Albatlanta

Media SHBA: Djali i Berishės, si u implikua nė aferėn e trafikut tė armėve
NGA: GAY LAWSON
TIRANE-Kėrpudha e zjarrit nė tragjedinė e Gėrdecit la pas tymnajėn e njė skandali tė vėrtetė financiar qė ka pėr bazė tregtinė e armėve dhe protagonist, kompaninė qeveritare MEICO.

Gjithēka nisi kur kompania amerikane “AEY Inc” e 25-vjeēarit, Efraim Diveroli fitoi njė kontratė prej 300 milionė dollarėsh me qeverinė e SHBA pėr blerjen e municioneve dhe iu drejtua Shqipėrisė pėr tė lidhur marrėveshje mbi blerjen e kėtyre municioneve. Gazetari i famshėm investigativ Guy Lauson nė njė artikull tė publikuar dy ditė mė parė nė revistėn amerikane “Rolling Stone” ka hedhur mė shumė dritė mbi kėtė aferė tė pisėt tė tregėtisė sė armėve. Falė njė dėshmie ekskluzive tė siguruar nga ortaku i Diverolit, David Packouz, i cili aktualisht gjendet pas hekurave tė qelisė, gazetari investigativ Laėson ka arritur tė zbėrdhejė shumė enigma.

Nė artikullin e tij, te publikuar sot tė plotė nė tė pėrditshmen Gazeta Shqiptare, jepen detaje interesante jo vetėm tė jetės personale tė dy djemėve hebrej, qė nga dy tė droguar arritėn tė bėheshin miliarderė pėrmes trafikut tė armėve, por edhe tė mėnyrės sesi u pėrfshirė nė kėtė aferė ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, djali i kryeministrit Berisha, Shkėlzeni etj. “Gazeta Shqiptare” boton sot tė plotė artikullin e botuar nė revistėn amerikane “Rolling Stone”.

Artikulli i plote ne Rrolling Stone
E-maili po e konfirmonte: Gjithēka ishte mė nė fund nė kohė, pas javėsh tė tėra acaruese dhe me vonesa tė pashpjegueshme. Avioni A747 sapo ishte ngritur nga njė aeroport nė Hungari dhe po kalonte mbi detin e zi drejt Kirgistanit, afro 3000 milje drejt lindjes. Pasi ndaloi tė merrte naftė, fluturimi do vazhdonte drejt Kabulit, kryeqytetit tė Afganistanit. Nė bordin e avionit ishin 80 arka tė mėdha qė kishin brenda rreth 5 milionė municion pėr AK-47, kallashė tė erės sovjetike tė kėrkuara nga Ushtria kombėtare afgane.

Duke e lexuar kėtė email nė Miami Beach, David Packouz pati njė shenjė lehtėsimi. Ngarkesa ishte pjesė e njė kontrate prej 300 milionė dollarėsh qė Packouz dhe partneri i tij Efraim Diveroli, fituan nga Pentagoni pėr tė armatosur aleatėt e Amerikės nė Afganistan. Ishte maji i vitit 2007 dhe lufta po shkonte keq. Pas 6 vjet luftimesh, Al Kaeda mbetej ende njė kėrcėnim. Talebanėt po rigjallėroheshin dhe rastėsitė e NATO-s po rriteshin nė mėnyrė tė shpejtė. Pėr administratėn Bush, municioni ishte pjesė e njė pėrpjekje tė dėshpėruar, pėr tė kaluar hendekun dhe tė merrej kthesa e kėsaj lufte, pėrpara zgjedhjeve presidenciale tė vitit qė pasonte. Pėr Packouzin dhe Diverolin, ngarkesa ishte pjesė e njė kontrate tė madhe armatimi qė i bėnte ata seriozisht shumė tė pasur. I siguruar nga ky email, Packouz u fut nė makinėn e tij tė re blu, Audi A4 dhe u drejtua pėr nė shtėpi gjatė mbrėmjes, me dritaret hapur dhe me manjetofonin sterio qė po shpėrthente. Si 25 vjeēar, ai nuk ishte pėrdorur saktėsisht si njė ndėrmjetėsues ndėrkombėtar armėsh. Vetėm muaj mė parė, e orientoi jetėn e tij si njė terapist masazhesh; studimet e tij nė Educating Hands School of Massage, nuk pėrfshinin orė mėsimi pėr kontratat militare apo gjeopolitikės sė lojės me zjarrin. Por Packouz nuk ishte i aftė t’i rezistonte joshjes, kur Diveroli, miku i tij 21 vjeēar nga gjimnazi, i ofroi qė tė lidheshin bashkė nė biznesin e tij tė armėve qė lulėzonte. Duke mos punuar me asgjė por vetėm me njė lidhje interneti, disa celularė dhe furnizim tė rregullt me nevojat, dy miqtė – njėri me pak kredite kolegji dhe tjetri qė kishte lėnė gjimnazin – arritėn fatin pėr tė marrė kontratėn mė tė madhe tė armėve. Vetėm me njė marrėveshje tė vetme, ata e kthyen veten nė tregtarėt premtues tė vdekjes, nė histori.

***

Kur arriti nė shtėpi nė Flamingo, me pamjen e vet shkėlqyese nga deti, Packouz mbushi vaskėn e tij hidromasazh. Si tullumbace e fryrė nga avujt e nxehtė ai mori frymė i lehtėsuar, dhe ndjeu presionin e njė dite tė gjatė tė lodhshme tė hedhur tutje. Darka ishte Sushi Samba, njė bashkim aziatiko-latin. Packouz ishte nė gjendje shumė tė mirė. Nuk mund tė besonte se ai dhe Diveroli ia kishin dalė mbanė: Avionė nga e gjithė Europa Lindore ishin duke fluturuar pėr nė Kabul, tė ngarkuara me miliona dollarė nė vlerėn e granatave dhe mortajave apo edhe raketave tokė-ajėr. Por kur i erdhi peshku i marinuar, i ra celulari. Ishte njeriu qė kishte punėsuar tė kujdesej qė municioni nga Hungaria tė shkonte nė Kabul. Burri ishte nė panik.

***

“Kemi njė problem”, i thotė Packouzit, duke bėrtitur pėr t’u dėgjuar nga muzika e lartė e restorantit. “Avioni u konfiskua gjatė rrugės nė Kirgistan”. Ngarkesa me armė, dukej se po pėrdorej si njė ngacmim pazaresh tė njė rruge pa krye nė shkallė tė lartė ndėrmjet George Bushit dhe Vladimir Putinit. Presidenti rus nuk e pėlqente zgjerimin e NATO-s nė Kirgistan, dhe kirgistanezėt donin qė qeveria e SHBA tė paguante mė shumė qira pėr tė pėrdorur aeroportin e tyre si njė linjė ndėrmjetėse pėr luftėn nė Afganistan. Aleatėt e Putinit nė KGB kirgistaneze, dukej se e mbanin ngarkesėn peng dhe Packouz duhet tė paguante 300 mijė dollarė si gjobė pėr ēdo ditė qė kalonte. Fjala e pengmarrjes shumė shpejt arriti nė Uashington dhe sekretari i mbrojtjes Robert Gates personalisht mori udhėn drejt Kirgistanit, pėr tė ēliruar tensionet e ngritura.

***

Packouz u hutua, u nguros dhe i iku gjuha. “Ishte sureale”, rikujton ai. “Ja ku isha duke negociuar pėr ēėshtje tė sigurisė ndėrkombėtare, dhe isha gjysmė i mbaruar. S’dija asgjė pėr situatėn nė atė pjesė tė botės. Por isha njė lojtar qendror nė luftėn nė Afganistan dhe nėse ngarkesa jonė nuk do tė mbėrrinte nė Kabul, e gjithė strategjia e ringritjes sė ushtrisė afgane do tė dėshtonte. M’u prenė kėmbėt. Kishte kaq shumė forca tė paqarta dhe nuk i njihja motivet. Por duhet ta haja atė m... dhe tė nxirrja fytyrėn time mė tė mirė prej tregtari armėsh”. I ulur nė restorant Packouz u pėrpoq tė qartėsonte mendimet, duke vendosur dorėn mbi celular pėr t’i hequr zėrin. “I thuaj KGB kirgistaneze qė municioni duhet tė ēohet nė Afganistan”, bėrtiti nė telefon. “Kjo kontratė ėshtė pjesė e njė misioni jetėsor nė luftėn ndėrkombėtare kundėr terrorizmit. U thuaj atyre se nėse e prishin me ne, janė duke e dh....me qeverinė e SHBA”.

***

Packouz dhe Diveroli kapėn ēastin perfekt pėr tė hyrė nė biznesin e armėve. Pėr tė bėrė luftėrat e njėkohshme nė Afganistan dhe Irak, administrata Bush kishte vendosur tė transferonte pothuajse ēdo aspekt tė operacioneve militare amerikane, nga ndėrtimi i bazave ushtarake tek punėsimi i mercenarėve qė parashikonin siguri pėr diplomatėt jashtė vendit. Sapo Bushi mori detyrėn, kontratat private ushtarake u rritėn nga 145 miliardė dollarė nė 2001, nė 390 miliardė dollarė nė 2008-ėn. Rregullat federale tė kontraktimit nė mėnyrė rutinore injoroheshin apo vendoseshin nė anė dhe gjigantė industrialė ushtarake si Raytheon apo Lockheed Martin, qė u pasuruan sikurse pėrfitimet e luftės shkuan nga krimet e luftės nė modele biznesi. Pse nuk duhej qė dy hyrje tė reja pa eksperiencė si Packouz dhe Diveroli tė mos hynin nė aksion? Mbi tė gjitha, dy miqtė ishin pas sė njėjtės gjė, si ēdokush tjetėr nė biznesin e armėve – shumė, shumė, shumė para. “Po bėja miliona”, thotė Packouz. “Nuk po planifikoja qė tė bėhesha tregtar armėsh pėrjetė. Do t’i pėrdorja ato para tė filloja njė karrierė nė muzikė. Madje s’kam pasur asnjėherė armė. Por ishte drithėruese dhe afashinante tė ishe nė njė biznes qė vendoste fatet e kombeve. Askush tjetėr i moshės sonė nuk bėnte kontrata armėsh nė nivelin ndėrkombėtar”.

***

Packouz dhe Diveroli takuan kongregacionin izraelit, sinagoga ortodokse mė e madhe nė Miami Beach. Packouz ishte 4 vjet mė i madh sesa njė djalosh thatanik qė mbante njė kapele nė kokė dhe kishte tė lėshuar veshjen e gjatė tė bardhė. Diveroli ishte njė djalė shakaxhi, nėn peshė me njė gojė tė madhe dhe asnjė ndjenjė frike. Pas shkollės, tė dy dilnin nė plazh me shokėt e tyre, tymosnin marijuanė, i binin kitarės, laheshin nė pishinė nė hotele me pesė yje. Kur u diplomua Packouz, prindėrit ishin shqetėsuar aq shumė pėr tė, sa e dėrguan nė njė shkollė tė specializuar nė Izrael pėr djemtė me probleme droge. Doli tė ishte njė vend shumė i mirė pėr t’u pjekur. “Mora tharmin e Detit tė vdekur”, thotė Packouz. “Kisha njė eksperiencė tė jashtėzakonshme”. Pas kthimit nė shtėpi, Packouz vazhdoi dy semestra nė Universitetin e Floridės. Ai studioi pėr masazh, sepse i dukej njė rrugė mė e mirė pėr tė bėrė para, sesa tė vidhje. Netėve, ai dilte vėrdallė me shokėt e shkollės duke ėndėrruar pėr t’u bėrė njė pop star. Shkroi balada rock me titujt si “Eternal Moment” – por ishte e vėshtirė tė hyje nė industrinė e biznesit. Me kokė tė rruar dhe sy tė thellė blu, Packouz ishte me shumė ambicie, pavarėsisht sjelljes dembele, por nuk kishte asnjė ide se ēdo tė bėnte nė jetė. Ndryshe nga ai, Efraim Diveroli e dinte shumė mirė se ē’donte tė bėhej: njė tregtar armėsh. Ishte biznes i familjes. Babai i tij merrej me xhaketat Kevlar dhe takėme tė tjera armėsh pėr forcat lokale tė policisė, dhe xhaxhai i tij, B.K, shiste tek forcat e ligjit. I pėrjashtuar nga shkolla, Diveroli u dėrgua nė Los Angeles qė tė punonte pėr xhajėn e vet. Si njė tregtar fillestar armėsh, ai provoi se ishte njė nxėnės qė mėsonte shpejt. Qė kur ishte 16 vjeē, bridhte nė vend duke shitur armė. I donte armėt me shumė pasion – i shiste, qėllonte, fliste pėr to – dhe e donte intrigėn dhe amoralitetin e industrisė sė armėve. Nė moshėn 18 vjeē pas njė sherri me xhaxhain rreth parave, Diveroli u rikthye nė Miami qė tė hapte firmėn e tij, duke marrė drejtimin e njė kompanie qė ishte brenda asaj tė tė atit e quajtur AEY Inc. Plani i tij i biznesit ishte i thjeshtė, por brilant. Shumė kompani rriten duke u bėrė atraktivė pėr klientėt. Diveroli kuptoi se mund t’ia dilte duke i shitur vetėm njė klienti: ushtrisė sė SHBA. Asnjė agjenci qeveritare nuk blen dhe nuk shet mė shumė mall sesa Departamenti i Mbrojtjes – ēdo gjė qė nga F-16 tek krehrat e deri te hamallėt e fundit. Sipas ligjit, ēdo urdhėr i Pentagonit, kėrkohet tė jetė i hapur pėr ofertėn publike. Dhe nėn administratėn Bush, bizneset e vogla si AEY u garantohej njė pjesė e tregtisė sė armėve. Diveroli s’kishte pse tė prodhonte ndonjė produkt pėr tė marrė kontrata. Ai mund tė ishte komisioner (ndėrmjetės) pėr marrėveshjet, duke gjetur ēmimet mė tė lira dhe konkurrencė jo tė pastėr. E gjitha ē’ka duhet tė bėnte ishte tė fitonte sado pak nga miliardat qė Pentagoni shpenzonte pėr ushtrinė ēdo vit dhe ai do tė ishte njė milioner. Por Diveroli donte edhe mė shumė se kaq: ambicia e tij ishte pėr tė qenė tregtari mė i madh i armėve nė botė – njė Adnan Khashoggi i ri, njė adoleshent Victor Bout.

***

Pėr t’u pėrfshirė nė lojė, Diveroli e dinte se ai duhet tė negocionte me operatorėt mė tė kėqinj nė botė – kriminelė lufte, diplomatė tė korruptuar dhe banditė tė vegjėl qė mbanin ushtarė dhe mercenarė me armė. Tregu i gjerė i armėve u rrit ndjeshėm pas Luftės sė Ftohtė. Pėr dekada, armėt ishin stok nė vende tė ndryshme nė Ballkan dhe Europėn Lindore, por tani tregtarėt e armėve i shisnin ato me oferta tė larta. Pentagoni donte akses nė kėtė treg pėr tė armatosur ushtritė qė po krijoheshin nė Irak dhe Afganistan. Shqetėsimi ishte se nuk mund tė shkonte nė kėto tregje vetė. Donte ndėrmjetės tė futeshin nė kėtė punė tė ndyrė – kompani si AEY. Rezultati ishte njė erė e re pėr shkeljen e ligjit. Sipas njė raporti tė AI “dhjetėra milionė municione nga Ballkani raportohen tė ngarkuara – nė mėnyrė klandestine dhe pa vėmendje publike – drejt Irakut nga njė rrjet ndėrmjetėsuesish privatė dhe kontraktorė transporti nėn shenjėn e departamentit tė mbrojtjes sė USA”. Ky ishte “tregu gri” qė donte tė penetronte Diveroli. Ende njė adoleshent, ai mori me qira njė dhomė nė njė shtėpi qė i pėrkiste njė familjeje Hispanike nė Miami dhe shkoi tė punonte me laptopin e tij. Ėebsite i qeverisė ku duken kontratat ėshtė fbo.gov, e njohur si “dedbizopps”. Diveroli u bė shpejt ekspert pėr zhargonin misterioz tė kontratave federale. Konkurrenca e tij ishte me korporatat shumė tė mėdha si Northrop Grumman, Lockheed dhe BAE system. Kėto kompani kanė departamente tė tėra qė i dedikohen shitjeve tė Pentagonit. Por Diveroli kishte avantazhet e tij: jo gjėra tė mėdha, oreks pėr risk dhe ambicie pėrvėluese.

Nė fillim, Diveroli u specializua nė ofertat pėr kontrata tė vogla pėr ēėshtje si helmeta dhe armatim pėr forcat speciale tė USA. Marrėveshjet ishin tė vogla, por qė i dhanė AEY njė histori pune – njė lloj historie qė e kėrkon Pentagoni pėr kompanitė qė kėrkojnė tė hyjnė nė kontrata tė mėdha. Diveroli mori financim nga njė Mormon i quajtur Ralph Merril, njė ndėrmarrje armėsh nga Utah, qė kishte punuar me babain e tij. Nuk zgjati shumė dhe Diveroli po fitonte kontratat e Pentagonit.

***

Si tė gjithė fėmijėt nė qarkun e tyre, Packouz ishte nė dijeni se Diveroli ishte bėrė tregtar armėsh. Diveroli mburrej pėr pasurinė e tij, tė paktėn krahasuar me punėt e tyre part-time. Njė natė, Diveroli e mori Packouzin nė Mercedesin e tij dhe shkuan nė njė party tek njė shtėpi lokale rabbi, tė joshur nga premtimet, pijet dhe vajzat e bukura. Diveroli ishte i eksituar pėr marrėveshjen qė kishte mbyllur, njė kontratė prej 15 milionė dollarėsh pėr tė shitur raketat e vjetra tė prodhuara nė Rusi tek Pentagoni pėr t’ia dhėnė ushtrisė Irakene. Ai e joshi Packouzin me rrėfenja sesi e kishte fituar kontratėn, sa shumė para ishte duke bėrė dhe sa shumė tė tjera mund tė bėheshin. “Ej spitullaq, kam shumė punė dhe mė duhet njė partner”, i tha Diveroli. “Ėshtė biznes i madh por mė duhet njė djalė tė vijė dhe tė bėjė para me mua”. Packouz u intrigua. Ai po bėnte disa biznese online, duke blerė ēarēafė nga njė kompani tekstile nė Pakistan dhe ua shiste ato distributorėve qė ua jepnin shtėpive tė pleqve nė Miami. Fitimi ishte i vogėl – 1000 apo 2000 ēdo dorė – por eksperienca e bėri tė uritur pėr mė shumė.
“Sa para po bėn?” e pyeti Packouz.
“Shumė para”, i thotė Diveroli.
“Sa shumė?”
“Ky ėshtė njė informacion konfidencial”, i thotė Diveroli.
“Nėse do tė ikje nesėr nga vendi, sa do merrje”?
“Nė cash?”
“Shumė cash”
Diveroli e vendosi makinėn dhe e pa Packouzin. “Po tė tregoj” i tha. “Por vetėm pėr tė inspiruar. Dhe jo se po mburrem”. Diveroli bėri njė pauzė, sikur tė zbulonte sekretin e tij mė tė madh. “Kam 1.8 milionė dollarė nė cash”.

Packouz tregoi mosbesim. Priste qė Diveroli ti thoshte diēka te 100 mijė USD apo pak mė shumė. Por afro 2 milionė USD?
“Dude”, kaq tha Packouz.
Packouz filloi tė punonte me Diverolin nė nėntor 2005. Titulli ishte llogaritar ekzekutiv. Do paguaj me komisione. Ēifti operonte nė njė apartament qė Diveroli e kishte marrė me qira nė Miami Beach, duke qėndruar nė krah tė kundėrt me njėri tjetrin nė njė tavolinė nė dhomėn e ndenjes, tė rrethuar nga shumė kontrata federale dhe njė mal me drogė. Ranė nė njė rutinė tė pėrditshme: zgjoheshin, piqnin vetė, vinin nė punė mekanizmin dhe bėnin marrėveshje.
Packouz duhet tė merrte disa njohuri. Ai pa sesi Diveroli fitoi njė kontratė tė Departamentit tė Shtetit pėr tė ēuar armė nė ushtrinė kolumbiane. Ishte njė tregti fitimprurėse, por Diveroli nuk ishte i kėnaqur- gjithmonė donte mė shumė. Ai bindi Departamentin e Shtetit ta lejonin qė tė zėvendėsonin koreanėt me Herstals – njė shkėmbim qė i dyfishoi fitimet e tij. Diveroli bėri tė njėjtėn gjė me njė urdhėr pėr helmeta tė mėdha pėr ushtrinė irakene, duke e shtyrė Pentagonin tė pranonte cilėsinė e dobėt e helmetave kineze sapo fitoi kontratėn. Mbi tė gjitha, nuk po bliheshin gjithė kėto pėr ushtrinė amerikane. Pėrdoruesit fatkeqė ishin tė huaj, dhe kush do tė jepte mall tė mirė pėr ta? Blerėsit e Pentagonit ishin ushtarė me eksperincė tė pakėt dhe Diveroli e dinte sesi t’i fitonte me njė miksturė charmi, patriotizmi dhe sens tė mprehtė sesi tė luante me kulturėn ushtarake; ai mund tė thoshte “po zotėri” ose “jo zotėri” me mė tė mirin e tyre. Tė futeshe nė ndyrėsitė e njė marrėveshjeje, ai mund tė telefononte zyrtarėt pėrgjegjės pėr kontratat dhe tė pretendonte tė ishte njė kolonel apo gjeneral. “Ai mund tė digjet, por ju kurrė s’do ta njihni”, thotė Packouz. “Kur pėrpiqej tė merrte njė marrėveshje, ishte shumė i bindur. Por nėse do ishte gati ta humbte, zėri do fillonte ti dridhej. Ai do tė thoshte qė drejtonte vėrtet njė biznes tė vogėl, edhe pse mund tė kishte miliona nė bankė. Ai thoshte se nėse do tė dėshtonte, gjithė biznesi do t’i dėshtonte. Ai do tė humbte shtėpinė. Gruaja dhe fėmijėt do tė ishin tė uritur. Ai madje edhe mund tė qante. Nuk e dija nėse ishte psikologjike apo ai aktronte, por ai nė mėnyrė absolute besonte atė qė thoshte”.
Mbi tė gjitha Diveroli kujdesej pėr linjėn e fundit. “Efraimi ishte Republikan sepse ata filluan nė shumė luftėra”, thotė Packouz. “Kur SHBA hyri nė Irak, ai u emocionua. Mė tha “Mendoj se Bush bėri mirė qė pushtoi Irakun? Jo. Por a jam i gėzuar qė kjo ndodhi? Absolutisht ia dh...racėn”. Ai shpresonte qė Bush tė pushtonte shumė vende, sepse kjo ishte pozitive pėr biznesin.
Atė pranverė, kur filluan protesta masive nė Nepal, Diveroli nė mėnyrė vėllazėrore u pėrpoq tė vendoste njė sasi armėsh qė mund t’i shitej mbretit Nepales pėr tė shtypur rebelimin – armė tė rėnda, helikopterė sulmues, armatime. “Efraim e quajti projekti i Mbretit, po as i plaste pėr tė”, thotė Packouz. “Paraja ishte gjithēka pėr tė cilėn fliste, as sport, as politikė. A s’do tė bėnte gjithēka pėr para?”
Pėr tė kapur mjeshtėrinė e kontratave federale, Packouz studioi kėrkimet e vendosura nė fbo.gov. Kontratat shpeshherė kishin 30 apo 40 faqe. Si nxėnės i Diverolit, Packouz e pa qė shoku i vet asnjėherė nuk lexonte libra apo revista, asnjėherė nuk shkonte nė Kinema – e gjithė sa bėnte ishte e varfėr te dokumentet qeveritare, duke parė pėr ndonjė mėnyrė sesi tė pėrfshihej. Diveroli e quante pėrfshirje nė njė marrėveshje – duke vendosur veten ndėrmjet njė furnitori dhe qeverisė. Duke luajtur pjesėn e njė tregtari armėsh, donte tė ishte nė rresht tė parė, duke folur si tė ishte njė star Hollivudi. “Nuk dua ta di nėse e kam mė tė voglin nė kėtė dhomė”, thoshte ai “pėr sa kohė qė kam portofolin mė tė fryrė” ose “njėherė kontraktues armėsh, gjithmonė kontraktues armėsh”. “Imazhi i Efraimit ishte tregtari modern i vdekjes”, thotė Packouz. “Ishte ende fėmijė, por nuk e shihte veten tė tillė. Ai mund tė shkonte majė mė majė me oficerėt e nivelit mė tė lartė, me kriminelėt evropianė, drejtues tė 500 kompanive mė tė mėdha. As nuk i plaste fare. Do ti merrte pėr njė fitore, dhe pastaj t’u jepte gishtin. Ndiqte hapin e tij. Mė tha se do tė bėhesha milioner brenda tre vitesh – ma garantoi kėtė”.
Nė fillim, Packouz u pėrpoq tė pėrfshihet tek marrėveshjet e veta. Tė kėrkoje nė kontratat e fbo.gov ishte art; tė mbyllje njė marrėveshje ishte shkencė. Nė njė pikė, ai harxhoi javė pėr njė kontratė 8 milionė USD pėr tė shpėrndarė SUV nga departamenti i shtetit nė Pakistan, vetėm pėr tė humbur ofertėn. Por nė fund fitoi njė kontratė pėr tė ēuar 50 mijė gallonė propani pėr njė bazė ajrore nė Ėyoming, duke arritur njė pėrfitim prej 8 mijė USD. “Kishte shumė furnitorė qė nuk dinin tė punonin nė atė faqe sikurse dija unė” thotė ai. “Duhet t’i lexosh kriteret nė mėnyrė shumė strikte”.
Njėherė nė javė, djemtė shkonin nė klubet nė South Beach. Karaoke nė njė bar qė quhej Studio. Packouz e merrte seriozisht performancėn e tij, duke zgjedhur muzikė si U2, ndėrkohė qė Diveroli e pėrfshinte veten nė balada tė pushtetshme, duke hequr bluzėn apo duke lėvizur duart. Ndėrmjet kėngėve dy miqtė merrnin Kokainė qė Diveroli e mbante nė njė qese tė vogėl plastike, por me njė valvul tė vogėl pėr akses mė tė lehtė. Packouz rrethohej nga femrat, por Diveroli shkonte drejt e nė strofkė, shpeshherė duke qėlluar njė grua nė sy tė tė dashurve tė saj.
Gjithė kėto piknike nuk ishin tė favorshėm pėr tė drejtuar njė biznes tė vogėl, veēanėrisht ato tė komplikuarat dhe tė rrezikshmet sikurse marrėveshje pėr armėt. Me rritjen e AEY, u shpėrdoruan tė paktėn 7 kontrata, nė njė rast dėshtim pėr tė ēuar njė ngarkesė me 10 mijė pistoleta ‘Beretta’ pėr ushtrinė irakene. Halla e Diverolit – njė grua e fortė qė zihej nė mėnyrė konstante me nipin e vet – u bashkua me dy tė rinjtė pėr tė dhėnė mbėshtetje administrative. Nuk e aprovonte pėrdorimin e drogės nga ata, dhe fliste hapur pėr kėtė nė telefon kur ata nuk ishin prezent.
“Mbaj shėnim fjalėt e mia”, i thoshte shpeshherė nėnės sė Diverolit, “djali yt do tė bjerė e do digjet”.
“Pusho”, thėrriste Diveroli, tregtari gjakftohtė pėr t’i treguar se po e mėrziste. “S’e di pėr ca po flet. Bėra miliona vitin e kaluar”.
“Bjer e digju”, i thoshte halla. “Mbaj shėnim fjalėt e mia – bjer e digju”.
Nė qershor, 7 muaj pasi Packouz filloi me AEY, ai dhe Diveroli udhėtuan nė Paris pėr Eurosatory, njė prej shoė-ve mė tė madh tė armėve. Panairi ishte mbushur me instrumentet e fundit tė vdekjes – tanke, robotė, avionė tė telekomanduar pa ekuipazh – dhe shėrbehej shampanjė dhe ‘caviar’ pėr zyrtarėt mė tė pushtetshėm politikė dhe ushtarakė nė planet. Packouz dhe Diveroli ishin mė tė rinjtė nė kėtė pritje, por ata u pėrpoqėn tė ishin pjesė, duke veshur kostume elegante. “Prit sa tė bėhem gati pėr momentin e madh”, i tha Diveroli. “Do ta fitoj kėtė m...shoė”.
Nė njė kabinė ku po shfaqej pajisja e robotit zbulues, Diveroli dhe Packouz takuan Heinrich Thomet, njė tregtar zviceran qė shėrbente si njė ndėrmjetės krucial pėr AEY. I gjatė dhe i sjellshėm, me njė pamje prej aktori dhe shumė afashinant, Thomet kishte flokė tė verdhė, sy blu, dhe njė sjellje tė qetė. Ai foli njė anglishte tė rrjedhshme me aksent gjerman, duke shtuar “ok”, nė fillim dhe mbarim tė ēdo fjalie (ok, kėshtu ēmimi pėr AK ėshtė firmosur, ok?) Dukej se kishte lidhje gjithandej – Rusi, Bullgari, Hungari. Duke shėrbyer si ndėrmjetės, Thomet kishte krijuar njė koleksion tė kompanive tė armatimeve dhe llogari mbuluese pėr transaksionet e armėve nga hetimet zyrtare. Ai pėrdori kontratėn e tij nė Shqipėri, pėr t’i dhėnė Diverolit njė ēmim shumė tė mirė pėr armatimet kineze pėr forcat speciale amerikane qė trajnoheshin nė Gjermani – njė marrėveshje qė ishte teknikisht ilegale, pasi kishte embargo pėr armatimin kinez nga SHBA i vendosur pas masakrės nė sheshin Tiananmen nė vitin 1989.

“Thomet mund tė gjejė armatura trupi, armė, raketa antiavion – ēdo gjė” kujton Packouz. “Ai ishte ndėr mė tė mirėt nė atė biznes, njė lord i vėrtetė i luftės”. Si Diveroli, Thomet kishte qenė nė kėtė biznes qė kur ishte adoleshent, dhe njihte se dy tė rinjtė do tė ishin tė nevojshėm pėr tė. Thomet ishte sinjalizuar nga AI pėr kontrabandim armėsh nė Zimbabve nė dhunim tė sanksioneve tė SHBA. Ishte nėn hetim nga zyrat ligjorė nė SHBA pėr shitje armėsh nga Serbia nė Irak, dhe ishte vendosur nė listėn e ruajtjes nga Departamenti i Shtetit. Duke parė gjithė kėto pengesa pėr t’i shitur direkt SHBA, Thomet donte tė pėrdorte AEY, duke i parashikuar atij njė kanal pėr kontrata fitimprurėse qė kishte Pentagoni. Me Thomet nga ana tjetėr, Diveroli dhe Packouz po arrinin ēka donin. Nė 28 qershor 2006 njė filial i ushtrisė nė Illinois vendosi njė dokument 44 faqe tė quajtur: “Kėrkesė pėr municione jo standarde”. Dukej se ēdo dokument ku kishte vende tė bardha dhe numra telefonash duhej mbushur. Por dokumenti prezantonte njė operacion gjysmė tė konvertuar nga administrata Bush pėr tė pėrkrahur Ushtrinė Kombėtare Afgane. Mė shumė sesa tė pėrballej njė debat publik rreth luftės nė Afganistan qė po shkonte nė fakt shumė keq, Pentagoni nxori atė qė ėshtė njohur si njė “pseudo-ēėshtje” – njė kėrkesė qė i lejonte tė mblidhte fonde mbrojtjeje, pa miratimin e Kongresit. Kjo “pseudoēėshtje” nuk ishte sekrete, por i vetmi vend ku ishte publikuar, ishte nė fbo.gov. Asnjė njoftim shtypi nuk ishte publikuar dhe nuk kishte debat publik. Paratė ishin tė vlefshme pėr dy vite, kėshtu qė duhet tė shpenzoheshin shpejt. Dhe ndryshe nga kontratat e tjera federale, nuk kishte limite nė vlerė monetare, kompanitė mund ta vendosnin si tė donin.
Bazuar nė numra, dukej se ishte para e madhe. Ushtria donte tė blinte njė numėr tė madh municionesh, pėr AK 47, raketa, granata, mortaja ruse, raketa antiavion. Shumat ishin tė mėdha, mė shumė sesa krijon ushtria, dhe do tė ishte njė ofrues i vetėm.
Oferta u hoq menjėherė pėr ēėshtje minutash ndėrsa Diveroli e nxori, duke lexuar termat me njė eksitim nė rritje. Menjėherė mori nė telefon Packouzin, i cili ishte jashtė vendit. “Gjeta kontratėn perfekte pėr ne”, tha Diveroli. “Ėshtė shumė e madhe, shumė mė e madhe nga ē’kemi bėrė mė parė. Kjo ėshtė nė rrugėn tonė”.
U takuan nė apartamentin e Diverolit pėr tė pirė hashash dhe tė diskutonin strategjinė. Tė merrnin kontratėn do tė thoshte tė blinin qindra milionė dollarė tė armatimit tė keq, tė bllokut lindor, qė mund tė pėrdorej nga afganėt. Duke qenė se kėto armatime ishin hedhur nė tregun gri – njė botė e populluar nga tregtarėt ilegalė tė armėve – Pentagoni nuk mund tė shkonte dhe t’i blinte vetė pa shkaktuar njė dizastėr publike. Kushdo qė fitonte kontratėn do tė ishte si njė operacion zyrtar, duke pastruar armė tė tilla pėr Pentagonin.
Normalisht, njė firmė e vogėl si AEY nuk mund tė kishte pėrparėsi pėr kėtė kontratė. Por Diveroli dhe Packouz kishin tre avantazhe: e para, administrata Bush kishte filluar iniciativat e veta tė biznesit tė vogėl nė Pentagon, duke mandatuar njė pėrqindje tė caktuar pėr kontratat mbrojtje qė t’i shkonin firmave si AEY. E dyta, tregtari i ri i specializuar nė mėnyrė precize pėr armatimet e Luftės sė Ftohtė, ishte i kėrkuar pėr Pentagonin: ata kishin njė performancė tė lejuar, qė kėrkohej nė kontratė, dhe ata do e plotėsonin kėrkesėn duke pėrdorur linjat qė Diveroli i kishte zhvilluar me Thomet. E treta, kėrkesa e vetme nė kontratė ishte qė municioni tė ishte nė shėrbim, pa kualifikim. Sikurse e interpretuan Diveroli dhe Packouz, kjo do tė thoshte se Pentagoni nuk do t’ia dinte nėse ata sillnin “armatim tė keq”.
Pėr dy miqtė, ishte shansi tė hynin nė njė botė tė rezervuar pėr kontraktorėt multinacionalė apo tė quajtur lobistė. “E dija qė ishte goditje e rėndė”, kujton Packouz. “Por dukej se ishim tė aftė tė haheshim me tė mėdhenjtė. Mendova se tani kishim njė shans. Nėse punonim fort. Nėse kishim fat”.
Ofertat e kontratave tė mbrojtjes janė njė biznes spekulativ, tė lodhshme, qė tė merrnin kohė, pa asnjė ēmim pėr vendin e dytė. Sikurse kishin ecur bashkė, Diveroli vendosi se ishte koha qė Packouz tė merrte njė rol mė tė madh.
“S’kam kohė pėr tė gjetur tė gjithė kėto gjėra”, i tha Packouzit. “Por kam kontrata tė mira pėr ty qė tė fillosh. Dua qė tė hysh nė internet dhe tė marrėsh ēmimet nga ēdokush, madje edhe mamaja. Pėr ēdo burim tė ri qė sjell nė tavolinė, do tė tė jap 25% tė fitimit”. Ky ishte shansi i madh i Packouzit. Atė natė, ai shkoi nė internet dhe kėrkonte tė dhėna tė mbrojtjes nga ēdo ndėrmarrje armėsh nė Europėn Lindore – Hungari, Bullgari, Ukrainė, ēdo vend qė kishte lidhje me armėt e kohės sovjetike. Ai ēoi e-maile dhe faksoi madje i mori dhe nė telefon. Lidhjet telefonike ndonjėherė ishin tė kėqija. Nėse personi qė dilte nga ana tjetėr nuk fliste anglisht ai bėrtiste “anglisht, anglisht” dhe mė pas kalonte minuta kur telefoni kalonte nga dora nė dorė pėr njė fjalė mė shumė. “Da, da” i thoshin ata Packouzit. “Bliji, bliji”. Kur e kuptonte historinė ai thoshte se ndėrmarrjet duhet tė punonin. Duhej qė tė dukeshin mirė dhe tė mos ekspozoheshin.
Pėr 6 javė, Packouz punoi edhe gjatė natės, duke fjetur nė dyshekun e Diverolit dhe duke mbijetuar me marijuanė dhe adrenalinė. Ai lokalizoi armatime me ēmim tė mirė nė Europėn Lindore. Nė tė njėjtėn kohė, Thomet gjeti njė sasi tė madhe armatimi nėpėrmjet lidhjeve tė veta shqiptare. Kur po afronte data e madhe, Diverolin e kapi agonia. Ai tymoste natė e ditė, me njė re tymi mbi kokė, duke u shqetėsuar, mallkuar apo duke pėshpėritur.

“Efraimi shqetėsohej nėse duhet tė vendoste 9 apo 10 % me diferencė nga ēmimet tona” rikujton Packouz. “Diferenca ishte mė shumė se 3 milionė dollarė kesh, ē’ka ishte e madhe – por nėse nuk do tė ishin kėto diferenca, fitimi do tė ishte mė i madh se 30 milionė. Ai mendoi se ēdokush tjetėr do tė vendoste 10 pėr qind, po sikur ndonjė ofertues tjetėr tė kishte tė njėjtėn ide me tė pėr 9%? Kėshtu ndoshta duhet tė shkonte te 8%. Por mund tė linte para nė tavolinė. Zot i madh” Nė momentin e fundit, Diveroli e la 9%. Ai shkroi njė shifėr 298.000.000$. Ishte njė mysafir i edukuar, dhe nuk donte tė ndėrpritej nga kontraktorėt e mėdhenj. Ishte vetėm 10 minuta pėrpara afatit mbyllės. Dy miqtė hipėn nė makinėn e Diverolit dhe lėvizėn nė rrugėt e Miami Beach. Pentagoni mund tė jetė njė burokraci qė lėviz ngadalė, njė vend ku letrat vdesin. Por pėr shkak tė kėrkesės afgane si njė “pseudo case”, duhej lėvizur shpejt. Nė mbrėmjen e 26 janarit 2007, Packouz po parkonte Mazdėn e tij tė vjetėr kur e mori nė telefon Diveroli.
“Kam lajme tė mira dhe lajme tė kėqija” i tha Diveroli.
“Kush ėshtė lajmi i keq” e pyeti Packouz.
“Kėrkesa jonė e parė ėshtė 600.000$”.
“Pra e fituam kontratėn?” pyeti me mosbesim Packouz.
“Fuck, po” tha Diveroli.
Dy miqtė, ende nė moshėn 20vjecare, ishin tani pėrgjegjės pėr njė nga elementėt qendrorė tė politikės sė jashtme tė administratės Bush. Mbi shishe tė shumta kristali nė njė restoranti italian, ata shijuan fatin e tyre tė mirė. Mes ushqimit, ata kaluan zarfin e kokainės sė Diverolit nėn tavolinė, duke pėrdorur pecetat, duke pretenduar se fshinin hundėt.
“Ti dhe unė plako”, i tha Diveroli. “Ti dhe unė do t’i hyjmė kėsaj industrie. E shoh AEY me 10 miliardė $ brenda pak vitesh. Kėto mace tė ndyra nė bordet e tyre tė shqetėsuara pėr ēmimet e stokut tė kompanive tė tyre nuk ia kanė fare idenė se ēfarė do t’i godasė”.
“General Dynamics ėshtė i lumtur tani”, ra dakord Packouz. Pavarėsisht ajrit celebrues, ata e dinin se puna fillonte tani. Ata kishin menaxhuar qė tė pastronin tre audite qeveritare, duke fshehur llogari dhe duke krijuar njė sistem mirė tė menaxhuar. Tani, pak javė pas fitimit tė kontratės, AEY ishte ftuar nė njė takim me oficerė kontaktues nė Rock Island.
Diveroli i kėrkoi Ralph Merrill tė shkonte me ta. Njė biznesmen 60-vjeēar me eksperiencė, Merrill kishte parashikuar nevojat bankare pėr kėtė kontratė, duke shfaqur interes pėr njė pronė nė Utah. Diveroli gjithashtu i tregoi auditorit balancėn e tij personale bankare prej 5.4 milionė $. Takimi me ushtrinė ishte formalitet. Diveroli e njihte zhargonin e kontratave dhe ai shkoi drejt e nė aspekte teknike me besim: burimet e shpėrndarjes, certifikatat end-user, eksperiencėn e AEY. Askush nuk e pyeti pėr moshėn. “Ishim shumė tė besueshėm” thotė Packouz. “Unė thjesht mendoj se nuk i ka ndodhur ndonjėherė njerėzve tė ushtrisė qė ata mund tė bėnin marrėveshje me dy adoleshentė nė fillimet e tė 20-ve tė tyre”.
Nė realitet, Pentagoni kishte arsye tė mira pėr tė skualifikuar AEY-nė pėr ēdo rivalitet pėr kėtė kontratė. Kompania dhe Diveroli ishin vendosur nė “ėatch list” tė Departamentit tė Shtetit pėr sjellje ilegale tė arėve. Por Pentagoni nuk e pa kėtė listė. Gjithashtu injoroi faktin qė AEY kishte dėshtuar nė kontrata tė mėparshme. Nė vend qė tė renditej si “jo i duhur” nė zyrat kontraktuese, AEY ishte rritur nė “shumė mirė” dhe “ekselente”.

Kishte vetėm njė shpjegim pėr kėtė rritje: Diveroli kishte ulur ēmimin nė konkurrim. Nė biseda private, oficerėt e ushtrisė i thanė AEY se oferta e tyre ishte tė paktėn 50 milionė USD mė pak se rivalėt. Ankthi i Diverolit se oferta e tij ishte afro 300 milionė USD ishte e lartė dhe do tė dėshtonte pėr t’u marrė nė konsideratė, pėrfundoi. Tė paktėn njėherė taksapaguesit kishin marrė njė kontratė tė mirė pėr armėt.

Detyra e parė qė AEY mori sipas marrėveshjes ishte pėr njė vlerė prej 600.000 dollarėsh pėr granata dhe municione – test qė Diveroli e kaloi, nė mėnyrė qė t’i siguronte njerėzit se ai i mbante premtimet e bėra. Nėse bėn njė gabim, pa marrė parasysh arsyen, Pentagoni tė tė japė tė tėrė shumėn e kontratės prej 298.000.000 dollarėsh. Pas darkės festive, natėn qė ata e siguruan kontratėn, tė dy miqtė hipėn nė Audi-n krejt tė ri Diverolit. Pasi Diveroli pėrgatiti njė shirit kokaine pranė pultit, e paralajmėroi Packouz qė tė mos bėjnė gabime me granatat.

“Ke marrė brekėt e kurvės”, tha Diveroli, duke imituar thėnien e tij tė preferuar tė njė filmi. “Por ende nuk ia keni bėrė”.
Diveroli dhe Packouz nuk duhej tė shqetėsoheshin. Ata sapo kishin filluar dhe morėn kėrkesėn e dytė pėr granata. Kėsaj here, ajo ishte pėr mė shumė se 49.000.000 dollarė municione - duke pėrfshirė 100 milion copė municion pėr AK dhe mė shumė se njė milion granata pėr raketa-hedhės. S’kishte asnjė dyshim. Pentagoni ishte nė ekstazė pėr tė shpėrblyer kontratėn me njė kompani tė vogėl si AEY, e cila e ndihmoi tė pėrmbushte kuotėn e pėrcaktuar nga iniciativa e Bushit pėr biznesin e vogėl.
Packouz llogariti qė edhe pse kufijtė kohorė ishin shkurtėr, ai arriti tė realizonte mė shumė qė 6000000 dollarė kontrata.
Por s’ishte i sigurt qė AEY do tė ishte nė gjendje qė tė shpėrndante mallin. Diveroli e kishte gjetur tashmė, duke udhėtuar nė Ukrainė, Mal tė Zi dhe Republikėn Ēeke nė kėrkim tė furnizuesve. Pra Packouz do t’i duhej tė provonte mė shumė te kontrata me Afganistanin - punė qė ēdo kontraktor konvencional i mbrojtjes do t’i duhej t’ia caktonte disa dhjetėra punonjėsve me pėrvojė qė do tė punonin vetėm pėr tė.
Nė shkurt tė 2007-s, i ngarkuar pėr tė kryer njė detyrė tė madhe, Packouz shkoi vetė nė Ekspozitėn Ndėrkombėtare tė Mbrojtjes nė Abu Dhabi, e cila hapej ēdo vit, qė tė kėrkonte furnizues. “Ai ishte i ēuditshėm”, thotė ai. “Ishte vetėm njė fėmijė, por para meje qėndronte ndoshta tregtari mė i madh i armėve nė planet. Ishte njė ndjenjė sikur Efraim mė kishte pėrfshirė nė filmin, tė cilin po e luante po vetė”. Qė tė dukej si tregtar ndėrkombėtar armėsh, Packouz mori njė ēantė argjendi prej alumini dhe veshi njė pelerinė. Kishte shtypur gjithashtu karta biznesi, mbi tė cilat ishte njė titull mbresėlėnėse, duke bėrė tė njohur se ai ishte pjesė e veprimtarie tė rėndėsishme: nėnkryetar.
Nė Abu Dhabi, Packouz shpresonte qė tė gjente njė furnizues tė vetėm, por tė mjaftueshėm pėr tė plotėsuar shumicėn e kėrkesave qė kishte AEY-ja. Kandidati mė favorit ishte Rosoboron Export, tregtari zyrtar pėr tė gjitha armėt ruse.
Kompania kishte trashėguar perandorinė globale tė eksportuesve tė armėve tė Bashkimit Sovjetik, tani, si pjesė e rrjetit tė korporatave oligarkike tė Vladimir Putinit, Rosoboron kishte shitur mė shumė se 90 pėr qind tė armėve tė Rusisė. Firma ishte aq i madh saqė Packouz mund t’u jepte atyre listėn e municionit pėr tė cilat ai kishte nevojė dhe ata mund tė furnizonin pėr tė tėrė kontratėn, si njė one-stop-shop pėr armėt. Por aty kishte njė kleēkė, lloji i ēoroditjes sė zakonshme qė bėhej nė botėn e armėve: Rosoboron i ishte ndaluar nga ana e Departamentit tė Shtetit tė shiste pajisje bėrthamore Iranit.
Qeveria e amerikane kėrkonte municionin rus, jo vetėm nga rusėt. AEY-ja nuk mund tė bėnte biznes me firmėn - tė paktėn, jo nė mėnyrė legale. Por pėr kontrabandistėt e armėve, kjo lloj pengese ligjore s’ishte gjė tjetėr vetėm njė pengesė qė duhet tė kalonte.
Packouz shkoi ēdo ditė nė pavijonet kryesore ruse nė pėrpjekje pėr tė lėnė takimin me zėvendės drejtorin e Rosoboron. Ekspozita gjigante ishte si njė pikėtakimi pėr tregtarėt e armėve, aty vinin gjeneralė rus me uniformė e tyre dhe takoheshin biznesmenė dhe sheikė. Mė nė fund, nė ditėn e fundit, Packouz iu la njė takim. Zėvendės drejtori iu duk si njė agjent i KGB-sė, i madh dhe i shėndoshė, rreth tė gjashtėdhjetave, me syze tė trasha katrore. Pasi Packouz foli, burri qė kishte pėrballė vazhdonte ta vėzhgonte pavionin me bisht tė syrit, sikur donte tė sigurohej nėse po vėzhgohej apo jo. Packouz i tregoi atij listėn e municioneve qė i duheshin bashkė me sasinė pėrkatėse pėr secilin lloj. Zėvendės drejtori ngriti vetullat, i impresionuar nga niveli i lartė i veprimit.
“Kemi interesa shumė tė lartė pėr kėtė biznes”, tha ai me njė theks tė trashė rus. “Ti e di se ne jemi e vetmja kompani qė mund tė japim gjithēka”.
“Jam i vetėdijshėm pėr kėtė”, tha Packouz. “Kjo ėshtė arsyeja pse duam tė bėjmė biznes me ju”.
“Por, siē e dini, ka njė problem. Departamenti i Shtetit na ka nė listėn e zezė. Nuk e kuptoj qeverinė tuaj. Njė muaj do qė tė bėjnė biznes, muajin tjetėr nuk do. Kjo nuk ėshtė e drejtė. Tejet politike. Ata duan leva tė bėjnė marrėveshje me Kremlinin”.
“E di qė s’mund tė bėjmė biznes me ju direkt”, tha Packouz. Pastaj ai la tė kuptohej se kishte mėnyra qė tė merrej me listėn e zezė. “Nėse na ndihmoni tė bėjmė biznes me njė kompani tjetėr ruse, atėherė ne mund tė blejnė prej tyre”.
“Mė lėr tė flas me njerėzit e mi” tha rusi, ndėrsa i mori nga dora Packouz kartat e sapo shtypura tė biznesit.
Ishte hera e fundit qė Packouz dėgjoi pėr rusin. Disa javė mė vonė, pasi kishte rregulluar rrugėt ajrore qė do tė ndiqte furnizimi, iu bė e ditur se AEY-sė nuk i ishte dhėnė leja e fluturimit mbi Turkmenistan, njė vend satelit i ish-Bashkimit Sovjetik, mbi tė cilin duhej tė kalohej patjetėr pėr nė Afganistan. “Ishte e qartė se Putin na e kishte punuar”, thotė Packouz. “Nėse rusėt na e bėnė jetėn e vėshtirė, mund tė hiqeshin nga lista e zezė dhe mund tė na e pėrvetėsonin kėshtu edhe biznesin”. Packouz arriti tė marrte leje fluturimi nga njė linjė ajrore ukrainase – ishte njė episod i vogėl qė gjithnjė do i kthehej nė kujtesė pėr tė kuptuar se sa pak e dinin se ēfarė biznesi i kishin hyrė. “Nuk ka asnjė rrugė pėr tė marrė vesh tė vėrtetėn se pse krerėt e shteteve e bėnin njė gjė tė tillė, e kryesisht kur bėhej fjalė pėr njė gjė, siē ishte pushimi i Irakut”, thotė ai. “Ishte njė lojė e thellė, nuk e dinim se ēfarė po ndodhte nė tė vėrtetė.”
Pasi u rregulluan fluturimet drejt Kabulit, Packouz filloi telefonatat pėr tė kėrkuar edhe mė shumė municion. Sa mė tė lirė aq mė mirė: Sa mė e ulėt tė ishte kostoja e municionit, aq mė shumė do tė mbushnin xhepat ai dhe Diveroli. Ata nuk kanė nevojė pėr cilėsi, predha antike, mortaja tė dorės sė dytė – gjithēka ishte e mirė, pėr aq kohė sa ato punonin. “Ju lutem, nuk ka kufizim moshe pėr municionet nė kėtė kontratė!” i bėri tė ditur AEY-ja njė furnizuesi tė fuqishėm nė njė e-mail tė dėrguar. “Municion i ēdo moshe ėshtė i pranueshėm”.
Nėse Pentagoni vėrtet kujdesej pėr Ushtrinė Kombėtare Afgane, do tė mund ta kishte furnizuar atė me municione mė tė shtrenjta dhe mė tė besueshme. Kundėrthėnia e administratės Bush pėr Afganistanin dukej qė nė kushtet e kontratės: Ushtarėt e Kabulit dhe tė Kandaharit nuk do tė braktiseshin nė kėtė fushė, por as nuk do t’i jepen mjetet pėr tė bėrė pėrpara.
Packouz u ul nė shtrat, nė banesėn e Diverolit, i butė dhe i rehatshėm, mori nė telefon ambasadėn amerikane nė njė nga vendet satelite tė sovjetikėve dhe kėrkoi tė flasė me atasheun ushtarak. Ai e bėri zėrin pak mė tė thellė, duke imituar ushtarakėt e lartė, Packouz-i bisedoi me ta, i bėri tė qeshin, i pyeti se si shkonin punėt nė Kazakistan, u tha se sa diell kishte nė Majemi.
Kur ėshtė e mundur, foli ai me zė ushtarak, i destinuar pėr tė urdhėruar: Po punonte nė njė kontratė tė rėndėsishme nė luftėn kundėr terrorizmit, u tha, dhe se ushtria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ėshtė duke u mbėshtetur te AEY pėr tė pėrfunduar misionin. “U thashė se ishte pjesė e procesit jetik tė ndėrtimit tė kombit nė frontin qendror tė Luftės kundėr terrorizmit”, kujton Packouz. “Mė pas u fola atyre pėr procesin, nė tė cilin isha pjesė, predha mortajash, madhėsia dhe municioni. Ata ishin tė gatshėm tė mė ndihmonin”
Packouz fliste ēdo ditė me zyrtarėt ushtarakė, dėrgonte me qindra e-mail nė Kabul dhe Kirgistan dhe depon e ushtrisė nė Rock Island. Oficerėt kontraktues me tė cilėt bėnte marrėveshje, i thanė atij se kishte njė agjendė sekrete tė pėrfshirė nė marrėveshje. Pentagoni, i thanė ata, ishte i shqetėsuar se njė president demokrat do tė zgjidhej, i cili do tė priste fondet e luftės - ose mė keq, tė tėrheqė tė gjitha trupat amerikane nga Afganistani.
“Ata mė thanė se Bush dhe Rumsfeld ishin duke u pėrpjekur qė tė armatosnin Afganistanin me aq municion, i cili ishte i mjaftueshėm pėr dekada me radhė”, kujton Packouz. “Kjo donte tė thoshte diēka pėr mua, por pėr nuk mė interesonte. Motivi kryesor i im ishte tė bėja para, tė njėjtin qėllim kishte dhe General Dynamics. Askush nuk i hyn biznesit tė armėve pėr qėllime altruiste”.
Nuk zgjati shumė qė AEY, e cila punonte me ēmim tė ulėt, tė rriste marzhin e fitimit. Nga nėntė pėr qind, e parashikuar nė ofertėn e parė, shpejt u bė 25 pėr qind – pėrqindja e mjaftueshme qė t’i siguronte Packouz dhe Diverolit rreth 85.000.000 dollarė fitime. Por as kjo shumė nuk arriti ta kėnaqtė Diverolin.
Ai plotėsoi njė FedBizOpps (formular, pėr Mundėsi Federale Biznesi), pėr kontrata tė tjera dhe siguroi njė marrėveshje private pėr tė importuar municion lituanez, i vendosur qė kthente AEY-nė nė njė kompani multimiliardere.
Pėr tė pėrballuar rritjen e biznesit, AEY mori me qira zyra me hapėsirė tė madhe nė njė nga godinat mė tė shtrenjta nė zonėn e Majemi Beach. Kompania punėsoi njė menaxher zyre dhe dy sekretare qė gjetėn nė agjencinė Craigslist. Diveroli solli dy miqtė e tij nga sinagoga, njė prej tė cilėve fliste rrjedhshėm rusisht, qė nevojiteshin pėr pėrmbushjen e kontratave. “Gjėrat po shkonin vaj”, kujton Packouz. “Po shpėrndanim mbi baza tė qėndrueshme. Kishim furnizues nga Hungaria e Bullgaria dhe nga vende tė tjera. Mė nė fund i kisha nxjerrė tė gjitha lejet e fluturimit. Po fitonim mjaft mirė”.
Packouz akoma s’kishte paguar njė cent, por ai ishte i bindur se po bėhej me tė vėrtetė i pasur. Duke parashikuar qė do tė bėhej edhe mė i pasur, ai e shiti Mazdėn pėr tė blerė njė A4 Audi, krejt tė ri. Ai u zhvendos nga banesa e tij e vogėl, te njė banesė tjetėr me njė dhomė gjumi me pamje nga pishina nė Flamingon nė South Beach. Po kėshtu bėri edhe Diveroli, duke marrė njė banesė me dy dhoma gjumi nė kullėn qendrore. Ai ishte i pėrshtatshėm pėr tė dy - tregtari i tyre i drogės, Raoul, jetonte nė atė kompleks.
“Nė Flamingo gjithnjė kishte festė”, thotė Packouz. “Slogani i reklamės pėr tė ishte ‘South Beach sillet rreth nesh’ dhe kjo ishte e vėrtetė. Kishte vende pėr tė pirė, vende pėr tė kėrcyer, njerėzit e bėnin nė Jacuzzi -, nganjėherė jo vetėm e bėnin, ata shkonin edhe mė tej. Jashtė ballkonit tim kishte gjithnjė, tė paktėn njė femėr qė bėnte banjo dielli pa pjesėn e sipėrme. Njerėzit nė festa na pyesnin se me ēfarė merreshim. Vajzat ishin ose modele ose mjeshtre kozmetike. Djemtė punonin nė tregjet e mėdha ose avokatė. Ne u thoshim se ishim shitės ndėrkombėtar armėsh. “E dini, pėr luftėn nė Afganistan?” u thoshim. “Gjithė plumbat vijnė nga ne”. Kjo ishte parajsa. Ishte diēka e pa parė ndonjėherė. Ishim mbi qiell”.
Mbrėmjeve Packouz dhe Diveroli bėnin jetė tė shtrenjtė, shkonin ose nė Garat amerikane ose nė Dyqanet e Armėve, e vetmja fermė pranė Majemit qė u lejonte tė qėllonin me armė tė tillė si Uzis dhe MP5, pėr tė cilat Diveroli ishte i licencuar.
“Kur ne e linim veten tė argėtoheshim duke qėlluar me armė, gjithė tė tjerėt do tė ndalonin pėr tė na parė. “Ēa mutin ishte ajo?” Tė gjithė qitėsit e tjerė kishin pistoleta. Ne kėshtu donim. Tė qėlloje me njė armė automatike na bėnte tė ndjeheshim tė pushtetshėm”.

***

Pjesa mė e madhe pėr kontratėn afgane, nė terma tė kualitetit ishte armatimi AK 47. Packouz kishte marrė kuota shumė tė mira nga ofertues nė Hungari dhe republikėn Ēeke. Por Diveroli insistonte pėr pėrdorimin e lidhjeve tė Thomet nė Shqipėri. Lėvizja kishte kuptim. Shqiptarėt nuk kėrkonin depozita tė mėdha si parapagim nė dorė, ēka e bėnte tė lehtė pėr AEY qė tė merrte oferta tė mira. Dhe qeveria Shqiptare mund ta mbante kėtė volum: liderėt e saj komunistė paranojakė kanė qenė kaq tė bindur se do tė sulmoheshin nga fuqitė e huaja sa ata nė mėnyrė efektive e kishin transformuar vendin njė vend tė gjerė armatimesh, me bunkerė nė gjithė vendin. Nė fakt AK-47 kishte kaq shumė saqė presidenti shqiptar kohėt e fundit kishte fluturuar nė Bagdad duke ofruar pėr tė dhėnė miliona si ato pėr gjeneralin David Petraeus.
Struktura e blerjes sė AEY pėr municionin shqiptar ishte standard nė botėn e tregtarėve tė armėve ilegale, ku e gjithė ēėshtja ishte tė maskohej origjina dhe end-user. Ishte legale nė mėnyrė perfekte por vinte erė pėr shkak tė marrėveshjeve tė dyfishta. Njė kompani armėsh e quajtur Edvin, qė Thomet e kishte krijuar nė Qipro, do tė blinte armėt nga kompania eksportuese nė Shqipėri. Edvin do t’ia shiste AEY. Nė kėtė mėnyrė, Thomet do tė merrte mė pak si ndėrmjetės, dhe AEY dhe qeveria e SHBA do tė veēoheshin nga ēdo vėshtirėsi morale dhe legale qė mund tė vinte duke bėrė biznes me njė vend tė njohur si tė korruptuar dhe tė paparashikuar, siē ishte Shqipėria.
Kishte vetėm njė pengesė: Kur Diveroli fitoi kontratėn, ai si llogariti mirė kostot e transportit, duke dėshtuar nė rritjen e ēmimeve pėr naftėn. Ushtria i kishte dhėnė lejen pėr tė ripaketuar plumbat nė kuti kartoni, por tė bėhet gjithēka nė njė vend jofunksional i Shqipėri, kjo nuk ishte e lehtė. Kėshtu Diveroli dėrgoi njė tjetėr mik nga sinagoga e tyre Alex Podrizki, drejt Tiranės pėr tė parė detajet e pėrmbushjes sė kontratės. Pavarėsisht pėrqasjes, shqetėsimet u dukėn menjėherė. Kur Podrizki shkoi tė shikonte njė kuti armatimi nė bunker, i ra nė sy se shqiptarėt qenė ca si tepėr kurajozė kur vinte puna te respektimi i kushteve tė sigurisė. Ai pa se municioni magazinohej nė njė bunker, ndėrkohė qė punėtorėt pėrdornin sėpata pėr tė hapur kutitė me fishekė, pa e hequr nga buza cigaren e ndezur edhe pse dhoma qe e mbushur me barut. Vetė municioni, edhe pse i prodhuar para disa dekadave, dukej nė gjendje pune, ama fishekėt ishin tė paketuar nė ca teneqe tė ndryshkura e tė stivosura nė arka druri qė po kalbej.
Ē’qe mė e keqja, Podrizki vuri re se kutitė e teneqesė ku mbaheshin fishekėt - qė njiheshin prej vendasve si “kuti sardelesh” - ishin tė mbuluara nga germa kineze. Podrizki atėherė mori nė telefon Packouz qė ndodhej nė Miami.
“E kontrollova municionin, dhe mė duket i mirė”, - i tha Podrizki.
“Po ti e di qė ky ėshtė municion kinez, apo jo shoku?”
“S’po tė marr vesh?” iu pėrgjigj Packouz.
“Municioni ėshtė kinez”
“Si e di ti qė qenka kinez?”
“Se tė gjitha kutitė kanė gėrma kineze”.
Aty Packouz-it sa nuk i ra pika. Jo vetėm qė ishte e ndaluar tė shiteshin armė tė prodhuar nė Kinė, po kjo ishte specifikisht e shkruar nė kontratėn afgane, nuk lejohej furnizimi me municione kineze. Dakord, ndoshta AEY mund ta vinte nė diskutim kėtė pikė, sepse municioni ndoshta nuk e shkelte embargon, sepse qe importuar nė Shqipėri shumė vjet para se kjo embargo tė hynte nė fuqi, nė kohėt kur qeverisja komuniste shqiptare kishte hyrė nė aleancė me Maon. Kishte dhe precedentė pėr njė argument tė tillė, sepse vetėm 1 vit mė parė ushtria amerikane kishte pranuar me shumė kėnaqėsi municionin kinez qė kishte transportuar prej Shqipėrisė AEY.
Po kėsaj radhe, kur Diveroli i shkroi kėshilltarit ligjor tė Departamentit tė Shtetit pėr ta pyetur nėse mund tė pėrdorte fishekė kinezė tė prodhuara para embargos, mori njė pėrgjigje tė prerė: jo pa dekret presidencial. Mirėpo duke pasur parasysh afatet e kontratės, tani nuk kishte mė kohė qė tė gjendej njė tjetėr furnitor.
Hungarezėt mund tė gjenin gjysmėn e sasisė sė kėrkuar, po gjithsesi municioni i tyre nuk do tė qe gati deri nė vjeshtė, ēekėt mund ta gjenin tė gjithė sasinė por kėrkonin 1 milion dollarė. Ēdo vonesė rrezikonte kontratėn. “Ushtria amerikane po na bėnte presion pėr municionet”, thotė Packouz. “Atyre u duhej sa mė shpejt qė tė qe e mundur.”
Kėshtu qė dy miqtė gjetėn njė rrugė tė tretė. Si trafikantė armėsh ata s’e kishin problem anashkalimin e ligjit - pėrkundrazi kjo qe rutinė e pėrditshme pėr dy djemtė. Madje kishin shpikur edhe njė fjalė kod pėr anashkalimin e ligjit, e quanin “synetllėk”. Kėshtu Packouz i dėrgoi njė e-mail Podrizkit qė ndodhej ende nė Shqipėri dhe e instruktoi t’i paketonte fishekėt nga e para, me kuti qė nuk kishin shkronja kineze. Kish ardhur koha pėr “synetllėk”.
I gjendur vetėm nė njė qytet tė huaj Podrizki bėri atė qė mundi. Mori njė libėr telefonash dhe gjeti njė prodhues kutish kartoni qė quhej Kosta Trebicka. Dy burrat lanė takim nė njė lokal pranė “Sky Toėer” nė qendėr tė qytetit.
Trebicka ishte njė burrė hollak e energjik pranė tė pesėdhjetave, me duar tė ashpra prej punėtori. Ai i tha Podrizkit qė mund t’i ofronte kuti kartoni aq tė forta sa tė mbanin municionet, e nė tė njėjtėn kohė mund tė gjente dhe punėtorė pėr paketimin.
Njė javė mė vonė Podrizki e mori nė telefon pėr ta pyetur nėse Trebicka mund tė gjente aq punėtorė sa duhen pėr tė paketuar 100 milion kuti me municion, pėr t’i nxjerrė nga “kutitė e sardeleve” prej teneqeje dhe pėr t’i mbyllur nė kartonėt e rinj tė sapoporositur. Trebickės, kjo kėrkesė iu duk tepėr e ēuditshme. Pse duhej gjithė kjo punė e kotė? Podrizki i dredhoi pyetjes, duke u pėrgjigjur se paketimi me kartonė ishte i nevojshėm pėr ta bėrė ngarkesėn mė tė lehtė nė peshė, e pėr tė kursyer para nė transportin ajror.
Pas njė pazari tė zgjatur ku u pėrfshi dhe Diveroli qė nga Miami, Trebicka ra dakord qė tė bėnte punėn pėr 280.000 USD dhe mori njė skuadėr me burra qė filluan tė ripaketonin fishekėt.
Ndėrkohė qė vazhdonte punėn nė magazinėn e municioneve, Trebickės filluan t’i rriteshin dyshimet. I merakosur se mos po ndodhte ndonjė gjė e ēuditshme, ai mori nė telefon ambasadėn amerikane dhe u takua me atasheun ekonomik. Ndėrkohė qė pinin kafe nė njė bar tė quajtur “Chocolate” Trebicka i tha nė mirėbesim atasheut qė kutitė e municioneve bartnin shenja kineze. Mos vallė qe problem ky? Po zyrtari amerikan i tha qė tė mos kishte merak.
Ambasada kishte kohė qė po kėrkonte para pėr tė shkatėrruar municionin, kėshtu qė dėrgimi i tij nė Afganistan do ua lehtėsonte punėn. AEY deri mė tani s’paraqitej si problem.
Mirėpo Diveroli nuk e pėrmbajti dot tahmanė e vet. Nė njė telefonatė nga Miami ai i kėrkoi Trebickės qė tė pėrdorte kontaktet e veta nė qeveri pėr tė marrė vesh se sa e blinte municionin nė tė vėrtetė sekseri Thomet. AEY i blinte fishekėt nga Thomet pėr diēka mė tepėr se katėr cent pakon, e pastaj ia shiste Pentagonit pėr 10 cent. Mirėpo Diveroli dyshonte qė Thomet po pėrfitonte mė shumė se ē’duhej nga ky muhabet.
Doli qė kishte tė drejtė. Ca ditė mė vonė Trebicka raportoi qė Thomet po i paguante qeverisė shqiptare vetėm 2 cent pėr pako - domethėnė po merrte nga AEY dyfishin e ēmimit, thjesht duke qenė sekser. Kjo e nxehu Diverolin qė i kėrkoi Trebickės tė vihej nė kontakt me lidhjet e tij nė Shqipėri e tė gjente njė mėnyrė qė ta nxirrte krejt jashtė loje Thomet. Trebicka e dha ndihmėn e vet me kėnaqėsi. Ai mendoi se shqiptarėt do pėrfitonin mė shumė po tė vendoseshin nė kontakt drejtpėrdrejt me AEY. Nė fund tė fundit po tė nxirrej jashtė loje Thomet, do kishte mė shumė para pėr tė gjithė.

Mirėpo kur Trebicka mori takim me Ministrin e mbrojtjes sė Shqipėrisė, veprimet e tij patėn efektin e kundėrt: pala shqiptare nxori jashtė loje vetė Kosta Trebickėn, duke informuar AEY-nė qė punėn e paketimit do ta bėnte njė shok i djalit tė kryeministrit. Ajo qė nuk ishte kuptuar Kosta Trebicka ishte fakti se Thomet paguante ryshfet pėr shqiptarėt njė pjesė tė fitimit tė madh qė nxirrte nga ky pazar. Kėshtu qė ishte e pamundur tė nxirrje nga loja Thomet-nė, sepse pikėrisht pėrmes tij fitonin para nėn dorė dhe shqiptarėt.

Diveroli shkoi vetė nė Shqipėri dhe u pėrpoq qė tė ndėrhynte pėr tė mbajtur nė punė Trebickėn, po nuk pati aq fuqi sa tė kthente pas vendimin e marrė.
Trebicka kėshtu duhej tė pėrballonte vetė pagesat pėr punėtorėt, si dhe kostot pėr gjithė ato paketime qė kishte prodhuar pėr municionet. I nxehur pėr kėtė fakt ai mori nė telefon Diverolin, ndėrkohė qė fshehtazi vendosi ta regjistronte bisedėn. Nė atė telefonatė Trebicka kėrcėnoi se do tregonte gjithēka tek CIA. “Nėse shqiptarėt duan tė vazhdojmė bashkėpunimin, unė nuk e hap gojėn”, premtoi Trebicka. “Do bėj ē’tė mė thuash ti”.
Diveroli i sugjeroi Trebickės tė pėrpiqej tė korruptonte Ylli Pinarin, drejtorin e agjencisė eksportuese tė armėve nė Shqipėri, e cila ishte dhe furnitorja. “Pse s’ia puth b**** edhe njė herė” i tha Diveroli. “Merre nė telefon. Lute. Puthe. Ēoji ndonjė vajzė ta q***. Bėje tė lumtur. Ndoshta mund ta trembim. Ose jepi ndonjė shumė tė vogėl, pare xhepi. S’ka pėr tė tė kushtuar shumė, 20.000 dollarė”.
Kur Trebicka u ankua pėr faktin qė po e nxirrnin jashtė pazarit me forcė, Diveroli i tha se s’kishte mė mundėsi tė bėnte asgjė. Kishte shumė garipė tė pėrfshirė tek pala shqiptare, dhe kjo e bėnte punėn shumė tė rrezikshme. “Muhabeti shkon gjer te kryeministri e te i biri”, tha nė telefon Diveroli. “Kjo mafia ėshtė tepėr e fortė pėr mua. S’e luftoj dot kėtė mafia. Ka shkuar lart muhabeti. Kafshėt kanė dalė jashtė kontrolli”. Ndėrsa gjėrat nė Shqipėri ishin thuajse zbuluar, hallet s’kishin tė mbaruar pėr Diverolin. Marrja e kontratės afgane i kishte krijuar shumė armiq AEY-sė.
Njė shitės armėsh nė SHBA ishte ankuar deri nė Departament tė Shtetit duke pretenduar qė AEY po blinte kallashnikovė kinezė pėr t’i ēuar nė Irak. Pretendimi qe i rremė, mirėpo gjithsesi Pentagoni kishte nisur hetimet.
Nė 23 gusht 2007, pikėrisht nė ditėn kur Packouz dhe Diveroli po ndanin kompaninė nė dy pjesė - zyrat e AEY nė plazhin e Miamit u sulmuan nga FBI. Pasi i urdhėruan djemtė tė largoheshin, ata sekuestruan gjithė dosjet elektronike e dokumentet e kompanisė. Ky kontroll nxori nė dritė e-mailet pėr shenjat kineze nė kutitė e municionit qė vinte nga Shqipėria, si dhe komplotin e ripaketimit. “E-mailet ishin tepėr inkriminues - se nxirrnin gjithēka nė shesh”, - rrėfen Packouz. “Qė kur i zbuluan e-mailet, e mora vesh qė mbaroi gjithēka. Qemė treguar budallenj. Po tė mos kishim dėrguar email, ndoshta mund ta kishim mohuar tė gjithė akuzėn. Po aty ishin emrat edhe datat. S’mohonim dot gjė. E mora vesh qė do na kapnin, pavarėsisht gjithēkaje, kėshtu qė u dorėzova vetė. Kur agjentėt erdhėn nė zyrėn time po talleshin me mua, aq tė lehtė e patėn tė lexonin gjithė e-mailet dhe shėnimet. Ishte qesharake”.
Qė tė mos dėnohej rėndė Packouz vendosi tė bashkėpunonte, po kėshtu edhe Podrizki. Mirėpo Diveroli vazhdoi tė dėrgonte municion nė Afganistan, ndėrkohė qė ushtria amerikane vazhdonte ta pranonte.
Por tanimė procesi i ripaketimit nė Shqipėri ishte gjithnjė e mė defektoz. Ca nga arkat e drunjta ishin mbushur me milingona, dhe njė pjesė e municionit qe dėmtuar nga uji. Ndėrkohė Neė York Times, e informuar nga njė avokat i Kosta Trebickės, nė mars 2008 botoi njė shkrim tė titulluar “Nėn hetim furnizuesi i armėve pėr Afganistanin”.
Para se tė publikohej shkrimi, Packouzit i kishin thėnė qė nuk do dėnohej pėr tregtimin e municioneve tė prodhuara nė kohėn para embargos, mirėpo me tė dalė artikulli nė Times, tė tre njerėzit e pėrfshirė nė kėtė Pazar, Packouz, Podrizki dhe Diveroli u vendosėn pėrballė 71 akuzave pėr mashtrim.
Tė ballafaquar me njė seri provash, tė tre u shpallėn fajtorė. Sekseri zviceran Heinrich Thomet ndėrkohė u zhduk nga skena, dhe ca zėra thonė qė ėshtė parė sė fundmi nė Bosnje.
Pasi u publikua gjithė historia Kosta Trebicka udhėtoi pėr nė SHBA pėr tė folur me hetuesit e kongresit si dhe me prokurorėt federalė. Shumė shpejt e zuri frika se mos qeveria amerikane e arrestonte dhe atė vetė. Ndėrkohė, sapo u kthye nė Shqipėri u gjend i pėrfshirė si dėshmitar kyē nė njė ēėshtje qė pėrfshinte gangsterė e mafiozė tė lidhur me kryeministrin.
Por njė pasdite tė shtatorit 2008 Trebicka u gjet i vrarė nė njė “aksident” misterioz, ku makina e tij s’dihet se si, ia doli mbanė tė rrotullohej mbi veten e vet nė njė rrugė tė drejtė nė Shqipėrinė e jugut. U gjet i gjallė nga fshatarėt, por mjekėt dhe policia nuk mbėrritėn aq shpejt sa duhet nė zonė. Nė fakt, njė nga zyrtarėt e parė qė arriti nė vendngjarje, qe njė ish-truprojė i kryeministrit shqiptar.
“Nėse ishte aksident” – u shpreh Erion Veliaj, njė aktivist shqiptar qė punonte me Trebickėn “ishte i njė lloji tė ēuditshėm”.
Mes gjithė atij kaosi, Diveroli dhe Packouz patėn siguruar njė biznes tė majmė me ushtrinė amerikane. AEY bėri 85 herė shpėrndarje municionesh drejt Afganistanit me njė vlerė prej rreth 66 milion dollarė dhe kishin marrė porosi pėr municione me vlerė 100 milionė dollarė. Por nė kėtė dėshtim u pėrfshinė edhe disa fėmijė tė kėsaj kategorie qė kishin siguruar pasuri tė madhe me tregtinė e armėve. “Kontrata e AEY mund tė shihet si njė rast qė duhet studiuar se ēfarė nuk shkon me procesin e prokurimeve”, u pat shprehur njė hetues nga Komiteti i Shtėpisė pėr Reformat e Mbikėqyrjes dhe qeverisjes. Ekzistonte njė “nevojė e diskutueshme pėr kontratėn” njė “vlerėsim i majmė dhe i papėrshtatshėm pėr kualifikimet qė kishte AEY” dhe “njė zbatim dhe njė mbikėqyrje e dobėt” e kontratės. Administrata e Bushit jepte shumė pėr luftėn e tij nė Irak dhe Afganistan, pra thėnė ndryshe, pati dėrguar kompani tė tilla si AEY nė botėn e shitėsve ilegalė tė armėve – por kur gjėrat u pėrkeqėsuan, qeveria federale reagoi me njė indinjatė tė drejtė.
Nė janar Packouz u dėnua me shtatė muaj nė arrest shtėpie, pasi doli para gjykatės federal nė Majemi dhe shprehu keqardhjen e tij pėr “telashet, stresin dhe dhimbjen e kokės qė i kisha shkaktuar”. Por keqardhja e tij ishte politike: Besonte qė ai dhe Diveroli ishin kurbanė, tė ndjekur penalisht jo se kishin shkelur ligjin por sepse kishin vėnė nė siklet administratėn e Bushit. Askush nga qeveria nuk u dėnua pėr kėtė rast, madje asnjė zyrtar qoftė i Pentagonit apo i Departamentit tė Shtetit e dinin me saktėsi qė AEY dėrgonte me anije municione kineze Afganistanit. “Ishim kontraktorėt e preferuar tė Ushtrisė kur mbyllėm marrėveshjen – djem pėr t’u reklamuar pėr iniciativat e biznesit tė vogėl tė presidentit Bush”, thotė Packouz. “Do i kemi kursyer qeverisė tė paktėn 50 milionė dollarė. Po jetonim ėndrrėn amerikane, derisa ajo u kthye nė njė makth”. Nė janar, i veshur me bluzėn e burgut, Diveroli doli para gjykatėses Joan Lenard pėr t’u gjykuar nė gjykatėn qė shndriste tė Majemit. Gjykata ishte e mbushur me miq dhe familjarė tė tij, por ata nuk i dhanė atė mbėshtetje qė ai priste. “Efraimi meriton tė shkojė nė burg”, i tha gjykatėses njė rabi. Madje edhe nėna e Diverolit ishte nė tė njėjtėn mendje. “E di qė mė urren qė thashė njė gjė tė tillė”, tha ajo duke iu drejtuar tė birit, “por ti e meriton burgun”. Diveroli uli shpatullat. Diveroli ia tha pendimin e tij gjykatėses Lenard. Kur rojet e burgut panė dosjen e tij, tha ai, e patėn pyetur, se si kishte mundėsi qė njė djalė kaq i ri kishte arritur tė fitonte njė kontratė kaq tė madhe ushtarake. “Nuk dija se si t’i pėrgjigjesha”, - i tha Diveroli gjykatės. “Kam pasur mjaft eksperienca nė jetėn time tė shkurtėr. Kam bėrė mė shumė se sa shumė njerėz ėndėrrojnė pėr veten e tyre. Por duhet ta kisha bėrė mė ndryshe. Gjithė fama nė industrinė time dhe tė gjitha kohėrat e bukura – dhe unė kam pasur disa – nuk ėshtė se kanė bėrė dėm”. Gjykatėsja Lenard e vėshtroi pėr njė kohė tė gjatė Diverolin. “Nėse s’do tė ishte e mahnitshme, ti duhej tė qeshje tani”, i tha. Pastaj e dėnoi me katėr vite.

Seanca dėgjimore nuk ishte fundi i problemeve tė Diverolit. Si njė kriminel i dėnuar, ishte lėnė i vetėm tė shiste armė. Ndėrsa priste dėnimin me akuzėn e mashtrimit, Diveroli nuk mund tė qėndronte jashtė biznesit qė ai e donte aq shumė. Ai arriti qė tė vepronte si konsulent i njė importuesi tė licencuar, i cili donte tė blinte magazina municionesh tė prodhimit korean. Teknikisht marrėveshje ishte ligjore – magazinat ushqenin municionet brenda armėve, e nė kėtė mėnyrė Diveroli nuk po shiste armė, - por e vendosi sėrish atė nė qendėr tė njė veprimi federal. Njė agjent i ATF-sė duke u paraqitur i kontraktor armėsh harxhoi javė tė tėra qė ta fuste Diverolin nė shitjen e armėve. Diveroli refuzoi, por nuk i rezistoi dot qė tė mburrej pėr aktet e tij; ndėrsa agjenti regjistroi ēdo fjalė, ai fliste nė lidhje me gjuetinė e krokodilėve dhe derrave nė Everglades me pushkė tė kalibrit ‘a.50’. Nė fund, agjenti i ATF-sė gjatė njė takimi iu lut qė Diveroli t’i sillte ndonjė armė dhe tė dilnin pėr gjah sė bashku. Por Diveroli nuk e solli armėn, e dinte qė kjo gjė do tė pėrbėnte. Por agjenti i ATF-sė, i cili kishte menduar tė sillte njė armė me vete, ia dha Diverolit njė armė tė tipit ‘Glock’ qė ta provonte.
Tundimi ishte shumė i madh. Me njė mendjemadhėsi tipike ai pastroi dhomėzėn pėr ta inspektuar armėn. Si gjithmonė, 24-vjeēari, tregtar i armėve, ishte aktori kryesor i filmit tė tij nė Hollivud. Pa marrė parasysh se ēfarė kishte ndodhur, ai i tha agjentit pak para se tė arrestohej, se ai kurrė nuk do tė linte biznesin e armėve. “Pasi njė kontrabandist armėsh”, mburrej ai, “mbetet gjithnjė njė kontrabandist armėsh”.
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com