Albatlanta

Miliona dollarė kundėr pavarėsisė sė Kosovės
Nga Korresp. 24-ore.com
Faktet e fundit tė publikuara nga mediat serbe tregojnė qartė se Kisha Ortodokse Serbe nė Kosovė nuk ėshtė marrė asnjėherė me punėt qė i takojnė – predikimin e fesė – por mė shumė mė ēėshtjet politike, duke paguar lobistėt nė SHBA qė do tė kundėrshtonin pavarėsinė e Kosovės.

Kur nė krye tė Kishės Serbe nė Kosovė ishte peshkopi Artemije (tashmė i shkarkuar nga Kisha Ortodokse Serbe), siē bėn tė ditur gazeta serbe Kurir, kjo kishė me ndihmėn e Kėshillit Nacional Serb tė Kosovės kishte nėnshkruar kontrata me vlerė prej miliona dollarėsh pėr t’i paguar lobistėt amerikanė qė do tė angazhoheshin kundėr pavarėsisė sė Kosovės...

Siē raporton kjo gazetė, e cila thotė t’i ketė parė kontratat e nėnshkruara me zyrat e avokaterisė qė merren me lobim nė SHBA, shuma e pėrgjithshme e kėtyre kontratave kap vlerėn prej 4.2 milionė dollarėsh.

Megjithatė, James Jatras, qė njihet si njė nga lobistėt mė tė mėdhenj serb nė Uashington pohon se kjo shumė ėshtė shumė mė e vogėl dhe se ajo nuk kap vlerėn mė tė madhe se 800.000 dollarė.

Siē raporton kjo gazetė, duket qartė se kėtu i ka pėrzier gishtat prifti Simeon Vilovski, bashkėpunėtori mė i ngushtė i peshkopit Artemije, i cili ishte arrestuar nė Greqi me kėrkesė tė Serbisė pėr shkak tė dyshimeve pėr keqpėrdorimin e fondeve pėr rikonstruktimin e Kishave Ortodokse nė Kosovė.

Adresa e tij (Manastiri Banjska nė Kosovė) gjendet nė tė dy kontratat qė janė regjistruar nė administratėn amerikane, e tė cilat i ka parė kjo gazetė.

Dragan Veliq, kryetar i tė ashtuquajturit “Kėshill Nacional Serb i Kosovės e Metohisė”, nė njė deklaratė pėr Kurir, thotė se kjo organizatė vetėm ka kryer shėrbim pėr Kishėn Serbe nė Kosovė.

E gjithė puna, sipas tij, ka shkruar nėpėrmjet peshkopit tashmė tė shkarkuar serb Artemije – dhe pasi qė Kisha nuk kishte mundur tė nėnshkruante kontrata tė kėtij lloji, KNS ka ofruar ndihmė. “E kam nėnshkruar marrėveshjen, mirėpo me zbatimin e saj nuk kam pasur tė bėj fare”, thotė Veliq.

I pyetur se si mund tė nėnshkruhet njė gjė qė nuk mund tė kontrollohet, Veliq ka thėnė: “Nėpėrmjet diasporės sonė ka ardhur deri tė kontakti me Jatrasin, mirėpo me tė gjitha kėto merrej Kisha Serbe nė Kosovė. Ne nuk kemi pasur para. Ndėrsa ku i mori Kisha kėto para nuk e di”, ka thėnė Veliq.

Sa ku i kishte marrė kėto para Kisha Serbe nė Kosovė, kush i kishte zotuar ato, kush kishte dhėnė leje pėr njė gjė tė tillė, dhe kush i kishte mbikėqyrur kontratat nuk e di as Branislav Tapushkoviq, avokat i Artemijes dhe Simeon Vilovskit.

“Me klientėt e mi kurrė nuk kam biseduar pėr kėto gjėra, kėshtu qė nuk e di se pėr ēfarė kontratash bėhet fjalė”, ka thėnė Tapushkoviq.

Bashkėpunėtori i ngushtė i Artemijes, prifti Damjan ka thėnė se peshkopi i shkarkuar nga Kisha Serbe nuk do tė prononcohet pėr kėtė gjė.

Ndėrkaq, nė Kishen Serbe tė Kosovės thonė se pyetjen duhet drejtuar nė Sinodin e Shenjtė tė Kishės Ortodokse Serbe, qė ėshtė marrė me punėt e Kishės Serbe nė Kosovė. Mirėpo, aty askush nuk ishte i gatshėm tė prononcohej pėr financimin e lobistėve nė SHBA nga ana e Kishės Serbe nė Kosovė.

Dy kontratat e nėnshkruara me amerikanėt

Kontrata e parė ėshtė realizuar mė 22 mars tė vitit 2006, nė mes tė kompanisė sė avokaturės “Venable LLP”, pėr tė cilėn punonte Jatras dhe Kėshillit Nacional Serb tė Kosovės.

Nė bazė tė kontratės, KNS obligohej qė nė 6 muaj tė ardhshėm t’i paguante kėsaj kompanie 600.000 dollarė.

Kontrata e dytė ėshtė goxha misterioze. Ėshtė nėnshkruar mė 7 shkurt tė vitit 2007, mirėpo vetėm nga njėra palė.

Nė emėr tė zyrės sė avokaturės Squire Sanders Public Advocacy, LLC. ėshtė nėnshkruar njė person i quajtur Patrick E. O’Donel. Pala tjetėr nuk e kishte nėnshkruar, mirėpo adresa mbetet e njėjtė: prifti Simeon Vilovski, Manastiri Banjska, Kosovė.

Pala serbe obligohej t’u paguajė lobistėve nga 100.000 dollarė nė muaj.

Kjo kontratė kishe validitetin trevjeēar, qė nė mėnyrė hipotetike nėnkupton se amerikanėve u ėshtė paguar 3.6 milionė dollarė.

Ėshtė interesant fakti se Jatras ka qenė i punėsuar nė atė kohė edhe nė kėtė zyre tė avokaturės.

I kontaktuar nga kjo gazetė, Jantras ka shpjeguar se lobistėt amerikanė kundėr pavarėsisė sė Kosovės kanė marrė nga Kisha Serbe e Kosovės, respektivisht Kėshilli Nacional Serb, vetėm 800.000 dollarė – ndėrsa e ka mbrojtur punėn e tyre, duke thėnė se marrė parasysh sa vonė janė kyēur nė kėtė “muhabet” kanė arritur sukses tė madh. Sepse dy tė tretat e shteteve tė botės nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės.

“Ky ėshtė njė kapital i madh politik i cili gjithsesi se mund tė shfrytėzohet”, ka thėnė ai, transmeton Zėri. Share on: Facebook del.icio.us Digg StumbleUpon T
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com