Albatlanta

Si Berisha mbron Kushtetuten duke e dhunuar
Andrea Stefani
Kjo qė sapo ka ndodhur ėshtė absolutisht groteske! Shumica parlamentare ka dhunuar tė drejtėn kushtetuese tė pakicės pėr tė ngritur njė komision pėr hetimin e materialeve zgjedhore ndėrkohė qė Kryeministri Berisha deklaron se njė gjė e tillė ėshtė bėrė pėr tė mbrojtur Kushtetutėn.
Por as deklaratat demagogjike tė Berishės dhe as sajesat “ligjore” tė juristėve tė tij, nuk e fshehin dot njė tjetėr fakt tė shėmtuar tė ushtrimit tė tiranisė sė shumicės mbi opozitėn politike nė Kuvendin e Shqipėrisė. Njė tirani qė duke penguar hetimin e materialeve zgjedhore, pėrpiqet jo vetėm tė fshehė grabitjen e votave nė zgjedhjet e qershorit tė vitit tė kaluar por, ē’ėshtė mė e rrezikshmja, tė ruajė tė paprekur makinerinė e vjedhjes sė votės nė funksion tė zgjedhjeve lokale qė po afrojnė. Ėshtė njė tirani qė po e largon Shqipėrinė nga projekti i integrimit europian.

* * *

Mjafton tė lexosh nenin 77 tė Kushtetutės sė Republikės se Shqipėrisė pėr tė kuptuar dhunimin qė i ėshtė bėrė opozitės nė tė drejtėn e saj, si dhe Kushtetutės vetė. Nė kėtė nen shkruhet e zezė mbi tė bardhė se: “Kuvendi ka tė drejtė dhe, me kėrkesėn e njė tė katėrtės sė tė gjithė anėtarėve tė tij, ėshtė i detyruar tė caktojė njė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė”. Kemi nėnvizuar jo mė kot pjesėn ku shkruhet se Kuvendi “ėshtė i detyruar” tė ngrejė komisionin hetimor kur kėtė e kėrkon njė pakicė sa njė e katėrta e tij. Pėr rastin nė fjalė komisionin pėr hetimin e zgjedhjeve e kėrkon jo njė e katėrta, por thuajse gjysma e Kuvendit. Atėherė pėrse nuk u ngrit komisioni. Sepse nė kėtė shtet nuk qeveriset me Kushtetutė dhe ligj, por sipas vullnetit tė kreut tė shumicės parlamentare qė ėshtė njėherazi edhe Kryeministėr. Ai nuk do qė tė ngrihet ky komision hetimor dhe ai nuk ngrihet pavarėsisht se ėshtė Kushtetuta qė e detyron Kuvendin pra edhe shumicėn ta ngrejė kėtė komision me kėrkesė tė njė pakice. Dhe tė vendosėsh mbi Kushtetutėn pėrēartjet e njė Kryeministri mbi gjoja pamundėsinė e ngritjes sė njė komisioni hetimor nė mungesė tė fakteve dhe grupfakteve, ėshtė ta pėrmbysėsh Kushtetutėn dhe bashkė me tė edhe gjithė sistemin. Sepse sikundėr ka interpretuar edhe Gjykata Kushtetuese: “E drejta e hetimit parlamentar ėshtė zhvilluar nė kuptimin e sė drejtės sė pakicave nė Parlament...me qėllim qė t’u japė atyre njė pushtet tė fortė....Kjo e drejtė shėrben njėkohėsisht edhe si mjet nė duart e pakicės parlamentare pėr tė ushtruar kontroll kryesisht kundrejt ekzekutivit dhe pėr tė kėrkuar vėnien para pėrgjegjėsisė tė mbajtėsve tė pushtetit...Nė njė sistem parlamentar, duke qenė se qeveria formohet nga shumica parlamentare e cila ka nė dorė shumė mjete tė tjera ligjore, e drejta e kontrollit hetimor i ėshtė njohur sidomos pakicės, qė duke i pasur tė kufizuara mjetet e saj, ta shndėrrojė atė nė njė instrument tė fuqishėm kushtetues”.
Kjo ėshtė logjika e Kushtetutės, logjika e vullnetit tė sovranit tė plazmuar nė tė. Por ē’ndodhi nė Kuvend seancėn e fundit tė kėtij viti qė po mbyllet? Krejt e kundėrta. Nė fakt, njė puē mbi vullnetin e sovranit dhe Kushtetutėn. E drejta e pakicės pėr hetim parlamentar u dhunua nga shumica. Tashmė nė Shqipėri nuk ėshtė pakica ajo qė vendos tė ngrejė njė hetim parlamentar pėr tė vėnė para pėrgjegjėsisė mbajtėsit e pushtetit, por pėrkundrazi janė mbajtėsit e pushtetit ata qė i tregojnė pakicės nėse duhet ta ngrejė apo jo njė komision hetimor.
Duke pohuar kėtė fakt, ke thėnė njėherazi se sistemi parlamentar nė Shqipėri ėshtė goditur nė zemėr tė tij duke degjeneruar nė njė sistem tiranik. Sapo kemi parė njė tjetėr zhvillim i cili u bėn sfidė kritikave tė Komisionit Europian (EC) lidhur me keqfunksionimin e Parlamentit nė Shqipėri. Nė opinionin e tij tė nėntorit tė kėtij viti, EC nėnvizonte me shqetėsim se “...Parlamenti nuk ushtron mbikėqyrje dhe kontroll efektiv mbi qeverinė...”.
Tashmė shihet qartė se qeveria Berisha ėshtė e vendosur tė mos lejojė qė Parlamenti, tė ushtrojė mbikėqyrje dhe kontroll efektiv mbi qeverinė nėpėrmjet hetimeve parlamentare tė nismuara nga pakica. Madje, Kryeministri Berisha deklaron publikisht se kontrolli qenka njė sakrilegj! Natyrisht qė ėshtė i tillė pėr ēdo tiran qė ėshtė mėsuar vetėm tė kontrollojė, por tė mos kontrollohet, qė ėshtė mėsuar tė kėrkojė llogari, por tė mos japė kurrė llogari.

* * *

Me vendimin pėr tė mos i njohur pakicės tė drejtėn e komisionit hetimor, pushteti berishist po ecėn nė drejtim tė kundėrt me piketat e vendosura nga Komisioni Europian. Ėshtė njė drejtim qė nuk ēon nė fuqizimin e demokracisė kushtetuese, por tė tiranisė. Ėshtė njė kahje qė e largon Shqipėrinė nga Europa. Por mos vallė e drejta e pakicės pėr hetim parlamentar ėshtė e pakufizuar. Aspak! Por kufijtė e kėsaj tė drejte janė pėrcaktuar me Kushtetutė dhe nuk ėshtė vullneti i asnjė Kryeministri qė i pėrcakton ato. E drejta e pakicės shtrihet deri aty ku nuk cenohet e drejta e pushteteve tė tjera.
Komisioni hetimor nuk ka tė drejtė tė hetojė, pėr shembull, drejtėsinė e vendimeve tė Kolegjit Zgjedhor. Komisioni hetimor i drejtuar nga pakica nuk duhet tė bėjė pikėrisht atė qė bėri dikur komisioni parlamentar nė rastin e kryeprokurorit, Theodhori Sollaku. Ai komision i drejtuar nga berishianėt, hetoi vendimmarrjen e prokurorisė, gjė qė ėshtė njė dhunim i parimit tė ndarjes sė pushteteve. Sot janė po tė njėjtėt politikanė qė ngjiren se po “mbrojnė” Kushtetutėn nė njė kohė qė po e dhunojnė pėrsėri atė. Ėshtė po i njėjti Berishė qė ka tė regjistruar nė karrierėn e tij si Kryeministėr, me dhjetėra tentativa pėr tė mpiksur aspiratat e tij antikushtetuese nė projektligje. Kėtij klani tiranik, Kushtetuta nuk i njeh asnjė tė drejtė pėr tė vendosur me shumicė se kur dhe si ngrihet njė komision i kėrkuar nga pakica. Ajo i urdhėron ata ta ngrenė komisionin duke iu bindur pakicės. Por te bindja ndaj Kushtetutės Berisha, sikundėr ēdo tiran, sheh fundin e sundimit tė tij. Prandaj ėshtė detyrė e opozitės qė ta detyrojė Berishėn t’i bindet Kushtetutės. Me se? Me tė gjithė arsenalin e mbetur demokratik pėr liri dhe demokraci!
| View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com