Albatlanta

BE: Hetime dhe dėnime nė tė gjitha nivelet
Fatjona Mejdini
Zėdhėnėsja e Komisionit Europian: Lufta ndaj korrupsionit, kusht kryesor
Nuk ka kaluar as 24 orė nga transmetimi i skandalit qeveritar dhe ka reaguar menjėherė Brukseli zyrtar duke kėrkuar hetimin dhe dėnimin e korrupsionit nė nivelet e larta tė pushtetit. Ka qenė zėdhėnėsja e Komisionit Europian, Natasha Butler, e cila dje nė njė konferencė pėr shtyp deklaroi se zyrtarėt e lartė europianė kishin marrė dijeni pėr rastin nė fjalė. Sipas pėrfaqėsueses sė KE-sė, nė lidhje me ketė rast organet hetimore duhet tė nisin menjėherė punėn dhe drejtėsia tė merrte vendin qė i takon. “Sapo jemi informuar pėr kėtė ēėshtje dhe nuk mund tė bėjmė shumė komente. Por, siē e dini ka njė sistem drejtėsie nė Shqipėri dhe i takon drejtėsisė tė hetojė lidhur me kėtė ēėshtje. Fillimisht i takon prokurorisė qė tė hetojė mbi informacionet e transmetuara dhe tė kryejė hetime pėr tė vėrtetuar kėtė ēėshtje”, ishte pėrgjigjja e zėdhėnėses sė KE-sė nė lidhje me kėtė ēėshtje, qė ka shkaktuar njė reagim tė madh publik nė vend.

Ashtu siē ndodh rėndom nė deklaratat e Brukselit dhe dje zėdhėnėsja e KE-sė, u kujtoi palėve politike nė vend qė Shqipėria kėrkonte anėtarėsim nė Bashkimin Europian dhe nisur nga kjo lufta kundėr korrupsionit kishte njė rėndėsi tė madhe pėr kėtė proces. “Natyrisht, lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė kriter politik dhe kriteri kyē pėr anėtarėsim nė BE dhe siē pėrmendet edhe nė raportin e fundit tė Komisionit Europian, ky i fundit thekson pikėrisht nevojėn pėr arritje nė kėtė drejtim me hetime, procedime dhe dėnime nė tė gjitha nivelet e krimit”, deklaroi zyrtarja e KE-sė. Sipas Butler, Shqipėria, ashtu si ēdo vend tjetėr qė pretendon tė jetė pjesė e BE-sė, duhet tė ndėshkojė zyrtarėt e saj, pa pasur parasysh statusin e tyre. Por burimet bėjnė tė ditur se nė njė kohė tė dytė, pėrfaqėsues tė Bashkimit Europian do tė japin njė qėndrim mė tė qartė nė lidhje me kėtė ngjarje, nisur edhe nga hapat dhe rezultatet e para qė do tė publikojė prokuroria nė lidhje mė kėtė ēėshtje.

Nga ana tjetėr, nė mėnyrė tė vazhdueshme zyrtarėt e lartė tė KE-sė kanė shprehur shqetėsimin e tyre se nė Shqipėri ende nuk ka zyrtarė tė lartė tė penalizuar pėr sa u pėrket ēėshtjeve tė korrupsionit. Sipas zyrtarėve tė KE-sė, ndėshkimi i korrupsionit ėshtė bėrė kryesisht pėr zyrtarė tė nivelit tė dytė dhe tė tretė dhe ende nuk ka pasur personalitete tė larta tė jetės politike nė vend qė tė jenė dėnuar pėr pjesėmarrje nė afera.

Po kėshtu, KE nė disa raste ėshtė treguar kritike dhe me punėn e prokurorisė shqiptare, duke theksuar se nė disa raste tė bujshme hetimet janė ndėrprerė nė momente kritike dhe pėr pasojė nuk janė marrė masa ndaj tė dyshuarve kryesorė nė pėrfshirjen e tyre. Nė nėntorin e vitit tė shkuar, Shqipėrisė iu kthye pėrgjigje nga ana e Komisionit Europian nė lidhje me kėrkesėn pėr tė marrė statusin e vendit kandidat nė BE.

Nė progresraportin e KE-sė qė shoqėroi kėtė pėrgjigje theksohej se kriza e pazgjidhur politike ishte faktori kyē qė kjo kėrkesė refuzohej. Por nga ana tjetėr, zyrtarėt e lartė tė KE-sė vinin nė dukje edhe probleme tė tjera nė vend, siē ishte korrupsioni dhe po kėshtu lėvizjet politike nė administratėn shqiptare, tė cilat nuk lejonin njė stabilitet tė saj dhe si rrjedhojė deficenca nė pėrmbushjen e objektivave.

Nė tė gjitha rastet, pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė BE-sė kanė kėrkuar shembuj konkretė dhe zyrtare tė dėnimit tė korrupsionit nė administratėn shqiptare nė tė gjitha nivelet. Nė mė shumė se njė herė ėshtė bėrė me dije se nuk janė vetėm “peshqit” e vegjėl”, por zyrtarė tė niveleve tė larta.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com