Albatlanta

Orgazėm Militantėsh
Eljan Tanini
Nuk mund tė ketė atdhetarizėm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe do tė keni ēdo gjė qė iu nevojitet; pa atė ju keni asgjė, pėrveēse skllevėr qė nga sundimtari e deri poshtė.
Rusoi me duket se i shkruajti pėr ne kėto fjalė, dhe nuk e di pse na ngjisin kaq shumė. Tashmė ritmi i tė bėrit filloi. Kot mė kot me apo pa dritė fikur rėndėsi ka qė filloi.
Pasi u qelbėm rrugėve me kėta njerėz qė nuk dinė seē duan e pasi festojnė si tė marrė pėr njė festė qė nuk i takon vetėm atyre, pa asnjė ēudi janė njerėzit mė periferikė qė mbushin forumet e partive. Janė gati tė grushtohen pėr partinė, sa mirė do qe sikur tė grushtoheshin pėr tė mirat e tyre duke dalė shesheve pėr halle mė tė mėdha se ato tė partisė! Apo pėr ato komplekse tė indiferencės qytetare!
Pėr partitė dalin, pėr hallet e tyre jo.
Kjo do tė thotė qė janė tė kėnaqur. Por ēfarė i ndan militantėt e sotėm nga ata tė partisė sė punės?
Nė fakt asgjė. Asgjė sepse edhe atėherė bėheshe i partisė, edhe tani pėr disa tė mira po pėrsėri i partisė. Aq tė mira qė tė jep partia brenda njė zarllėku, brenda kėtij rrethi je mė mirė tė pėrdoresh. Duan tė fillojnė tė bėjnė pis mendimin po pėrsėri nė fund ja dalin qė tė qelben nė tė. Janė po ata qė masturbojnė mendėrisht me partinė dhe kjo e fundit bėn qefin e saj.
Nė mėnyrėn mė tė mundshme tė tė shfaqurit, militantizmi nuk mund tė krahasohet me tifozllėkun sportiv, pėr ēdo tifo birre skuadre, derbi apo finale. Ata janė tė ndarė nė fshatēe dhe qytetas. Por si ėshtė e mundur njė fuqi e tillė qė nuk ka atė qė meriton, dhe madje ėshtė shkaku qė masturbon kaq shumė mendėrisht sa Niēe e quan; Fuqi pa fitore.
- Njohja mė e fortė (ajo e mungesės se plotė te lirisė sė vullnetit njerėzor) ėshtė gjithsesi me i varfėri i sukseseve, sepse ka gjithnjė kundėrshtarin mė tė fortė, krenarinė njerėzore.
Nė kėtė unazė, vota shkon per atė lider partie qe ka prapa tij njė tufė me militantė mė periferikė qė mė shumė ėshtė djathtas, dhe me njė tufė tjetėr qė ėshtė majtas, se votėn duhet ta japėsh qė ai tė mbrojė qytetarinė.
Dhe fjala ėshtė po pse kė tė votojmė Doktorin qė merr me vete njė tufė njerėzish periferike? Pra shumica ia jep votėn Piktorit pėr kėtė arsye; se Piktori ėshtė mė qytetar brenda pikturės sė ēmendur, madje nga njė familje qytetare dhe pėr mė shumė mban edhe portretin ikonė tė Krishtit nė zyrė.

E dukura shfaq se kjo gjendje militantėsh janė absolute nė besė, sedėr, idealizėm naiv, verbėri skllavėrie pėr partinė, gjė qė nuk e braktisin kurrė. Kjo dukuri do tė vazhdojė pėr sa kohė ka ngopje pėr ta nga poshtė lartė nga ku tradita e mbushjes sė duarve ėshtė po e njėjtė si ajo me veteranėt e dekoratave, me pllakat e pėrkujtuara.
Atėherė idealizmi dhe ndershmėria prej naivėsh apo budallenjsh, pėr ti dhėnė partisė mė shumė se sa pėrfitonin nė ndershmėri, pėr tu kuptuar edhe nga ata vetė se ca politikanė i vlerėsojnė dhe i duan si emra, fytyra, fleta votimi, shifra, zėra nė mitingje dhe ditė votimesh. Mė ndryshe si mish pėr orgjira mendore, pėr media dhe mbi tė gjitha si mish vote.

-Shhhh, qetėsi, tani kanė fikur dritėn edhe atė tė mendjes dhe po bėrtasin, janė nė njė fazė tė mirė. Njėherėsh ata janė e kundėrta kush ska veshė le tė dėgjojė kush ka sy mos tė shikojė. Ata tė lajnė edhe kėmbėt. Ata kanė njė emėr, shokė MILĖT, qė vjen nga fjala militant. Ata kėrkojnė vende tė pamerituara. MILĖT hapin dyert e zyrave pėr qef, rrethojnė tavolinat zyrtare, bėrtasin sa herė qė nuk u plotėsohet dėshira e radhės. MILĖT janė tė fuqishėm, elegantė e tė shkathėt, kavalierė dhe njėherėsh servile, denglaxhinj, personazhe njerucėsh tė dalė nga Vilhem Raih. Ata janė si ajo fjala e Agollit, shkėrdhatokratė politikė, ata janė njeherėsh edhe homoseksuale politikė. Te lėnė pėrshtypjen se masturbojnė me flamuj, afisha me dhe pangjyra, bertasin rrugėve a thua se po kėrkojnė mė shumė dhe kanė kohė pa e bėrė, dhe nė fund mblidhen tek selia pėr tu bėrė pis.
Tashmė orgazmėn e arritėn, bėrtitėn, sokėllitėn, u ēorrėn, su shporrėn, ēfarė duan mė tani?
-A mė falni, duan shpėrblimin.

Nuk ka pėr tu rregulluar asgjė pėr sa kohė duhet tė dalim nė shesh se na dhemb koka neve dhe jo liderit tė partisė, do dalim nė sheshe vetėm kur tė kemi njė shoqėri civile tė fortė, qė do shqetėsohet edhe pėr llojin e pemės sė mbjelle.
E kėshtu injoranca militante, njė pjesė mė nė masė eshoqėrisė duket se nė mėnyrėn se si bėn seks ne po atė mėnyrė bėn edhe militantizėm; ne po atė mėnyrė qė nuk ditė bėj dashuri nė po atė mėnyrė nuk di tė bej amilitantizėm. Tashmė orgazma plasi.
Mbase edhe Vilhem Raih ka shumė tė drejtė kur thotė se:
-Do tė dish se ēje Njeruc? Dėgjon nė radio reklamat e ilaēit kundėr kapsllėkut, tė kolinozit, parfumeve e tė tjera, por nuk arrin tė dėgjosh dhe tė kuptosh muzikėn e propagandės. Nuk arrin tė kapėsh budallallėkun e pafund, she sirenat gustokėqia e tė shpifura qė i kanė sajuar pėr tė tėrhequr vėmendjen.
eljantanini@gamil.com
Zemra Shqiptare | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com