Albatlanta

Koha per t'i thene JO , Republikes se Berishes
Andrea Stefani
“Mos lejoni qė nė Shqipėri tė kryhet njė grusht shteti brenda shtetit”! Kjo ėshtė thirrja qė opozita u drejtoi “ndėrkombėtarėve” nė njė pėrpjekje pėr tė ndalur persekutimin e opozitės nga ai qė lideri i saj, Edi Rama, e quajti “regjim i kusarisė”. E ndėrsa Kryeministri Berisha po pėrshkallėzon njė aksion politik mbiligjor dhe autokratik kundėr opozitės, nė qarqe politike dhe gazetareske perėndimore janė shtuar zėrat qė kėrkojnė njė ndėrhyrje mė tė prerė dhe mė tė qartė tė BE-sė dhe SHBA-sė lidhur me krizėn nė Shqipėri. Ėshtė njė gjė qė perėndimorėt duhet ta bėjnė jo vetėm sepse kėshtu mund tė shmanget njė degradim i krizės me pasoja tė pallogaritshme nė Shqipėri dhe rajon, por edhe sepse, nė njė farė mase, ata vetė janė pėrgjegjės pėr shpėrthimin e saj.

* * *

S’ka asnjė dyshim qė shkaqet kryesore tė krizės duhen kėrkuar nė Shqipėri. Veē nuk duhet harruar se kemi tė bėjmė me shkaqe qė nuk u shfaqėn befas tani, por qė janė toleruar tė zhvillohen e fuqizohen nėn “mbikėqyrjen”, madje sponsorizimin e vetė perėndimorėve. Tashmė nuk mund tė tolerohet qė ndėrkombėtarėt tė bėjnė tė befasuarin lidhur me Qeverinė ‘Berisha’, ashtu sikundėr bėnė gjatė krizės sė vitit 1997 me Presidentin Berisha. Nėse nė atė kohė Perėndimi “u kap nė befasi” nga kriza e piramidave financiare qė rrėnoi njė ekonomi, e cila sipas Bankės Botėrore dhe FMN-sė ishte mė e shpejta nė rajon pėr reforma, sot nuk mund tė tolerohet e njėjta sjellje lidhur me rrėnimin “e beftė” tė demokracisė sė “suksesshme” shqiptare. Sepse, edhe nė krizėn e vitit ’97, por edhe nė kėtė tė sotmen, nuk ka pasur dhe nuk ka vend pėr befasi. Informacionet pėr zhvillimin e sė keqes ishin dhe janė dhėnė me kohė. Por, janė neglizhuar pėr shkaqe tė mbetura ende nė errėsirė nga qarqe politike perėndimore.

Pėr sa i takon krizės sė vitit ’97, deri nė shtypin perėndimor janė botuar artikuj qė shprehin habinė se pėrse diplomacia europiane injoroi pėr vite me radhė informacionet e shėrbimeve sekrete po perėndimore, mbi kriminalizimin e qeverisjes nė Shqipėri. Kujtojmė artikullin: “Qeveria e gangsterėve qė ne financojmė”, e publikuar nga gazetari Endrju Gembėll nė tė pėrditshmen britanike “The Indipendent”. Kujtojmė shkrimet e Miranda Vikers dhe Xhejms Petifer, qė ngritėn alarmin pėr tė njėjtėn shurdhėri tė Perėndimit ndaj zhvillimeve reale nė Shqipėri. Kujtojmė injorimin nga qarqe politike perėndimore tė alarmeve tė ngritura nga Helsinki Uoē, lidhur me cenimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut apo tė pavarėsisė sė gjyqėsorit nga njė regjim me tone gjithnjė e mė autokratike nė Tiranė. Kriza e vitit ’97 ishte e paralajmėruar, por e neglizhuar.

E tillė ėshtė dhe kjo e sotmja, qė ėshtė njė krizė mes njė qeverie gjithnjė e mė autokratike dhe tiranike nga njėra anė, dhe njė opozite gjithnjė e mė tė revoltuar nė anėn tjetėr. Perėndimorėt kanė pėrgjegjėsi, sepse kanė toleruar pėr mė se 2 vjet intolerancėn e njė qeverie qė i mohoi opozitės, antikushtetutshmėrisht, tė drejtėn pėr transparencėn mė minimale tė zgjedhjeve. Perėndimorėt kanė pėrgjegjėsi pėr precipitimin e 21 janarit, sepse pėr rreth 2 vjet nuk mbėshtetėn, por duke lėnė thuajse tė dėshtojė para arrogancės qeveritare, njė aksion masiv, por shumė paqėsor i opozitės pėr transparencėn e votės.

Por, perėndimorėt janė pėrgjegjės edhe pėr njė tjetėr zhvillim, qė nė fakt ka sjellė deformimin e sistemit politik nė Shqipėri, duke e transformuar nga republikė parlamentare, nė njė republikė kryeministrore. Ėshtė fjala pėr amendimet e Kushtetutės nė prill tė vitit 2008 dhe qė, pėr fat tė keq, u trumbetuan nga “ndėrkombėtarėt” si njė “konsensus historik” mes PD-sė dhe PS-sė. Ato amendime rrėnuan gjithė kundėrbalancat dhe kontrollet mbi Kryeministrin, dhe ky ėshtė njė nga shkaqet se pėrse Berisha shfaqet kaq i dhunshėm sot me institucionet. Sepse, Berisha nuk do tė sillej kaq pa etikė me Kryeprokuroren nėse mandati i saj, nga i pakufizuar, nuk do tė ishte limituar me amendimet nė 5 vjet. Kryeministri Berisha nuk do tė ishte treguar kaq i egėr me Presidentin Topi nėse ky do tė kishte akoma mundėsinė pėr ta ēuar vendin nė zgjedhje tė parakohshme. Por, Presidenti s’mund ta bėjė dot njė gjė tė tillė, sepse tashmė shumica mund tė zgjedhė njė tjetėr President vetėm me 71 vota tė saj. I vetmi qė mund ta ēojė vendin sot nė zgjedhje tė parakohshme ėshtė Kryeministri.

Ėshtė njė monopol qė ia kanė dhėnė amendimet e Kushtetutės qė u lavdėruan nga ndėrkombėtarėt, tė cilėt nuk deshėn tė dėgjonin zėrat kritikė nė Tiranė si nga media, shoqėria civile, partitė politike mė tė vogla, ish-presidentėt Moisiu dhe Mejdani apo politikani dhe njėri nga ‘baballarėt’ e Kushtetutės, Godo.

Delegacioni i Komisionit Europian, zyra e OSBE-sė, shumė ambasada tė tjera perėndimore nė Tiranė, u shprehėn nė publik se amendimet do t’i vlenin stabilitetit tė qeverisjes.

Dy vjet mė vonė kemi jo stabilitet, por njė krizė qė po e shpie Shqipėrinė dhe demokracinė nė humnerė, gjė qė provon sesa tė gabuara kanė qenė kalkulimet e perėndimorėve. Prandaj themi se kanė pėrgjegjėsinė pėr krizėn, pra edhe detyrimin qė tė ndėrhyjnė fort pėr zgjidhjen e saj.

Tashmė nuk ėshtė mė koha qė institucionet perėndimore tė mbajnė qėndrime “tė paanshme”, si ai i shpalosur nga hungarezi Martnoyi nė Parlamentin Europian. Presidenca nuk mund tė bėhet palė, – tha Martnoyi. Ėshtė krejt e kundėrta. Kush nuk mbėshtet tė drejtėn, bėhet vetiu palė me tė padrejtėn. Prandaj, edhe Presidenca e PE-sė duhet tė bėhet palė me atė qė ėshtė e drejtė, nė favor tė demokracisė dhe lirisė nė Shqipėri. Pėr njė angazhim mė tė vendosur po flasin edhe zėra brenda Parlamentit Europian. Dhe, nėse edhe kėtė herė Perėndimi do ngurrojė tė bėhet palė me tė drejtėn, nė Shqipėri do fitojė e shtrembra.

Ėshtė koha qė Europa dhe SHBA-tė tė pėrmbushin angazhimin qė kanė bėrė para shqiptarėve se do mbėshtesin demokracinė dhe lirinė nė Shqipėri. Dhe, pėr kėtė ėshtė mė e pakta t’i thuash “jo” njė Kryeministri qė po privatizon Republikėn, ndėrsa shpall se do qėndrojė nė pushtet edhe 30 vjet! T’i thuash “jo” njė Kryeministri qė ndėrsa akuzon me intriga dhe shpifje prej autokrati opozitėn si vrasėse e 3 demonstruesve apo si autore tė njė grushti shteti, ėshtė vetė qė godet vetė me grusht autokrati Kushtetutėn, ligjet, institucionet e shtetit, Presidentin, Prokurorinė, Shėrbimin Informativ dhe gjithkėnd qė nuk i nėnshtrohet.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com