Albatlanta

Profecia qė polli Pollua
Prof. Dr. Ago Nezha
Krenaria kombėtare ėshtė cilėsi e karakterit tė qytetarėve tė ēdo vendi. Ndershmėria kombėtare ėshtė vlerė dhe krenari kur ėshtė e qėndrueshme dhe i reziston agresionit tė qarqeve qėllimkeqe qeveritare. Njė shoqėri demokratike, ku individė me pushtet shfaqin tiparet e tyre negative si meskinitetin, zvetėnimin, pabesinė kombėtare, ligėsinė njerėzore, lakminė pėr pasuri grabitqare, bėhen tė dėmshėm jo thjesht pėr individin, por pėr gjithė shoqėrinė dhe kombin. Shembulli i keq ėshtė njė epidemi qė nuk vdes kurrė, pėrkundrazi frytet e tij shtohen e shumėzohen kur gjejnė terren tė favorshėm shoqėror e institucional. Kėtė dukuri e gjejmė tė shprehur tė shembulli Pollo, pėr vetėdeklarimin e popullsisė mbi baza etnike e fetare. Profecia qė polli “profeti” Pollo ėshtė formulari pėr regjistrimin e popullsisė sipas etnisė dhe pėrkatėsisė fetare. Kėtė dhuratė qė e pėrgatiti pėr qarqe tė veēanta shoviniste greke e serviri si njė risi nė kundėrshtim me tėrė konventat ndėrkombėtare dhe praktikat e aplikuara nė vendet me demokraci perėndimore tė zhvilluara. Ky akt antikombėtar, e antishqiptar, ngjalli reaksion nė shoqėrinė civile, pasi u bė publik nėpėrmjet denoncimit qė i bėri nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, zoti Kreshnik Spahiu, nė forma mediatike. Reagimi qytetar erdhi nė njė tubim gjithėpėrfshirės qė organizoi shoqata atdhetare, kulturore “Labėria” me pjesėmarrjen e 73 shoqatave homologe, nga gjithė hapėsira shqiptare, nga Kosova nė Ēamėri. Nė ligjėrimet e lektorėve, duke nisur nga politikani Sabri Godo, nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė zoti Spahiu, e historiani Pėllumb Xhufi, u stigmatizua fakti se vetėdeklarimi i popullsisė ėshtė njė veprim qė komprometon mėvetėsinė e Shqipėrisė dhe e bėn atė satelit tė interesave e pazareve tė pista tė njė qeverie diabolike. Pėr kėtė fenomen tė antishqiptarizmit, kanė mbajtur qėndrim kritik edhe korifenjtė e letrave shqipe si: Ismail Kadareja, Rexhep Qosja e Dritėro Agolli. Por qeveria ka heshtur, opozita fle gjumė. Njė qėndrim kundėrshtues ka mbajtur Shpėtim Idrizi, i partisė sė PDIU-sė. Intelektualėt shqiptarė, mė shumė se kurrė sot duhet tė ngrenė zėrin e protestės, se e vėrteta mbrohet nga zėri i tė diturve. Ky nuk ėshtė njė rast sporadik, por njė dukuri e radhės, nė vazhdėn e strategjisė antikombėtare me njė sėrė lėshimesh flagrante qė ka bėrė qeveria shqiptare nė harkun kohor 20 vjeēar, nėn demokraci. Edhe pse i kemi thėnė e janė tė njohura pėr publikun, nuk bėjmė gabim t’i rikujtojmė, sepse gėnjeshtra ecėn mė shpejt se e vėrteta, thotė Franklin. Odiseja e lėshimeve tė qeverisė shqiptare ndaj qeverisė greke nis me njohjen e Janullatosit si kryepeshkop tė Kishės Autoqefale Shqiptare (pėr shėrbesėn e hirėsisė sė tij, shteti shqiptar, ka ndėrtuar edhe njė kishė madhėshtore mes dy ministrive, tė ushqimit dhe mbrojtjes, pėr t’u falur qeveritarėt tanė servilė tė fqinjit jugor e atij verior), vazhdon me njohjen e katėr varrezave greke dhe hapjen e shkollave greke nė jug tė vendit, dhurimin e 344 km2 hapėsirė detare dhe sė fundi, (qė patjetėr s’ėshtė e fundit), me formularėt pėr vetėdeklarimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare. Me kėtė turravrap tė qeverisė sonė tė radhės, loja e pingpongut vazhdon sipas marrėveshjes sė heshtur tė liderėve qė ruajnė fronin e pushtetit. Ka njė proverb popullor qė thotė: “Se kur hedh njė gur nė lumė njė budalla, mblidhen 100 tė menēur e nuk e nxjerrin dot.” Pėr analogji kjo konvertohet me rastin kur hedh njė gur nė lumė njė i menēur, por hileqar, i sferave tė larta qeveritare, duhet tė mblidhen qindra qytetarė e me vėshtirėsi mund ta nxjerrin nga humnera e politikės diabolike. E tashmė ky i menēur e ka emrin Genc Pollo, qė mė 2009-n polli formularin e sherrit qė ka hapur njė lojė tė paprecedentė nė historinė e Shqipėrisė. “Ai qė nuk i pėrket atdheut tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit”, thotė Bjelinski. Por ajo qė i ka bėrė skeptikė qytetarėt shqiptarė nė kėto 20 vjet demokraci, janė bėmat e liderėve tė qeverive tė djathta e tė majta tė kryesuara nga trinomi: Nano, Berisha, Meta, qė s’u intereson atdheu, por kuleta. Fishekzjarri i fundit i antishqiptarizmit nga “Bualli” Bollano, ishte prezantimi i krahinės sė Bregdetit si popullsi greke, pėrfshi kėtu edhe disa fshatra tė Labėrisė. Kemi kohė qė dėgjojmė daullet e tilla, shijojmė karamelet e Sinicarit tė Korēės, Karamelo, merremi me profecitė e Pollos, e tė gjitha kėto kanė nė themel njė emėrues tė pėrbashkėt, shtetin e antishqiptarizmit. Gjuha e tyre ėshtė e pėrbashkėt.

Ajo ēka duhet tė nėnvizojmė dhe qė bie ndesh me realitetin ėshtė se ne tė keqen e kėrkojmė te fqinjėt tanė jugorė apo veriorė. Historia tregon se ua kemi shitur vetė territoret shqiptare fqinjėve, (pėr interesa karrieriste tė liderėve) si dje mbreti Zog, Shėn Naumin dhe Vermoshin Jugosllavisė, ashtu edhe sot neozogistėt e rinj, ia falin bregdetin dhe popullsinė e jugut, Greqisė. Ndonjė shoqatė qė do tė marrė protagonizėm si shoqata” Fan Noli”, duke akuzuar Greqinė si tė pėrgjegjshme, e duke i bėrė fresk qeverisė, janė nė oportunitet tė plotė me aktorėt qė luajnė me kartėn kombėtare. Mos harrojmė se nderi dhe lavdia mbeten gjithmonė mė tė ēmuara se fitimi dhe shpėrblimi. Ėshtė e kuptueshme se dėnimi mė i rėndė pėr njeriun ėshtė tė lindė i ndershėm nė njė vend ku sundon turpi, ku virtyti i kėrkon ndjesė vesit. Duke fluturuar si zogj shtegtarė labirinteve tė kombit, secili pėr llogari tė vet, ne nuk do tė arrijmė dot tė bėjmė njė shtet pėr shqiptarėt, por do tė mbetemi vasalė te tė tjerėt. Fqinjėt tanė jugorė e veriorė, si grekėt e serbėt, janė tepėr nacionalistė. Grekėt kanė shumė sentenca pėr nacionalizmin qė e shohin si gjėnė mė tė shenjtė. Mjafton tė pėrmendim dy prej tyre: “Njė dimėr nė atdhe ėshtė mė i ėmbėl se 100 pranvera nė dhe tė huaj.” Dhe “Tymi nė atdhe ėshtė mė i mirė sesa zjarri nė dhe tė huaj.” Kėto e shumė tė tjera tregojnė se ndjenja kombėtare e bėn njė popull tė jetė krenar pėr vendin e vet dhe ta barazojė lumturinė e jetės me ēdo lloj sakrifice njerėzore. Mėnyra sesi qeveriset dhe si sillet pushteti me qytetarėt e vet, i ka bėrė ata qė tė humbasin jo vetėm dashurinė pėr kombin, por dhe shpresėn pėr tė jetuar nė vendin e tyre. Burimi i dhimbjes dhe vuajtjes sė shqiptarėve, i shkaktuar nga pushtetarėt, do tė shuhet kur tė largohet kjo klasė politike nga burimi i pangopėsisė, qė pėr pasurimin personal kanė shitur dhe e shesin Shqipėrinė. Rilindėsi i madh Sami Frashėri, e kishte tė kthjellėt idenė se si kombi mbahet, kur themel ėshtė shteti. “Kombi ėshtė themeli i godinės sė shtetit, sa mė i fortė tė jetė themeli, aq mė shumė qėndron godina.”
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com