Albatlanta

Nje vit i trishte
Afrim Krasniqi
Iku edhe viti 2010. Ai ishte viti i njėzetė i tranzicionit nė Shqipėri. Nė vendet e tjera tė Europės Lindore tranzicioni zgjati 10-15 vjet, nė Shqipėri edhe dy dekada dhe ende nė tunel nuk ka dritė. Njė vit mė parė krerėt e shtetit dhe tė politikės premtuan se 2010 do tė ishte njė vit historik dhe ndryshimi pėr Shqipėrinė. Pas 365 ditėve ndryshimi nuk duket, dhe asgjė nga ato qė u bėnė nuk meriton tė jetė historike. Bilanci krahasues ėshtė kundraproduktiv: kemi fituar mė nė fund liberalizimin e vizave, por kemi humbur statutin kandidat pėr nė BE (e fitoi edhe Mali i Zi, krijuar mė 2006).
E nisėm vitin me pėrmbytje nė Shkodėr, e mbyllėm po me pėrmbytje nė Shkodėr, tanimė dy herė mė tė madhe. E nisėm vitin me negociata pėr krizėn politike nė zyrėn e Presidentit, e mbyllėm me dėshtimin e shumėfishtė tė negociatave dhe thellimin e krizės nė sallėn e parlamentit. E nisėm vitin me parlament tė bojkotuar nga njė palė, e mbyllėm me njė parlament me dy palė, por tė bojkotuar nga shumica e shqiptarėve. E nisėm vitin me premtimin pėr dyfishim tė ardhurash pėr qytetarėt dhe e pėrfunduam vetėm me shumėfish tė ardhurash vetėm pėr ata qė qeverisin nė emėr tė qytetarėve.
E nisėm vitin me debatin pėr hapjen e kutive, e mbyllėm atė duke mbyllur gati konsensualisht tė gjitha “kutitė”, pėrfshirė skandalet politike, gjyqėsore, abuzimet ekonomike dhe gafat diplomatike. E nisėm vitin duke premtuar se jemi njė model suksesi nė Europė dhe e mbyllėm, me njė raport tė ashpėr kundėr nesh, hartuar nga njė eurodeputet dhe votuar pa kundėrshtime nga Kėshilli i Europės.
E nisėm vitin me betejėn pėr njohje tė reja tė shtetit tė Kosovės dhe e mbyllėm, me zhgėnjimin mbi zgjedhjet nė Kosovė dhe gabimet e njėjta tė saj me ato tė Shqipėrisė sė tranzicionit. Tė vetmet gjėra qė nuk ndryshuan as nė fillim dhe as nė fund tė vitit 2010 ishin retorika e ashpėr politike midis liderit tė maxhorancės dhe opozitės, si dhe moda e koncerteve festive qeveritare nė dimėr, nė pranverė, nė verė, nė vjeshtė dhe pėrsėri nė dimėr.

2010-ta do mbahet mend si viti kur BE (Raporti i Progresit) artikuloi dy akuza tė forta mbi demokracinė nė Shqipėri: e para qė klasa politike ka mungesė tė theksuar tė maturisė e pėrgjegjėsisė politike, dhe e dyta, qė Shqipėria nuk pėrmbush kriteret e Kopenhagenit pėr demokracinė funksionale. Janė shprehje qė mė 2010-ėn, BE i pėrdor vetėm pėr Shqipėrinė, pėr asnjė shtet tjetėr. Dhe kjo vjen njė vit pas anėtarėsimit tė Shqipėrinė nė NATO, tre vjet pas nėnshkrimit tė MSA dhe njė vit pas paraqitjes sė kėrkesės pėr pranim nė BE.

Mė 2010 politika u kthye nė identitet. U panė politikanė nė greva urie, nė mitingje, nė retorika personale akuzuese, nė denoncime familjare e personale, sa ujqėr e armiq tė betuar nė Tiranė aq edhe qengj tė dėgjuar nė restorantet e Strasburgut, Vjenės apo Brukselit. Ata qė zgjodhėm pėr tė na qeverisur na thonė tė gjithė ditėn se jemi populli mė i lumtur nė botė, se kush kritikon ėshtė mafioz e bandit, se kush proteston ėshtė antieuropian dhe antishqiptar, se e mira e kėtij vendi ėshtė qeveria dhe e keqja e kėtij vendi ėshtė opozita. Ata qė me vota kaluan nė opozitė na thonė tė gjithė ditėn se jemi populli mė fatkeq nė botė, se kush nuk kritikon qeverinė ėshtė mafioz e bandit, se kush nuk proteston me tė ėshtė antieuropian dhe antishqiptar, se shpresa e kėtij vendi ėshtė opozita dhe mallkimi ėshtė qeveria.
Dy palė qė luftojnė sipas modelit tė revolucionit permanent, pa kompromis e me ēdo mjet, por qė brenda pak minutave gjejnė kompromis kur ėshtė fjala pėr ndarje tė shesheve tė ndėrtimit, siē ėshtė plani pėr qendrėn e Tiranės, ai pėr periferinė e saj, pėr lejet e ndėrtimit apo pėr praktikat abuzive tė financimit tė paligjshėm tė vetė partive politike dhe fushatave tė tyre elektorale.

2010 erdhi dhe iku nė formėn mė tė gabuar: i pasuri u bė mė i pasur, i varfėri edhe mė i varfėr; pushtetari u bė mė abuzues, qytetari mė pak i pėrfaqėsuar; politikanėt u bėnė mė shumė jeniēerė tė shefave tė tyre, votuesit nuk kanė mė njė adresė pėr tė folur mbi sovranitetin e tyre. Partitė e liderit u forcuan shumė, jashtėzakonisht shumė, kurse institucione kushtetuese u bėnė gjithnjė e mė shumė tė dobėta e formale. Vetė Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartė, Konferenca Gjyqėsore, Avokati i Popullit, etj u paralizuan pėr muaj tė tėrė, media u bė mė e kontrolluar, biznesi mė i dėgjueshėm dhe shoqėria civile mė shurdhe.

Njė vit i humbur pėr njė shtet nuk ėshtė tragjedi, por kur ai i shtohet viteve dhe dekadave tė tjera tė humbura atėherė kjo kthehet nė tragjedi. 2011 nuk premton shumė, zgjedhjet lokale do tė jenė kulmi i konfliktit politik tė radhės, kriza politike do tė vijojė dhe pėrshkallėzohet, axhenda politike nė vend tė problemeve qytetare do tė jetė e dominuar nga interesat para e paselektorale; dhe Shqipėria rrezikon tė humbė edhe shansin e dytė tė statutit kandidat pėr nė BE. Ky ėshtė lajm mė i trishtuar sesa viti i humbur 2010, njė lajm qė nuk na lejon tė shpresojmė e bėjmė plane mirėqenie e integrimi, pėrkundrazi, vetėm tė urojmė qė nė 2011-ėn, ēmimi qė ne do tė paguajmė dhe dhimbja qė do tė kemi, tė jenė sa mė tė vogla.

Gjithnjė jemi mėsuar tė themi se njė shoqėri/njė popull qė nuk mėson nga gabimet e veta ėshtė i dėnuar t’i pėrsėrisė ato. 2010-ta ishte njė dėshmi, 2011-ta mund tė jetė njė dėshmi tjetėr. Kjo ėshtė dhurata e politikės pėr Vitin e Ri, njė dhuratė cinike pėr njė vend dhe njė popull, i cili pavarėsisht se peng i interesave personale tė tranzicionit, meriton dhe duhet tė meritojė shumė mė tepėr.
24=ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com