Albatlanta

Omer Stringa: ''Nė politikėn e sotme mungon morali''
INTERVISTA nga Fatos Baxhaku
Deri nė 1990-n jeni njohur si njė ndėr pedagogėt mė nė zė tė UT-sė. Si ndodhi qė vendosėt tė merreshit me politikė?

Sė pari, do tė dėshiroja t’ju falėnderoja pėr mundėsinė qė mė jepni tė shpreh disa mendime tė miat nė njė gazetė tė cilėn e respektoj. Nėse do ta korrigjoja kėtė pyetje, nė vend tė fjalės “ndėr pedagogė”, do tė pėrdorja fjalėt “ndėr pedagogėt e rinj tė asaj kohe”, megjithėse nė vitet ‘90, isha rreth 40 vjeē dhe kam pasur rreth 18 vite punė si pedagog nė universitet. Ėshtė e vėrtetė se kam qenė i njohur jo pak nė ambientet studentore tė asaj kohe pėr shumė arsye, por mė tė rėndėsishme gjykoj se kanė qenė: niveli i duhur profesional, marrja pjesė nė tė gjitha aktivitetet shkollore dhe jashtėshkollore sė bashku me studentėt, si stėrvitja ushtarake, aksionet dhe aktivitetet sportive etj.; kam jetuar nė Qytetin Studenti nga viti 1967 deri nė 1984-n, ku 5 vite si student dhe gati 12 vite si pedagog, dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, sipas gjykimit tim gjithmonė, i kam dashur dhe respektuar studentėt dhe jam pėrpjekur tė jem i drejtė dhe i mirė me ta. Kur drejtėsia dhe mirėsia cenonin njėra-tjetrėn, pothuajse gjithmonė kam anuar nga mirėsia, ndoshta pėr shkak tė karakterit tim. Studentėt i kam dashur dhe vazhdoj t’i dua dhe se nga ta vazhdoj tė mėsoj shumė gjėra. Gjėrat mė tė rėndėsishme janė sinqeriteti dhe dashuria e tyre pėr tė vėrtetėn. Rinia ėshtė gjithmonė e sinqertė dhe idealiste dhe koha nė tė cilėn kam jetuar dhe vazhdoj tė jetoj ka pasur dhe ka mungesė tė madhe sinqeriteti dhe idealizmi. Padyshim, koha e viteve para ‘90 ka pasur mungesa tė mėdha sinqeriteti, natyrisht nė ambiente tė ndryshme, nė pėrmasa tė ndryshme. Sinqeriteti, idealizmi dhe guximi i rinisė studentore ishte nė themel tė Lėvizjes tė Dhjetorit ‘90. Lėvizja e Dhjetorit ishte shprehje e gjallė e mendimit tė tė gjithė qytetarėve shqiptarė, se sistemi duhej ndryshuar. Ishin studentėt e dhjetorit ‘90 qė kėrkuan hapur kėtė ndryshim qė tė gjithė e dėshironim prej kohėsh. Unė kam qenė me studentėt pothuajse gjatė gjithė kohės sė lėvizjes pėr ndryshim nga ana e tyre, nga dhjetori ‘90 deri nė mars ‘92, kur nė pushtet erdhi opozita e krijuar nga lėvizja e studentėve tė dhjetorit. Gjatė gjithė asaj kohe, studentėt mė kanė mėsuar mė shumė mua nga ana politike se sa unė ata. Qenia nė politikė deri nė mars ‘92 ka qenė njė shprehje e dėshirės sime pėr tė dhėnė dhe unė kontributin nė ndryshimin e sistemit totalitar dhe ndėrtimin e njė sistemi tė lirė demokratik. Motoja “E duam Shqipėrinė si gjithė Europa” ishte njė dėshirė e madhe e tė gjithė shqiptarėve nė vitet ‘90. Por tė gjithė ne, me njė nivel mesatar inteligjence dhe pa paragjykime, gjykoj qė e kishim tė qartė qė ishte njė objektiv afatgjatė real dhe i bukur. Pėr t’u realizuar ky objektiv, politika e asaj kohe krijoi politika dhe objektiva afatshkurtėr, pėr tė cilat kam pasur mjaft dilema, tė cilat pėr fat tė keq janė duke u vėrtetuar kėto 20 vite. Ka qenė kjo arsyeja e vėrtetė qė pas vitit ‘92 vazhdova tė merrem seriozisht me profesionin tim si pedagog nė fakultet.

Ku e ndjeni veten mė mirė, nė ambientet universitare, apo ato politike?

Pa dyshim nė universitet, miku im. Nė politikė unė jam gjendur nga dėshira pėr tė ndihmuar sadopak vendin tim, pėr tė kaluar nė njė sistem tė lirė demokratik, se besoja dhe besoj qė liria bėn mrekulli pėr individin dhe shoqėrinė. Gjithmonė jam marrė mė shumė me politikė, kur PD–ja ka qenė nė opozitė, siē duket kjo vjen nga shpirti im “rebel” dhe dyshues dhe ndoshta qė nė politikė bėj mė mirė opozitarin. Nė universitet, padashur tė mburrem, jam njė profesionist i mirė, ndėrsa nė politikė njė amator i menēur dhe i ndershėm. Do tė desha tė theksoja qė dhe shumica e atyre qė merren me politikė, sot nuk kanė as mė tė voglin profesionalizėm nė politikė, por veē kėsaj gjykoj se dhe nga fushat nga tė cilat kanė ardhur nuk janė cilėsuar pėr ndonjė arritje. Njė pjesė e tyre gjykoj se akoma nuk kanė zgjedhur raportin e tyre me komunitetin tė cilit duhet t’i shėrbejnė. Shkak ndoshta janė interesat personale ose paaftėsia e tyre. Nė momentet kur unė kam vendosur tė merrem seriozisht me politikė, kam gjykuar se kam elementėt bazė pėr tė kontribuar nė kėtė profesion: siē janė origjina familjare; inteligjenca; edukimi profesional; kultura; ndershmėria, si dhe dėshira pėr t’i shėrbyer komunitetit. Siē duket kėto elemente nuk janė tė mjaftueshėm pėr tė qenė njė politikan i “suksesshėm” nė vendin tonė.

Sa ka ndikuar tė qenit elbasanas nė performancėn tuaj politike?

Jam i mendimit qė nė ēdo rajon janė tė gjitha llojet e individėve, si tė zgjuarit, tė mirėt, tė kėqijtė, dembelėt etj. Pa dyshim qė nė rajone tė ndryshme, kėto karakteristika shfaqen nė raporte tė ndryshme pėr shkak tė njė morie faktorėsh objektivė dhe subjektivė. Nėse do tė shprehja njė elbasanas tė vėrtetė, do tė mendoja sė pari njė qytetar, sė dyti qė ėshtė i mirė (nė kuptimin qė pėrpiqet tė ecė pėrpara, duke punuar dhe pa shkelur tė tjerėt) dhe sė treti i shkolluar. Nga pėrvoja politike shqiptare qė unė njoh, ka pasur mjaft elbasanas qė kanė qenė pjesė e rėndėsishme e politikės para viteve 1945. Nė vitet 1945-1991 kanė qenė shumė pak ose aspak politikanė tė njohur nga Elbasani (mė i larti nė pozitė, mesa mė kujtohet, ka qenė ish-ministri i Arsimit, Thoma Deliana, tė cilin politika e asaj kohe e burgosi). Ndėrsa nga 1991 e deri tani, elbasanasit qė janė marrė me politikė, kanė qenė vetėm kalimtarė si nė PD dhe PS. Shpresoj qė nė tė ardhmen, elbasanasit tė ndryshojnė diēka.

Mendimi juaj pėr nivelin e klasės sė sotme politike shqiptare. A ėshtė vėrtet ky nivel qė meritojnė shqiptarėt?

Politika ėshtė njė nga elementėt e rėndėsishėm tė ēdo shoqėrie. Jam i mendimit se midis pjesės dhe sė tėrės ekziston njė lidhje e fortė dhe e ndėrsjellė. Pjesa pėrmban informacion pėr tė tėrėn, sikurse e tėra ka informacion pėr pjesėn. Shėnoj qė kėto koncepte janė tė vėrteta nė kuptimin statistikor, me fjalė tė tjera vėrtetėsia e tyre ėshtė e pėrafėrt dhe se nė raste tė ndryshme, kjo pėrafėrsi ėshtė e ndryshme, herė mė e madhe e herė mė e vogėl. Pėr fat tė keq, nė gjykimin tim, politika nė Shqipėri nė vend tė ishte mbi nivelin mesatar tė shoqėrisė, pėr tė tėrhequr pėrpara dhe shpejt shoqėrinė tonė, ėshtė nėn nivelin mesatar. Duke qenė nė krye tė tė gjitha ndryshimeve qė ndodhin, politika bie mė shumė nė sy. Natyrisht nė njė shoqėri dobėsitė qė vihen re bėjnė efekt shumė tė madh mediatik, duke shtuar dhe faktin qė njė pjesė e mirė e politikanėve, pėr shkak tė inteligjencės sė tyre, mendojnė se duke dalė nė TV i rrisin vlerat e tyre, por harrojnė se TV ėshtė vrasės pėr individėt me mendim mediokėr. Shpresoj qė dhe politika nė njė tė ardhme tė afėrt tė jetė pjesa mė e zhvilluar e shoqėrisė sonė, megjithėse nė gjykimin tim e pres kėtė gjė pas viteve 2024, kur tė jetė larguar nga jeta aktive politike i gjithė brezi i politikanėve qė morėn drejtimin e politikės pas viteve ‘90. Mendoj se 35 vjet mjaftojnė pėr tė nxjerrė nė pension politik njė brez i cili akoma nuk ka shpėtuar nga mentalitetet komuniste.

Si e gjykoni jetėn e brendshme tė partive politike nė Shqipėri? A ka demokraci tė brendshme, apo vazhdon tė vendosė vetėm lideri?

Partitė politike janė pasuri kombėtare tė pazėvendėsueshme pėr shoqėrinė. Problemi qėndron se si do t’i pėrdorė shoqėria kėto instrumente, pėr t’u bėrė eficiente. Ne shqiptarėt dallohemi pėr shfrytėzim jo racional dhe eficient tė aseteve dhe madje shpeshherė, i shfrytėzojmė nė mėnyrė tė tillė qė ato nė vend qė tė jenė burim zhvillimi, kalojnė nė burim pengimi ose nė vend qė t’i sjellin tė mira shoqėrisė, i sjellin tė kėqija. Kjo vjen nga padia, nga zgjidhja jo e drejtė e raportit individ-shoqėri dhe nga mjaft elementė tė tjerė objektivė dhe subjektivė, pa dashur t’i analizojmė. Le tė kujtojmė burimet ujore. Shqipėria ėshtė njė vend shumė i pasur me ujėra dhe tė gjithė e dimė se uji ėshtė njė aset i pazėvendėsueshėm pėr njė shoqėri. Si e kemi shfrytėzuar? Secili mund tė japė mendimin e tij. Shoqėria jonė, duke mos zgjidhur drejt raportin individ-shoqėri nė lidhje me kėtė aset, shpeshherė, sidomos kohėt e fundit, e kemi kaluar kėtė aset me vlerė nė njė aset jo vetėm pa vlerė, por nė njė element qė ka sjellė dėme tė mėdha. E njėjta gjė ėshtė dhe me partitė. Nėse partitė do tė konsideroheshin si asete nė shėrbim tė shoqėrisė, ato duhet tė organizoheshin dhe tė punonin pėr tė tėrhequr shoqėrinė drejt zhvillimit. Fatkeqėsisht edhe kėtu raporti individ-shoqėri, nė shumicėn e partive dhe nė shumicėn e kohės, nuk janė zgjidhur drejt. Ai ėshtė zgjidhur nė favor tė disa individėve tė caktuar. Kjo ka pėrcaktuar dhe jetėn e brendshme tė partive. Kjo shpjegon mungesėn e demokracisė, mungesėn e ideve politike, ekonomike dhe sociale, mungesėn e debatit. Shpeshherė partitė janė bėrė instrumente nė dorė tė individėve pėr tė realizuar qėllimet e tyre, qė nė shumicėn e rasteve nuk janė tė njėjta me shoqėrinė.

Cili ėshtė sot problemi mė i madh i politikės shqiptare?

Nė gjykimin tim, politika e sotme shqiptare ka mjaft probleme. Nė gjykimin tim, problemet mė kryesore janė: mungesa e moralit nė shumė drejtime, mungesa e ideve, programeve dhe politikave tė mirėpėrgatitura, mungesa e njė debati tė vėrtetė politik, raporti midis propagandės dhe punės sė vėrtetė politike, raport i cili, pėr fat tė keq, anon te propaganda ose e thėnė ndryshe nėse politikėn do ta konsideronim si njė makinė, politikanėt e sotėm e kanė programuar qė tė gjithė karburantin ta dėrgojnė te buria dhe aspak aty ku duhet, dhe me kėtė bėjnė gabime tė rėnda si: nuk bėjnė punė pėr atė qė paguhen nga shoqėria, propagandėn e kotė e bėjnė po me paratė e shoqėrisė dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, ofendojnė nė maksimum inteligjencėn e qytetarėve shqiptarė. Politika nuk duhet tė harrojė se nė shumicėn e rasteve, inteligjenca e saj ėshtė mjaft larg inteligjencės sė qytetarėve.

Ėshtė thėnė qė politika ka njė moral tė vetin, tė ndryshėm nga ai i njerėzve tė zakonshėm. Tė jetė e vėrtetė?

Absolutisht aspak, morali ėshtė njė dhe i vetėm pėr tė gjitha pjesėt e shoqėrisė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė gjoja nė emėr tė politikės kanė humbur dhe parimet mė themelore tė moralit. Ata qė i njohin sadopak kėto parime, e shohin qė dita-ditės ato nuk ekzistojnė aspak, ose takohen shumė pak nė veprimet e politikanėve shqiptarė dhe forcave politike.

Cilat janė meritat dhe mėkatet e politikės shqiptare nė kėto 20 vitet e fundit?

Padyshim politika shqiptare ka arritje. Ndryshimet pozitive tė ndodhura nė Shqipėri janė arritje tė shoqėrisė sonė, ku dhe politika ka kontributin e saj tė pamohueshėm. Pėr tė vlerėsuar mė mirė punėn e politikės, patjetėr duhet tė krahasojmė ndryshimet qė bėn shoqėria jonė nga viti nė vit. Tė gjithė e dimė qė vlerėsimet bėhen nėpėrmjet krahasimit, por varet dhe nga elementėt me tė cilėt do tė dėshironim tė bėnim krahasimin. Nėse gjendjen ekonomike, sociale, kulturore do ta krahasonim me vitet ‘90 padyshim politika ka bėrė arritje tė mėdha; nėse zhvillimin tonė do ta krahasonim me vende tė tjera ku duam tė integrohemi, mund tė themi pa frikė qė politika ka shumė pėr tė bėrė dhe nėse zhvillimin tonė do tė donim ta krahasonim me kohėn, e thėnė ndryshe qė ne shqiptarėt tė kompensojmė dhe kohėn e humbur pėr shumė arsye objektive dhe subjektive para viteve ‘90, ne jemi shumė mbrapa dhe me kėtė krahasim, politikės shqiptare i duhet tė bėjė shumė mė shumė nga ēfarė ajo propagandon qė ka bėrė. Politika shqiptare duhet tė ndėrmarrė reforma tė mėdha tė dhimbshme brenda saj, pėr tė ndryshuar veten. Kėto reforma kėrkojnė vullnet tė fortė dhe gjithashtu kėrkojnė ta ristrukturojnė partinė nė mėnyrė tė tillė qė tė largohet nga interesat personale tė individėve dhe grupe individėsh brenda saj, pėr tė qenė njė instrument vėrtet i pėrsosur pėr tė drejtuar zhvillimin tonė, me ritmet qė na kėrkon koha.

A mund tė kishte ecur Shqipėria mė shpejt pėrpara, nė pikėpamjen ekonomike?

Nėse do tė pranonim qė asgjė nuk ėshtė e pėrsosur, patjetėr do tė duhet tė pretendonim qė kanė ekzistuar mundėsitė pėr tė ecur mė pėrpara. Kjo gjė do tė ishte realizuar, sipas gjykimit tim, nėse do tė kishim zgjidhur drejt: pronėn si elementin bazė tė ekonomisė sė tregut tė lirė; dilemėn midis individit dhe shoqėrisė; dilemėn midis sė sotmes dhe sė nesėrmes; dilemėn e tė qenurit Sokrat i vuajtur apo Derr i kėnaqur; dilemėn midis politikės dhe ekonomisė dhe mjaft dilema tė tjera. Do tė dėshiroja tė kujtoja qė pėr tė qenė rreth viteve 2020, pėrafėrsisht tė barabartė me nivelin ekonomik tė vendeve tė renditura si tė fundit nė BE, ne do tė na duhej tė kėnaqeshim me ritmet e rritjes sonė vetėm nėse ato do tė ishin jo mė pak se 7% nė vit. Tė gjithė e dimė se kėto vite tė fundit, ritmet tona tė rritjes kanė qenė jo mė shumė se 5%, gjė qė nuk duhet ta kėnaqė politikėn.

E majta dhe e djathta. A ka njė ndarje reale mes kėtyre dy grupimeve nė Shqipėri?

Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė politike dhe filozofike. Ē’ėshtė e majta apo ē’ėshtė e djathta ka mjaft pėrkufizime, tė cilat kanė ndryshuar me kalimin e kohės. Ėshtė e rėndėsishme qė tė dy krahėt politikė janė elementė tė domosdoshėm tė skemės politike tė ēdo shoqėrie. Nė gjykimin tim do tė dėshiroja tė thoja se raporti i qėndrimit ndaj pronės, punės, vlerave tė individit, shoqėrisė bėjnė dallimin real midis sė majtės dhe sė djathtės. Unė pranoj qė shoqėria nė momente tė ndryshme kohe ka nevojė pėr reforma herė tė majta, herė tė djathta dhe herė tė pėrziera. Me aq sa unė e njoh tė djathtėn, ajo nė Shqipėri asnjėherė nuk ka ekzistuar si njė e djathtė e mirorganizuar politikisht nė mendim dhe nė veprim pėr shumė arsye. Edhe Partia Demokratike, vitet e fundit, gjykoj qė ka anuar shumė majtas nė vend tė drejtimit djathtas. Ndėr arsyet mė kryesore ėshtė se sistemi totalitar komunist punoi gjithė kohėn pėr tė mos lejuar krijimin e sė djathtės reale, me qėllimin e vetėm qė tė ishin po ata, komunistėt qė tė bėnin ndryshimet kur tė duheshin sipas mėnyrės dhe interesave tė tyre. Gjithashtu e djathta reale mungon dhe vazhdon ende tė mungojė sepse e gjithė shoqėria vazhdon tė vuajė mentalitetin komunist pėr hir tė inercisė. Mungesa e sė djathtės reale kėto 20 vite ka qenė njė nga faktorėt kryesorė tė tranzicionit tė tejzgjatur dhe tė mundimshėm dhe me probleme tė mėdha pėr shoqėrinė dhe pėr individin. Nėse do tė analizonim sistemin qė kemi ndėrtuar sot pas 20 viteve pas mbarimit tė tranzicionit, sipas mendimit tim gjykoj qė jemi shumė larg asaj qė kemi menduar dhe pretenduar nė vitet ‘90. E thėnė me fjalė tė tjera, jemi mjaft prapa dhe shumė majtas asaj qė kemi ėndėrruar tė jemi.

Si e gjykoni opozitėn e sotme? Cili ka qenė roli i opozitave nė Shqipėri?

Opozita e sotme ndryshon nga opozitat e kaluara, vetėm nga forma. Mund tė pohoj pa hezitim se ajo ėshtė njė opozitė tamam shqiptare dhe njė anė e politikės sonė. Asaj i mungojnė mjaft elemente pėr tė qenė njė opozitė e fortė dhe e vėrtetė. Dua tė shėnoj se, edhe ne kur ishim nė opozitė na mungonin po tė njėjtėt elementė dhe gjithashtu kėta elementė tė rėndėsishėm politikė i mungojnė dhe mazhorancės. Nė gjykimin tim, gjatė kėtyre 20 viteve, opozitat dhe mazhorancat kanė qenė tė njėjta, si nė ato qė i mungojnė si nė ato qė kanė diferenca tė vogla. Nga eksperienca ime, tė punosh nė opozitė nė Shqipėri ėshtė shumė e vėshtirė pėr dy arsye. Ėshtė e vėshtirė, pasi shumica jonė gjithmonė pėrpiqet t’i shėrbejė pushtetit pėr tė pasur pėrfitime ose e thėnė ndryshe, shumicės sonė i mungon morali politik dhe sė dyti, shumica e institucioneve shtetėrore i shėrbejnė nė ēdo hap mazhorancės dhe pengojnė opozitėn. Mazhorancat nė Shqipėri rrėzohen ose nga ndėrhyrja e ndėrkombėtarėve ose se ato bien vetė nga keqqeverisja. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė debatet politike midis opozitės dhe mazhorancės mund tė pėrmblidhen si mė poshtė: e gjithė e keqja qėndron te kundėrshtari politik dhe aspak te vetja. Kjo sjellje mė kujton njė thėnie tė Bertolht Breht, e cila pak a shumė ėshtė: “Ata na thonė qė e keqja ėshtė dhe vjen nga tė tjerė, jashtė tyre, pėr tė mos na lejuar ta shohim qė e keqja janė vetė ata”. Besoj se kjo thėnie u kujton tė gjithėve kohėt para ‘90.

Mendimi juaj pėr Berishėn, Nanon dhe Ramėn?

Padyshim Berisha, Nano dhe Rama kanė qenė dhe janė personat mė me influencė nė politikė. Ata pa dyshim qė kanė meritat e tyre nė tė gjitha ndryshimet ekonomike, politike dhe sociale, qė kanė ndodhur nė vendin tonė. Krahas meritave tė padiskutueshme, do tė thoja qė: tė tre janė politikanė shqiptarė; tė tre kanė harruar qė demokracia ėshtė anonime, se ajo pėrsos vetveten dhe nuk e bėjnė individėt qė mendojnė se janė tė fortė dhe tė zgjuar, por ēdo individ kontribuon me punėn e tij nė ndryshimet demokratike; tė tre mendojnė se Shqipėria nuk mund tė ekzistojė, pa qenė ata nė majat e politikės dhe harrojnė se Shqipėria ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė me dhe pa ata, nė majat e politikės; tė tre mendojnė se vetėm ata mund tė bėjnė punė tė mėdha, por harrojnė se punėt e mėdha pėr vendin bėhen atėherė kur ata besojnė se njerėzit qė i rrethojnė janė shumė tė ndershėm, shumė tė zotė dhe shumė tė aftė; tė tre nuk e kanė zgjidhur drejt raportin midis propagandės dhe punės; tė tre, nė shumicėn e rasteve, veprimet politike tė tyre i kanė nė shėrbim tė forcimit tė pozitės politike tė tyre dhe jo nė shėrbim tė ecjes para tė shoqėrisė; tė tre nė debatet politike mė shumė bėjnė thashetheme dhe fjalė se sa debatojnė pėr programe dhe ide politike… Pėr sa i pėrket diferencave, pavarėsisht se nė pamje janė shumė, gjykoj se janė shumė pak nė raport me punėn qė duhet tė kryejnė.

Pėrse ndodhi 21 janari? Ishte vėrtet grusht shteti?

21 janari ishte rezultati i politikės sė ndjekur nga mazhoranca dhe opozita kėto vitet e fundit. Demonstrata e 21 janarit, nė gjykimin tim, ishte njė demonstratė e dhunshme. Kur dy subjekte pėrleshen dhe pėrdorin dhunė, tė dyja palėt janė me faj dhe pa dyshim fajin mė tė madh e ka pala nė pushtet. Vrasja e katėr personave me armė zjarri ėshtė njė ngjarje tragjike. Personat qė urdhėruan zjarrin me fishekė luftarakė, si dhe ata qė e zbatuan, patjetėr qė duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi morale dhe ligjore. Le tė shpresojmė qė drejtėsia do tė japė drejtėsi pėr shkaktarėt e humbjes sė jetėve njerėzore. Pėr sa i pėrket puēit, me aq sa unė kam njohuri juridike, gjykoj se nuk ėshtė grusht shteti dhe madje me aq sa kam parė dhe dėgjuar deri tani, nuk shoh asnjė element tė kėtij grushti shteti.

Flitet shumė pėr dėmtimin e imazhit tė Shqipėrisė nė botė. Sipas jush, ēfarė lloj vendi pėrfaqėson sot Shqipėria?

Ēdo ngjarje e rėndė dhe sidomos vrasja e katėr personave me armė zjarri, mendoj qė e ka dėmtuar imazhin e vendit tonė, por nė gjykimin tim imazhin tonė e ka dėmtuar mė shumė deklarimi nga ana e Kryeministrit qė 21 janari ishte grusht shteti. Nė gjykimin tim, imazhin e vendit tonė e ka dėmtuar dhe vazhdon ta dėmtojė ende klasa jonė politike. Sjellja e klasės politike aspak qytetare, vetėm prish imazhin tonė. Gjuha vulgare e pėrdorur nė shumicėn e debateve politike dhe deklaratave politike nė mediat e vendit dhe tė huaja pa tjetėr qė krijon pėrbuzje pėr vendin tonė nga persona tė huaj. Ēfarė do tė mendonte njė i huaj pėr ne kur nga goja e Kryeministrit nė deklarata publike dhe mediatike dėgjon se shefi i opozitės ėshtė mafioz, ėshtė kryetrafikant, ėshtė bandit dhe mjaft epitete tė shėmtuara tė tjera, pėr tė cilat gjykatat shqiptare do tė duhej tė dėnonin shefin e opozitės me qindra vite burg, nėse ato do tė ishin tė vėrteta. Gjithashtu, nėse po ky i huaj do tė dėgjonte dhe deklaratat e opozitės pėr mazhorancėn, ku nė pėrmbajtje asgjė nuk do tė ndryshonte pėr shefin e mazhorancės dhe nėse ai do tė mendonte qė politikanėt tanė janė tė pėrgjegjshėm dhe jo demagogė tė mėdhenj, atėherė mendimi i tij pėr vendin tonė do tė ishte i tmerrshėm, i shprehur me fjalė ai do tė duhej tė thoshte: mjerė ky vend, mjerė ata qė jetojnė nė atė vend dhe mjerė ata qė drejtohen nga kėta politikanė, unė atje nuk kam pse shkoj as pėr punė dhe as pėr qejf, as sot dhe as mot. Le tė shpresojmė qė politika jonė do tė bėhet mė e pėrgjegjshme dhe tė kuptojė se sjellja e saj ka qenė dhe ėshtė reklama mė negative pėr vendin tonė.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com