Albatlanta

Qosja:Berisha po privatizon Shqipėrinė
Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja ka fajėsuar kryeministrin Berisha pėr situatėn politike ku ka hyrė Shqipėria.

Duke folur nė emisionin “Shqip” nė Top Channel, Qosja ka deklaruar se Berisha po bėn luftė me institucionet pėr tė realizuar qėllimet e tij personale.

“Dikush do qė ta bėjė Shqipėrinė shtet privat. Shqipėria ėshtė shtet i privatizuar. Prej kujt? Prej Sali Berishės. Berisha bėn betejė tė pandėrprerė pėr tė privatizuar shtetin shqiptar. Kur ėshtė nė pushtet bėn luftė qė njerėzit e tij tė kapin pozitat qė do ai. Ndėrsa kur ėshtė nė opozitė bėn gjėra tė palejueshme pėr tė marrė pushtetin”, ka deklaruar Qosja.

Sipas tij, pretendimet e Berishės se mė 21 janar Partia Socialiste tentoi tė kryente njė grusht shteti ėshtė absurd.

“21 janari nuk ishte grusht shteti, ishte protestė. Nuk bėhet grushti i shteti me cadra, por me tanke. Si ata qė u futėn me tanke nė 98-ėn”, ka pohuar Qose, i cili ka denoncuar luftėn e ashpėr qė Berisha po zhvillon me institucionet kushtetuese, prokurorinė dhe presidencėn.

“Ne kemi luftė tė kėtij njeriu me prokurorėt, me Rakipin, me Sollakun, qė i pėrjashtoi dhe tani me prokuroren qė ka vėnė vetė. Njė luftė e paskrupullt, me fyerje tė rėnda. Ku ka kryeministėr nė botė qė bėn tė tilla fyerje? Edhe me presidentėt. Bėri luftė me Rexhep Mejdanin, me Moisiun. Luftė tė ashpėr me njė kandidaturė qė e kishte pranuar PD. Dhe tani me Topin, me funksionarin e vetė. Kjo luftė ndodh pėr tė privatizuar shtetin. Madje, lufta vazhdon me mediat. Berisha i ka kaluar tė gjithė kufijtė e sė lejuarės”, ka theksuar Qose.

Njė tjetėr faktor qė rėndon pozitėn e kryeministrit shqiptar, sipas akademikut tė njohur, ėshtė fjalori i papranueshėm qė ai pėrdor nė Parlament ndaj eksponentėve tė opozitės.

“Unė e kam parė atė si flet nė Parlament pėr deputetėt e opozitės, pėr kryetarin e opozitės. Ky njeri shqipton mė shumė tė pavėrteta sesa shqiptojnė njerėz tė paguar. Parlamenti ėshtė institucioni i formimit tė shqoėrisė, institucion edukativ, moral. Ai pėrfaqėson popullin shqiptar. Ashtu flet populli shqiptar, sic flet Berisha me deputetėt? Jo, unė kam koncept tjetėr pėr popullin shqiptar. Populli shqiptar ka etikė, ka luftuar pėr tė drejta. Fyerja ka pasoja tė rėnda”, ka pohuar Qosja.

Mė tej, profesori ka folur edhe pėr figurėn e liderit tė opozitės, duke e cilėsuar atė si njė figurė tė pėrgatitur dhe racionale, por jo nė nivelin e duhur pėr t’u pėrballur me njė kryeministėr si Berisha.

“Rama ka njė mendje tė kthjellėt. Fjalimet e tij janė tekste qė nuk mund t’i formulojė kushdo. Ai ėshtė njė gojtar i mirė, i sistemuar, racional. Argumentet e tij janė tė qendrueshme. Askush nuk bėn analizė mė tė mirė tė realitetit shqiptar. Por kjo nuk mjafton pėr tė qenė politikan i shquar. Politikani duhet tė ketė edhe dicka qė pėr mendimin tim Rama nuk po e tregon”, ka deklaruar Qosja.

Ai ka kritikuar edhe strategjinė e fundit tė Partisė Socialiste, pėr tė rrėzuar qeverinė Berisha me protesta.

“Pyka nxirret me pykė, thotė fjala e urtė. Por nuk zgjidhen problemet me Berishėn me fjalė tė tilla. Me Berishėn duhet tė bėsh njė politikė tė vendosur. Unė pėrkrah protestat, qė janė njė mjet demokratik. Nė Shqipėri PS nuk di tė bėjė protesta. Bėhen njė ditė, pastaj pas njė jave, pas njė muaji e pas dy muajsh. Kot”, ka nėnvizuar Qose.

Mė tej ai ka kritikuar edhe qėndrimin e faktori ndėrkombėtar, i cili sipas tij nuk dėshiron forcimin e institucioneve shqiptare, por kontrollin e tyre.

“Berisha thotė se s’ka numėrim tė votave. Nė Kosovė u rinumėruan 40 pėr qind tė votave. Mua mė cudit Evropa qė kundėrshtoi rinumėrimin dhe e solli Shqipėrinė nė kėtė krizė. Ndėrkombėtarėt nuk duan institucione tė forta nė Shqipėri, por duan udhėheqės tė fortė qė tė jenė servilė dhe tė bėjnė atė qė kėrkojnė ata”, ka thėnė Qose, i cili ka rekomanduar edhe opsionin qė zgjidh situatėn nė Shqipėri.

“Zgjidhja nuk ėshtė e vėshtirė. Zgjedhjet e parakohshme bėhen shumė lehtė. Nėse s’kalon njė ligj nė Evropė, kalohet nė zgjedhje. Nė Shqipėri janė djegur kushtet pėr zgjedhje tė reja dhe ai qė cohet kundėr zgjedhjeve tė parakohshme po pėrpiqet tė zgjasė krizėn nė Shqipėri. Zgjedhjet po i kėrkon gjysma e Shqipėrisė. Duhet tė shkohet nė zgjedhje. Edhe kėtu mė cudit Evropa”, ka shtuar Qosja.
Top Channel | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com