Albatlanta

Kreu i Kishės Katolike: Tė dalė nė dritė e gjithė e keqja e regjimit
Pas politikės, edhe Kisha Katolike prononcohet lidhur me hapjen e dosjeve tė periudhės komuniste.
Pėrveē efektit qė do tė kishin pėr pastrimin e ndėrgjegjes shoqėrore, vėshtrimi nė tėrėsinė e fakteve tė diktaturės si nė aspektin e saj represiv, sipas kreut tė katolikėve shqiptarė, Rrok Mirditės, transparenca do tė kishte rolin e mbajtjes gjallė tė njė realiteti qė duket sikur po harrohet dhe po zhvendoset nga gjykimi social dhe intelektual nė Shqipėri. “Por unė jam shprehur dhe vazhdoj tė mendoj qė hapja e dosjeve pjesėrisht do tė ishte pozitive. Kur them kėtė kam ndėrmend edhe nga pėrvoja, por mė ka interesuar gjithmonė gjatė qėndrimit tim nė SHBA dhe ėshtė interesante. Nė kėtė aspekt jam i bindur, pra e mbėshtes kėtė nė njė sistem demokratik si ai i SHBA-sė, qė njerėzit tė cilėt pretendojnė qė tė kandidojnė pėr poste tė larta duhet tė kalojnė kėtė lloj skaneri.
Nė qoftė se personaliteti i tyre ėshtė i rėnduar nė kohėn e kaluar, p.sh. gjatė diktaturės, nuk duhet as tė pretendojnė, as tė zgjidhen, as tė emėrohen nė poste tė larta”, deklaroi nė njė intervistė pėr “Tv Alsat”, Mirdita.
Ky duket tė jetė qėndrimi i parė publik i njė pėrfaqėsuesi tė komuniteteve fetare lidhur me ēėshtjen e shumėpėrfolur tė dosjeve tė kohės sė regjimit tė Enver Hoxhės. Njė diskutim qė, pėrmes kėrkesave si kjo, konsiderohet ende i papėrfunduar, pavarėsisht se kanė kaluar 20 vjet qė prej kohės kur sistemi monopartiak pushoi sė ekzistuari. Nė njė pikėpamje mė tė pėrgjithshme, Mirdita ka kėrkuar edhe distancimin dhe denoncimin e komunizmit jo nė aspektin nominal, por si ideologji, si teori dhe praktikė qė materializoi atė qė kreu i katolikėve e konsideroi si “shpėlarje e trurit”. “Unė nuk do tė pėrdorja ndoshta fjalėn ‘dėnim’, por mendimi im ėshtė qė komunizmi ndoshta nuk ėshtė zbardhur aq, jo vetėm si fenomen, por edhe si njė ideologji qė ka lėnė pasoja jashtėzakonisht tė rėnda nė popullin tonė.
Duhet qė pėrmes shkrimeve, fakteve, tė gjithė atyre qė edhe sot ekzistojnė dhe janė dėshmitarė, pra ka njė numėr njerėzish qė e kanė pėrjetuar, tė zbardhin, t’i nxjerrin nė dritė, pėr t’u parė e gjithė e keqja qė ka sjellė ai regjim me tė gjitha pasojat qė sot ende ky popull i vuan”, u shpreh Mirdita.

Nė referencė tė kėsaj frakture historike qė pėsoi shoqėria shqiptare dhe sidomos institucionet e saj fetare, prononcimi i tij merr vlerė edhe pėr tė kuptuar njė lloj prirjeje tė re, tė brendshme tė qytetarėve nė Shqipėri lidhur me besimin fetar.
Kėshtu, proceset e hapjes tė nisura nė vitet ’90 kanė pėrcaktuar njė paradoks nė raport me vendet e tjera, teksa brezi i ri po i pėrqaset fesė dhe besimit nė njė mėnyrė mė intensive sesa brezi i kaluar qė e pa rininė e vet tė formuar nėn ndikimin e ideologjisė komuniste. “Mendoj qė njerėzit pėrherė e mė tepėr ndėrgjegjėsohen pėr sa i pėrket nevojės sė besimit...

Dua ta theksoj me kėnaqėsi se kjo mė tepėr vėrehet te tė rinjtė, qė ėshtė diēka ndryshe nga vendet e tjera tė Europės, te ne interesimi i tė rinjve ėshtė mė i madh, te tė moshuarit ose tek ajo gjeneratė, e cila ka lindur dhe ka jetuar nė kohėn e diktaturės dhe qė nė njėfarė mėnyre ėshtė mėsuar tė jetojė pa Zotin, pa atė ndėrgjegjėsim tė besimit, tė fesė, tė nevojave shpirtėrore, jo sepse sillen si armiq ose kundėrshtarė, por mė tepėr indiferentė, te tė rinjtė ėshtė diēka ndryshe”, u shpreh Rrok Mirdita.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com