Albatlanta

Dritero Agolli: Demonstrata tundi shtetin qė vrau njerėzit
ANILA BASHA

TIRANE-Shkrimtari i madh Dritėro Agolli nuk ka mundėsi tė 
jetė gjithė kohės prezent nė media me mesazhet e tij pėr 
shkak dhe tė gjendjes shėndetėsore. Por nuk mund tė rrijė 
i heshtur ndėrkohė qė nė demostratėn e 21 janarit, tre 
demostrues tė opozitės (sikurse ėshtė edhe ai vetė, 
opozitar) u vranė dhe shumė tė tjerė nga tė dy palėt u 
plagosėn. Gjatė njė bisede telefonike, Dritėro Agolli 
tregon se gjithēka e ka zanafillėn nė fjalorin e ashpėr tė 
kryeministrit nė Kuvendin e Shqipėrisė disa ditė para 
demostratės. 
Dritėro, jepini lexuesit tė Gazeta Shqiptare njė mendim pėr atė qė po ndodh nė Shqipėri. Pėr atė qė ndodhi nė 21 janar... Unė i kam tė turbullta tė gjitha. Tė presim...Unė jam kundėr vrasjeve. Nė demostratėn tjetėr, a protestėn, apo grevėn, nuk duhet tė vriten njerėz, sepse kėta janė shqiptarė. Por, duhet tė dėgjohen ndėrkombėtarėt. Nuk ėshtė Shqipėria njė shtet i pushtuar si nė kohėn e pushtimit fashist nė Korēė, qė tė gjithė e mbajnė mend nga historia jonė, ku u bė demostratė e madhe dhe u vranė 150 vetė nga ata qė kishin dalė atje.
Kėshtu qė atėherė nė atė kohė, ishte e justifikueshme kjo gjė, sepse nė demostrata, luftonim kundėr pushtuesve fashistė. Por tani shteti ynė, demokratik, (apo jo?), nuk duhet tė pėrdorė metodat e fashistėve.
Kemi pasur edhe ndryshimin e regjimit nė '90...
Po, nė kohėn kur ra regjimi socialist, kur u hodh monumenti i Enver Hoxhės, nuk u vra ndonjė njeri. Ndėrroi njė sistem i tėrė dhe nuk u vra njeri. Atėherė, nė atė kohė, unė isha nė Komitetin Qendror dhe ka pasur zėra qė u ngritėn dhe thanė se duhet tė merrnim armėt. Por kjo u hodh poshtė nga ne tė gjithė qė ishim aty, duke mė pėrfshirė mua, mbaj mend Muntaz Dhramin, Marash Hajatin, Mehmet Elezin dhe tė tjerė, dhe ne u ngritėm dhe thamė se nuk duhet tė bėhet kjo gjė. Madje edhe vetė Ramiz Alia, ishte kundėr kėsaj iniciative pėr tė qėlluar me armė. Edhe atėherė pra, qė u bė haptazi ndėrrim sistemesh nuk ndodhi gjė.
Po kryeministri Berisha e ka konsideruar njė puē ndaj shtetit...
E kam dėgjuar kėtė nga kėta shtetėrorėt, pra qė ajo demostratė ishte njė puē. Puēi shtetėror bėhet brenda, me gjeneralė e deputetė. Kurse ata aty, nė 21 janar ishin demostrues. Kėta, nuk mund tė bėnin puē. Kurse nė 1998, na kujtohet sesi u bė situata, qė u morėn disa institucione, madje edhe Televizioni Publik Shqiptar, edhe kati i parė i kryeministrisė...Dhe u ngrit njėri nga kėta dhe tė tjerė qė ju i dini tashmė, qė thanė nė atė kohė se "shteti ra", se "qeveria ra", "tani jemi ne nė pushtet". Ja, ky ishte grusht shteti. Madje atėherė, asnjė masė nuk u mor. Cili nga ata u akuzua dhe u dėnua, biles, faji iu hodh tė tjerėve. Iu hodh ish-prokurorit tė Pėrgjithshėm, Arben Rakipit, dhe u hoq nga detyra e tij. Dhe nė atė kohė u bė njė katrahurė.
Ndėrsa sot, u hap vetėm njė derė, qė e hapėn vetė atje. Pastaj, se e lexova nė gazetėn tuaj, ku ka njė logjikė tė tillė qė "na mbaruan fishekėt e gomės dhe tani do tė pėrdorim fishekėt origjinalė"? Po a mund tė bėhet kjo? Qė nga ana logjike nuk funksionon. Po pse nuk more mė shumė fishekė gome? Mbushje nja dy torba me fishekė gome qė t'i kishe rezervė aty. Ai thotė se i mbaruan. Domethėnė, e thonė vetė ata, nuk e thonė demostruesit.
Por demonstrata nuk ishte paqėsore...
Po, pastaj edhe nga ana tjetėr demonstruesit mund tė ishin organizuar mė mirė. Kjo ėshtė njė anė tjetėr. Mbase se nuk kishin eksperiencė dhe nuk e dinin se ēfarė mund tė ndodhte, por duhej njė organizim mė i mirė.
Dritėro, ka komente qė thonė se situata po fillon tė ngjasojė me vitin e mbrapshtė 1997....
Jo, jo, nuk besoj, sepse Shqipėria ėshtė sot nė NATO, ėshtė mė e kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nga vetė Bashkimi Evropian. Ma merr mendja qė kėto organizma tė fuqishėm do tė ndėrhyjnė pėr tė zgjidhur situatėn.
Por vetėm njė gjė kam unė pėr tė thėnė: qė demonstratat, protestat, janė pjesė e demokracisė. Kėshtu qė Evropa dhe nga kėto qė kam dėgjuar nė televizion, qė tė mos ketė demonstrata dhe protesta nė Shqipėri, ata na e ndajnė Shqipėrinė nga Evropa. Vizat na i dhanė, e na bėnė baraz; na futėn nė NATO, e na bėnė baraz. Po tani na thonė: "ju rrini sus, e mos bėni demonstrata". Aty ku ka njė varfėri tė madhe tė popullit, njerėzit do tė protestojnė. Por duhet tė kenė kujdes pėr ēėshtje dhune, dhe tė ketė demostrata dhe protesta aq tė forta, sa tė mbledhė mendjen qeveria. Pa hyrė brenda ndėrtesave, sepse, dhe pa hyrė brenda ndėrtesave dhe institucioneve, qeveria diskretitohet. Se do thotė Evropa dhe bota: "more kėta shqiptarėt po bėjnė gjithmonė demonstrata. Ēfarė ka nė kėtė vend?"
Nėse bėhet njė shtrėngim i tillė, qė tė mos lejojnė demonstrata, ėshtė mė keq, se bėhet si nė kohėn e Pinoēetit. Atėherė detyrohet vetė Amerika ta rrėzojė kėtė pushtet... Se Amerika e pėrkrahu nė fillim Pinoēetin...Por pėrkrahu edhe Sadam Huseinin kur ishte lufta me Iranin. Pastaj e rrėzoi... Por pėrkrahu edhe Bin Ladenin. Po pastaj ē'bėri? Domethėnė, ne duhet tė mėsojmė nga kjo eksperiencė. Mund tė pėrkrahė njė njeri tė lavdishėm nė Shqipėri dhe pastaj tė thotė "jo, ta bėj si Pinoēeti". Kėshtu qė ne duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm vetė si shqiptarė dhe tė mendojmė cila ėshtė mirė dhe cila ėshtė keq. Populli ynė nuk i dėshiron demonstratat edhe gjėrat qė bėhen tė dhunshme brenda vendit, njė shteti tė pavarur qė nuk ka pushtues. Ne, nė kohėn e fashizmit bėnim demonstrata dhe vriteshin atėherė. Por ka kaluar ajo kohė. Nėse i mungojnė plumbat prej gome atij oficerit, apo policit, ai le tė grisė opingat e veta dhe t'i verė nga ato tė kėpucėve, por jo tė qėllojė me plumba tė vėrtetė.
Kanė lidhje ngjarjet nė Shqipėri, destabilizimi nė vend, me atė qė po ndodh nė Kosovė me akuzat kundėr kryeministrit atje?
Nuk besoj. Ėshtė tjetėr, ajo gjė. Sepse ka katėr- pesė vjet me kėto akuza. Dhe unė nuk besoj dot se nė Shqipėri tė ketė tė tilla laburatore qė tė bėjnė transplante. Kėtu gratė dhe vajzat mezi bėjnė thonjtė qė t'i rrisin a si i bėni ju tė rinjtė e jo mė transplant organesh.
Po si zgjidhet situata? A duhet tė ulen Rama e Berisha nė tryezė?
Unė mendoj qė dialogu gjithnjė ėshtė i dobishėm. Sepse pa dialog nuk mund tė ndodhė as ajo qė pretendojmė ne opozitarėt, se edhe unė veten time aty e fus. Dhe duhet tė mendojmė mė shumė, se, gjithė kėto pasoja qė erdhėn me dhunėn fizike, janė pasoja tė dhunės sė fjalės. Pra, kanė ardhur nga Parlamenti. Tė gjitha ato gjėra tė Parlamentit, ishin fjalė abstrakte qė nuk i zije dot me dorė, se fjala nuk zihet dot me dorė, zihet nga veshi. Kurse nė demonstratė, u zunė me dorė. Dhe po tė vazhdojnė me parlament tė tillė, do tė vazhdojnė demonstrata tė tmerrshme qė edhe Ballkani do ēuditet...Pra, po tė bėhet Parlamenti i tillė, siē ulėrijnė dhe siē thonė: "ti ke qenė horr", "ti ke pasur gruan kėshtu"..."djali yt ėshtė bastard, se ka lindur nga yt atė"... Nėse vazhdon kėshtu, kėtu do tė bėhet batėrdia mė e madhe. Dhe as Kasem Babai s'ka ē'i bėn, ai i Baba Tomorit. Bile, as i famshmi Abaz Ali nuk ka ē'i bėn. Se unė rrjedh nga familje bektashie dhe i ndjek kėto. Po s'u bė njė qetėsi nė parlament, fjala e dhunshme do tė ēojė nė dhunėn fizike. Ai qė vret me fjalė, vret mė shumė, sesa fizikisht. Se fizikisht, vret njė njeri, kur se fjala vret njė turmė tė tėrė.
Dritėro, e zgjidhin zgjedhjet e parakohshme kėtė situatė?
Zgjedhje tė parakohshme, unė them se edhe ato janė demokratike, nėse janė pjekur kushtet edhe ato mund tė bėhen. Nėse do shkojė puna gjithmonė kėshtu, ne do shkojmė gjithmonė drejt greminės.
Ke ndonjė apel pėr demonstratėn e tė premtes? Eshtė konfirmuar mbajtja e saj...
Nuk kam ndonjė apel. Vetėm atė tė Amerikės. Por kjo ishte e para protestė apo demonstratė, si tė doni ta quajmė qė e lėkundi shtetin. Demonstratat e tjera qė bėnin kėta, apo dhe protestat, nuk ishin demonstrata. Ato ishin mitingje pėr mburrjen e PS qė kjo do tė bėjė kėtė e atė, kur tė vijė nė pushtet, pra do t'ju japė mirėqėnien. Kjo, ėshtė e para demonstratė e vėrtetė qė lėkundi gjithė rrėnjėt e pushtetit dhe kėto janė demonstrata tė vėrteta. Keqardhje e madhe qė mos vriten njerėz, por ata u vranė nga dėshpėrimi i pushtetit. Kjo nuk ėshtė si ato tė tjerat qė dilte ndonjė pėrfaqėsues i PS dhe bėnte disa fjalime, disa me letra, disa pa letra, "ne jemi kundėr", "o hapni kutitė, ose do hyjmė ne brenda kutive". Ato ishin hartime nxėnėsish. Kjo ėshtė e para demostratė. Po tė dojė shteti, t'i mbajė nė shpinė, po tė dojė, mos t'i mbajė.
Kjo ėshtė demostrata mė e mirė qė ėshtė bėrė deri tani nga socialistėt. Demostratat e tjera janė bėrė si mitingje, kjo ėshtė demostratė qė lėkundi dicka. Por sikur tė kontrollohej mė mirė nga drejtuesit e kėsaj demostrate, do tė dilte mė fisnike dhe nuk do tė kalonte nė dhunė dhe mė e pranueshme nga opinioni njerėzit.
(Intervista eshte botuar dje ne Gazeta Shqiptare)
     
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com