Albatlanta

Qosja: Situatės i bėjnė dėm intelektualėt servilė
Nga: REXHEP QOSJA
Pėrkufizimi i popullizmit
Ėshtė profesor universiteti; dhe shkencėtar. Ėshtė ulur karshi gazetares, dikur spikere, kurse tani edhe spikere edhe gazetare.
E ka mbushur mirė karrigen.
Flet gjithnjė duke qeshur.
Dhe, ashtu, i shkrirė nė gas, thotė, pa e pyetur gazetarja, se i do shumė e i lexon shpesh, Konicėn dhe Fishtėn. Vetėm ata tė dy, nuk pėrmend tjetėrkėnd -as Naimin, as Nolin, as Lasgushin, as Migjenin! Nuk ka dyshim se Konicėn e Fishtėn nuk i lexon pse janė tė mėdhenj (ē'ėshtė e vėrteta i dyti shkrimtar i madh, kurse i pari mesatar), por pse, ia merr mendja atij, profesorit dhe shkencėtarit tonė, ėshtė e leverdishme tė thotė se i do shumė dhe i lexon shpesh!
Shihet: ėshtė i lumtur.
Sikur tė ma falte vetėm njė pjesė tė vogėl tė asaj lumturie, ndoshta, do tė pajtohesha me shumė ēka shoh e dėgjoj sot nė jetėn tonė, sidomos, nė jetėn tonė politike. Por, kėshtu siē jam, pa atė lumturinė e tij, nuk po mund tė pajtohem me gjithė ēka shoh e dėgjoj, sado mospajtimi mė sjell shumė goditje, fyerje, denoncime, gėnjeshtra me tė cilat bėhen pėrpjekje tė mė kyēet goja! Kot. Jam mėsuar t'i duroj. Dhe, t'i dėshiroj, sepse e di se sa mė tepėr tė mė sulmojnė sot aq mė shumė do tė jem i ēmuar e i dashur nesėr, prej brezave tė ardhshėm. Pse jo? Do tė kuptojnė se pėr ta, pėr brezat e ardhshėm, bėj betejat kundėr gėnjeshtrave, mashtrimeve, padrejtėsive, korrupsionit, dhunės e dhunėtarėve. Dėshiroj qė ata, brezat e ardhshėm, tė mos jetojnė me gėnjeshtra, e ndėr gėnjeshtra, mashtrime, padrejtėsi, korrupsion, dhunė si ne, sot dhe deri sot.
Intelektuali, profesori, shkencėtari, qė ėshtė ulur karshi gazetares, i shkrirė nė gas, flet pėr demonstratat nė pėrgjithėsi, kurse pėr demonstratat e 21 janarit nė veēanti.
Nuk mund ta di a e kanė thirrur tė flasė apo ėshtė paraqitur vullnetarisht qė tė flasė pėr to.
Prej tė gjitha atyre qė thotė nė bashkėbisedim me gazetaren, e cila njėkohėsisht ėshtė edhe spikere, nė mendje mė nguliten dy tema: popullizmi dhe politizimi, nė tė vėrtetė pėrkufizimet qė u bėn ai popullizmit dhe politizmit.
Tė them pa u vonuar: edhe popullizmin, edhe politizimin i shpjegon dhe i pėrkufizon jo siē ėshtė e vėrteta, jo siē mendon, ndoshta, edhe vetė, por siē i pėrgjigjet pushtetit, atyre pėr hir tė tė cilėve merr pjesė nė emision!
Ndihmona, Zot!
Popullizmi, thotė, natyrisht i buzėqeshur, tė ēon nė rrugė tė gabuar! Dhe, si shembull me tė cilin do tė donte ta bėnte tė bindshėm kėtė pėrkufizim, i merr pikėrisht demonstratat e 21 janarit, pėr dėnimin e tė cilave ėshtė ftuar apo ėshtė paraqitur vullnetarisht qė tė flasė nė televizion.
Meqenėse nė demonstratat, nė protestat, nė grevat ėshtė i pėrmbajtur popullizmi; dhe, meqenėse demonstratat, protestat, grevat janė shprehje e popullizmit, atėherė pėr tė dy kėto arsye demonstratat, protestat, grevat janė njė e keqe politike dhe shoqėrore, qė do tė duhej tė mos ndodhė! Ēka tė them pėr pėrkufizimin qė intelektuali ynė, profesori ynė, qė dėgjoj, i bėn popullizmit?
Nuk besoj se ai, intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj nė televizion sot, nuk e di se demonstratat, protestat, grevat, nė pėrgjithėsi, prandaj edhe protesta e ndodhur e 21 janarit, janė institucione tė rėndėsishme tė demokracisė, tė pranuara si tė tilla, si demokratike, nė kushtetutat e tė gjitha vendeve demokratike. Nuk besoj se intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, nuk e di dhe nuk e sheh se nė shumė vende nė kontinentin evropian dhe nė kontinente tė tjera shumė shpesh bėhen demonstrata, protesta, greve, tė cilat, nė tė shumtėn e herave, e pėrmirėsojnė gjendjen e atyre qė ēohen nė demonstrata, nė protesta, qė hyjnė nė greva. Nuk besoj se intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, nuk e di se nė sajė tė demonstratave, protestave, grevave janė zgjidhur dhe vazhdojnė tė zgjidhen ēėshtje pėr hir tė tė cilave edhe bėhen ato demonstrata, protesta, greva.
Nuk besoj se intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, nuk e di se me demonstrata, protesta, greva shumėherė dhe shumėkund i ėshtė kontribuar dhe vazhdon t'i kontribuohet shumė demokracisė: zhvillimit, ngritjes, pėrshtrirjes sė saj. Nuk besoj se intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion nuk e di se edhe ēėshtje tė mėdha kombėtare janė ngritur , janė ndėrkombėtarizuar dhe, mė nė fund, janė zgjidhur, duke sjellė pavarėsinė e disa kombeve, nė sajė tė demonstratave, protestave dhe grevave. Pse, atėherė, i dėnon ai demonstratat?
Intelektuali ynė dhe shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, i dėnon demonstratat, protestat dhe grevat, sepse , duke i dėnuar ato, do qė t'i urojė ata qė demonstruesit, protestuesit dhe grevistėt i heshtin apo edhe i lajnė nė gjak! Si mė 21 janar! Pėrkufizimi i politizimit
E thash se pėrpos pėr popullizmin, intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj e dėgjoj nė televizion sot, flet edhe pėr politizimin, nė tė vėrtetė bėn njė pėrkufizim tė politizimit, ashtu siē e bėri edhe pėrkufizimin e popullizmit.
Dhe, thotė shkurt: politizim ka nė shtresat e ulta. Pikėrisht kėshtu: politizim ka jo nė shtresat e larta po nė shtresat e ulta. Domethėnė: politizimi ėshtė njė e keqe qė karakterizon vetėm shtresat e ulta! E shtresė e ultė, dihet, janė fshatarėt, punėtorėt, zanatlinjtė, nėpunėsit e vegjėl, nė pėrgjithėsi tė pangriturit! Skamnorėt! Sigurt do tė thotė, me buzėqeshtje edhe tani, se si tė pangritur qė janė, si skamnorė qė janė ata edhe shfrytėzohen pėr demonstrata, pėr popullizėm, prej njerėzve tė ndryshėm tė politikės, qė janė kundėr atyre qė ai, intelektuali ynė, shkencėtari ynė uron: qė tė jenė gjithmonė nė pushtet! Qoftė dhe kur vrasin demonstrues siē vranė mė 21 janar.
Duke folur pėr politizimin prej tė cilit vuajnė vetėm "shtresat e ulta", intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, shton: ne jemi Evropė! Domethėnė: pikėrisht pse "jemi Evropė" as nė shtresat tona tė ulta nuk guxon tė ketė politizim siē s'paska nė Evropė!
Prej shpjegimeve tė kėtilla qė jep intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, rrjedh pėrfundimi: nė Evropė nuk ka politizim tė "shtresave tė ulta", sepse politizimi, nė kėtė mes politika, ėshtė privilegj vetėm i shtresave tė larta: i shtresave tė larta sikundėr ėshtė ky intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj nė televizion sot dhe siē janė ata tė cilėve ai do t'u servilizojė sa mė barkazi me kėto shpjegime tė tij jo vetėm kundėrdemokratike, por edhe fyese ndaj "shtresave tė ulta", ndaj fshatarėve, punėtorėve, zanatlinjve, nėpunėsve tė vegjėl, ndaj prindėrve tė shumė pjesėtarėve tė "shtresave tė larta", madje, ndaj prindėrve tė shumė pushtetarėve tė cilėve ai u serviloset aq barkazi!
Pse intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj e dėgjoj nė televizion sot, e shvlerėson aq shumė politizimin? Pse intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj nė televizion sot, ua merr tė drejtėn "shtresave tė ulta" qė tė mendojnė politikisht, qė tė kenė bindjet e tyre politike, qė t'i shprehin edhe me demonstrata, protesta dhe greva pėrkatėsitė dhe dėshirat e tyre politike? Pse, vėrtet, pse?
Pse intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj e dėgjoj nė televizion sot, ēohet kundėr tė drejtės demokratike tė qytetarėve pėr t'u ēuar nė demonstrata, nė protesta, nė greva, duke i quajtur kėto prodhuese tė popullizmit: tė popullizmit qė, thotė ai, tė ēon nė rrugė tė gabuar? Ka vetėm njė pėrgjigje tė sigurt nė kėto dy pyetje: sepse ėshtė servil; sepse do qė t'i servilizojė pushtetit tė pėrtashėm nė pėrgjithėsi, kurse ndonjė pushtetari tė pėrtashėm nė veēanti; sepse ėshtė mėsuar qė me servilizėm ndaj pushtetit nė pėrgjithėsi, kurse ndaj ndonjė pushtetari nė veēanti, tė pėrfitojė, t'i shtojė leverditė, qė mund t'i ketė tė ndryshme. Ato e bėjnė tė lumtur. Dhe, le ta bėjnė. Sot si dje! Duke e dėgjuar intelektualin tonė, shkencėtarin tonė, qė shikoj dhe dėgjoj nė televizion sot, se ēka flet pėr demonstratat, pėr popullizmin dhe pėr politizimin e "shtresave tė ulta", aq shumė tė nėnēmuara prej tij, mendja mė kthehet nė Kosovėn e kohės sė komunizmit dhe nė demonstratat, protestat, grevat e shpeshta qė bėheshin kundėr regjimit serb. Edhe atėherė disa intelektualė, shkencėtarė, shkrimtarė e krijues tė tjerė pa kėrkesė apo, me kėrkesė tė komitetit tė LKK-sė, ngriheshin kundėr popullizmit, qė nuk ishte nocion shpesh i pėrdorur e, nė mėnyrė tė veēantė, kundėr politizimit. Jo njėherė i kam dėgjuar disa prej tyre duke thėnė se nuk duhet tė politizohen njerėzit, nuk duhet tė politizohet populli; dhe, nuk duhet tė politizohen njerėzit, nuk duhet tė politizohet populli, sepse ka kush merret me politikė, janė tė merituarit e politikės, udhėheqjet politike qė merren me politikė! Ēka do tė bėhej po tė merreshin tė gjithė me politikė? Nuk do tė kishte kush tė punonte: as nė fabrika, as nė ara e livadhe, as nė arsim, as nė shėndetėsi! Pse kėta intelektualė - shkencėtarė, shkrimtarė e krijues tė tjerė ngriheshin kundėr tė ashtuquajturit politizim? Pse thoshin se nuk pajtohen qė tė gjithė tė fusin hundėn nė politikė? Pse thoshin se ka kush merret me politikė edhe pėr ta, nė vend tė tyre?
Ka vetėm njė pėrgjigje tė sigurt: sepse ishin intelektualė servilė dhe donin t'i servilizonin pushtetit komunist. Ishte koha kur shqiptarėt, mė sė shumti studentėt, punėtorėt, fshatarėt, kur e kur edhe nxėnės tė shkollave tė mesme, bėnin demonstrata, protesta, greva kundėr politikės sė shtypjes e tė dhunės sė pushtetit serb e me tė edhe tė pushtetit jugosllav ndaj shqiptarėve nė Kosovė.
Nuk ėshtė e nevojshme tė flitet tani se sa i madh, se sa vendimtar ishte roli i kėtyre demonstratave, protestave, grevave pėr ardhmėrinė e Kosovės, pėr lirinė dhe pėr pavarėsinė e Kosovės. Ėshtė e padyshimtė se pa to Kosova nuk do tė ishte ēka ėshtė sot: Kosovė e lirė, e pavarur dhe gati sovrane. Dhe, nuk do tė ishte ēka ėshtė sot, sepse pa to nuk do tė krijohej as Ushtria Ēlirimatre e Kosovės, qė e ēliroi Kosovėn. Sasia sjell cilėsinė
Tė ngrihesh kundėr demonstratave, protestave, grevave siē ka ndodhur dhe siē po ndodh tė ngrihen disa intelektualė, shkencėtarė e krijues tanė tė tjerė, siē u ngrit kundėr demonstratave dhe kundėr politizimit "tė shtresave tė ulta" intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj nė televizion sot, domethėnė tė ngrihesh kundėr demokracisė pa tė cilėn nuk ka liri, domethėnė tė vihesh nė shėrbim tė regjimeve edhe kur ato shpėrdorojnė demokracinė, edhe kur ato shkelin Kushtetutėn e vendit, edhe kur ato e humnerojnė kulturėn politike dhe kulturėn nė pėrgjithėsi, edhe kur ato i bėjnė mjete tė tyre gėnjeshtrėn dhe dhunėn, edhe kur ato vrasin protestues qė protestojnė kundėr korrupsionit dhe dhunės sė tyre, siē vranė mė 21 janar!
Tiranėt, despotėt, diktatorėt nuk i bėn tė tillė natyra; nuk i bėn tė tillė i Madhi Zot. Jo. Tiranėt, despotėt, diktatorėt i bėjnė tė tillė servilėt, lajkatarėt, puthadorėsit - kjo faunė rrėshqanėsish njerėzorė, qė aq shumė rrenėn, mashtrimin dhe dhunėn e ka frymėzuar dhe e ka bėrė tė mundshme nė jetėn tonė.
Pas rėnies sė komunizmit servilizmi ndaj pushtetit do tė duhej tė ishte komprometuar njėherė e pėrgjithshmonė nė jetėn tonė politike, kurse servilėt, lajkatarėt, puthadorėsit, do tė duhej tė kishin marrė mėsimin e duhur. Por, sikundėr po shihet, jo vetėm prej servilizmit tė intelektualit tonė, tė shkencėtarit tonė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, qė nuk do tė pėrtonte t'i servilizonte as kolonelit tė ēmendur tė Libisė, siē s'po pėrton t'i servilizojė kryeministrit delikuent dhe parak tė Shqipėrisė, kjo nuk ka ndodhur: as servilizmi nuk ėshtė komprometuar, as servilėt, puthadorėsit e tė pushtetshmėve nuk kanė marrė mėsimin e duhur, nė sajė tė tė cilit do tė duhej t'u drejtohej kurrizi aq shumė i pėrtokur.
Servilė, puthadorės, sot, ndoshta, mund tė ketė pak mė pak se nė kohėn e komunizmit, por aftėsia e tyre pėr tė servilizuar, pėr t'u pėrtokur ėshtė pėrsosur. E kuptueshme: sasia e djeshme e servilizmit ka sjellė cilėsinė e sotme tė servilizmit, qė aq mjeshtėrisht, aq artistikisht, aq puthadorshėm e tregoi intelektuali ynė, profesori ynė, shkencėtari ynė, qė shikova e dėgjova nė televizion sot, e qė aq shumė i do e aq shpesh i lexon vetėm Konicėn dhe Fishtėn! As Naimin, as Nolin, as Lasgushin, as Migjenin, por vetėm Konicėn e Fishtėn!
Medet pėr ne! Medet pėr mua! Pesėdhjetė vjet bėj punė Sizifi: tė gjitha betejat kundėr servilizmit i kam humbur! Shkolla jonė e servilizmit po tregohet shumė mė ndikuese dhe shumė mė e ēmuar se vepra ime! Prishtinė, 6.3.2011
(Artikull i botuar nė Gazetėn Shqiptare)
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com