Albatlanta

Qosja: Kush ėshtė kundėr zgjedhjeve tė parakohshme, kėrkon tė zgjatet kriza nė Shqipėri
Rudina Xhunga
Po, unė edhe kam shkruar pėr kėtė ēėshtje dhe kam thėnė se duhet t’i shohim objektivisht. Flitet politikisht pėr dy krahe, krahun e majtė dhe krahun e djathtė. Ē’ėshtė e vėrteta, shpesh herė ato pėrzihen.

Si ėshtė perceptimi i situatės qė po ndodh nė Shqipėri, nė sytė e shqiptarėve tė Kosovės?

Po, unė edhe kam shkruar pėr kėtė ēėshtje dhe kam thėnė se duhet t’i shohim objektivisht. Flitet politikisht pėr dy krahe, krahun e majtė dhe krahun e djathtė. Ē’ėshtė e vėrteta, shpesh herė ato pėrzihen. Parti shumė tė diferencuara nė jetėn kombėtare shqiptare ne nuk kemi, ashtu siē ka nė Evropė apo nė vende tė tjera. Shumė herė, koncepte apo pikėpamje tė majta i gjejmė nė parti qė quhen tė djathta dhe ide, mendime, qėndrime tė djathta mund t’i gjejmė nė parti tė majta. Por, disa parti quhen tė majta dhe kėtu apriori merret njė qėndrim jo favorizues pėr to, jo i drejtė, jo objektiv. Harrojnė se i majtė ėshtė Toni Bleri, harrojnė se i majtė konsiderohet Obama, partia demokratike nė Amerikė, njė parti social-demokrate, harrojnė se partitė social-demokrate tė majta ishin partitė qė kanė bėrė zhvillimin mė tė madh shoqėror, ekonomik nė mėnyrėn mė tė drejtė, mė tė pranueshme, me drejtėsinė mė tė madhe shoqėrore, pra partitė e shteteve skandinave. Por sot po e njėjtėsojnė tė majtėn me komunizmin qė ėshtė njė qėndrim plotėsisht i gabueshėm, njė mendėsi e tejkaluar ku fatkeqėsisht tek ne ende nuk ka tejkaluar.

Kjo ishte pėr shqiptarėt e Kosovės. Po pėr shqiptarėt e Shqipėrisė tė cilėt jo vetėm nuk janė nė ditėt e tyre mė tė mira, por janė nė ditė me ankth, me pasiguri, me paqartėsi dhe sidomos me polarizim dhe kjo ėshtė mė e frikshme. Palėt janė vendosur pėrballė, por cilat palė, shqiptarėt dhe shqiptarėt?

Pėr mendimin tim, nė Shqipėri ka shumė dukuri qė unė, personalisht, i shikoj dhe ēuditem. Ka sjellje, veprime, mosveprime, mossjellje, mosshprehje tė njerėzve qė unė nuk i kuptoj. Nuk e kuptoj heshtjen e disa intelektualėve, nuk e kuptoj paraqitjen e disa intelektualėve. Nuk e kuptoj indiferencėn e shqiptarėve nė pjesėn mė tė madhe, njė indiferencė e pakuptueshme ndaj tė pavėrtetės, ndaj gėnjeshtrės, ndaj tė padrejtės. Si ėshtė e mundur kjo? Nė botė reagohet shumė, nė botė njerėzit humbin karrierėn pėrgjithmonė nqs dėshmohet se qėndrimet e tyre janė tė padrejta, nqs dėshmohet se flasin gėnjeshtra, nqs dėshmohet se bėjnė propagandė tė pavėrtetė etj. Te ne, kėto gjėra kalojnė nė heshtje tė plotė. Unė pashė njė emision, jo mė 21 janar, por me 22, nė televizionin ABC Neės. Aty ishin tė ftuar pesė apo gjashtė intelektualė, njė regjisor, njė pėrkthyes i shquar, njė dirigjent, kompozitor, njė mjek i dalluar dhe profesor universiteti. Ata folėn pėr rreth njė orė dhe mė bėri pėrshtypje njė fakt shumė i dhimbshėm. Folėn pėr demonstratėn, tė gjithė ishin kundėr dhunės por asnjėri, as ajo grua e cila ishte mė e egra, mė brutalja, nuk pėrmendi vrasjen e tre personave, i katėrti vdiq nė Stamboll. Pra, asnjėri nuk foli pėr vrasjet. Po mirė ore burra, njė gjė ėshtė tė ēohesh nė demonstratė dhe nė atė demonstratė tė marrėsh gura e shkopinj, ēadra e mjete tė tjera qė mund tė gjenden nė rrugė, por jo armė, dhe tjetėr gjė ėshtė tė vrasėsh me armė. Ky ėshtė njė dallim i madh dhe atyre nuk i bėnte pėrshtypje si u vranė tre burrat. Tė tre lanė fėmijėt, gratė e tyre, prindėrit tė papunė, pa rrogė. Me ēfarė do tė jetojnė ato sot? Si ėshtė e mundur tė gjykojnė nė atė mėnyrė kėta gjashtė intelektualė? Si ėshtė e mundur, ku ėshtė parė qė shteti tė vrasė qytetarėt e vetė? Qytetarėt ishin ēuar nė protestė por protestat, demonstratat, grevat janė tė ligjshme nė tė gjithė botėn. Kjo ėshtė njė nga arritjet mė tė mėdha tė demokracisė nė kėtė planet. Ēfarė ėshtė protesta, demonstrata dhe greva? Ėshtė njė organizim i njerėzve pėr tė vėnė mė nė dukje, pėr tė shquar mė shumė njė problem shoqėror. Dhe kėto njerėz ishin ēuar nė demonstratė pėr tė vėnė nė dukje, pėr t’i bėrė bashkėkombasit e vetė qė ta shihnin mė qartė korrupsionin nė Shqipėri, qė ta shohin mė qartė pėrpjekjen dhe realizimin pėr ta bėrė Shqipėrinė shtet privat dhe me aq sa di, me aq sa kam pėrvojė, Shqipėria ėshtė njė shtet i privatizuar. Por prej kujt? Prej Sali Berishės. Doni dėshmi? Keni sa tė doni. Sali Berisha bėn betejė tė pandėrprerė pėr tė privatizuar shtetin shqiptarė. Kur ėshtė nė pushtet, bėn betejė qė tė gjitha institucionet tė jenė tė tijat, me njerėzit e tij, qė tė bėjnė ēfarė t’i thotė ai. Kur ėshtė nė opozitė bėn ēdo gjė tė lejuar e tė palejuar qė tė marrė pushtetin, madje me dhunė siē bėri mė 14 shtator 1998. Ai bėri puc, ai bėri grusht shteti, kjo qė u bė tani nuk ishte grusht shteti.

Ēfarė ishte ajo qė ndodhi tani?

Kjo qė u bė tani ishte njė protestė me elementė dhune, me gurė, me ēadra, shkopinj. Ishte veē njė protestė, por jo grusht shteti. Grusht shteti me ēadra bėhet? Absolutisht jo. Dhe grushtin e shtetit nuk e bėn populli, por njė grup njerėzish me tanke ashtu siē bėnė ata qė u futėn nė 1998 me tanke dhe morėn institucionet e shtetit. Ndėrsa mė 21 janar askush nga protestuesit nuk u fut nė ndėrtesė. Ne shohim luftė tė vazhdueshme tė kėtij njeriut me prokurorėt, luftė me Arben Rakipin derisa e pėrjashtoi atė. Luftė me Theodhori Sollakun, e pėrjashtoi edhe atė. Tani ėshtė nė luftė me prokuroren, Ina Ramėn, tė cilėn e bėri vetė prokurore. Njė luftė e paskrupullt me tė me fyerje tė rėnda. Ku ka kryeministėr nė kėtė botė qė bėn asisoj fyerjesh kundėr cilitdo nė kėtė planet. Fyerjet janė njė problem dhe njė temė e veēantė qė duhet trajtuar, fyerjet qė bėn kryeministri i njė shteti ndaj titullarėve, zyrtarėve, qytetarėve. Pra, thamė lufta me prokurorėt, qė tė tre i pėrjashtoi. Kalojmė tė lufta e tij me kryetarėt. Ai bėri luftė me kryetarin Rexhep Mejdani, kryetari i parė vėrtetė demokratik nė historinė e Shqipėrisė si shtet. Ai bėri me tė luftė pa kompromis, me shumė fyerje tė botuara, shqiptuara, dėgjuar prej qytetarėve. Mė pas, lufta me Alfred Moisiun, njė luftė e ashpėr tė cilėn nė radhė tė parė e kishte bėrė Partia Demokratike. Tani, luftė me kryetarin qė e bėnė vetė, tė partisė sė vet qė ishte funksionar i Partisė Demokratike. Pse ndodh kjo luftė? Ndodh pėr ta privatizuar shtetin ashtu sic e ka bėrė. Mandej, luftė me mediat. Kur shoh disa televizione si ABC Neės, ajo ėshtė gazetė humori, nuk ėshtė televizion i pavarur. Unė e dėgjoj ministrin e qeverisė sė sotme i cili njė kryetar partie e ka quajtur katėr herė, pėr disa minuta, qen i tėrbuar. Te ne kalojnė fyerje tė tilla nė media dhe asaj apo atij qė drejton emisionin nuk i bėn pėrshtypje fjalė tė tilla. Dhe ēudia mė e madhe ėshtė se opinioni ėshtė indiferent. Ēfarė do tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se Shqipėria, populli shqiptar ėshtė indiferent aq ēuditshėm, aq i heshtur ndaj fyerjeve tė rėnda qė janė cenim i kulturės shqiptare, tė civilizimit shqiptar, tė jetikės shqiptare, tė qytetarisė shqiptare.

Duke i larguar nga fyerjet dhe dhuna verbale e cila nė fakt ka paraprirė edhe dhunėn fizike qė pamė nė bulevard, unė dua tė ndaj tek disa personazhe. Do tė kėrkoja prej jush profesor, qė ti drejtoheshit nėpėrmjet Shqip nė Top Channel sė pari Kryeministrit te Shqipėrisė, z. Sali Berisha. Ēfarė do t’i thoshit?

Pėr mendimin tim, ai i ka kaluar tė gjithė kufijtė e tė lejuarės. E keni parė ju, e kam parė edhe unė mėnyrėn se si flet nė parlament pėr deputetėt qė ka pėrpara tė opozitės, pėr kryetarin e opozitės. Po mirė, hajde tė supozojmė se janė tė vėrteta, dhe mund t’ju them se pjesa mė e madhe e atyre qė thotė nuk janė tė vėrteta, nė pjesėn mė tė madhe tė ditės e tė natės ky njeri shqipton mė shumė tė pavėrteta sesa aradha tė tjera njerėzish tė paguar. Se shumė e shumė gazetarė tė tjerė qė dėgjon tė thonė tė pavėrteta. Nuk ėshtė problemi se ai po shqipton ato tė pavėrteta kundėr atyre njerėzve, kundėr atyre deputetėve, por problemi mė i madh ėshtė se i thotė nė Parlamentin e Shqipėrisė. Por Parlamenti ėshtė institucion i formimit tė shoqėrisė, i formimit tė popullit. Ėshtė njėkohėsisht institucion edukativ, institucion moral dhe parlamenti ėshtė populli, shteti nė pėrmasė mė tė vogėl. Ashtu qenka populli shqiptar? Ashtu flet populli shqiptar? Ashtu komunikon populli shqiptar, ashtu siē flet Sali Berisha me deputetėt nė parlamentin e Shqipėrisė? Jo, unė kam koncept dhe mendėsi tjetėr pėr popullin shqiptar. Populli shqiptar ėshtė njė popull me etikė tė lartė, me parime tė larta. Populli shqiptar ka dhėnė jetėn pėr moralin, dinjitetin, krenarinė. Njeriu nuk ėshtė prej lecke, guri apo druri por njeri me vetėdije qė e dallon nga bota shtazore vetėdija, etika, morali. E dini si thotė Kanti? “Yjet nė qiell mbi mua, ligji moral nė mua”. S’ka ligj morali me Sali Berishėn derisa flet ashtu. Ai ėshtė i privuar nga ligji i moralit, nuk njeh rend moral nė jetėn e popullit shqiptar nė Shqipėri derisa flet e sillet ashtu. Dhe ky njeri, kryeministri i Shqipėrisė, i cili njė herė ishte kryetar e tani kryeministėr i Shqipėrisė, qė e quan deputetin qė ka pėrballė, tė cilin e ka zgjedhur njė pjesė e popullit pėr disa cilėsi tė tij edhe morale, ta bėjė fytyrėn leckė. Mė pas kryetarja e parlamentit, bėn ftesė nxirreni jashtė atė leckė. Kė fton ajo? Si mund tė ngjajė nė njė institucion pėrfaqėsues tė popullit? Fyerja ka pasoja tė rėnda. Evropa me shekuj ka dalė nė dyluftim pėr fyerje shumė tė vogla. Napoloni ka ndalur dyluftimet. Nė dyluftim ėshtė vrarė Pushkini dhe Lermontovi, dy krijues tė mėdhenj tė Rusisė. Nė dyluftime janė vrarė qindra personalitete tė larta nė Evropė, Francė, Gjermani, Holandė e nė shtete tė tjera pėr nderin, identitetin, etikėn, moralin, tė vetin dhe tė popullit tė vetė dhe atyre tė cilėve iu takojnė. Njeriu dallon nga shtaza se ka vetėdije dhe nė mos vetėdijen ka njė etikė, ka dinjitetin dhe krenarinė. Po si respektuam kėto, pėr ēfarė tė drejtash tė tjera duhet te flasim? Ku janė kėto tė drejta tė njeriut? Pėr ēfarė tė drejtash tė njeriut do flasė Sali Berisha? Nuk ka ēfarė flet, i ka thėnė tė gjitha.

Njė tjetėr personazh tė cilit do tė doja gjithashtu t’i drejtoheshit ėshtė lideri i opozitės nė Shqipėri, z. Edi Rama.

Pėr mendimin tim, Edi Rama ka njė mendje tė kthjellėt. Unė i shoh dhe i dėgjoj fjalimet e tij. Ato janė tekste e fjalė qė nuk mund t’i formulojė gjithkush. Ai ėshtė njeri i talentuar nė shkrim, nė tė folur, gojėtar i mirė, i sistemuar, racional. Argumentet e tij janė tė qėndrueshme. Pėr ata qė janė nė politikė, askush nuk bėn analizė mė tė mirė tė realitetit shqiptar, por as analizat e tij nuk mjaftojnė. Por pėrpos gojėtarisė njė politikan i mirė duhet tė ketė edhe diēka tjetėr tė cilėn sipas mendimit tim Edi Rama nuk po e tregon. Nė mendimin filozofik ekziston njė koncept “pyka nxirret me pykė”. Nuk kryhen punėt me Sali Berishėn me fjalime poetike sado tė tė lėnė pėrshtypje ato. Me Sali Berishėn duhet tė sillesh, jo si Sali Berisha, por duhet bėrė njė politikė shumė e vendosur. Unė, fjala vjen, i pėrkrah protestat. Protestat janė institucion demokratik. Kosova pa protesta nuk do tė ishte kėtu ku ėshtė. Kosova di tė bėjė protesta, atė e ka mėsuar dhembja, tragjedia, pushtimi, shkelja e tė drejtave tė njeriut. Nė Shqipėri, partia socialiste nuk di tė bėjė protesta. Bėn protestė sot e pastaj pas njė jave, kot. Edi Rama bėn protestė tė premten e mė pas tė premten tjetėr pastaj pas njė muaji, pas dy muajsh. Kot. Mund tė jetė se kryetari i partisė socialiste dhe partia socialiste mendojnė se kėshtu kėrkojnė ndėrkombėtarėt e kėshtu bėhen protestat. Edhe ne nė Kosovė na kanė thėnė. Nuk e kanė pėrkrahur pavarėsinė e Kosovės deri ne 2002, kanė qenė kundėr, madje as protestat nuk i kanė pėrkrahur. Pavarėsinė e Kosovės jo qė jo, kėrkesat tona jo qė jo por ndėrkombėtarėt e ndryshojnė kur shohin realitetin. A i keni parė kundėrthėniet e ndėrkombėtarėve? Sot e dėgjova qė Ambasadori Amerikan thonte se me protesta nuk ndėrrohet gjendja, nuk merret pushteti, por nė Tunizi u thonin se me protesta merret pushteti. Si ėshtė e mundur qė njė kriter duhet pėr Shqipėrinė e njė kriter tjetėr pėr Tunizinė? Nuk ėshtė kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha mė demokrat se Ben Aliu, absolutisht nuk ėshtė. Nėse lexoni pėr Tunizinė do tė shihni se ka pėrparuar shumė, por prapė nuk ėshtė vend demokrat. Ndėrkombėtarėt njė kriter e kanė pėr Shqipėrinė e njė tjetėr pėr Egjiptin. Pse? Unė mendoj se as Bashkimi Evropian dhe as Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk e shohin drejt, objektivisht gjendjen politike nė Shqipėri dhe nuk kanė krijuar kategoritė me tė cilat duhet ta vlerėsonin atė gjendje. Ndėrkombėtarėt nuk duan tė pranojnė rinumėrimin e votave, nuk e kanė pėrkrahur kėrkesėn pėr rinumėrimin e votave por nė Kosovė, a i rinumėruan votat? 40 % tė votave u kėrkuan tė rinumėrohen dhe ashtu u bė nė Kosovė. Ēfarė ka qė nuk shkon kėtu? Po kėrkon tė rinumėrohen votat. Ėshtė njėsoj sikur dikush tė thotė qė mė ke vjedh diēka, tė cilėn e ke fut nė shtėpinė tėnde dhe ai do tė shoh nėse ėshtė e vėrtetė apo jo. Mua nuk mė ēudit qeveria shqiptare, por Evropa qė ishte kundėr numėrimit tė votave dhe e solli Shqipėrinė deri aty ku po e shohim sot.

Ata janė pjesė e krizės sonė?

Ata janė pjesė e krizės dhe mua mė ēudit sjellja e tyre dhe mė tutje. Ata nuk kanė koncept pėr populizmin nė Shqipėri. Ne e dimė ē’ėshtė populizmi, pėrdorimi i popullit nė njė mėnyrė tė caktuar. Kemi populizmin komunist Stalinist dhe kemi populizmin e djathtė fashist. Populizmi komunist i drejtohet ideologjisė, niset nga ideologjia dhe i bėn thirrje ideologjisė dhe popullin e pėrvetėson me ide. Komunistėt i pėrcjellin popullit idetė, konceptet, vizionin, i padrejtė, i gabueshėm, komunizmi nuk i dha frytet. Por kėtė ia venin pėrpara popullit ne protesta, demonstrata, kėrkesa. Populizmi fashist ėshtė tjetėr, ka koncepte te tjera, i drejtohet pasioneve. Po Sali Berisha kujt i drejtohet? Pasioneve tė njerėzve, jo arsyes, ai nuk paraqet ide, ai nuk paraqet vizione. Populizmi i Berishės ėshtė populizėm tipik fashist. Dhe Evropa nuk do ta shohė kėtė. Unė shtroj pyetjen tani, pse sillet Evropa kėshtu? Pse sillet kėshtu ndaj krizės shqiptare qė po zgjat shumė, sepse nuk ėshtė prej zgjedhjeve te 28 qershorit me ndėrprerje tė shkurtra. Kjo krizė zgjat prej viteve 1991-1992 e kėndej me ndėrprerje shumė tė shkurtra. Epo tani faktorėt ndėrkombėtarė do tė duhej tė deklaroheshin qartė siē u deklaruan qartė me 1998. Cilat janė arsyet qė ndėrkombėtarėt nuk deklarohen tani? Unė kam mbėrritur nė rezultatin se ndėrkombėtarėt nuk duan institucione tė qėndrueshme nė Shqipėri, por duan “udhėheqės” tė fortė e kjo e fortė pėr ta do tė thotė servil qė bėn ēdo gjė qė kėrkojnė. A e keni parė ku e mbėshtet legjitimitetin e vetė qeveria shqiptare? Ajo mbėshtetet nė liberalizimin e vizave. Por, vizat iu liruan Serbisė, Maqedonisė, Malit tė Zi. S’u dėgjua ndonjė qė t’i bėnte jehonė kėsaj gjėje. Absolutisht. Ajo qė ndodhi ishte dicvka e zakonshme. Qytetari nė vend qė tė shkojė nė ambasadė dhe tė paguajė 20, 30 apo 50 euro tani nuk paguan dhe shkon pa viza. Kjo ėshtė divcka qė do tė ndodhtė. Evropa ka interesa pėr kėto viza tė liberalizuara se njerėzit shkojnė e bėjnė shpenzime ne kėto vende. Evropa nuk bėn gjė pa mend, pa e analizuar dhe vlerėsuar mirė. Por nė Shqipėri ndodhi mrekullia. Nuk ishte njė ngjarje historike dhe e jashtėzakonshme pėr Shqipėrinė, ishte njė ngjarje e zakonshme. Kryeministri mblodhi tė gjithė studentėt e Shqipėrisė, tė Tiranės, dhe bėn njė miting me kėngėtarė e kėngėtare, artistė e aktorė, kush nuk ishte aty.

Megjithatė situata ėshtė e polarizuar nė Shqipėri mes atyre njerėzve, tė cilėt mendojnė se vizat apo hyrja nė NATO e Shqipėrisė qė qeveriset prej Sali Berishės ėshtė njė moment i mirė pėr shqiptarėt dhe ėshtė nė vazhdim e sipėr dhe njė pjesė tjetėr e shqiptarėve mendojnė tė kundėrtėn qė nuk ėshtė e vėrtetė se Shqipėria ėshtė nė njė moment tė mirė por ėshtė nė krizė politike, ekonomike dhe morale. Kėto janė palėt pėrballė, jo thjesht Sali Berisha dhe Edi Rama.

Unė mendoj se kriza ėshtė politike, shoqėrore, ekonomike, shpirtėrore, morale, krizė e pėrgjithshme, por askush nuk flet pėr bazėn e kėsaj krize, shkaqet e kėsaj krize. Pse e bazojnė kėta legjitimitetin e vet vetėm nė liberalizimin e vizave dhe hyrjen nė NATO? Sepse nuk kanė ku ta mbėshtesin tjetėr legjitimitetin e vetė. Prandaj shkaqet e krizės nuk kėrkohen, shkaqet janė shoqėrore dhe ekonomike. Ajo ēfarė ka ndodhur nė Shqipėri ėshtė njė tranzicion i regjur, i reduktuar nė privatizim dhe ky privatizim ka sjellė njė numėr tajkunėsh, pasanikėsh 3%, 4%. Tani, kėto pasanikėt qė janė pasuruar nė njė tranzicion tė reduktuar i shtojmė edhe kėta pasanikėt e politikės qė janė pasuruar nėpėrmjet firmave tė quajtura parti politike. Pra, pasanikėt e Shqipėrisė do tė jenė diku 10%. Nė anėn tjetėr janė ata tė varfrit qė bėjnė ēmos pėr tė ruajtur vendin e punės se nxirren shumė lehtė nga vendi i punės pėr t’i futur njerėzit e partisė sė vet nė punė. Dhe pastaj kemi tė papunėt. Pra kemi shtresėn e neokapitalizmit tė pasuruar gjatė tranzicionit tė reduktuar dhe shtresėn ose klasėn e tė varfėrve ku futen edhe tė papunėt. Mes tyre ėshtė ajo shtresa e kollareve tė bardha, pra shtresa e mesme, e cila ėshtė e shkatėrruar. Ndoshta tani po bėn pėrpjekje tė ngjallet pak, por prapė e shkatėrruar mbetet kjo shtresė e mesme, shtresa e intelektualėve. Kėshtu qė nė Shqipėri kemi nė njėrėn anė furinė kapitaliste tė interesit privat dhe nė anėn tjetėr furinė marksiste tė luftės pėr pushtet dhe tė hakmarrjes. Ky ėshtė sundimtari i Shqipėrisė. Pra, nė njėrėn anė furia kapitaliste e interesit privat dhe nė anėn tjetėr furinė marksiste e luftės sė tmerrshme pėr pushtet dhe hakmarrjes. Ja sundimtari i Shqipėrisė, ja gjendja e Shqipėrisė. Kėtu zė rrėnjė kriza e pėrgjithshme e Shqipėrisė politike, shoqėrore, ekonomike, shpirtėrore, morale. Por askush nuk flet pėr kėtė. Nga fillimi deri nė fund, ēdo ditė, nė televizionet shqiptare ka vetėm luftė politike mes partive, nuk ka asgjė tjetėr. Nuk ka popull. Ku ėshtė populli shqiptar? Populli ėshtė vetėm kur e shohim nė protesta. Ekzistojnė vetėm partitė politike, njerėzit e politikėt tė veshur mirė, tė dhjamur mirė dhe ata flasin, bėjnė debate, ata mendojnė. Ndėrsa popull nuk ka Shqipėria, nuk e shohim atė.

Nė ē’mėnyrė do vijė zgjidhja pėr ne, nė mėnyrė tė menjėhershme, njė zgjidhje ēėshtjesh mes Edi Ramės dhe Sali Berishės apo njė zgjidhje vjen nga ndėrkombėtarėt apo njė zgjidhje qė do e prodhojė vetė shoqėria shqiptare?

Zgjidhja nuk ėshtė e vėshtirė tani, nė kėto momente nė Shqipėri. Zgjedhjet e parakohshme bėhen shumė lehtė. Nqs nuk kalon njė ligj nė Evropė, nė parlament, shpallen zgjedhjet. Pra pėr shumė pak Evropa bėn zgjedhje tė reja. Nė Shqipėri janė pjekur kushtet pėr tė bėrė zgjedhje tė reja dhe ai qė ēohet kundėr zgjedhjeve tė parakohshme ai kėrkon tė zgjatet kriza nė Shqipėri. Kėrkon zgjedhje tė parakohshme? Urdhėro, nqs keni tė drejtė do i fitoni zgjedhjet, nqs nuk keni tė drejtė do i vazhdojnė kėta tė tjerėt. Ėshtė shumė e thjeshtė. Por nqs nuk duan tė organizojnė zgjedhje tė parakohshme ėshtė legjitime, ėshtė e drejtė, ėshtė e moralshme, ėshtė e kuptueshme, ėshtė e nevojshme qė me kėrkesė popullore, me protesta nga populli dhe madje me mosbindje qytetare tė kėrkohet realizimi i njė tė drejte. Nė zgjedhjet e qershorit, partia socialiste dhe partia demokratike baraz i ka fituar zgjedhjet, nuk janė 100 mije apo 150 mije veta por ėshtė gjysma e Shqipėrisė. Pra, po i kėrkon gjysma e Shqipėrisė. pra, duhet realizuar kėrkesa e gjysmės sė Shqipėrisė. ėshtė irracionale, ėshtė ēmenduri tė mohosh kėrkesėn e gjysmės sė popullit. Ku ėshtė parė kjo? Dhe po e pėrsėris, mė ēudit sjellja e Evropės. Evropa ka shumė pėrvojė pėr ēdo gjė, pėr tė gjitha. Unė kam punuar gati dy vjet me evropianė nė administratėn e Kosovės. Nuk ka problem nė kėtė botė pėr tė cilėn nuk e kanė ēelėsin. Janė shtete tė tilla si Franca, Gjermania, Anglia, Italia, Spanja te cilat janė shtete me pėrvojė sidomos Franca me pėrvojė planetare. Kanė qenė fuqi koloniale, i njohin e gjithė bota, i njohin tė gjitha mentalitetet, i njohin tė gjitha mendėsitė, kanė prodhuar tė gjitha ideologjitė e Evropės dhe tė gjitha sistemet janė provuar aty nė fillim. Ata e kanė celsin pėr ēdo gjė. Ata e dinė shumė mirė si mund tė zgjidhet kriza nė Shqipėri. Urdhėroni, ndėrhyni, zgjidheni. Ėshtė momenti i fundit qė institucionet e Evropės dhe tė Amerikės tė deklarohen pėr ēfarė janė nė Shqipėri, ēfarė duan nė Shqipėri dhe tė mos e lėnė Shqipėrinė nė atė gjendje. Dhe kjo gjendje e vazhdueshme qė po e rraskapit popullin shqiptar. Gjatė kėtyre viteve, substanca kulturore shqiptare ėshtė cenuar, ėshtė dėmtuar mė shumė se gjatė shumė kohėve nė histori. Pėr 20 vjet ėshtė dėmtuar shumė substanca kombėtare. Duhet tė shohim emisionet qė jep njė gazetar, pėr mua i jashtėzakonshėm, Marin Mema, qė quhet Shqipėria tjetėr. Me emisionet e tij ai tregon se sa shumė ėshtė dėmtuar dhe po dėmtohet substanca kulturore kombėtare shqiptare. Fatkeqėsisht.

Unė nuk dua ta mbyll me kėtė fjalėn fatkeqėsisht profesor. Do tė doja ta mbyllja me diēka tjetėr. Nuk kemi mundėsi tė flasim pėr Kosovėn nė kėtė intervistė, me problemet e forta me tė cilat po ballafaqohet ajo, do ta bėjmė njė herė tjetėr, por do tė doja nė fund tė kėsaj interviste t’ju pyesja qė dihet qė populli shqiptar ka nevojė pėr njė zgjim, pėr njė rilindje. Po ju, ku e shikoni zėrin qė do mund ta artikulojė kėtė zgjidhje?

Shekulli i 21-tė ka filluar si shekull me fat pėr shqiptarėt. Shqiptarėt janė njė popull nė ngritje. Shqiptarėt kanė sot dy shtete me njė premtim historik qė s’do tė shqetėsojė askėnd, qė njė ditė, edhe pse nuk e dimė mė siguri, mund tė bėhet njė shtet shqiptar. Mund tė besojmė se kjo pjesė e shqiptarėve zgjon xhelozi tek tė tjerėt, zgjon xhelozi edhe nė Ballkan por ky ėshtė realiteti. Rrethanat historike te fundit tė shekullit tė 20-tė dhe tė fillimit tė shekullit tė 21 ishin rrethana historike ndėrkombėtare qė favorizuan shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Do tė ishte mėkat historik qė shqiptarėt tė mos e shfrytėzojnė kėtė gjasė tė madhe historike. Si ta shfrytėzojnė? Mendja e shėndoshė thotė se mė mirė do ta shfrytėzojė kėtė gjasė tė madhe historike pėr t’u konsoliduar si popull, si komb, si shtete nė rrugė tė gjatė historike me forca tė bashkuara. Kjo ėshtė ardhmėria e popullit shqiptar dhe kjo i premton mė sė shumti popullit shqiptar bashkimin e forcave krijuese, ndėrtuese tė tė gjithė popullit pėr ta pushtuar sa mė mirė historinė.
Zari i Popullit | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com