Albatlanta

NDERIMI PĖR JETĖN E NJERIUT DALLON QYTETĖRIMIN NGA BARBARIA
Daut Gumeni
Ajo qė ndodhi nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” mė 21 janar, dėshmoi faqe tėrė botės se kjo Shqipėria jonė ka mbetur ende nė kufijtė midis dy botėve, sikurse ka qenė tėrė jetėn nė kufi midis perandorive. Sikurse ka qenė tėrė jetėn ky komb i lashtė nė bėrryl tė erėrave…

Njė demonstratė e qytetarėve tė mbledhur nga i gjithė vendi, pėrfundoi me tre qytetarė tė vrarė nė mes tė bulevardit, pa pasur asgjė nė dorė e pa paraqitur asnjė rrezik pėr askėnd. Tri jetė njerėzore tė kėputura nė mes, vetėm sepse demonstronin pakėnaqėsinė e tyre ndaj pushtetit(!) Njė gjėmė sa e hidhur aq dhe e pabesueshme pėr atė botė, ku aspirojmė tė bėjmė pjesė, pėr atė botė qė e kemi ėndėrruar aq gjatė, sepse ėshtė Bota e Lirė e njerėzve tė lirė. Bota e Lirė, qė nderon jetėn njerėzore me tė gjitha format e organizimit shoqėror, Bota e Lirė qė e ka hequr prej kohėsh dhe dėnimin me vdekje nga gjykata, Bota e Lirė qė nuk mund tė pranojė kurrė dėnimin me vdekje pa gjyq tė qytetarėve, vetėm sepse demonstrojnė pakėnaqėsinė dhe zemėrimin e tyre ndaj qeverisjes sė keqe. Dhe nuk mendoi askush pėr dorėheqje nga pėrgjegjėsit pėr dhėnien e atij urdhri tė paligjshėm(!) Se jemi nė Shqipėrinė e pushtetit tė tranzicionit pa tranzicion…

Gjithkush qė pa seancėn e mėparshme tė atij qė zyrtarisht i thonė ende Parlament i kėtij vendi, seancėn e turpshme ku nuk kishte mė nderim pėr fjalėn, por kishte vetėm shapėrtim, e pėrgjakje tė fjalės, nuk habitet qė pushteti aktual i Tiranės do ta shpėrdoronte pėrsėri fjalėn duke i telendisur pjesėmarrėsit e demonstratės nė tė gjitha mėnyrat, por askush nuk e besonte dot se pushteti aktual i Tiranės do tė qėllonte me plumba mbi qytetarėt e vet tė dalė nė demonstratė nga zemėrimi me korrupsionin e pushtetit. Tė gjithė mund ta prisnin qė papėrgjegjshmėria e kėtij pushteti tė akuzonte popullin mbarė e jo vetėm pjesėmarrėsit e asaj demonstrate, se paskėshin bėrė faj tė rėndė qė e kishin parė pushtetin duke vjedhur… Shumėkush e priste edhe qė pushteti aktual me pafytyrėsinė e tij tė njohur tė akuzonte demonstruesit dhe tė gjithė opozitarėt e kėtij vendi se po “shkelnin ligjin” duke kėrkuar tė hetoheshin zgjedhjet e shkuara parlamentare, se po “shkelnin Kushtetutėn” duke kėrkuar qė politika jonė e tranzicionit tė hiqte dorė pėrfundimisht nga “repartet speciale” tė vjedhjes sė votave, por askujt nuk i shkonte mendja se pushteti, edhe ashtu siē ėshtė katandisur, do tė qėllonte me breshėri plumbash mbi qytetarėt e vet nė mes tė bulevardit e nė mes tė ditės dhe nė sytė e mbarė shqiptarėve dhe tė mbarė botės!

Ėshtė e kotė pastaj tė pyesė i shkreti njeri se ē’ka mbetur mė nga demonkracia jonė, aq e deformuar dhe e pėrēudnuar, sa tė duket se nuk jeton nė shekullin e 21-tė e nė mes tė Europės sė lirive, por nė kohėn e zymtė tė agallarėve tė jeniēerėve…

Ajo gjėmė e kryer nga njė pushtet i sėmurė nė demonstratėn e 21 janarit, do tė na kujtojė gjatė qė atė krim shtetėror e pėrgatiti ai qė quhet ende Parlament dhe ėshtė kthyer nė turp tė kėtij vendi . Sepse Altari i Fjalės u kthye nė kasaphanė tė fjalės e nė turp jo vetėm pėr ata qė nuk patėn turp tė gjymtonin ashtu fjalėn e kripur tė shqipes, por edhe pėr ata qė patėn stomak ta dėgjonin, shqiptarė e ndėrkombėtarė qofshin.

Them se ajo batėrdi qė ndodhi me fjalėn e kripur nė Kuvendin gjymtak tė Shqipėrisė, ishte shtrati qė pėrgatiti krimin shtetėror tė 21 janarit, pasi nderimi pėr jetėn nis nga nderimi pėr fjalėn. Dhe kur nuk nderohet fjala, nuk nderohet mė as jeta e njeriut. Kur nuk nderohet fjala, atėherė pushtetarėt tanė tė paemėr na thonė duke i rėnė gjoksit se pėr tė ruajtur pushtetin “mund tė vriten tre, 30, 300 apo dhe mė shumė” dhe harrojnė tė thonė NJERĖZ(!) Harrojnė tė thonė se njė jetė njerėzore ėshtė mė e vlefshme se 3, 30, 300 apo dhe mė shumė qeveri, ca mė tepėr kur janė me legjitimitet aq tė dyshimtė sa pushteti aktual. Harrojnė tė thonė pushtetarėt tanė emėrhumbur, se nuk bėhen dot me emėr vetėm duke na thonė tri herė nė ditė se si quhen, por bėhen me emėr kur me emrin e tyre lidhet zgjerimi i lirive qytetare dhe i tė drejtave tė njeriut, bėhen me emėr kur me emrin e tyre nuk lidhen tenderėt dhe vjedhjet e pronės publike, por pėrmirėsimi i pėrditshėm i jetės sė popullit.

Harrojnė pushtetarėt tanė se jetojmė nė njė kohė e nė njė kontinent, ku falė Zotit, ėshtė krim i rėndė tė pėrdoren plumbat pėr tė ruajtur apo pėr tė marrė pushtetin, edhe kur pushtetarėt janė me mendėsinė se “Pushteti del nga gryka e pushkės”... Harrojnė pushtetarėt tanė se nga gryka e pushkės del vdekja dhe krimi qė sjell atė vdekje. Harrojnė aq shumė ky soj pushtetarėsh ohllokratė, se pėrpjekja e tyre e dėshpėruar pėr tė quajtur “grusht shteti” njė demonstratė tė popullit tė zemėruar me zullumet e pushtetit, nuk i fsheh dot ato zullume. Se zullumet 20-vjeēare tė kėtij soji pushtetarėsh, qė na la trashėgim Partia e Punės, nuk fshihen dot pas akuzave se demonstruesit paskan zbatuar njė “grusht shteti” tė armatosur vetėm me ēadra kineze e me parulla kundėr zullumeve tė pushtetit. Sikurse nuk fshihen dot zullumet e kėtij soji pushtetarėsh as duke bėrė paradė me ata qė qėlluan me breshėri mbi turmėn demonstruese, apo duke kėrcėnuar popullin me vdekje, pėrmes deklaratave tė atyre ēitakėve e dėshtakėve politikė qė dikur hipnin mbi tanket e ushtrisė pėr tė kėrcėnuar po kėtė lloj pushteti…

Se grushti i vėrtetė i shtetit ka kohė qė ėshtė vėnė nė zbatim pikėrisht nga vetė ata, qė sot akuzojnė popullin demonstrues pėr “grusht shteti”. Se nuk mund tė bėhet dot grusht shteti, kur shteti ka kohė qė ka avulluar pėr t’u kthyer nė pushtet tė paligjshėm e tė marrosur nga zullumet e veta. Se shkelja e ligjit dhe e vetė Kushtetutės, nuk ėshtė kryer nga demonstruesit me ēadrat kineze nė dorė, por nga ata qė urdhėruan hapjen e zjarrit mbi demonstruesit dhe tani shkelin ligj e Kushtetutė bashkė duke mos zbatuar urdhrat ligjorė tė prokurorisė sė shtetit, edhe pse nė krye tė saj ėshtė po ajo “Silvia Konti” qė e emėroi vetė ky pushtet.

Se pėrgėzimi dhe shpėrblimi qė u jep bujarisht pushteti atyre qė shkelėn keq ligjin mbi pėrdorimin e armėve tė zjarrit, nuk ėshtė fare merak pėr ruajtjen e institucioneve, por ėshtė synim i hapėt pėr tė rrėnuar dhe ato pak institucione kushtetuese, qė mezi qėndrojnė nė kėmbė dhe pėr t’i kthyer si tė tjerat - nė mercenare tė pushtetit personal.

Vetė mbrojtja e urdhėruesve tė vrasjeve tė 21 janarit nė mes tė Tiranės, do tė pohojė se urdhrin e vėrtetė nuk e paskan dhėnė ata qė kėrkon prokuroria, por vetė ata qė nuk lejojnė zbatimin e ligjit nga prokuroria. Prandaj dhe akuzat e tyre pėr “grusht shteti” , qė na paska qenė dhe me “shumė faza”(!) dalin se janė nga ato historitė me “diversantė, komplotistė e puēistė, qė donin tė eliminonin Sekretarin e Parė tė Partisė dhe udhėheqjen e saj Kryesore”…

Dhe pėr fatin tonė tė keq, edhe demonkracia e kėtij trazicionit tonė tė shpifur paska shumė nga ata qė bėrtisnin nė sallat ku “udhėheqėsi kryesor” bėnte “tablotė sinoptike” tė “puēeve” e tė “grushteve tė shtetit”, nga ata qė bėrtisnin “T’i marrin tė keqen, shoku Enver!”… Por kėtė herė nuk janė ca aktivistė tė veēuar e tė fandaksur tė Partisė, por njė grup i tėrė parlamentar, qė e quan veten dhe “demokratikas” e qė na ngre me urdhėr tė “udhėheqėsit” edhe “komision hetimor”, pėr tė gjetur si “bashkėpunėtorė tė grushtit tė shtetit Prokurorinė e Republikės dhe Shėrbimin Informativ Shtetėror”(!)

Nuk ėshtė ēudi qė, me kėtė revan pėr tė mbuluar grushtin e vėrtetė tė shtetit kundėr institucioneve kushtetuese, tė dalin udhės edhe “bashkėpunėtorė” tė tjerė mė tė shėndoshė tė “grushtit tė shtetit” qė bėnė mė 21 janar demonstruesit e armatosur rėndė me ēadra kineze…

Por grushti real i shtetit, i fshehur keq pas akuzave pėr “grusht shteti” me ēadra kineze nė njė vend tė Europės sė sotme, nuk mund tė mbetet vetėm njė problem i politikės sė dėshtuar shqiptare. Eurodeputeti Hanes Svoboda, e tha shkoqur njė gjė tė tillė. Europa dhe Amerika nuk hanė bar, qė t’i gėnjejnė aq lehtė pushtetarėt tanė tė verbuar nga zullumet. Ato e dinė mirė se sa e shtrenjtė ėshtė njė jetė njerėzore, pėr tė pranuar nė heshtje vrasjen me plumba tė demonstruesve, nė njė demonstratė aq keq tė administruar nga ata qė pėrgjigjen jo pėr tė vrarė qytetarėt demonstrues, por pėr tė siguruar jetėn e tyre mė ēdo kusht, edhe nėpėr demonstrata tė zemėruara. Por ajo demonstratė u administrua aq dobėt, sa tė parėt qė u goditėn me topat e ujit dhe me bombat me gazin lotsjellės qenė vetė forcat e policisė(!) Atėherė, kush u ka faj pushtetarėve tanė, qė i mbushin dhe forcat e ruajtjes sė rendit me militantė tė verbėr e aq tė pakualifikuar pėr tė kryer me profesionalizėm detyrat e tyre tė vėshtira?

Edhe pėr plagėt e atyre policėve i dhemb gjithė vendit, por vrasjet me armė zjarri nė mes tė Europės e vetėm sepse shpreh zemėrimin nė njė demonstratė, nė njė vend tė NATO-s, i cili kėrkon tė pranohet dhe nė BE, ėshtė jo vetėm e papranueshme. Ėshtė shumė mė tepėr se kaq. Ėshtė njė krim i shėmtuar shtetėror, qė nuk mbulohet dot nga sevdallinjtė e thekur tė grushteve tė shtetit duke akuzuar demonstruesit e thjeshtė pėr “grusht shteti”. Njė akuzė e tillė mund tė stiset vetėm nga e keqja, edhe nga ata qė kanė kohė qė zbatojnė grushtin e vėrtetė tė shtetit nė dobi tė njė pushteti zullumerėndė.

Ja pse do tė ishte mirė edhe pėr ta qė tė bashkoheshin me tė gjithė qytetarėt qė do tė nderojnė jetėn dhe veprėn qytetare tė atyre tre dėshmorėve, qė ranė mė 21 janar nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”. Tė paktėn tė bashkonin heshtjen pėrpara vendit tė tė rėnėve, tė bashkojnė nderimin pėr jetėn e atyre qė nuk do ta bezdisin mė as pushtetin me pjesėmarrjen e tyre nė demonstrata. Tė paktėn tė heshtin pak e tė kujtohen qė ēdo jetė njerėzore ėshtė mė e shtrenjtė se 3, 30, 300 apo dhe mė shumė qeveri, ca mė keq kur janė tė mbytura nė zullume si pushteti aktual i Tiranės.

Ja pse nuk duhet t’i harrojmė kurrė dėshmorėt e rėnė mė 21 janar nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”. Nuk duhet tė harrojmė tė gjithė tok, jo vetėm jetėn e tyre tė prerė nė mes me plumbat e atyre qė populli i paguan pėr tė ruajtur jetėn e qytetarėve, por nuk duhet tė harrojmė qė nderimin pėr ta e pėr jetėn njerėzore tė bėjmė ē’ėshtė e mundur t’ua mėsojmė tė gjithė pushtetarėve dhe miqve tė tyre tė paktė e tė largėt, qė edhe pėrpara krimeve pushtetit nuk heqin dot dorė nga tifoja pėr pushtetarėt tanė…
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com