Albatlanta

Stuhia arabe dhe Kina
Shaban Murati
Efektet e revolucioneve popullore nė Lindjen e Mesme, nė forma tė ndryshme po ndjehen nė shumė rajone tė botės, ndoshta mė shumė se sa revoltat e mėparshme popullore dhe demokratike, qė janė zhvilluar nė vendet e tjera me parė. Nė fakt kjo ėshtė vala e tretė e tronditjeve progresive dhe pozitive, qė kanė ndodhur nė kėto tre dekadat e fundit. Vala e parė ishte ajo e dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar, me revolucionet demokratike nė vendet ish-komuniste tė Evropės Lindore, qė pėrmbysėn regjimet autoritare komuniste nė ato vende dhe i hapėn rrugėn vendosjes sė demokracisė, pas afro gjysmė shekulli totalitarizėm. Vala e dytė ishte ajo e dekadės sė parė tė kėtij shekulli me revolucionet me ngjyrė, tė portokalltė, tė tulipanėve etj, qė ndodhen nė shtetet e dala nga ish-Bashkimi Sovjetik, dhe konkretisht nė Ukrainė, nė Gjeorgji dhe nė Kirgizi. Vala e tretė ėshtė kjo, qė po asistojmė nė dekadėn e dytė tė shekullit tė ri, dhe ku pėrmasat, intensiteti dhe ashpėrsia e pėrplasjes sė popujve tė etur pėr demokraci me regjimet autoritare duket se nuk ka krahasim me valėt e mėparshme.

Nė kėtė kuadėr, edhe rezonanca e revolucioneve popullore tė tanishme arabe ka dhe mund tė ketė edhe mė shumė reperkusione, jo vetėm nė riformulimin e gjeopolitikave rajonale dhe ndėrkombėtare, por edhe nė dinamikėn e strukturave tė brendshme sociale tė sistemeve totalitare, nė rajone tė afėrta ose tė largėta nga Lindja e Mesme. Ndaj ėshtė interesante qė efekti i stuhive popullore arabe konstatohet, nė njė formė apo tjetėr, edhe nė Lindjen e Largėt aziatike, nė shtete monolitike, ku sundimi autokratik dhe jo demokratik i Partive Komuniste ka mbetur jo vetėm si atavizėm politik, ideologjik dhe social, por edhe si sfidė e perspektivės demokratike tė shteteve.

Gazeta e mirėnjohur ruse "Komersant" njoftonte mė 25 shkurt se "Nė Kinė kanė filluar protestat, sipas skenarit tunizian dhe libian. Aksioni i parė u mbajt mė 20 shkurt nė Pekin dhe nė disa qytete tė mėdha". Sipas gazetės sė mėsipėrme ruse, nė Pekin nė rrugėn kryesore tregtare Vanfuczin u mblodhėn dhjetėra demonstrues me pllakatet "Duam demokraci", "Duam bukė". Uebsajti nė gjuhėn kineze dhe me seli nė SHBA, Boxun, njoftonte se edhe mė 21 shkurt nė Kinė pati njė protestė.

Natyrisht ėshtė ende herėt pėr tė pritur qė nė Pekin apo Shangai tė ketė shpėrthime tė zemėrimit masiv popullor, si ato nė vendet arabe. Kontrolli dhe represioni policor ėshtė kaq i hekurt, dhe atė kuptojnė mirė vetėm popujt, qė e kanė pėrjetuar atė lloj regjimi komunist, si pėr shembull Shqipėria. Pikėrisht pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme simbolika dhe sinjalistika e veprimeve rebeluese, tė cilat shėnojnė njė gjendje shpirtėrore dhe njė lėvizje tė brendshme, tė cilėn vėshtirė se do tė mund ta pėrmbajė pafundėsisht kėmishat e forcės, qė njėsitė e policisė, tė ushtrisė dhe tė sigurimit tė shtetit, kėrkojnė t'u imponojnė intelektualėve dhe rinisė. Gazetari kinez Li Datong e pėrkufizon kėshtu gjendjen dhe raportet sociale nė Kinė nė momentin e tanishėm "Qeveria ėshtė e ndėrgjegjshme, qė populli nuk e mbėshtet mė".

Njė dukuri e re, qė bie nė sy nė zhvillimet e fundit sociale nė Kinė ėshtė se protestat, qoftė dhe nė formė embrionale, filluan pas ngjarjeve tronditėse nė shtetet arabe, por edhe me njė metodikė tė njėjtė si nė shtetet arabe. Teknologjia e informacionit si revolucion zhvillimi, qė ka thyer dhe po thyen shumė kufij dhe bllokada, ndihmoi nė qendėrzimin e protestave dhe tė zemėrimit popullor nė Tunizi dhe nė Egjipt dhe tė gjithė janė befasuar nga roli organizativ i programeve tė internetit, nga twitter dhe nga facebook nė vendet arabe. Kėto programe shfaqėn njė rol tė ri tė paparė deri tani, atė tė gravitacionit tė protestės dhe lėvizjes masive tė njerėzve kundėr regjimeve totalitare tė urisė dhe tė shtypjes. Veēori e kėtij roli tė ri ėshtė se ai ėshtė jashtėzakonisht i vėshtirė, nė mos i pamundur, tė pėrballohet nga regjimet totalitare. Kėtė taktikė tė Lindjes sė Mesme po pėrpiqen tė ndjekin dhe veprimtarėt kinezė tė tė drejtave tė njeriut, tė cilėt kanė inonduar rrjetet e internetit dhe adresat e programet e ndryshme private pikėrisht me thirrjet pėr protesta tė qeta ēdo tė dielė nė qytetet kryesore tė Kinės. Autoritetet kineze, siē njoftonte gazeta amerikane "Njujork Tajms", i janė pėrgjigjur me njė fushatė arrestimesh, burgosjesh dhe frikėsimesh tė veprimtarėve tė njohur kinezė tė tė drejtave tė njeriut. Shqetėsimi i madh, qė e ka kapluar autoritetet nė Pekin, flet pėr frikėn e njė efekti mė shokues arab nė gjirin e shoqėrisė kineze. Edhe vetėngushėllimet se Kina nuk ėshtė Tunizi dhe as Egjipt nuk duket se janė ilaē qetėsues, sepse kontradikta, mes etjes popullore pėr liri e demokraci dhe represionit tė regjimeve autoritariste, ėshtė e pėrbotshme dhe e pėrhershme, dhe nuk ėshtė specifikė nacionale apo gjeografike. Nga ana tjetėr, autoritetet po pėrpiqen tė mbajnė popullin larg informimit pėr zhvillimet aktuale arabe, dhe sidomos larg informimit pėr pėrkrahjen e gjerė, qė shtetet demokratike tė perėndimit dhe SHBA, po i japin revolucioneve demokratike tė popujve arabė. Drejtoria e informacionit e Kėshillit tė Shtetit shpėrndau njė qarkore nė tė gjithė mediat kineze, tė shkruara dhe elektronike, duke porositur qė " pėr ngjarjet nė Egjipt, tė gjitha mediat e vendit duhet tė pėrdorin kopjen informacionit tė shpėrndarė nga Hsinhua", qė ėshtė agjencia shtetėrore e informacionit.

Presidenti kinez Hu Jintao, nė njė mbledhje tė lartė tė organeve tė partisė dhe tė shtetit ditėt e fundit, kėrkoi vendosjen e njė menaxhimi komplet tė informacionit nė internet dhe vendosjen e njė sistemi tė udhėheqjes sė opinionit publik nė internet. Partia Komuniste e Kinės intensifikon kėshtu pėrpjekjet pėr tė mbajtur mendjet e njerėzve jashtė ēdo njohjeje dhe reflektimi pėr ēfarė po ngjet nė botė. Nuk ėshtė rastėsi qė njė funksionar i lartė, Zhao Qisheng, ish-drejtor i drejtorisė sė informacionit tė Kėshillit tė lartė tė Shtetit, nxitoi tė siguronte opinionin me 24 shkurt se "Nuk do tė ketė revolucion tė jaseminit nė Kinė". Revolucioni i jaseminit u emėrtua ai nė Tunizi, dhe kaq e madhe ėshtė frika zyrtare nė Pekin, sa qė edhe fjala "jasemin" bllokohet nė internetin kinez nga autoritetet, ndonėse njė kėngė popullore mjaft e njohur kineze mban emrin "Jasemin". Dhe ėshtė krijuar njė situatė disi komike, sepse veprimtarėt e tė drejtave tė njeriut qėllimisht kanė shpėrndarė CD dhe DVD me kėngėn e jaseminit, tė kėnduar nga ish udhėheqėsi kinez Jan Cemin nė vitin 1997, dhe tani nga vetė presidenti Hu Jintao, duke vėnė nė pozitė tė vėshtirė ēenzorėt qeveritarė, tė cilėt nuk dinė se si t'ia bėjnė, ta ndalojnė apo jo kėngėn e Jaseminit, tė kėnduar nga udhėheqėsit.

Shkalla e lartė e alarmit e udhėheqjes sė Kinės provon frikėn ndaj efekteve tė mėtejshme, qė mund tė kenė nė shoqėrinė kineze revoltat nė shtetet arabe pėr liri e demokraci. Fantazma e sheshit "Tienanmen", ku nė qershor tė vitit 1989 intelektualėt dhe rinia demokrate kineze guxuan tė sfidojnė tanket e regjimit totalitar komunist, shėtit nėpėr "qytetin e ndaluar" dhe nėpėr kabinetet e mbyllura tė zyrtarėve tė lartė tė shtetit. Sheshi "Tienanmn" qe krisja e parė e shoqėrisė sė kontrolluar komuniste kineze, krisje e cila as nuk ėshtė fshirė dhe as zhdukur. Revolucionet popullore arabe mund tė nxisin krisjen e dytė.

Krisjet mund tė mos rezultojnė as me pėrmbysjen e regjimit komunist, siē ndodhi nė vendet ish- komuniste tė Evropės Lindore, dhe as me rrėzimin e regjimeve autokratike, siē po ndodh nė shtetet arabe. Por ato rishtrojnė pėr zgjidhje detyrėn dhe rrugėn e kėrkesave dhe tė organizimeve mė solide pėr liri dhe demokraci.

Kina ndodhet nė vorbullėn e kontradiktės sė madhe mes nevojės dhe ambicies pėr zhvillim, standarde ekonomike e teknologji perėndimore, dhe pasojės sė kėtij modernizimi, qė ėshtė shoqėria e informacionit, e cila u hap sytė dhe u rrit kėrkesat njerėzve pėr liri e demokraci. Shoqėria e informacionit kėrkon kushtimisht standarde dhe norma demokratike, sepse mbi kėtė bazė u zhvilluan shoqėritė demokratik perėndimore, por edhe ato tė Lindjes, si Japonia dhe Korea e Jugut. As qiellgrryeset impresive, as ritmet e larta tė zhvillimit ekonomik dhe as inondimi i botės me eksportet kineze, nuk mund tė mbulojnė dhe as tė mbysin nevojėn pėr demokraci.

Liderėt politikė duhet tė mendohen dy herė kur lėshojnė mburrjet pėr Partinė Komuniste tė Kinės dhe pėr autoritetet kineze, sepse njė zhvillim ekonomik me kontroll autoritarist tė shoqėrisė dhe tė institucioneve, dhe pa demokraci, nuk ėshtė modeli, qė duhet ndjekur apo pėrshėndetur.
24 ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com