguar botės se kush janė kriminelėt e vėrtetė dhe se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė ata. Millosheviēi ishte udhėheqėsi shpirtėror i bandės kriminale, por kriminelėt e vėrtetė me duart e gjakosura, akoma fshihen kudo nė Serbi, Europė e nėpėr botė.

Opinioni ndėrkombėtar kėrkoi drejtėsi, dhe pėr kėtė Gjykata e Hagės ngarkoi kryeprokuroren e saj, Karla del Ponten. Gjithė bota mendoi se te kjo figurė e drejtėsisė ndėrkombėtare do tė shihte atė shpagim qė viktimat ruajnė pėr kriminelėt. Por, sot mė tepėr se kushdo populli kosovar dhe opinioni ndėrkombėtar po ngelet i zhgėnjyer. Po ngelet i zhgėnjyer jo vetėm se Beogradi nuk i ka kėrkuar falje popullit kosovar pėr krimet e shėmtuara qė ata kryen nė Kosovė, por edhe se te Karla nuk panė fytyrėn e drejtėsisė, por panė se drejtėsia mund tė ketė edhe njė surrat tjetėr, qė personifikon Karlėn. Mbas shumė vitesh u dorėzua nė Hagė Millosheviēi, kur ndėrkohė shumė kriminelė tė makinės serbe “nuk gjenden”, edhe pse fshihen nė Serbi e rrethinat e saj. U hap seanca pėr Millosheviēin, por drejtėsia ndėrkombėtare nuk arriti tė thotė fjalėn e saj, “pėr shkak tė vdekjes sė papritur tė tij”.

Ajo qė tė ēudit mė tepėr se ēdo gjė, ėshtė fakti se vet kryeprokurorja shkoi tri herė nė Beograd pėr tė pirė kafe me kriminelėt dhe nuk shkoi asnjėherė nė Kosovėn e martirizuar pėr tė parė nga afėr viktimat dhe terrorin e ushtruar ndaj tyre. Edhe pse kėrkoi njė mandat tė dytė pėr tė paraqitur para drejtėsisė kriminelėt e vėrtetė, ajo kurrė nuk arriti dhe akoma nuk ėshtė arritur qė ata tė ulen nė bankėn e tė akuzuarve nė Hagė, por po mbeten gjithmonė “shumė tė kėrkuar deri nė pėrjetėsi”. Dhe nė kohėn kur ne presim qė drejtėsia tė thotė fjalėn e saj, ajo na del para opinionit ndėrkombėtar me njė botim horror, ku na tregon pėr transplantet e organeve tė realizuara nga UĒK-ja.

Nė konfliktet e armatosura ndodhin lloj-lloj krimesh ēnjerėzore, por opinioni dhe mekanizmi ndėrkombėtar, janė ata qė i parandalojnė ato, dhe mbi tė gjitha vendosin drejtėsi.

Por, kur ne e kemi gjithė vėmendjen te drejtėsia e nė mėnyrė tė veēantė te drejtėsia ndėrkombėtare, ish-prokurorja shkruan kujtime, a thua se dy mandatet si kryeprokurore kanė shėrbyer si periudhė “leje krijimtarie” pėr Karlėn, qė ajo tė mbledhė pėrshtypje e tė shkruajė libra. Njė libėr shumė i veēantė, qė tashmė nuk akuzon kriminelėt dhe krimet e tyre, por akuzon viktimat. Njė libėr i tillė tė bėn tė mendosh se realizimin e kėtij botimi, Pontja e ka tė sponsorizuar nga Beogradi. Kush e ndalonte Karlėn qė gjatė kohės qė ishte nė detyrė tė merrej me zbardhjen e hipotezave qė ajo ngre, qė tė mos themi se ajo duhet tė japi llogari se pse nuk e ka bėrė kėtė detyrė si kryeprokurore. Mė e keqja dhe mė komprometuesja ėshtė se ata janė dy kolegė qė flasin si kofini pas tė vjelave. Kush i pengoi kėta dy “isha” qė paguheshin nga taksapaguesit europianė me qėllimin e vetėm qė tė vendosnin drejtėsi? Ishin pėr njė kohė tė gjatė pėrfaqėsues tė drejtėsisė nė prokurorinė ndėrkombėtare, Karla dhe vartėsi i saj, Diku dhe ndėrkohė shumė tė kėrkuarit pėr krime kundėr njerėzimit akoma nuk janė kapur dhe mungojnė nė bankat e tė akuzuarve. Nuk dua tė bėj avokatinė pėr problemet e transplanteve qė ajo me vartėsin e vet ngre, sepse ky nuk ėshtė objekti im. Por nuk mund tė rri indiferent kur Karla kėrkon qė pėrsėri tė marrė nė dorė hetimet pėr transplantet. Kur bota e qytetėruar kėrkon drejtėsi pėr mijėra viktima tė shkaktuara nga dora kriminale serbe, kjo pseudo prokurore e sheh veten nė njė pozicion qė pėr opinionin e emancipuar do tė ishte blof. Ēfarė hetimesh mund tė bėjė njė ekip prokurorėsh tė dėshtuar? Kujt i intereson hetimi i kompromentuar i Karlės me Dikun e saj? Ata ishin pėr shumė vite nė atė vend tė rėndėsishėm e qė duhet tė kishin vėnė para drejtėsisė tė gjithė kriminelėt, duke pėrfshirė edhe ata tė transplanteve, nė qoftė se ekzistojnė. Por nuk e di nėse Karla ia bėn ndonjėherė njė pyetje vetes:

- Cila ėshtė primare nė njė hetim pėr krime kundėr njerėzimit:

Veshkat apo stomakėt e kriminelėve apo jeta e mijėra kosovarėve, sllovenėve, kroatėve e boshnjakėve tė pafajshėm, qė prehen nėpėr varret masive? Kush ka rėndėsi dhe kush ėshtė pėrparėsia e kėsaj prokuroreje pėrpara jetės sė masakruara tė mijėra fėmijėve, e pėr mė tepėr tė vajzave tė reja tė kėtyre komuniteteve, tė pėrdhunuara e tė masakruara barbarisht?

Pėr fat tė keq, nė tė gjithė botėn drejtėsia ka problemet e veta dhe kriminelėt bėjnė tė pamundurėn pėr t’i shpėtuar drejtėsisė, por nė rastin e Pontes e Martin, kriminelėt kanė marrė njė pozicion shumė tė veēantė qė tė irriton. Ata po kėrkojnė drejtėsi pėr veshka, sepse nuk japin aktualisht llogari pėr jetėt e marra. Dhe, kėtė tė drejtė ata e kanė tė stimuluar nga personat qė kishin pėrgjegjėsinė pėr t’i vėnė pėrpara ligjit pėr krime kundėr njerėzimit. Dhe, Karla kėrkon njė shans tjetėr. E kėrkon vetė kėtė apo ja kėrkojnė, ky ėshtė problem i saj dhe vetėm i saj, pėr sa kohė qė drejtėsia nuk merr pėrsipėr qė tė vėrė drejtėsi edhe ndaj njerėzve me pushtet, qė paguhen pėr drejtėsi.

Prononcimet publike pas misionit tė dėshtuar tė Pontes dhe Dikut, tė krijojnė idenė se ata kanė qenė dhe janė tė kompromentuar para opinionit qė kėrkon drejtėsi. Karlėn me bashkėpunėtorin e saj Dik, nuk duhet t’i zinte gjumi natėn, derisa tė kishin gjetur varret masive dhe kriminelėt e tyre duhet tė kishin zbuluar se ku janė varret qė zbulohen herė pas here dhe ku fshihen kriminelėt. Kjo do tė ishte nė moralin e kryeprokurores, qė ka pasur njė mision tė madh, por qė e ka kompromentuar atė, qė tė mos themi se ka abuzuar me atė mision.

Si ėshtė e mundur qė Karla me Dikun e anashkalojnė faktin qė tė gjitha krimet nė ish-federatė janė bėrė nga serbėt dhe vetėm nga serbėt? Si ėshtė e mundur qė Karla me Dikun nuk e pėrfillin faktin se kanė qenė serbėt ata qė kanė sulmuar nė vendet e ish- federatės dhe nuk ka qenė asnjė kosovar, boshnjak apo slloven qė ka shkuar nė Serbi? Kush mund tė garantojė, dhe pėr mė tepėr Karla me Dikun qė varret masive tė tė masakruarve kroatė, sllovenė, boshnjakė e kosovarė janė bėrė me qėllimin e vetėm tė trafikimit tė organeve? Serbia nė konfliktet e saj i ka pasur tė gjitha mundėsitė logjistike pėr ta bėrė njė gjė tė tillė dhe ka shumė mundėsi qė ajo ta ketė bėrė. Kush e provon se viktimat e varreve masive i kanė tė gjitha organet jetike nė vend?

Por, Karla ka marrė pėrsipėr tė tėrheqė vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar pėr tė paraqitur kriminelėt si viktima, dhe ky ėshtė njė shėrbim direkt qė ajo i bėn Beogradit duke i ngulur thikė mbas shpine viktimave kosovare, sllovene, boshnjake, edhe pse ajo flet pėr drejtėsi. Qofsha i gabuar, por kur Karla kishte prioritetet vizitat nė Beograd dhe nuk e pėrfillte arenėn e krimeve nė Kosovė e gjetkė, mė lind dyshimi se ajo dinte se ēfarė kėrkonte nė Beograd.

Drejtėsia, dhe pėr mė tepėr drejtėsia ndėrkombėtare, nuk duhet tė ketė surratin e Karla del Pontes, figurė kjo qė nuk mendoj se i takon drejtėsisė dhe pėr mė tepėr, tė ketė tė drejtėn jo vetėm morale, por edhe profesionale qė tė merret me drejtėsinė e jetėve tė masakruara.

Ėshtė e pafalshme pėr opinionin e emancipuar ndėrkombėtar, qė figura konkrete tė dėshtuara tė lejohen nė sajė tė imuniteteve, pėr tė krijuar statusin pėr kriminelėt qė tė quhen tė persekutuar e se kanė nevojė pėr drejtėsi. Drejtėsia e vėrtetė ka vetėm njė vend strehimi pėr kriminelėt, ēdo variant i dytė do tė ishte bashkėpunim me krimin. Qėndrimi i kėtyre zyrtarėve konkretė qė abuzojnė me tė drejtėn, nuk ėshtė te fakti se ata janė tė paaftė tė bėjnė detyrėn e tyre, por te maskarada qė ata organizojnė pėr tė mėshiruar kriminelėt, duke anashkaluar faktin se kriminelėt e vėrtetė drejtėsia duhet t’i shohė drejt e nė sy.

Kjo dukuri komprometon demokracinė, dhe kjo ėshtė edhe arsyeja qė prononcohem me kėtė shkrim.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com