Albatlanta

Amerika me bajoneta institucionesh
Edon Qesari
Mbiprodhimi i ngjarjeve nė kėtė dimėr tė turbullt arabik nuk ka lėnė pa shkas nxehjen e debateve nė Uashington. Kėto, natyrisht mė teorike sesa praktike, kėrkojnė nė thelb tė shqyrtojnė hipotezėn e njė pėrfshirjeje amerikane mė konkrete nė ndodhi. Sė fundmi, pas vitesh heshtje nė lėmin e politikės sė jashtme, janė dėgjuar edhe neokonservatorėt.
Pėr ata qė kanė njė kujtim tė vagullt rreth tyre, do mjaftohemi duke thėnė se neokonservatorėt – grup tejet i gjerė, shpesh i paqartė dhe i pėrzier – pėrfaqėsojnė atė mbledhje teknokratike qė frymėzoi aq shumė diplomacinė dhe militarizmin e administratės “Bush”. Tė cilėsuar si idealistė, shpesh tė vizatuar me pėrkrenaren e Minervės, neokons-ėt udhėhoqėn ideologjinė e pėrcjelljes sė demokracisė (democracy exportation) nėpėrmjet edhe, por jo vetėm, ndėrhyrjeve ushtarake. Sot, kėta zotėrinj kritikojnė ēalimin e Obama-s nė ndihmė tė flladit demokratik, i cili nga Tunizia po pėrfshin njė shumėsi vendesh arabe.
Nga ana tjetėr Uashingtoni zyrtar ngjarjet po i trajton mė shumė si furtunė. Obama duket se shtrėngohet nė kėtė llogore, teksa krahu i tij politik akuzon neokonservatorėt nė plagėn e tyre ende tė hapur: lufta nė Irak. Pėrgjithėsisht ajo mundohet tė analizojė aktualitetin arab, duke mbajtur parasysh edhe pasojat.
Pyetja fatale se ē'do tė ndodhė mė pas vazhdon tė godasė si ēekan nė defterin amerikan, ndėrkaq qė koklavitjet gjeopolitike trokasin nė derė. Izraeli, aleati kryesor amerikan nė rajon, shtron pikėpyetjen e ardhmėrisė paqėsore me Egjiptin. Traktati i paqes mes dy vendeve, ėshtė parė botėrisht si marrėveshje mes Mubarakut dhe Jerusalemit dhe jo mes kėtij tė fundit dhe Kajros. Pa shtuar pastaj faktin se "revolucionet jansemin" as qė duket se do cakisin vendet ku vėrtetė Uashingtoni shpreson nė pėrmbysjen e tiranive (Irani, Siria).

Analiza tė tilla, tė thepisura nė parashikime, kanė zėnė vend edhe tek shtypi i Tiranės, i cili fatmirėsisht nuk ėshtė vetėveēuar nė trajtesa lokale. Disa ditė mė parė, njė e pėrditshme botoi njė artikull tė prof. Fatos Tarifės, i cili merrte nė shqyrtim mendimin e Francis Fukuyama-s. Ky i fundit, para shumė vitesh afėr neokons-ėve, prej kohėsh ėshtė pėrqasur mė afėr Obama-s.
Na artikullin e tij, tė cilit autori i kėtyre rreshtave me modesti i vė nė dyshim saktėsinė, prof. Tarifa jep opinionin se ngjarjet nė Lindjen e Mesme pohojnė dėshtimin e Fukuyama-s.
Teza qendrore e tij ėshtė: "Fukuyama duket se flet kryesisht pėr mėnyrat sesi mund tė pėrballohen rreziqet e kohės sė sotme, sesa pėr vetė rreziqet qė realisht kėrcėnojnė paqen dhe sigurinė nė mbarė globin. Ai padyshim ka tė drejtė kur thotė se Uashingtoni duhet tė konsultohet mė shumė me aleatėt dhe partnerėt e tij, por pėrpjekjet e tyre tė pėrbashkėta vėshtirė se do tė kishin sukses nėse diplomacia e tyre nuk do tė kishte sigurinė qė ofron vetėm forca ushtarake dhe vendosmėria pėr ta pėrdorur atė kur ėshtė e domosdoshme".
Megjithatė, pas nesh, situata e sotme e Lindjes sė Mesme dėshmon se, pėrkundrejt opinionit tė Tarifės, Fukuyama ka pikasur diēka.

Sintetikisht e thėnė, Fukuyama beson se revolucionet nuk janė udhėzuesi mė i mirė pėr tė qenė zanafillė e demokracisė. Kjo e fundit pastaj nuk ka as shansin mė tė vogėl tė pagėzohet si e tillė nga njė akt i izoluar, siē janė zgjedhjet elektorale. Mjafton tė sjellim nė shembull, ardhjet e Hitlerit dhe Khomeinit nė pushtet. Revolucionet triumfuese historikisht kanė treguar se zotėrojnė vetinė qė tė pėrqendrojnė nė aktin e tyre fillestar shumė fuqi, tė cilat nuk arrijnė mė pas t'i vetėqeverisin e shpesh bien nė shtypje.
Prandaj teoria realiste - e pėrfaqėsuar nga politikisht i diskutueshmi, por akademikisht i jashtėzakonshmi H. Kissinger – mundohet tė mbajė njė qėndrim mė tė kthjellėt rreth tyre. Megjithatė nė ndryshim nga realistėt, Fukuyama nuk e sheh politikėn ndėrkombėtare si tė dallueshme nga ajo e brendshme. Nė kėtė pikė ai vazhdon tė pėrqafojė filozofinė neokonservatore, sipas sė cilės diktaturat qė nėnshtrojnė vetėqytetarėt nuk mund tė jenė kurrsesi njė siguri e pėrjetshme jashtė kufijve tė tyre.

Amerika, duke nxitur me ēdo mjet ēngulitjen e diktatorėve ndih nė radhė tė parė sigurinė e saj kombėtare duke mos pranuar marrėdhėnie me regjime tė pasigurta. Fundja, demokracitė, edhe pse debatuese me njėra-tjetrėn, kurrsesi nuk luftojnė mes vedit. Por, duke pėrkrahur njė angazhim mė tė madh amerikan nė botė, Fukuyama, parapėlqen ta shohė kėtė tė fundit jo me shpatėn e fuqisė ushtarake nė dorė (hard power). Sipas politologut amerikan, do tė ishte mė frytprodhuese pėr Uashingtonin nėse do tė nxiste, nė terma sigurisht afatgjatė, premisat e demokracisė, sesa tė nguliste, me trysni afatshkurtėr, imponimin e saj. E quajtur soft power, rruga jo ushtarake ka nė thelb joshjen ndaj saj, qė nga rruga e mirėqenies ekonomike. Duket se, nė krahasim me metodat shpesh tė ashpra neokonservatore tė cilat nuk kursenin angazhimin e hapėt ushtarak plot salltanete, Obama ka zgjedhur pikėrisht vijėn e Fukuyama-s.

Nisur nga premisa e dėshtimit nė Bagdad, administrata e tij nuk do t'ia lejojė vetes njė shtim tė antipatisė antiamerikane qė qerthullon nė popullsitė arabe. Fakti qė, tė paktėn deri mė tash, drita jeshile e suksesit ėshtė shėnjuar vetėm nė vende si Tunizia apo Egjipti, ndaj tė cilave muskujt e Amerikės s'janė fryrė ndonjėherė, ėshtė njė tregues. Fukuyama ka njė zanafillė tė drejte – sepse rezultatet presin – kur thotė se forca ushtarake nuk sjell detyrimisht demokraci. Pėrkundrazi, si nė rastin irakian, vendet si Libia, Siria apo Irani, ndaj tė cilėve ėshtė kėrcėnuar gjithmonė bajoneta, janė ato mė kryeneēet dhe shtypėset ndaj rrezatimeve demokratike. Gjithashtu Fukuyama flet pėr krijimin e atyre strukturave, materiale ose jo, tė cilat do tė mund tė udhėhiqnin – ose edukonin, qė tė flasim hapur – vetėvendosjen reale tė njė sistemi demokratik. Parėsore sipas tij, mbeten institucionet, dhe funksionimi real e i pavarur i tyre. Kjo do tė vlente pėr kudo, aq mė tepėr pėr vende si ato arabet, qė sot reklamojnė demokraci pa pasur tė shijuar ndonjėherė edhe hidhėsinė e shpeshtė tė saj. Fakti qė nė Egjipt ishte pikėrisht ushtria si institucion, e cila braktisi e mė vonė shtyu drejt dorėheqjes Mubarakun, mund tė jetė pėrzgjedhje e njė skenari tė tillė. Fakti qė nė Libi, Geddafi pėrdori dhe vazhdon tė abuzojė me ushtrinė, ėshtė tjetėr pohim nė mbrojtje tė tezės fukuyamiane. Nė rastin e parė, Obama parapėlqeu mesa duket tė qėndronte pas perdeve, me shumė sesa tė tregonte muskujt, pa harruar se Forcat e Armatosura egjiptiane financohen prej dekadash nė mėnyrė tė majme nga amerikanėt. Uashingtoni jo vetėm nxiti demokracinė nėpėrmjet njė institucioni tė konsoliduar, por edhe pavarėsinė e kėtij tė fundit ndaj pushtetit diktatorial. Pėrfundim qė na sjell te rasti i dytė, nė tė cilin Libia ėshtė shembull i asaj ēka shpesh amerikanėt lakojnė si mungesė nė pavarėsinė e institucioneve. Se sa mund tė vlejė njė skemė e tillė nė vendet arabike, edhe ky shkrim shprehet skeptik. Por rėndėsi ka theksimi qė Fukuyama vendos nė njė artikull tė tijin se "kultura nuk ėshtė ogur, por ėshtė ajo qė vendos mirėqenien e disa lloj institucionesh".
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com