Albatlanta

…po bllokqentė a kanė ndonjė faj?
KICO BLUSHI
- Nė kėto 20 vjet nė demokraci nuk kanė lėnė kusur pa bėrė kundėr funksionimit normal tė demokracisė ish bllokqentė, kėta dumbabistė profesionistė tė Bllokut qė dijnė tė mėkojnė me lavdi tė paqėnė dhe urrejtje tė ndėrsjllė jo vetėm diktatorėt, po edhe pasuesit autokratė tė tranzicionit. Sistemet kanė ndėrruar, ndėrsa ndikimi i zyrtarėve bllokqenė ėshtė forcuar.
Zor se ka mbetur ndonjė ish komunist fanatik, i tjetėrsuar nė demokrat pa bėrė karrierė nė nivelet mė tė larta…Sot bllokqentė quhen kėshilltarė, militanė, qėndrestarė, analistė, etj, por funksioni i tyre ka mbetur po ai: tė mbjellin urrejtje, pėrēarje, grindje, rrėnim, pėrmbytje, vjedhje, sherre…”Rroftė mbreti, poshtė mbreti!” Kjo formulė e lashtė e kameleonėve, pėrndryshe e bllokqenėve, u ka dhėnė atyre kulmin e fuqisė, suksesit, pasurisė, yrryshit e tahmasė mediatike.
Ashtu si osmanėt shpėrblyen me prona e tituj tė konvertuarit dhe mercenarėt, ashtu vlerėsohen edhe sot ata zyrtarė qė gjynahet e vjetra i lanė nė sahanė tė rinj pėr tė kryer konvertim-pagėzimin “nė emėr tė liri-demokracisė”, ashtu si dje “nė emėr tė diktaturės sė proletarjatit”.
Njė bllokqen i rinovuar ėshtė mė i rreziksjellės e mė i papėrballueshėm se njė skllav i ēliruar, pasi njė ish i burgosur i gėzohet lirisė, shikon pėrpara, ndėrsa njė ish bllokqen kėrkon tė japė prova, nėpėrmjet baltės, pse jo edhe krimeve, se do tė jetė akoma mė besnik e mė fanatik ndaj padronit tė ri. Bllokqentė e konvertuar nuk shkaktojnė vetėm ndotje verbale, por morale. Janė kėta qė e bėjnė perspektivėn tė errėt, pasi vetėm kėshtu mund tė mbijetojnė gjatė.

Duket sikur koha e bllokmenėve ka vdekur. Por jo, ajo ėshtė tjetėrsuar. Blloku ka ndėrruar formė, ka ndėrruar vend, ka ndėrruar emrat dhe sjelljen; ka ndėrruar ngjyrė dhe formė, por jo pėrmbajtjen. Karroca ėshtė po ajo, pėrsėri ecėn nėpėr gropa, buzė greminės, pavarėsisht nga ndėrrimi i kuajve.Tash bllokqenėria ėshtė pluraliste, “demokratike”, veprimtari e lirė nė njė treg tė lirė ku qentė qė lehin e kafshojnė mė shumė shpėrblehen me prona, poste e pasuri. Nė ēdo parti ata qė i lėpihen kryetarit e bėhen kamikazė janė mė tė preferuarit.
Gjuha e bllokqenėve ėshtė gjuhė zyrtare, gjuhė standarte: lehje, sharrje, shpifje, urrejtje, mosmarrėveshje. Ndėrsa Blloku bėnte zap partinė dhe popullin nėpėrmjet bllokqenve, sot kryetarėt e partisė-shtet tė njėjtėn gjė e realizojnė lehtėsisht me ndihmėn e partiqenve tė kudondodhur. Kėta na mbajnė peng, kėta na lenė nė ngėrē, kėta e vdjerin shpresėn dhe besimin, pavarėsisht nga sistemet dhe emrat e kryetarėve. Korrupsionin e mbjellin dhe e firmosin ata qė vjeljet t’i bėjė Familja pa vėnė kurrkund “firmė”...
Nė se do tė bėsh prokopi sot duhet tė zėvendėsosh fjalėn pragmatizėm me: bllokqenėri, marrėveshje me mosmarrėveshje, mirėkuptim me sherr dhe grindje…Kjo mendėsi qė ėshtė bėrė sunduese e drejtuese ka rrėnuar shoqėrinė shqiptare, mė keq se pėrmbytjet e Shkodrės, pasi mėnyra e vetme qeverisėse ėshtė: si e si tė drejtosh bllokqenėrisht. “Ky popull kėshtu e do, t’i bėsh…qė tė tė thotė babė!”….

Pushtetin sot e kanė nė duar administratorėt pa din e pa iman, pa turp, pa frikė nga Fjala, nga ndėshkimi, ca mė pak pėrgjegjėsia. Tė sillesh bllokqenėrisht do tė thotė tė bėsh politikė, je burrė i zoti kur i shtyp kokėn tė dobėtit, kur poshtėron kundėrshtarin, kur rrėmben atė qė nuk tė takon, kur nuk veshė, sy, tru e moral, sepse tė gjitha kėto shqisa dhe tė drejta i ka vetėm Ai, shefi i madh.

Ky ėshtė modeli qė ka krijuar Berisha dhe jo vetėm. Mjaftojnė diskutimet nė Kuvend, mbledhjet e qeverisė, sherret nėpėr kėshillat bashkiake, reagimet e pista tė anonimėve nė internet, debatet televizive, fjalėrimet e zėdhėnėsve, etj, pėr tė kuptuar se sa shumė ėshtė pėrhapur kjo epidemi bllokqenėrore ndėr ne…Adhurimi i njė bllokqeni tė djeshėm pėr Enverin ėshtė i njėjtė me adhurimin e sotėm pa kushte pėr Saliun,- dukuria gjithsesi jo vetėm nė planin psikologjik mbetet e njėjtė: qeni i Bllokut dhe qeni i partisė kurrė nuk e kafshon tė zotin sa kohė ky ėshtė nė pushtet, por ama po ra nga kali, edhe kali do tė pushkatohet, si nė diktaturė kali i gjeneral Dumes.

Ata qė dje e shihnin nė gojė me adhurim Nanon, sot tė njėjtėn gjė bėjnė me Berishėn e nesėr po kėshtu do tė sillen me atė qė do tė zerė vendin e tyre. Prandaj edhe nė folklorin e nesėrm rrezik t’u kėndohet fėmijėve kėnga ‘u rritsh e m’u bėfsh njė bllokqen, o bir!’ Se, ē’ndryshim ka, tekefundit, njė bllokqen nga njė partiqen?
Tė jesh sot njė partiqen, do tė thotė tė jesh i suksesshėm, VIP, i pasur, i pushtetshėm, i paprekshėm, “me ne”, “njė nga ne”…Sot nuk bėn dot karrierė nė asnjė parti, nuk punėsohesh nė qeveri, nėpėr Bashkira e institucione “tė pavarura”, nuk bėhesh as deputet, aq mė pak ministėr, gjykatės i lartė dhe as akademik, nuk merr tendera e tituj, as pension special pa dhėnė prova publike se je shndėrruar nė njė lehės besnik, pra, nėse nuk bėn gam-gam e ham-ham nėpėr media nė mbrojtje tė kryetarit tė Familjes.
Kėsisoj a nuk janė futur partitė nė Bllok? A nuk kanė partitė e mėdha njė Sulo Gradec? A nuk ndikojnė nė emėrim-shkarkimet e administratės gratė e udhėheqėsve bashkė me fėmijėt e tyre njėlloj si ata tė ish Bllokut?
E pra, ē’ndryshim ka njė bllokqen i djeshėm nga njė Lepur i sotėm, dmth nga njė partiqen? Ja pėrse profesioni i bllokqenit sot pėr sot, njėlloj si ai i mercenarit dje, nė kohėn e Dumbabės, ėshtė mė i paguari, mė i kushtueshmi, mė i lakmuari! Koha e bllokqenėve nuk paska ikur! Njė malėsor i menēur ka thėnė: “Nė diktaturė na shtinė lepurin nė bark, nė demokraci na hoqėn lepurin, po na shtinė qenin”. Ja pėrse me hijet e bllokmenėve tė djeshėm, si nė njė lojė me fantazma, vazhdojnė tė luajnė politikisht krerėt e sotėm pėr t’u shtirur kundėr, kinse demokratė tė thekur, antikomunistė tė tėrbuar, tė papajtueshėm me diktaturėn. Nga kjo kėrleshje me maska, lehje e shpifsharje nėpėr ekrane, ku tė gjithė dalin tė ndotur dhe kurrkush nuk ka faj, bllokqenėt besojnė e kujtojnė se do tė dalin nesėr mė tė larė, mė tė ndritur, pse jo edhe mė tė pasur…Duke nėmur “armiqtė e kryetarit”, ish bllokqenėt jo vetėm qė kėnaqin instiktin e skllavit tė djeshėm, tė denatyruar, por trimat pas beteje besojnė se kėsisoj do tė fitojnė kartėn e besimit e tė ndershmėrisė, atė kartė qė e bėn njė rezilzi tė pajiset me pushtet, me post, me merita, me para, me prona dhe, natyrisht, me lavdi. Historikisht mercenarėt, ose, thėnė ndryshe, me gjuhėn e kohės, bllokqentė e politikės janė ata qė i kanė bėrė gropėn tė ardhmes dhe prosperitetit tonė ndėr shekuj pėr interesa vetiake, pėr pėrfitime tė pamerituara; sa herė kombi ka qėnė nė zgrip tė njė halli, ata janė bėrė edhe mė tė pasur, edhe mė tė fuqishėm. Administrata jonė tradicionalisht nuk ka pas qėnė kurrė as civile, as profesioniste, as kombėtare, por mercenare. Nė tė gjitha sistemet partitė e kanė rrėmbushur administratėn me partiqenėr “besnikė” qė bėjnė kėrdi mbi interesat dhe pasuritė publike pėr tė ikur, pas beteje, “nė drejtim tė paditur” duke tradhtuar edhe vendin, edhe edhe tė zonė…Ne mbetėm mė tė fundit nė rreshtimin e BE-sė pėr shkak tė politikės sė partiqenėrve tė transformuar suksesivisht nė bllokmenė tė rinj. Kėtė, besoj, e kupton edhe njė sylesh. Ja pėrse Kuvendi, parlamentarizmi, demokracia, Drejtėsia, pluralizmi, partitė, mjedisi, pesha e Fjalės, si dhe morali shoqėror qė pėrcakton ē’ėshtė e mirė e ē’ėshtė e keqe, kanė rrėshqitur teposhtė: se kanė rėnė nė duart e nė gojėn e bllokqenėrve transvestitė! Blloku si territor tash ėshtė bėrė vendi i qejfit ku rinia shijon pijet e shtrenjta, seksin, muzikėn amerikane, limontinė, “kodrat pas bregut”…Por njė gjė ka mbetur, mesa duket, e pandryshuar: qeverisja dhe administrimi i punėve publike nėpėrmjet bllokqenėve. Deri dje kėta rrinin nė hije, vėrdalloseshin nėpėr salete rezidencash qeveritare, aty lėpiheshin, shkėrbėheshin moralisht, shkruanin fjalimet e bllokmenėve, ishin mė shumė se kėshilltarė, bėheshin “tė shtėpisė”, tė domosdoshėm, tė pranishėm, tė palodhur, tė pėrkushtuar, tė pazevendėsueshėm…E paskėsaj zinin ndonjė punė tė mirė, mernin apartament 3+1 pa kaluar nė torturėn e lagjes, dilnin jashtė shtetit, spiunonin njėritjetrin, pėshtynin, villnin e qeshnin e qanin si ta lypte humori i ēastit i bllokmenit. Kurse sot marin pushtet tė pakufizuar e tė pakontrolluar, prona, tendera, fuqi dhe famė. Sot Blloku ka ndėrruar emėr, quhet Familje. Bllokqentė e sotėm nuk ngurojnė tė venė nėn hyqmin e Familjes kombin, shtetin, pushtetet, partinė, Gjyqėsorin…Pėr hir tė kėtij “funksioni” dumbabistėt janė tė gatshėm tė pshurrin edhe nė pjatėn e armikut tė kllasės, mjaft qė t’i hyjnė nė zemėr “komandatit”, gruas e fėmijėve tė tij…Ai qė kapėrxen pragun e Bllok-Familjes ėshtė mė fatlumi; kush del nė fotografi me njė kapo tė Familjes, njėlloj si dje, e mban atė nė portofol, e vendos nė zyrė, nė ballė tė shtėpisė, pėr tė provuar se ai,- mė nė fund!- ka arritur stadin mė tė lartė e mė tė nderuar tė shoqėrisė: ėshtė graduar bllokqen, dmth njė nga mė tė besuarit e Familje-partisė. Njė foto me udhėheqėsin tė bėn mė tė sigurtė, mė tė privilegjuar e mė tė mbrojtur se njė sekretar partie i ndėrmarrjes, i periferisė a i provincės. A nuk ndodh edhe sot po kėshtu? Kush ka njė foto me Berishėn, le tė bėjė njė provė: nėse e ndalon polici i trafikut pėr kundėrvajtje, nė vend tė patentės, le t’i tregojė foton me Berishėn qė tė shohė si do ta nderojė polici i gjorė. Tė izoluar, bllokmenėt drejtonin vendin duke u ushqyer me thashethemet dhe informatat e bllokqenėve, tė cilėt, pėrveē shėrbimeve tė tjera, e bindnin udhėheqjen, se populli nė drejtimin e tyre ishte mė i lumturi nė botė, se jetonte samėska mirė, se dashuria pėr ta ishte e pamatė, e zjarrtė, “sa malet”…Edhe sot nuk janė sondazhet, statistikat, shifrat ekonomike, pėrqindja e rritjes ekonomike, niveli i pagave e pensioneve, i spitaleve e shkollave, etj. ato qė masin standardin e jetesės, po janė lajlelulet e gatitura nė “kuzhinėn” e propogandės sė kėshilltarėve bllokqenė. Po ta shikosh me kėtė sy funksionin e bllokqenėve e kupton se Blloku dhe bllokmenėt nuk do tė kishin sunduar aq gjatė e nuk do tė kishin pas bėrė gjithė ato prapėsi e paudhėsi pa ndihmėn e kėshilltarėve-bllokqenėr. Themeli mbi tė cilin ngrihej Blloku, nė tė vėrtetė ishin bllokqentė, ashtu si themeli i partive sot janė partiqentė…Pa bllokqenėr asnjė lloj Blloku nuk do tė mbetej mė kėmbė, pasi do tė shkėrmoqej mė lehtė edhe se njė “tigėr” prej rėre…Prandaj ėshtė gabim i pafalshėm, -ndoshta pėr kėtė arsye demokracinė e quajmė “tė brishtė”,- qė nuk u zbuluan, nuk u identifikuan, nuk u mėnjanuan e nuk u ndėshkuan tė paktėn moralisht bllokqentė e djeshėm, qė kėshtu t’u pritej rruga e suksesit dhe e aksesit partiqenėrve tė sotėm rrėnimtarė. Njė demokraci nuk mund tė funksionojė normalisht e tė marrė frymė lirisht sa kohė ajo nuk ėshtė ēliruar jo vetėm nga bllokmenėt, por edhe nga hordhia e bllokqenėrve! (GSH/BalkanWeb)
Ballkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com