Albatlanta

Njė ''detyrim'' kryeministror
REXHEP MEIDANI
"Zgjimi" nga gjumi! Ky tranzicioni shqiptar ka shfaqur dhe vazhdon tė shfaqė gjėra nga mė tė ēuditshmet. Bile, dhe vetė qytetarit, deri duke e fyer inteligjencėn e tij, i ofrohen lloj-lloj ēorbash demagogjike, paradokse e gėnjeshtra politike. Bile, pa lėvizur qerpiku! Nė jo pak raste, pėr ta "paralizuar" memorien e tij, ēdo protagonist faji luan rolin e viktimės (ndėrsa jo rrallė vetė viktimės i vishet lehtėsisht faji). Pėr mė tepėr, vetė fajtori shitet sikur godet fajin, sikur sakrifikon e lufton pėr tė korrigjuar pasojat e tij! Sjellje tė tillė si sot ka manifestuar nė kohė tė ndryshme dhe ndonjė kryeministėr tjetėr tranzicioni. Madje, pėr kėtė qėllim ai ka shfrytėzuar median, sidomos atė qė punon pėr kockėn qeveritare tė radhės!...

Pra, nuk ėshtė vetėm politika e tillė. Edhe media e analiza, nė jo pak raste, e parapėlqen "zgjidhjen binomiale". Pėr arsye tė ndryshme, por dhe pėr "shkaqe" tė kuptueshme. Sidomos kur bėhet fjalė mbi veprimtaritė, sjelljet apo deklarimet politike, qė mbushin pa pushim ekranet televizive, hapėsirat radiofonike apo ato tė shkruara. Duke qenė pak mė i lirė, kėto ditė tė para tė fillimvitit, fillova tė ndiqja reagime politike e publike nga mė tė ndryshmet.

Mė ēuditi, pėr mė tepėr nuk mė pėlqeu servilizmi, p.sh., i ndonjė kanali televiziv me transmetime familjare tė porositura, qė nė njė mėnyrė apo tjetrėn e "frymėzojnė" dhe e ushqejnė konceptin autokratik tė "great leader"-it. Ndėrsa, po ashtu, pak ditė mė parė, nė median e shkruar mė bėnė pėrshtypje dy pozicionime, njėri i drejtpėrdrejtė e goditės dhe tjetri mė mbulues, duke e nėnkuptuar tėrthorazi gozhdėn pėr "qyrkun e fajit". I pari futet nė kategorinė e shkrimeve-analizė me pėrmbajtje kritike, sidomos nė komentet e tij tė ashpra mbi reklamėn e turizmit shqiptar me "gojėn" e CNN; kurse tjetri, edhe pse "pėrsėriste" shqetėsimin e drejtė mbi tarifat e larta tė kompanive celulare apo shėrbimet tepėr tė shtrenjta bankare, dukej sikur e justifikonte ninullėn apo nina-nanėn e anestezisė (mė saktė analgjezisė) tė shefit tė qeverisė ndaj ēmimeve tė shėrbimeve dhe, nga ana tjetėr, mbėshteste tė kundėrtėn: pikėrisht, zgjimin e tij. Por, pa u marrė fare me arsyet e kėtij ndryshimi tė papritur, pas 5-6 vjetėsh qeverisje!...
Po a ka "fajtor"?
Sidoqoftė, nė tė dy rastet, pavarėsisht "teknologjisė" sė shfrytėzuar, synohet zgjimi, zgjimi pėr realitetin konkret shqiptar, zgjimi pėr abuzimet ndaj konsumatorėve shqiptarė pėr ēmimet e mallrave dhe tė shėrbimeve, etj. Veēse nė rastin e parė pėr "suksesin" apo mė saktė gėnjeshtrėn e turizmit, vihet gishti mbi fajtorin, ndėrsa nė rastin e dytė kalohet ky pėrcaktim i drejtpėrdrejtė, duke ia lėnė "zbulimin" apo kėtė gjetje vetė lexuesit.
Pėr ta bėrė mė mirė dallimin nė "stil", po japim vetėm dy copėza nga kėto shkrime, jo patjetėr ato mė tipike.

Kėshtu, nė rastin e parė ndeshen, p.sh., kėto pohime: "A e sheh kryeministri se ēfarė fėlliqėsirash janė plazhi i Durrėsit, Golemit e Kavajės? Ēfarė u ofrojnė turistėve kėto plazhe, pėrveē varganėve pa fund, me pallate tė shėnuara dhe detit tė mbushur me fekale?...Po ende, a e ka parė kryeministri se pėr tė shkuar nė Butrint duhet tė kalosh nėpėr gėrmadhat e fshat-qytetit tė bombarduar Ksamil, qė kanė mbetur atje sė bashku me shtėpitė e pa bombarduara, tė cilat janė dhe ato gėrmadha nga pikėpamja estetike"...

Nė rastin e dytė, me gjithė deklarimet apo emėrtimet e panevojshme pėr "banka grabitqare dhe kompani celulare rrjepėse", ndeshen me tė drejtė dhe kėto pohime: "Autoritetet rregullatore tė kėtyre dy shėrbimeve bazė, ose kanė qenė tė atrofizuara, ose kanė qenė krejtėsisht tė varura politikisht, ose kanė qenė tė kontrolluara rreptėsisht nga institucionet ndėrkombėtare. Kėto organe kanė dėshtuar deri tani nė rregullimin nė favor tė zhvillimit tė vendit dhe nė interes tė konsumatorit pėr kėto shėrbime...". Pikėrisht nė varėsinė e tyre nga politika, nėnkuptohet aty dhe pėrgjegjėsia e politikės. Natyrisht, mbi tė gjitha e politikės qeverisėse dhe e vetė kryeministrit, qė e ushtron kėtė detyrė qė prej njė periudhe gati 6 vjeēare. Pėrfshirė dhe "politikėn e kuadrit", krejtėsisht partizane, klanore e nepotike, tė ushtruar prej tij dhe shumicės pėrkatėse. Dhe mos tė harrojmė se histori tė ngjashme mund tė na shfaqen nė kohė, dhe pėr shėrbime tė tjera, sikur kėto tė sipėrmet janė thjesht vetėm tė sotmet!...

Njė shembull pėr kujtesė.
Sa pėr kujtesė! Bėhet fjalė pėr njė ndėrhyrje arrogante qeverisėse, nė vitin 2009, pėr njė arbitraritet tė shumicės politike mbi njė hallkė tė rėndėsishme nė administratėn shqiptare, mbi Kėshillin Drejtues tė AKEP-it. Bile, nė mėnyrė tė menjėhershme, pa thellim dhe analizė, Kuvendi i Shqipėrisė liroi nga detyra tė gjithė grupin e 5 anėtarėve tė Kėshillit Drejtues tė AKEP-it (Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe Postare). Akoma mė keq, ky emėrim nga Kuvendi ishte bėrė vetėm njė vit e gjysmė mė parė, ndėrkohė mandati i njė anėtari tė kėtij kėshilli ėshtė pėrcaktuar nė ligj pėr njė periudhė 5-vjeēare, me njė tė drejtė rizgjedhjeje. Ishte njė veprim i "pazhurmshėm", pėr mė tepėr i pashoqėruar me ndonjė reagim minimal nga opozita e "fokusuar" nė protestat masive!

Nė thelb, edhe nė kėtė rast, ishte e njėjta shfaqje e pseudo-reformimit me emėr tė pėrveēėm, qė kishte pėrshkruar tė gjithė vjetėt e qeverisjes 2005-2009. Pra, tjetėr garanci ligjore jepte ligji pėrkatės, tjetėr gjė ishte zbatimi i tij i fundit nė praktikė! Kėshtu, p.sh., nė nenin 116 tė tij, qė bėn fjalė pėr "Lirimin dhe shkarkimin e anėtarėve tė Kėshillit Drejtues" thuhet, midis tė tjerash, se: "Anėtari i Kėshillit Drejtues lirohet ose shkarkohet nga organi, qė e ka zgjedhur kur: a) ėshtė nė pamundėsi fizike dhe mendore, pėr tė kryer funksionet e ngarkuara; b) gjatė ushtrimit tė detyrės, ėshtė dėnuar nga gjykata, pėr kryerjen e njė vepre penale me vendim tė formės sė prerė; etj.", gjė qė nuk kishte tė bėnte fare me realitetin konkret, aq mė tepėr me deklarimet patetike tė dikurshme pėr ērrėnjosje korrupsioni, abuzimesh, etj. Dhe, ndėrkohė, zėrat kritikė, dyshues ndaj kėsaj vendimmarrjeje urgjente u mbuluan me informacione tė pasinqerta, pėr tė mbuluar kontrollin politik tė vetė AKEP-it, pėrfshirė dhe komandimin ekonomik tė tij nė interes tė pak njerėzve. Si gjithnjė, edhe nė kėtė rast, me njė arrogancė karakteristike, gjithēka u mbulua me gėnjeshtėr, spekulim e demagogji!... "Ventilatori" i kryeministrit

Dhe, sė fundi, nisur nga shembulli i mėsipėrm, apo raste tė ngjashėm, a nuk mund arrijmė tė ndėrtojmė njė reagim qytetar, qė tė ushtrojė njė trysni mbi gėnjeshtrėn apo mashtrimet politike, mbartėsit e saj? Pse jo edhe pėr ta detyruar politikanin kryeministėr qė tė pohojė atė qė nuk dėshiron tė pohojė, qė tė bėjė atė qė nuk dėshiron tė bėjė, madje tė ekspozohet nė vetė "ventilimin" e tij. Pikėrisht pėr kėtė detyrim ventilimi flet dhe "barcaleta" e mėposhtme:
Njė ditė, njė gazetar qė merrej me "analizėn" politike mori leje pėr tė vizituar zonėn e caktuar pėr politikėn nė ferr. Nė kėtė vizitė, ai u shoqėrua nga Shėn Pjetri. Ky i fundit, sapo mori vesh pėr qėllimin e vizitės sė gazetarit, e ēoi atė nė njė sallė tė madhe, dyshemeja e sė cilės ishte mbushur me orė tė llojllojshme tė shoqėruara me etiketa emrash tė mjaft politikanėve. Ēdo orė aty, sipas Shėn Pjetrit, numėronte sekondat e jetės sė politikanit pėrkatės. Madje, kur ai tė vdiste do tė ndalonin dhe akrepat e orės sė tij. Gazetari, duke lėvizur midis kėtyre orėve, konstatoi se nė orė tė ndryshme akrepat nuk lėviznin njėlloj: disa prej tyre lėviznin mė shpejt, disa mė ngadalė. I ēuditur, gazetari pyeti Shėn Pjetrin. Dhe ja shpjegimi: Sa herė qė politikani mėkaton duke gėnjyer njerėzit, ai dėnohet me shkurtim jete, prandaj dhe akrepat e orės sė tij rrotullohen mė shpejt...

Duke lėvizur nėpėr sallė, gazetari filloi tė kėrkonte orėn e shefit tė tij shpirtėror; pse jo dhe ta filmonte e pėrfshinte atė nė emisionin e tij tė natyrės "oborrtare"! Por, duke mos e gjetur orėn nė sallė, u entuziazmua aq shumė sa i kėrkoi Shėn Pjetrit qė ta shoqėronte deri nė parajsė. Shėn Pjetri, qė e kuptoi menjėherė "lumturimin" e gazetarit, iu pėrgjigj: Ah, jo, jo, ėshtė kėtu! Ngri pak sytė, atė e kemi varur nė tavan pėr ta shfrytėzuar edhe si ventilator!...
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com