Albatlanta

KUR I SĖMURI THYEN TERMOMETRIN
Ismail Kadare
Ėshtė pak tė thuash se mbyllja e vitit qė shkoi nuk ishte e mirė pėr shqiptarėt. Dhe, si tė mos mjaftonte kjo, nė kundėrshtim tė plotė me urimin: “na qoftė i mbarė ky vit”, fillimi i vitit 2011 ishte edhe mė i keq.
Pa u zbehur ende kujtimi i festave, normaliteti i jetės shqiptare u prish. E kjo nuk ėshtė aspak njė fjalė goje. Normalitetin e jetės e prish lufta, katastrofa natyrore, por mbi tė gjitha njeriu vetė, kur nuk ėshtė normal. Njė specie e tillė njerėzore e pėrfton normalitetin si diēka tė huaj, madje tė rrezikshme. Ndaj, nė rastin mė tė parė pėrpiqet ta shkallmojė atė.
Ėshtė e njohur tashmė se njė vend jo normal sundohet ‘mirė’, por qeveriset keq. Kėtė tė vėrtetė e njohin sidomos sistemet totalitare, qysh nga diktaturat hidrike (ato qė kanė pėrdorur mungesėn e ujit si mjet sundimi), gjer nė ditėt tona. Vetėm nė rende tė tilla, qė dalin nga rendi normal i gjėrave, mund tė krijohen psikoza tė sėmura, ato qė lindin pastaj ankthet dhe terrorin, shenjat e pashmangshme tė sundimit tiranik. Nė mesazhet e panumėrta qė vijnė kėto ditė nga Tirana, pėr t’u shpėrndarė anekėnd nė diasporėn shqiptare, rrallėherė mungojnė shenja tė tilla. Tė gjithė popujt e ish-Lindjes janė tepėr tė ndjeshėm ndaj tyre. E nė kėtė kah do tė ishte e kuptueshme qė shqiptarėt, ata qė tiraninė e patėn mė tė egrėn e mė tė zgjaturėn, do tė ishin dyfish mė tė ndjeshėm. Nė ngjarjet e janarit, midis psikozės dhe veprimeve shpesh kaotike, ata do tė kapnin spikamėn e fantazmės sė totalitarizmit, rendit tė pėrmbysur 20 vjet mė parė.
Ishte, me sa dukej, ky shkaku kryesor qė nė kėtė janar tė trishtė, trazimi ishte aq i thellė e aq dėshpėrues. Kėto rrjedha njerėzore, pėr tė cilat ėshtė lehtė tė thuhet, tė mos dalin mė, tė mos shfaqen, tė mos na shqetėsojnė, nuk mund tė anashkalohen. Nė mos u shfaqshin nė rrugė, ato do tė jenė nė thellėsi, ēka ėshtė edhe mė shqetėsuese. Nė qoftė se ato nuk ngjiten dot gjer tek institucionet, ku, sipas dokeve tė demokracisė europiane do tė duhej tė ēonin normalisht zėrin e tyre, institucionet duhet tė zbresin tek ata, pėr tė kuptuar ku ka ngecur makina e demokracisė, pėrse mesazhet nuk kalojnė, shkurt, pėrse sistemi ėshtė bllokuar.
Nė njė gjendje tė tillė ėshtė e kuptueshme, madje ėshtė njė nga shenjat e pakta tė mira, qė qindra, pėr tė mos thėnė mijėra njerėz janė duke marrė pjesė nė njė rrahje tė madhe mendimesh, nė mjediset publike, nė shtypin e shkruar dhe atė elektronik. Ata japin gjykimin e tyre pėr ngjarjet qė kanė ndodhur, e sidomos pėr ato qė mund tė ndodhin mė pas. Pavarėsisht nga idetė e drejta apo tė gabuara, nga pasionet, motivet apo stili i ndėrhyrjes, ky trazim i madh njerėzor tregon se qytetarėt i pėrjetojnė si tė tyret ēėshtjet, hallet, dramat e republikės.
Ky shkrim bėn pjesė nė kėtė rrahje mendimesh, pa mėtuar asgjė mė tepėr. Ėshtė thjesht njė lloj interviste, pėrgjigje pėr disa pyetje, me tė vetmin ndryshim se ato nuk janė bėrė prej ndonjė gazetari, por prej njė shumice lexuesish, nėpėrmjet letrash, mesazhesh, bisedash dhe telefonimesh tė shumta gjatė kėtyre dy javėve.

* * *

Ka gjasė qė pėr gjendje tė tilla jo tė zakonshme, prej njė intelektuali, e aq mė tepėr prej njė shkrimtari tė priten pėrgjigje jo fort tė zakonshme, nga ato qė cilėsohen si origjinale. Duhet thėnė se nė kėtė rast, vėshtirė se mund tė ketė tė tilla. Kėtu nuk jemi nė art. E keqja shoqėrore, ku hyn edhe kriza e tanishme, pėr fat tė keq, rrallėherė mund tė jetė origjinale. Zakonisht ajo ėshtė e pėrsėritur, e lodhshme dhe shpesh e mėrzitshme gjer nė dėshpėrim.
Padurimi dhe nervozizmi politik nė Shqipėri kanė kapėrcyer kufijtė e lejueshėm. Me to ėshtė bashkuar paniku, i cili e ka bėrė mė tė rrezikshme gjithēka. E keqja ėshtė se klasa politike, ajo qė duhej tė ishte e fundit qė tė kapej nga paniku, ishte e para qė u pėrfshi prej tij. Si rrjedhojė e kėsaj shteti dhe shoqėria shqiptare u gjendėn nė pozitėn e atij tė sėmuri qė, pasi e ndien se po dridhet ethesh, nė vend tė vėrė termometrin, e thyen atė.
Termometri thyhet kur i sėmuri nuk dėshiron tė marrė vesh sėmundjen, ngaqė ai e di atė. Pėr tė mos thėnė se sėmundja ėshtė ai vetė. Ndoshta kėtu do tė gjendej pėrgjigja e pyetjes se pėrse nė Shqipėri lufta politike ėshtė kaq e egėr. Ka gjasė qė dy dukuri tė jenė vendimtare pėr kėtė: etja e pamasė pėr pushtet dhe korrupsioni.
Dihet se tė dyja kėto lėngata janė tepėr tė njohura e po aq tė vjetra nė historinė e njerėzimit. Mund tė thuhet se luftėn e gjatė me to, falė faktorėve drejtpeshues, njerėzimi nuk e ka fituar, por as e ka humbur. Ndėrkaq, nė rrethana tė caktuara, kur dufi pėr pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin, ashtu si nė klonimet qė prodhojnė monstra, pėrzierja qė del prej kėsaj lidhjeje mund tė jetė fatale. Duke u kushtėzuar e duke e zėnė peng njeri-tjetrin ata e kanė vėshtirė tė ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve tė demokracisė.
Me sa duket, kjo pėrzierje ka ndodhur nė Shqipėri gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit. Dhe, kėshtu shpjegohet qė nė jetėn tonė dramaciteti shfaqet aq shpesh, aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen.

* * *

Nuk ka qenė rrufe nė tė kthjellėt, por ka ndodhur vit pas viti e stinė pas stine mu nė sytė tonė. Psikoza e rėnduar do tė pillte ēoroditjen e mendimit, e kjo shthurjen e gjuhės, zvetėnimi i sė cilės na befasoi tė gjithėve veēanėrisht kėtė dimėr. Ajo qė njihet si krizė e retorikės, ėshtė mė shumė se aq. Kėrcėnime, mallkime, kėrcitje dhėmbėsh, thirrje pėr dyluftim, tė gjitha kėto u bėnė tė zakonshme nė jetėn shqiptare. Hapėsira e jetės normale ngushtohej pėrherė e mė fort nėn kėtė trysni.

Nė kėto kushte, njeriu normal, qė ndihet qenia mė e pambrojtur midis jonormalitetit, do ta kishte tė vėshtirė tė parashtronte ndonjė program mirėkuptimi, pa le pastaj idenė e njė zbutjeje a tė njė kompromisi, mesazhe qė ishin tė lejueshme veē pėr ambasadorėt e huaj apo tė dėrguarit e Brukselit.

E tillė ishte atmosfera nė ditėn e 21 janarit, kur nė skenėn politike hyri vdekja.
Nė skenė do tė thėrres vdekjen. Fjalėt janė tė Shekspirit, mbi katėr shekuj mė parė, nė kohėn qė dramaturgu bėhej gati tė shkruante tragjeditė mė tė zymta tė tij. Ne s’jemi nė teatėr, e aq mė pak nė vitin 1600. Ne jemi nė fillim tė vitit 2011, nė qendrėn e kryeqytetit tė njė vendi europian, nė prag tė pranimit nė aleancėn mė tė emancipuar tė popujve, me vullnetin tonė pėr tė qenė pjesė e familjes.
Mė 21 janar, gjatė njė demonstrate, pėr fat tė keq tė dhunshme, u vranė me armė tre njerėz tė paarmatosur, pra tė pafajshėm, qytetarė tė shtetit demokratik shqiptar, e njėkohėsisht tre qytetarė tė ardhshėm tė Bashkimit Europian. Kjo e fundit nuk theksohet as pėr tė mitizuar e as pėr tė sublimuar kėtė Bashkim, por pėr t’u kujtuar tė gjithėve se ne, pa hyrė ende nė kėtė shtėpi tė pėrbashkėt, kemi cenuar programin e saj, atė program qė me sinqeritet dhe pėrkushtim e kemi shpallur si programin tonė. Njė pyetje e pashmangshme del nė kėtė rast: na duhet ndėrhyrja e vdekjes, qė ne tė jemi seriozė? Dramaturgut i duhet vdekja pėr tė thurur dramėn e tij, tiranit pėr tė ridėshmuar forcėn, sidomos kur ajo po e lė, po shtetit demokratik pėrse i duhet? Pėr t’i kujtuar publikut devizėn famėkeqe tė Kaligulės: Oderim dum metuant. (Le tė mė urrejnė, veē tė mė kenė frikėn)?
Ka kohė qė pyetja pėr seriozitetin duhej bėrė, ngaqė ka kohė qė kjo po ndodh e ne vazhdojmė tė mos jemi seriozė. (Komedia e gjyqit tė Gėrdecit, zvarritjet, dredhitė janė mė keq se njė shuplakė qė i bėhet haptas dinjitetit publik. Ajo bėn pjesė nė modelin qė prej kohėsh i propozohet kėtij vendi, pėr tė mos marrė seriozisht asgjė).
Ka kohė qė ky ”banalizim i sė keqes”, siē ėshtė cilėsuar, po rreh tė modelojė moralin shqiptar. Formula bazė tė jetės demokratike: nderimi pėr institucionet dhe pavarėsinė e tyre, rreh tė kthehet nė njė shprehje tė zbrazėt, nga ato qė hyjnė nė njėrin vesh pėr tė dalė nga tjetri. Rrjedhimisht, ngjarje tė rėnda si kriza institucionale, bėjnė jo mė shumė pėrshtypje se njė breshėr i pėrkohshėm.
Shqipėria duhet tė pėrgatitet pėr t’i thėnė ndal njė pėrēudnimi tė tillė. Duhet pranuar se kjo s’ėshtė as e thjeshtė, e as e lehtė. Kėrkon vullnet, padyshim, po nė radhė tė parė kėrkon bindjen e thellė qė demokracia shqiptare, ajo qė nė tė vėrtetė ėshtė e pandarė sot nga Shqipėria, duhet marrė seriozisht.

* * *

Pėr t’u kthyer tek ngjarja e 21 janarit, duhet kujtuar se nė historinė e popujve, ajo qė njihet si trajtim, si “administrim i sė keqes”, ka qenė shpesh faktor pėr zhvillime tė mėtejshme. Ato kanė qenė pėr tė mirė ose pėr tė keq. Me ē’duken shenjat, trajtimi i ngjarjeve tė fundit, kulmimi i tė cilave ka qenė vrasja e qytetarėve, nuk po shkon nė kahun e duhur. Ajo rend nė kahun e gabuar, madje nė vend qė tė fashitet, thellohet.
Natyrisht qė ka pak gjasa qė njė grindje kaq e gjatė tė ndreqet me pajtim tė shkurtėr, sipas stilit vulgar tė pijetoreve, kur kėrcėnimet tmerruese pėrfundojnė befas nė pėrqafime sentimentale, po aq pa vend sa ē’kishin qenė kanosjet. Askush nuk e pret, dhe as e beson kėtė telenovelė. Nė qoftė se presim diēka tė ngutshme, si hap i parė serioz dhe i besueshėm do tė ishte hetimi krejtėsisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht, dėnimi i fajtorėve, do tė ishte i domosdoshėm si hap i parė, por jo i mjaftueshėm. Njė proces tjetėr, qė do tė ndihmonte, nė mos nė prerjen, nė shterimin e hap-pas-hapshėm tė pezmatimit shumėvjeēar, do tė ishte po aq i detyrueshėm.
Ėshtė thėnė dhe herė tjetėr se, nė rastin e krimit tė mirėfilltė, krimit numėr njė njerėzor, vrasjes sė njeriut prej njeriut, pėr ndėrprerjen e befasishme tė tij, shpesh vihet nė veprim ajo qė quhet “zėnia e gjakut”. Ėshtė njė dukuri e pashpjegueshme, jashtė arsyes, me tė drejtė e cilėsuar si ndėrhyrje misterioze e natyrės ose e hyjnisė.
Pėr fat tė keq, nė jetėn politiko-shoqėrore njė mekanizėm i tillė nuk ekziston. Nuk ka frenim natyral pėr krimet politike, pėr shtypjen, tiraninė, shkallėzimin e sė keqes shoqėrore. Njerėzimi, si i vėnė nė provė, ėshtė i detyruar qė ai vetė tė shpikė mjetet mbrojtėse. Historia e demokracisė ėshtė, ndėr tė tjera, historia e krijimit tė kėtyre mekanizmave. Kultura politike, kultura nė pėrgjithėsi, idetė humaniste, filozofia, arti, ligjet, kushtetutat, gjithė doket e qytetėrimit bėjnė pjesė nė tė. E mbi tė gjitha, institucionet e pavarura. Janė ato qė ndodhen nė vijė tė parė pėr kontrollin dhe frenimin e kėsaj makine aq tė nevojshme e njėherėsh tė bezdisshme, me emrin shtet. Pėr mendėsinė shqiptare, institucionet e pavarura, pėr arsyet qė dihen, ende nuk e kanė as peshėn e as hijen e shtetit. Nuk ka himne pėr to, e as rituale mbresėlėnėse, megjithatė janė pikėrisht ato, mė saktė nderimi pėr to qė pėrcakton tė ardhmen tonė. Ndaj, nuk ėshtė e tepruar tė thuhet se shkelja e pavarėsisė sė tyre duhet tė pėrjetohet si njė katastrofė.

* * *

Fakti qė nė Ballkan ka sot dy shtete shqiptare, tė cilėt nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr ndikojnė dhe rrezatojnė tek njeri-tjetri, pėrgjegjėsinė e politikės dhe tė strategjisė shqiptare e bėn tė dyfishtė.
Shqipėria hyn ndėr shtetet e vegjėl tė Europės, por si shtet i parė historik i shqiptarėve, rrjedhimisht qendėr e hapėsirės shqiptare nė Ballkan, pesha e saj i kapėrcen dukshėm pėrmasat e saj.
Qė vendi ynė ėshtė mė i rėndėsishmi pėr ne ngaqė ėshtė i yni, kjo nuk pėrcakton rėndėsinė objektive tė tij. Dihet se kjo e fundit varet nga faktorė tė tjerė, kryesisht nga skajimi i saj nė peizazhin politiko-strategjik nė gadishull, dhe natyrisht rolin qė luan.
U bė njė luftė nė Ballkan, nga ato pėr tė cilat thuhet “u tund bota”. U cilėsua kjo si “luftė morale”, tepėr e rrallė nė histori, dhe nė tė vėrtetė ashtu ishte: luftė kundėr njė masakre, njė shpėrnguljeje, njė tmerri, nė emėr tė mbrojtjes tė sė drejtave njerėzore. Shqiptarėt u gjendėn nė qendėr tė saj, ndaj e thėnė shkurt, lufta u bė pėr ta. Si rrjedhojė harta e Ballkanit, dhe jo vetėm harta, ndryshoi. Nė njė kėndvėshtrim mė tė epėrm, kjo luftė pak a shumė mund tė quhej: rivendosja e njė drejtpeshimi tė prishur.
Pas kėsaj, ishte e logjikshme qė shteti historik i shqiptarėve tė merrte vetvetiu njė rol stabilizues nė gadishull. Po aq sa ē’ishte e pritshme qė Serbia e ndėshkuar tė merrte rolin e kundėrt: ta prishte drejtpeshimin. Ajo do tė bėnte ēmos ta kthente kokėposhtė kėtė gjendje. Tė vėrtetonte se ndėrhyrja europiano-amerikane, ajo qė me krenari ishte quajtur morale, s’kishte qenė e tillė. Qė prodhimi i saj, shteti i ri i Kosovės, qenė njė dėshtim. Se veē rikthimi nė gjendjen e vjetėr, do tė kthente normalitetin. Pėr kėtė Serbia do tė pėrdorte ēdo mjet. Raporti i famshėm i organeve, nė thelb zėvendėsimi i njė ngjarjeje historike me njė rrėfenjė sensacionale me vampirė, tė ngjashme me mitin e vrasjeve rituale, akuzė e njohur kundėr hebrenjve, ishte njėra nga pėrpjekjet.
Kosova dhe Shqipėria u gjendėn tė papėrgatitura. Gjykimi gjakftohtė ka munguar. Gjykimi gjakftohtė ėshtė rrjedhojė bindjeshm dhe jo ēoroditjesh emocionale. Dhe bindja vjen nga e vėrteta. Ajo, nė kėtė rast, do tė diktonte pėrgjigjen e duhur. Edhe sikur ngjarja tė ishte e vėrtetė, ajo s’mund tė ndryshonte asgjė nė tablonė makabre tė dhjetėra viteve shtypjeje, terrori shtetėror, pėrdhunime e masakra tė papara nė Europė, nė kėtė gjysmź shekulli. As historia, as portreti i popujve, e aq mė pak qėndrimet politike, nuk ndryshohen nga krime kanibaleske, qė ndodhin sot e kėsaj dite nė Londėr, nė Tokio a nė Berlin, ashtu siē njofton shtypi. Kanibalėt shqiptarė, nė kėtė rast, nuk ka pse tė kenė ndonjė trajtim tė ndryshėm nga kolegėt e tyre parizianė apo berlinezė. Ndaj, pėrgjigja duhej tė ishte: hetoni dhe na ndihmoni t’i kapim. Pėrpara se tė jenė armiqtė e dikujt, ata janė nė radhė tė parė armiqtė e kombit, qė fatkeqėsisht i ka pjellė.
Por, gabimi ėshtė bėrė mė parė nė Shqipėri, dhe sidomos nė Kosovė. Ajo tablo kolosale e krimeve qė u pėrmend mė lart, nuk u dėshmua nė masėn qė duhej prej atyre qė e kishin kėtė detyrė: intelektualėve nė radhė tė parė, historianėve dhe akademikėve. Kėtė mungesė e paguan sot i gjithė kombi shqiptar.
Vizioni i epėrm, i plotė i gjėrave nuk ėshtė ndonjė luks, por cilėsi e domosdoshme e klasės politike. Nuk mund tė ketė rol stabilizues Shqipėria nė gadishull nėse brenda saj nuk gjen dot rrugėt e nevojshme tė zgjidhjes sė problemeve. Rrjedhimisht, ēka kujton se fiton jashtė kufijve tė saj, e humb aty pėr aty brenda vetes.
Ėshtė hera e parė nė historinė e saj qė Shqipėria gjendet nė njė skajim tė tillė tė ndėrlikuar. Ngjarjet e kohėve tė fundit nė Mesdhe, treguan se shtetet me njė zhguall tė pranueshėm qė iu lejon tė kryejnė ca detyrime ndėrkombėtare tė gjykuara pozitive, nuk mund tė vazhdojnė mė atė rol nėse brenda tyre punėt nuk ecin.
Pa bėrė krahasime me to, mund tė thuhet se njė kundėrthėnie e tillė sa vete bėhet e bezdisshme tek ne. Shqipėria nuk mund tė vazhdojė tė ketė dy pamje: njė pėr brenda, tjetrėn pėr jashtė. E aq mė pak dy thelbe: njėrin tė pranueshėm pėr Europėn e Bashkuar, e tjetrin jo. Ato s’mund tė bashkėjetojnė gjatė. Njė ditė njėra do tė bjerė e ne do tė gjendemi nė njė krizė tė pashembullt, mė tė rėndė se kjo. Ngjarjet e janarit tė kėtij viti ishin njė paralajmėrim.
Gjatė gjithė kėtij muaji ėshtė folur shpesh pėr ndėrkombėtarėt. Pėr rolin qė duhet tė luajnė ose tė mos e luajnė nė jetėn tonė. Pėr ndėrhyrjet qė disa i quajnė tė pamjaftueshme, e disa tė tepruara, sipas volisė politike tė ēastit.
Marrėdhėniet tona me ndėrkombėtarėt dėshmojnė paqartėsinė, mungesėn e parimeve, shkurt, ankthin tonė tė pafund.
Ne jemi nė njė aleance europiane. Njė aleancė nuk ėshtė njė idil me baresha e me fyej. Nė botėn tonė tė ashpėr njė aleancė ėshtė, para sė gjithash, njė shtab nė gjendje alarmi, ku midis aleatėve mund tė ketė edhe acarime, edhe moskuptim, por gjithmonė pėr parime tė mėdha. Ne e kemi pranuar kėtė gjendje. Kjo aleancė ėshtė shansi i vetėm i njė populli tepėr tė vetmuar. Njė ngecje te pragu i Europės, ose mė keq, njė pėrplasje portash nė fytyrė, ka gjasė tė shėnonte fundin e rrugėtimit tonė nė histori.
Nė kohėn tonė janė tepėr tė rrallė popuj qė mund tė kenė histori tė veēuar nga tė tjerėt. Ka kohė qė fatmirėsisht, historia jonė nuk ėshtė mė e tillė. Ajo ėshtė histori shqiptare e njėherėsh shqiptaro-europiane.

“Illyria”, New York
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com