Albatlanta

ARVIZU DHE RAMA-T, UJĖ NĖ MULLIRIN E SALIUT?
Andrea Stefani
Qėllon qė autokratizmin mund ta mbėshtesėsh edhe pa dashje. Dhe tė mbėshtesėsh autokratizmin sot nė Shqipėri, do tė thotė tė mbėshtesėsh planet e fshehta tė Berishės. Pikėrisht kjo duket se po ndodh me ambasadorin amerikan Arvizu, por edhe me kryeprokuroren Ina Rama. Kjo duket se po ndodh madje edhe me kundėrshtarin mė tė rreptė politik tė Berishės, liderin e opozitės, Edi Rama. Tė gjithė, si pa kuptuar, me veprimet dhe mosveprime, po i shėrbejnė fuqizimit tė njė mekanizmi autokratik, qė nė tė ardhmen e afėrt mund tė rrezikojė jo vetėm opozitėn politike, por krejt opsionin e lirisė nė Shqipėri.

* * *

Nuk ėshtė e para herė qė faktorė tė ndryshėm politikė, vendas apo tė huaj, tė fokusuar shumė nė zgjidhjen e njė ēėshtjeje tė momentit, humbasin vizionin pėr zhvillimet mė nė perspektivė. Kėshtu ndodhi nė prill 2008, kur politikanė shqiptarė dhe diplomatė ndėrkombėtarė bėnė gabimin e madh tė ndryshimit tė Kushtetutės, duke rrėnuar strukturėn kushtetuese tė ndarjes sė pushteteve. Pse? Sepse frikėsoheshin nga zgjedhjet e parakohshme ku mund tė ēonte mungesa e konsensusit pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. Tė njėjtėn miopi politike duket se po shfaq edhe ambasadori Arvizu. I fokusuar me tė drejtė te nevoja e luftės kundėr korrupsionit, Arvizu sapo ka ritheksuar nevojėn e heqjes sė imunitetit tė deputetėve. Por kjo nuk ėshtė njė ēėshtje kaq e thjeshtė sa kohė qė imuniteti nuk ėshtė futur kot nė sistem, pra e heq dhe nuk ka asnjė pasojė. Sepse imuniteti i deputetėve shėrben pėr tė mbrojtur diēka shumė tė rėndėsishme dhe nė radhė tė parė, pakicėn nga hetime selektive dhe persekutimi politik. Arvizu argumenton se shumė vende nė Europė kanė imunitet tė kufizuar pėr deputetėt. Kjo ėshtė e vėrtetė. Por ambasadori harron njė faktor shumė tė rėndėsishėm qė e lejon kėtė operacion nė vende perėndimore pa shkaktuar dėme politike. Dhe ky faktor ėshtė prokuroria dhe drejtėsia e pavarur. Edhe mazhoranca e Berishės, qė kėmbėngul sot pėr heqjen e imunitetit, sjell si shembull Gjermaninė. Por nė kėtė vend me demokraci dhe shtet ligjor tė konsoliduar, prokuroria ėshtė krejtėsisht e pavarur nga qeveria federale. Qeveria jo vetėm nuk mund tė ushtrojė presion mbi prokurorinė, por as nuk mund t’i diktojė politikisht se kush duhet tė hetohet e kush jo. A kemi nė Shqipėri njė prokurori tė pavarur, por edhe aq tė konsoliduar sa t’u bėjė ballė presioneve tė politikės? Natyrisht qė jo. Dhe provė pėr kėtė ėshtė vetė ambasadori Arvizu qė ėshtė detyruar disa herė kėto kohė tė bėjė thirrje qė politika (nė fakt Kryeministri) tė mos bėjė presion mbi prokurorinė dhe hetimet e saj. Kur do tė kishim prokurori tė pavarur dhe tė lirė nga presionet e politikės? Kur ambasadori amerikan dhe “ndėrkombėtarėt” e tjerė tė mos detyroheshin tė dilnin nė mbėshtetje tė prokurorisė. Fakti qė e bėjnė njė gjė tė tillė ėshtė provė e dobėsisė sė organit tė akuzės pėrballė politikės dhe nė veēanti, qeverisė. Dhe sa kohė prokuroria nuk ėshtė mjaftueshmėrisht e fuqishme pėr t’u bėrė ballė presioneve tė ekzekutivit, tė heqėsh imunitetet do tė thotė tė krijosh njė premisė tė rrezikshme pėr hetime selektive tė kundėrshtarėve politikė. Nuk e themi ne. E ka thėnė qė nė vitin 2005 Komisioni i Venecias nė njė opinion tė tijin pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve nė Shqipėri.

* * *

Por ka edhe njė aspekt tjetėr. A kemi njė prokurori qė s’merr urdhra nga politika? Po tė dėgjojmė Berishėn duhet tė themi se nuk e kemi. Sepse, sipas tij, “shoqja e bulevardit” merr urdhra nga opozita. Por ne mendojmė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ne themi se nė kėtė moment prokuroria po pėrpiqet tė mos marrė urdhra nga asnjė krah i politikės. Por jo shumė vonė pritet tė kemi njė prokurori qė do tė zbatojė me dėshirė urdhrat e pushtetit. Pėrse? Shpjegimi kėrkon trajtimin e problemit nė njė zhvillim mė perspektiv. Pra jo sot pėr sot sikundėr, mjerisht, bėn Arvizu. Nė prill 2008 janė bėrė disa amendime Kushtetuese. Ato i japin mundėsi Berishės qė nė vitin 2012 tė zgjedhė President Republike njė nga shėrbėtorėt e tij politikė dhe prokuror njė nga juristėt, po shėrbėtorė tė tij. Dhe nė atė moment nuk do tė ekzistojė mė as kjo pavarėsi relative qė prokuroria gėzon sot pėr meritė tė kryeprokurores Ina Rama, dhe mbėshtetjes qė asaj po i japin SHBA-ja dhe “ndėrkombėtarėt”. Dhe duhet tė mos kesh mėsuar asgjė nga e kaluara politike e autokratit Berisha, pėr tė shpresuar se ai do tė ngurrojė tė pėrdorė kundėr opozitės njė kryeprokuror besnik dhe aq mė tepėr kur deputetėt opozitarė do tė jenė pa imunitet. Ai qė burgosi liderin e opozitės Fatos Nano me prova tė dyshimta, qė mė pas u hodhėn poshtė nga drejtėsia italiane, nuk do tė ngurronte ta bėnte njė gjė tė tillė kundėr opozitės dhe lidershipit tė saj edhe nė vitin 2012. Qė Berisha ka plane tė tilla, kjo u pa edhe nga fakti qė vetėm gazetat pranė tij e kishin afishuar si kryeargument, thirrjen e Arvizut pėr heqjen e imuniteteve.

* * *

Po Ina Rama si po u shėrben pa dashje orekseve autokratike te Berishės? Thjesht duke bėrė detyrėn dhe duke kėrkuar qė politikanėt tė hetohen edhe me anė tė pėrgjimeve. Ėshtė njė deformim qė vjen pashmangshėm nga deformimi i Kushtetutės. Kėrkesa ėshtė e drejtė kur kemi njė prokurori tė pavarur, por mund tė bėhet njė armė e tmerrshme kundėr opozitės nė duart e njė kryeprokurori fanatik i Kryeministrit. Sikundėr me shumė gjasa, pritet tė jetė ai qė do tė zėrė vendin e Ina Ramės nė vitin 2012. Prandaj dhe Berisha nuk e kundėrshton propozimin e Ina Ramės sot. Sepse, ndryshe nga Arvizu dhe tė tjerė, i shikon gjėrat me syzet e vitin 2012. Gjė qė nuk po e bėn, pėr fat tė keq, as lideri i opozitės Edi Rama. Dhe ky ėshtė rasti i njė mosveprimi qė ēon ujė, si pa dashje, nė mullirin e autokratizmit berishist. Pak ditė mė parė, ishte Presidenti i Republikės, Bamir Topi, qė deklaroi publikisht nevojėn e korrigjimit tė gabimit tė bėrė me amendimet e Kushtetutės nė prill tė vitit 2012. Ky shqetėsim i kreut tė shtetit nuk ka gjetur rezonancė as nė media dhe as nė kampin e opozitės, as te “ndėrkombėtarėt”. Pėrse? Me ē’duket, pėr faktin se tė gjithė kėta ka qenė bashkautorė tė atyre amendimeve tė tmerrshme, qė nė fakt kanė goditur nė zemėr parimin e ndarjes sė pushteteve. Por Edi Rama dhe lidershipi i PS-sė nuk duhet tė kuptojnė se tė gabosh ėshtė njerėzore, ndėrsa tė lėsh pa korrigjuar njė gabim nė emėr tė njė “pagabueshmėrie gjeniale”, madje duke rrezikuar kosto tė rėndė politike, ėshtė vanitet i pafalshėm. Dhe shumė i rrezikshėm jo vetėm pėr opozitėn, por edhe pėr shansin e lirisė nė Shqipėri. Lidershipi opozitar dhe Edi Rama duhet tė tregojnė se e kanė kuptuar, mė nė fund, se me Saliun nuk mund tė bėhen reforma nė favor tė lirisė dhe drejtėsisė. Ndaj duhet tė pranojnė gabimin e trajtimit tė Kushtetutės si njė fletore bakalli nė prill tė 2008-s, dhe tė kėrkojnė korrigjimin e tij. Vetėm atėherė i gjithė faji do jetė i Saliut.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com