Albatlanta

Maunokratėt” e partitizmit shqiptar
Kim Mehmeti
Mė shumė se katėr dekada me radhė, Enveri shqiptarėve ua vrau Zotin duke dashur qė vetveten ta shpallte Perėndi tė vetmen tė tyre. Nė emėr tė kėsaj ideje monstruoze, ai i vrau dhe i asgjėsoi tė gjithė ata qė e kuptuan se “religjioni” ideologjik i Enverit, shqiptarit ia shkatėrronte vlerat mė tė rėndėsishme morale qė e kishin mbajtur me shekuj, e mbi tė gjitha familjen. Pra, ai i burgosi e i vrau tė gjithė ata qė me kohė e kuptuan se enverizmi e donte vetėm njeriun e gjunjėzuar, individin e zhveshur nga vetvetja dhe tė bėrė pronė tė religjionit tė quajtur “komunizėm”, qė e donte vetėm shqiptarin e gjunjėzuar pėrpara “perėndisė” sė quajtur Enver.

Dy dekada me radhė,“maunokratėt” shqiptarė nė Tiranė (dhe jo vetėm atje), duke ėndėrruar tė njėjtėn qė tentonte ta realizojė Enveri – pra duke dashur tė bėhen “baballarė” tė kombit – nuk bėnė asgjė mė shumė pėrpos copėtimin e “enverizmit” nė mė shumė pjesė tė quajtura parti. Dhe kėtij “enverizmi” tė shpėrndarė nė mė shumė “parti tė punės”, i nevojitej njė “tempull” i ri ku do e ēonin popullin tė gjunjėzohej. Kėshtu qė, nėse Enveri luftonte tė bėhet perėndi e vetme e shqiptarėve duke i joshur ata me tempullin ideologjik, “demokratėt” e dy dekadave tė fundit, zbuluan “tempullin” mė joshės ku do gjunjėzohej populli i varfėruar shqiptar - lekun. Dhe bėnė ēmos qė ky tempull tė ishte sa mė vezullues dhe ēdonjėra prej tyre ta kishte nė bollėk, pėr ta ndjellė popullin e partisė sė vet. Me ēka edhe nuk kishte si mos bėheshin atė qė janė sot – njėsoj tė shkathėta nė plaēkitjen e vendit dhe popullit tė vet. Kėshtu ia dolėn qė librezėn partiake ta barazojnė me atė tė kursimeve bankare, ia dolėn ta bindin popullin se partia, e jo vlerat njerėzore, ėshtė ajo qė t’i mundėson tė gjitha. Kėshtu pra, nėse Enveri shqiptarėve ua vrau Perėndinė, “maunokratėt” e dy dekadave tė fundit, shqiptarėve ua vranė Njeriun. Apo e bindėn njė pjesė tė madhe tė popullit se njeriu nuk ėshtė i pėrbėrė nga vlerat dhe dhuntitė individuale qė posedon, por nga pesha qė ka nė partinė e tij.

Dy dekada me radhė, nė Shqipėri zhvillohet vetėm njė betejė – kush do jetė pronar i lekut dhe kush do ketė tė drejtė atė t’ua shpėrndajė “besimtarėve” tė partisė sė vet. Kėshtu qė, shoqėria shqiptare nuk mund t’i shpėtonte “privatizimit” tė popullit qė e bėnė partitė, ajo nuk mund tė mos egėrsohej, ngaqė ēdonjėri donte ta sheh sa mė tė fortė e sa mė tė begatė thesarin e “kishės” sė vet partiak, duke mos mbajtur llogari se kėshtu dėmtohej, varfėrohej dhe rrėnohej tempulli i shenjtė i quajtur mėmėdhe. Andaj, mbase gabojnė ata qė thonė se vetėm politika nė Shqipėri ėshtė grindavece dhe e egėr. Nė Shqipėri janė egėrsuar thuajse tė gjitha sferat e shoqėrisė. Nė Tiranė janė kokėngrėnėse edhe disa media, nė Shqipėria janė kufomėngrėnės edhe shumė analistė qė i shohim ēdo natė nėpėr disa debate televizive, nė mėmėdheun tonė, edhe shumė tė punėsuar nėpėr institucionet arsimore, shėndetėsore..., religjion dhe perėndi tė vetmen kanė lekun. Nė Shqipėri ėshtė egėrsuar edhe arti, sepse shumica e krijuesve shqiptar nuk i pėrkulen tempullit artistik, por vetėm atij tė lekut. Me ēka edhe u bėnė shėrbėtorė partish, me ēka me asgjė nuk ndryshojnė nga ata tė dikurshmit qė i pėrkuleshin Enverit.

Nuk ka dyshim se shumėēka njeriu e bėn pėr shkak tė tė mirave materiale. S’ka dyshim se paraja ėshtė njė ndėr faktorėt qė pėrcaktojnė sa njė njeri vlen nė profesionin e vet. Njėsoj siē nuk ka dyshim se nė shtetet ku politika ėshtė biznesi mė fitimprurės, partitė politike shndėrrohen nė “kompani” fitimprurėse me kryepronarėt dhe aksionerėt qė e ndajnė mes tyre fitimin. Dhe nė ato shtete, vetėm naivėt mund tė flasin pėr ligjshmėri, pėr demokraci, pėr “opozitė” dhe “pozitė”. Nė ato shtete, shumėēka duhet nisur nga e para. Posaēėrisht pasi tė jetė kaluar periudha e “demokraturės”, gjatė sė cilės, politikanėt janė bėrė kapitalistėt mė tė fortė tė vendit dhe politika u shėrben vetėm si jorgan pėr ta mbuluar kėtė pasuri tė tyre. Andaj, mbase ka ardhur koha kur Shqipėria duhet t’i largojė nga skena politike “kapitalisto-politikanėt” qė i prodhoi gjatė dy dekadave tė kaluara dhe ata t’i zėvendėsojė me politikanė tė mirėfilltė, me tė atillė qė posedojnė aq vlera materiale e njerėzore, sa mos mund t’i nėnshtrohen vetėm “perėndisė” sė quajtur lek. Pra t’i zėvendėsoj me tė atillė, tė cilėt nė mos mė shumė, e dinė se aty ku rrėnohen tė gjitha vlerat njerėzore, edhe pasuria materiale e humb kuptimin saj, ajo bėhet e kundėrta e vetvetes – e vret njeriun, e bėn individin tė ketė atė ēmim qė ia cakton “kisha” partiake, apo njeriun e barazon me ēdo mall qė shitet e blihet, me ēdo mall tjetėr harxhues. Shqipėrisė i nevojiten politikanė qė e kanė kuptuar se kapitalizmi ėshtė shoqėri harxhuese, por qė kujdeset pėr substancės njeri. Dhe se nė kapitalizmin e zhvilluar, mė tė shtrenjta dhe mė tė vlefshme janė vlerat individuale.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com