Albatlanta

KURTHI I RI AUTOKRATIK I IMUNITETEVE
Andrea Stefani
Kryeministri Berisha ka hedhur pėrsėri nė qarkullim idenė e heqjes sė imunitetit tė deputetėve nėpėrmjet njė ndryshimi nė rregulloren e Kuvendit. Njė ide qė fatkeqėsisht e kanė mbėshtetur edhe Presidenti i Republikės dhe disa “ndėrkombėtarė”. Veē qėllimi i Kryeministrit nuk ėshtė qė me heqjen e imuniteteve tė luftojė korrupsionin, por qė t’i shtojė edhe njė tjetėr mjet arsenalit tė tij autokratik tė shantazhimit tė opozitės. Dhe nuk mund tė shėrbejė si argument pro heqjes sė imunitetit pėrvoja e Gjermanisė. Sepse nė Gjermani nuk ka prokurori dhe gjykata tė kėrcėnuara apo tė kapura nga politika si nė Shqipėri. Kėto dyshime janė nėnvizuar vite mė parė edhe nga Komisioni i Venecias nė njė opinion tė dhėnė pėr kėtė ēėshtje.

* * *

Me t’u rikthyer nė pushtet nė vitin 2005, njė nga hapat e parė tė Berishės ishte pikėrisht iniciativa pėr kufizimin deri edhe heqjen e imunitetit tė deputetėve. Prandaj qė nė vitin 2005, qeveria i bėri njė kėrkesė Komisionit tė Venecias pėr njė opinion mbi projektligjin “Pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve” pėr rastet e krimeve korruptive dhe abuzimit me detyrėn. Opinioni qė mbėrriti nga Venecia nė mars 2006 nuk ishte aq mbėshtetės pėr iniciativėn e Berishės duke nuhatur nė distancė rrezikun e hetimit selektiv dhe diskriminues tė deputetėve tė opozitės. Opinioni i Komisionit tė Venecias shpjegon se imuniteti parlamentar ėshtė krijuar si mekanizėm kushtetues qė tė mos lejojė pushtetin ekzekutiv (qeverinė) dhe shumicat parlamentare tiranike qė tė pengojnė Parlamentin nė funksionet e tij normale dhe veēanėrisht, duke dobėsuar opozitėn me hetime selektive. A mund tė besohet se autoritaristi Berisha nuk mund tė mos ushqejė ambicie tė tilla kur qysh nė fillim tė karrierės sė tij si pushtetar, njė nga manipulimet e para qė realizoi me anė prokurorėsh dhe gjykatėsish tė kapur, ishte burgosja e liderit tė opozitės Fatos Nano? Vėrtet lufta kundėr korrupsionit ka nevojė pėr heqjen e imunitetit tė deputetėve qė autokrati Berisha e kėrkon me kaq ngulm? Prandaj opozita duhet tė shqyrtojė me vėmendje dyshimin e shprehur edhe nė opinionin e Komisionit tė Venecias nėse vėrtet ekziston njė nevojė urgjente pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve nė Shqipėri. A kemi vėrtet tė bėjmė me njė kėrkesė qė nxitet nga nevoja pėr luftėn kundėr korrupsionit apo njė taktikė dinake autokratike pėr tė goditur opozitėn politike nė emėr tė kėsaj lufte? Janė tė shumta indiciet qė mbėshtesin kėtė opsion tė dytė. Dhe gjėrat nuk duhen shqyrtuar nė dinamikėn e deformimeve qė kanė sjellė nė sistem mendimet e Kushtetutės mė 21 prill 2008. Pas rreth njė viti e gjysmė, kryeprokurores i mbaron mandati dhe janė tė gjitha rreziqet qė nė postin e Ina Ramės tė jetė njė prokuror i tipit “Qeleshi” pra, si ai qė u pėrdor nga Berisha nė nisje tė tranzicionit pėr tė burgosur politikisht liderin e opozitės Fatos Nano po nė emėr tė luftės kundėr korrupsionit. Atėherė janė tė gjitha shanset pėr Berishėn qė me procese hetimi tė montuara, si dhe me procese gjykimi tė harmonizuara me kėto hetime tė njė prokurorie tė kapur, tė dėrgojė nė qeli cilindo kundėrshtar tė rrezikshėm pėr pushtetin. Opozita ishte me fat qė mė 21 janar nė postin e kryeprokurores ishte Ina Rama, njė kryeprokurore qė ka refuzuar t’i bindet tutelės sė pushtetit. Sepse nėse nė postin e kryeprokurorit do kishte qenė njė delfin i Berishės, me shumė gjasa sot do kishim tė provuara nga hetimi i prokurorisė tė gjitha shpifjet monstruoze tė Kryeministrit pėr vrasjen e 4 demonstruesve nga vetė opozita me pistoleta, stilolapsa-pistoletė e deri me thika me helm. Do kishim, me shumė gjasa, tė vėrtetuara me “prova” nga njė prokurori jo e shtetit, por e pushtetit, akuzat e rreme tė ministrave tė Berishės pėr vetura me dinamit apo kamionė me kallashė ditėn e tragjedisė sė 21 janarit. Fundi i gjithė kėsaj maskarade tė facilituar edhe nga heqja e mundshme e imunitetit do tė ishte burgosja e disa deputetėve tė opozitės dhe liderėve tė saj nė emėr tė “luftės kundėr korrupsionit”, por nė tė vėrtetė nė emėr tė njė autokratizmi tė korruptuar qė e sheh shpėtimin nga ndėshkimi ligjor vetėm te qėndrimi i pėrjetshėm nė pushtet. E vėrteta ėshtė se imuniteti i deputetėve nuk pėrbėn pengesė pėr tė luftuar korrupsionin nėse shumica ka vullnet ta luftojė korrupsionin nė radhė tė parė aty ku ai ėshtė mė prezent, nė radhėt e pushtetit dhe qeverisė. Edhe Komisioni i Venecias ka sqaruar se Parlamenti ka tė drejtė t’ia heqė imunitetin ēdo deputeti tė tij, sepse imuniteti nuk ėshtė njė privilegj privat i deputetit, por njė rregull pėr tė mbrojtur vetė Parlamentin dhe funksionimin e tij normal. Prandaj edhe Kushtetuta e Republikės i njeh Kuvendit tė drejtėn tė heqė imunitetin pėr secilin nga anėtarėt e tij. Ēdo tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se Kushtetuta shqiptare i ka tė gjitha standardet europiane lidhur me heqjen e imunitetit tė deputetėve. Sikundėr ndodhi dje me Ilir Metėn, mund tė veprohet me ēdo deputet, tė majtė apo tė djathtė, tė akuzuar pėr korrupsion. Kjo do tė thotė se heqja e imunitetit nė tėrėsi jo vetėm nuk favorizon luftėn kundėr korrupsionit, por vė nė rrezik funksionimin normal tė Parlamentit duke rrezikuar opozitėn pėrballė njė pushteti autoritarist dhe tė korruptuar.

* * *

A duhet tė hiqet imuniteti i deputetit rast pas rasti apo nė avancė pėr tė gjithė deputetėt? Ky ėshtė problemi qė ngrihet dhe Komisioni i Venecias shqyrton rreziqet e njė persekutimi tė mundshėm politik tė opozitės.

Dhe thekson se vėrtet ka njė praktikė tė Bundestagut (Parlamentit) gjerman pėr heqjen e pjesshme tė imunitetit pėr tė gjithė periudhėn e mandatuar parlamentare, por shton se edhe Gjykata Kushtetuese nė Gjermani nuk ka mundur akoma tė vendosė nėse kjo praktikė ėshtė me tė vėrtetė Kushtetuese. “Dyshimet bazohen pjesėrisht nė shqetėsimin se heqja e pėrgjithshme e imunitetit mund tė ndikojė nė punėn e Parlamentit, sepse mund tė lejojė hetime selektive, arbitrare ose edhe politikisht tė motivuara”, thuhet nė opinionin e Venecias. Ndaj dhe sugjeron qė ēėshtja tė shqyrtohet me seriozitet dhe nė kontekstin shqiptar, sepse nė Gjermani, krejt ndryshe nga Shqipėria, ekzistojnė ndėrkaq masa mbrojtėse dhe mbi tė gjitha njė drejtėsi shumė mė e pavarur qė mbrojnė deputetėt nga hetime selektive me motive arbitrare. “Njė tjetėr set rregullash qė mbrojnė kundėr hetimeve arbitrare dhe politikisht tė motivuara janė ato qė mbrojnė pavarėsinė e prokurorisė nga ndikimet politike dhe marrjes sė instruksioneve nga nivele tė ndryshme politike”, thuhet nė opinionin e Komisionit. Nė kontekstin e Shqipėrisė, ku mungojnė ende garancitė e balancat dhe njė tendencė e fuqishme autoritariste ekziston nė kokėn e politikės, heqja e imunitetit pėr tė gjithė deputetėt nuk mund tė mos ēojė nė hetime selektive dhe politikisht tė motivuara. Prandaj do ishte e rrezikshme pėr demokracinė! Duhet tė jesh i verbėr tė mos shohėsh se ky ėshtė edhe qėllimi i kėsaj “reforme” tė iniciuar nga Kryeministri Berisha qė nė momentet e para tė riardhjes sė tij nė pushtet. Nė horizont po projektohet njė kurth i ri politik. Autokrati Berisha kėrkon tė asgjėsojė opozitėn nėn maskėn e luftės kundėr korrupsionit, sikundėr u pėrpoq gjatė qeverisjes sė tij tė parė qė ta asgjėsonte nėn maskėn e luftės kundėr komunizmit.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com