Albatlanta

Miti amerikan i shqiptarėve
Pėr disa dhjetėvjeēarė regjimi komunist u pėrpoq t’u tregonte shqiptarėve popujt dhe vendet qė duhet tė donin. Fillimisht jugosllavėt, por qė shqiptarėt i kishin tė ngulitura thellė Luftėrat Ballkanike, tokat e zaptuara prej tyre dhe synimet pėr tė copėtuar akoma edhe mė shumė. Pastaj ishte radha e rusėve, tė panjohur perfektė pėr kombin tonė, pėr t’ia lėnė vendin “vėllezėrve kinezė”, kur shqiptarėt do tė zbulonin pėr herė tė parė nė jetėt e tyre fizionominė aziatike. Njė vend ēobanėsh, prej shekujsh pjesė e Perandorisė Osmane, nuk mund tė gjente lidhjen me kėta popuj ndaj dhe nuk i besoi kurrė propagandės komuniste.

Kishin kaluar pak vite kur shqiptarėt u duhej tė lexonin “Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”, ku amerikanėt denigroheshin si perandoria e sė keqes, armiq tė popujve, tė lirisė dhe demokracisė. Por vizita e Sekretarit tė Shtetit James Baker, nė qershor tė vitit 1991, dėshmoi krejtėsisht tė kundėrtėn. Qindra mijėra njerėz rrodhėn nėpėr rrugė pėr tė shfaqur adhurimin ndaj vendit mė tė fuqishėm nė botė. Ndoshta pėr kėtė arsye? Apo se ShBA-ja konsiderohej si vendi i xhinseve, rrokut dhe flokėve tė gjata? Nė vendet europiane thanė se shqiptarėt janė tė mashtruar nga publicitetet televizive. Disa tė tjerė thanė se bazuar nė traditė, shqiptarėt kanė ėndje tė lidhen me fuqi tė mėdha globale. E para deri diku mund tė ketė edhe elementė tė sė vėrtetės, por shpjegimi i dytė nuk qėndron. Dashuria pėr rusė e pėr kinezė ishte e imponuar nga regjimi. Kjo nuk vlen pėr rastin e amerikanėve. Arsyet janė mė tė forta.

Edhe pse nuk kanė qenė njė popull emigrant, shqiptarėt, nė fillimet e shekullit tė kaluar nisėn tė emigronin nė ShBA ku u organizuan, publikuan revistėn Vatra dhe zhvilluan njė lobing tė fortė nė politikėn amerikane nė mbrojtje tė pavarėsisė sė shtetit tė ri ballkanas dhe tė moscopėtimit tė mėtejshėm tė tij. Presidenti Wilson i dėgjoi dhe kur Shqipėria po kalonte nė fije tė perit pėr t’u pėrgjysmuar nė sipėrfaqen e saj, ngriti zėrin dhe nuk lejoi ndryshim kufijsh. Nuk e arriti dot ta bėnte pėr Gjermaninė, pėr Austrinė, pėr Bullgarinė dhe Hungarinė, vende qė dolėn tė gjymtuara padrejtėsisht nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore nga makutėria e fuqive europiane.

Disa herė viktima tė Europės, qė nga Kongresi i Berlinit i 1878-ės e nė Konferencėn e Londrės sė 1913-ės shqiptarėt kishin humbur besimin te ajo dhe zbuluan njė vend tė largėt si Shtetet e Bashkuara ,qė po i mbronte dhe po siguronte mbijetesėn e shtetit tė tyre. Nga ana tjetėr, francezėt qė mbėshtesnin serbėt, anglezėt grekėt e tė dyja bashkė Italinė. Qysh atėherė ekziston shprehja “Europa kurvė” e mbėshtetur edhe gjatė komunizmit sepse i shkonte pėr interes qė tė pėrēmoheshin vendet e perėndimit.

Edhe pas konfliktit tė Dytė Botėror Shqipėria rrezikoi tė quhej njė vend humbės dhe tė shkėputeshin territore tė jugut, pėr tė cilat Greqia me mbėshtetjen britanike po pėrpiqej tė kalonte njė rezolutė nė Senatin amerikan. Qeveria amerikane nuk e pranoi kėtė dhe insistoi pėrsėri nė integritetin territorial tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė vende tė tjera europiane u copėtuan apo humbėn pavarėsinė.

Arsyet e mėsipėrme edhe pse janė racionale duket sikur nuk mjaftojnė pėr tė shpjeguar popullaritetin e madh si asnjė vend tjetėr qė ēudit edhe vet amerikanėt. E nėse konsiderojmė qė jemi njė vend me shumicė myslimane kjo ngarkesė emotive bėn pėrshtypje akoma edhe mė shumė.

Vizita e presidentit Bush nė Tiranė ishte njė konfirmim i vėmendjes amerikane ndaj nesh por edhe njė vlerėsim i simpatisė sonė pėr ta. Shqiptarėt patėn rastin tė tregojnė kėsaj radhe gjithė botės mitin e tyre amerikan. Nuk do tė kalonte shumė kohė nga kjo vizitė kur Kosova tė shpallte pavarėsinė e shumėdėshiruar e Shqipėria tė merrte ftesėn pėr nė Nato, pėr t’u bėrė njė vit mė pas anėtare e Atlantikut Verior.

E nėse shqiptarėt vazhdojnė tė shohin me mosbesim europianėt duke dyshuar tek ta, besojnė nė vlerat amerikane, nė demokracinė e saj. Besojnė nė njė mit, por njė mit qė prodhon fakte konkrete.
www.shqip.al | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com