Albatlanta

Tė shpėtohet Shqipėria prej lojės djallėzore qė bėn klasa politike

Tepėr shok! Padurueshėm shok!
Rexhep Qosja

E kam ndjekur i brengosur situatėn e ditės sė sotme nė Tiranė, ku gjatė demonstratės u vranė tre persona dhe u plagosėn disa dhjetėra tė tjerė. E dėgjova deklaratėn e ministrit tė Mbrojtjes, nė tė cilėn u thoshte demonstruesve tė sotėm se qeveria mund ta pėrdorte forcėn. E dėgjova deklaratėn e ministrit tė Rendit Publik, e cila ishte mė e drejtpėrdrejtė, kėrcėnuese ndaj demonstruesve dhe atė ai e realizoi sot, e pėrgjaku qendrėn e Tiranės. Deklaratat e tyre, ma thotė mendja, nuk janė vetėm zgjedhja e tyre, por janė urdhėresa e Kryeministrit tė Shqipėrisė Sali Berisha.

E keni provuar besoj, ku ėshtė Sali Berisha doemos do tė ketė edhe gjak. Ē’tė them mė! Uroj dhe uroj qė Shqipėria tė shėrohet dhe tė qetėsohet sa mė parė. Por qė tė shėrohet Shqipėria prej sėmundjeve politike qė e kanė pushtuar, qė tė shpėtohet Shqipėria prej sėmundjeve politike qė e kanė pushtuar dhe janė bėrė sistem, qė tė shpėtohet Shqipėria prej lojės mė djallėzore qė bėn klasa politike me dinjitetin dhe me durimin e me jetėn e popullit, Sali Berisha do tė duhej tė largohej prej pushtetit.

Si tė largohet, kjo ėshtė ēėshtje e popullit shqiptar tė Shqipėrisė. Njeriu qė e poshtėron Kuvendin dhe shtetin, siē e poshtėron ai kaq shpesh, siē e poshtėroi edhe para pak ditėsh njeriu qė gėnjen aq shpesh nė lidhje me riunimin e politikėn dhe bashkėpunimin e opozitės, e pushtetin, e pozitėn ai njeri nuk mund tė ketė kurrė dhe kurrkund legjitimitet jo vetėm pėr tė qeverisur popullin, por as pėr t’u lejuar nė politikė. E them me pėrgjegjėsi morale dhe intelektuale, qė Shqipėria do tė bėhet shtet normal, d.m.th. shtet i shėndoshė vetėm kur tė ēlirohet prej patologjisė politike qė i thonė Sali Berisha. Ben Alia shqiptar, tė cilit nuk i mjaftoi 20 vjet pushtet despotik politik. Sapo e dėgjova Ben Alinė duke folur pėr demonstratat e sotme, nė tė vėrtetė sa e dėgjova duke gėnjyer pėr demonstratėn, ky njeri e ka bėrė gėnjeshtėr politikė, etikė dhe ekonominė e Shqipėrisė. Tepėr shok. Padurueshėm shok.

Sabri Godo

Pamjet ishin shumė tė turbullta, konfuze, duke mos mė lėnė asgjė nė mendje. Lideri i opozitės nuk u paraqit i tillė, pasi nuk u dha protestuesve mesazhin e qartė, nuk i drejtoi ata. Dikush nga partitė e vogla tė opozitės pėrmendi rastin e Tunizisė (qeveria ra me protesta). Mė duhet tė them se opozita e paralajmėroi situatėn qė pamė, pasi bėnė thirrje se me 21 janar (dje) do tė rrėzojmė qeverinė. Kėtu mė vinin nė mendje ngjarjet e revolucionit tė tetorit, ku politikanėt qėndronin pas nė emėr tė popullit, ndėrsa protestuesit qėndronin nė vijėn e parė. Dihet qė Partia Socialiste organizoi ēdo gjė, janė autorėt direkt tė demonstratės, por nuk e ēuan atė deri nė fund, duke u sjellė nė mėnyrė tė padrejtė, sikur populli tė jetė budalla. Njė lojė mė e trashė dhe mė fyese ndaj protestuese. Nė kėto kushte dhe nga sa rezultoi, mė duhet tė them se lideri i PS-sė dhe i opozitės dėshtoi, Rama duhet tė japė dorėheqjen, nė mėnyrė qė tė riorganizohet opozita dhe qė ngjarja tė hetohet nga prokuroria.

Normal qė ata njėrės, 30-50 mijė sa ishin, kishin tė drejtėn pėr tė protestuar, pasi mund tė jenė tė papunė, janė tė lodhur nga ryshfetet, nga administrata publike me sjelljen arrogante, por puna ėshtė se kėta demonstrues vajtėn si “dashi te kasapi”, kurse ata qė ishin organizatorė, qėndruan mbrapa, duke bėrė njė lojė tė turpshme. Kėta u keqpėrdorėn dhe nuk janė pėr t’u dėnuar, por organizatorėt po. Kostoja politike bie mbi Partinė Socialiste, ndėrsa koston si ngjarje e paguajmė tė gjithė ne. Sa i takon policisė, nė disa raste m’u duk e dhunshme, ku nė mėnyrė tė ekzagjeruar, pa qenė nevoja, nė grup rrihnin njerėz tė vetėm.

Pėr deklaratėn e diplomatėve, nė fillim tė SHBA-sė, e mė pas tė tre ambasadave tė tjera, ishte korrekte, duke pasur si qėllim stabilizimin e vendit tonė. Me pak fjalė, si pėrfundim mund tė them se opozita u tregua tepėr “budallaqe” dhe kėshtu si rezultoi nuk doli asgjėkund.
Gazeta Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com