Albatlanta

Sikur s’jetoj nė vendin tim
Dritėro Agolli

Mė ndodh sikur s’jetoj nė vendin tim
Po nė njė vend tė huaj dhe tė largėt
Nė njė qytet me buba dhe me minj
Mes mureve tė rrjepur dhe tė lagėt


Ēuditem pse kėshtu mė duket shpesh, Kur s’ka njeri shtėpia, kur jam vetėm, Kur shiu nė dimėr flluska ngre nė shesh Dhe mua flluska-flluska ma bėn jetėn

Mė ngjan sikur dhe strehėt derdhin helm, Helmohemi ēdo ēast me njėri-tjetrin... S’e di nga vjen ky helm e s’kam ē’tė them, Veē shoh se rrobat tona helm na rrjedhin.

Ky vend mė duket do helmohet krejt Nga helmi rrjedhur vrimash nė themelet, Pastaj do tundet toka nė tėrmet Dhe Djalli i Madh do qeshė e do zgėrdheshet.

I huaj jam nė vendin tim mjerisht Dhe kur rreth meje ka me dhjetėra njerėz. Kjo mė lėndon dhe shpirtin ma gėrvisht, Mė bėn tė qaj si nxėnės prapa derės.

15 dhjetor 1996
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com