Albatlanta

Demagogjia si filozofi dhe kryevepėr pushteti
Ermelinda Meksi
Nė njė prononcim publik tė para dy ditėve, duke folur pėr situatėn ekonomike, nė mungesė tė informacionit zyrtar, ju referova tė dhėnave tė medias pėr eksportet e janarit tė kėtij viti, tė cilat shprehnin rėnie tė tyre. Vetėm tri orė pas kėtij prononcimi, INSTAT, deri atėherė i pėrgjumur, reagoi me njė njoftim pėr shtyp mbi treguesit e tregtisė sė jashtme, duke na njohur me tė dhėnat pėr eksportet e janarit, qė sipas tij kanė rritje me 54%. Njė ditė mė pas dėgjuam ligjėrimin e Kryeministrit, qė tejkaloi edhe tė dhėnat e botuara nga INSTAT. Ai, duke folur si zakonisht pėr mrekullinė shqiptare, emetoi tė dhėna, jo vetėm pėr janarin, por edhe dymujorin, jo vetėm nė eksporte, por edhe pėr tė ardhurat buxhetore.

Si pėrfaqėsuese e opozitės, betejėn politike nuk e kam mbėshtetur vetėm nė mosarritjet e qeverisė, por nė alternativėn pėr zhvillimin mė tė mirė tė vendit. Prandaj, kam theksuar nevojėn pėr informacion tė saktė dhe tė plotė, kėrkesė kjo tashmė e shumėpėrsėritur e opozitės dhe betejė reale me pushtetin aktual.

Megjithėse kam denoncuar demagogjinė si filozofi dhe kryevepėr e kėtij pushteti, nuk kam asnjė kompleks tė vlerėsoj nėse ka arritje nė fushėn e eksporteve, por ndėrkohė nuk mund tė mos u kėrkoj shpjegime institucioneve qeverisėse dhe vetė Kryeministrit mbi psenė e informacionit tė vonuar. Ky informacion tingėllon mė shumė si nevojė e qeverisė, qė nėpėrmjet instrumentit nė varėsi, INSTAT, tė pėrgėnjeshtronte opozitėn, se sa si detyrė dhe domosdoshmėri pėr informim publik.

Nė vazhdimėsi kam kėrkuar qė institucionet qeveritare pėrgjegjėse pėr informimin publik tė kryejnė detyrėn, prandaj nuk mund tė pranoj tė dhėnat pėr rritjen e tė ardhurave vetėm duke dėgjuar njė fjalim tė Kryeministrit nė qeveri.

Nė njė shtet serioz, ministri i Financave duhej tė kishte botuar tashmė pėr janarin tė dhėnat mbi realizimin e tė ardhurave doganore, tatimore dhe ato buxhetore nė pėrgjithėsi.

Por, deri dje website i Ministrisė sė Financave akoma nuk kishte azhornuar tė dhėnat pėr janarin. Tė dhėnat e “Statistikės Fiskale” kanė mbetur akoma nė tremujorin e parė tė 2010-s, kurse botimi i buletinit ”Ekonomia dhe Buxheti”, ka mbetur nė nėntor tė vitit 2010.

Duke ngritur vazhdimisht nė Kuvend apo media kėtė ēėshtje, e konsideroj mungesėn apo vonesėn nė informacionin ekonomik, njė tendencė pėr manipulimin e tė dhėnave tė ekonomisė, qė tashmė ndodh rėndom nė kėtė qeveri.

Duke iu referuar tė dhėnave mbi eksportet, si shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e ekonomisė shqiptare, qė pėrballet me njė deficit shumė tė lartė tregtar, do tė ishte mirė qė qeveria, krahas mburrjes me mrekullinė e eksporteve shqiptare, tė na informonte se cilat janė 5 ose 10 produktet kryesore qė ekonomia shqiptare eksporton.

Qeveria duhet tė informojė, ēfarė produktesh eksportojmė dhe nė ēfarė sasie.

Kjo, sepse duke ju referuar INSTAT-it mbi eksportet nė grupin: “Materiale ndėrtimi dhe metale”, nuk kupton se pėr ēfarė eksporti bėhet fjalė... Pėr ēimento? Rrasa guri? Cilin lloj metali dhe nė ēfarė sasie?

Po kėshtu, kur i referohemi eksporteve tė grupit: “Minerale, lėndė djegėse, energji elektrike”, nuk mėson mbi sasinė e eksporteve veēmas mineralet, lėnda djegėse apo energjia elektrike.

Kėto tė dhėna nuk i ofron Ministria e Ekonomisė, por as INSTAT-i nuk e jep kėtė informacion.

Ky i fundit akoma pėrdor pėr informim publik, nomenklaturėn e kombinuar tė mallrave, sipas sė cilės eksporti jepet vetėm pėr 9 grupe tė mėdha e tė pėrziera mallrash.

Publiku dhe opozita duan tė mėsojnė se cilat janė kėto produkte dhe veēanėrisht ato “Made in Albania”, me tė cilat mburret Kryeministri.

Jo vetėm pėr tė njohur realisht aftėsinė konkurruese tė ekonomisė shqiptare, por edhe tė mos hamendėsojmė pas sensibilitetit qė na krijoi intervista e Roberto Savianos (autorit tė shumėnjohur tė “Gomorras”), nėse kėto produkte janė plehra apo ēimento, pėr tė cilat Saviano na tėrheq vėmendjen si aktivitete tė pėlqyera tė mafies, duhet patjetėr informacion pėr mallrat kryesore tė eksportit.

Pėr kėtė arsye, prej dy ditėsh i jam drejtuar zyrtarisht INSTAT-it me kėrkesėn pėr njė informacion mė tė plotė pėr sa me sipėr.

Nėse realiteti shqiptar ėshtė vėrtet kaq i ndritur sa e paraqit qeveria dhe Kryeministri i saj, do tė merrja njė pėrgjigje tė shpejtė nga INSTAT-i.

Nė rast tė kundėrt, realiteti flet vetė dhe ne do kemi rast tė debatojmė pėrsėri pėr kėto ēėshtje. Nė kėtė rast pėrballja midis alternativave do tė zėvendėsohej me provokime tė qėllimshme nga qeveria, duke e lodhur qytetarin. Shqiptarėt meritojnė shumė mė tepėr, duke filluar me funksionimin profesional i institucioneve te pavarura.

Rritja e eksporteve nuk ėshtė qėllim nė vetvete. Nėse rritja ėshtė reale dhe e qėndrueshme, shqiptarėt do ta preknin atė me rritjen e nivelit tė jetės sė tyre. Sė pari: nėpėrmjet uljes sė ēmimeve, veēanėrisht atyre artikujve qė eksportojmė, dhe sė dyti: nėpėrmjet forcimit tė lekut, zhvleftėsimi i tė cilit nė kėto dy vitet e fundit ka rritur nė mėnyre galopante ēmimet e artikujve tė importit. Kjo rritje ēmimesh ndodh jo vetėm kur ato rriten nė tregun ndėrkombėtar, por edhe kur ēmimet kanė tendencė uljeje.

Pėr sa kohė rritja e eksporteve nė energji elektrike nuk ka dhėnė efekte pozitive pėr shqiptaret, kjo tregon se qeveria ka ndjekur njė politikė tė gabuar nė energjetikė me pasoja shtrembėrimin e tregut, qė ka sjellė rritjen e ēmimeve pėr qytetarėt. Ata nga njė anė duhet tė balancojnė financat e KESH qė eksporton energji, dhe nga ana tjetėr tė paguajnė importin e shtrenjtė tė energjisė nga CEZ. Do ftoja qė nė rast tė ndonjė pėrgėnjeshtrimi qeveritar pėr sa mė sipėr, tė zėvendėsonte kulturėn e fyerjes me argumente dhe informacion mbi atė se sa ka qenė eksporti i energjisė elektrike dhe importi i saj pėr vitin 2010, informacion qė ja kėrkoj publikisht INSTAT-it.

Pėr tė gjitha kėto arsye, shqiptarėt protestojnė sė bashku me opozitėn. Ėshtė e drejtė e tyre tė protestojnė kundėr rritjes galopante tė ēmimeve apo varfėrimit tė tryezave, pėr njė jetė dinjitoze, pėr njė tė ardhme mė tė mirė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com