Albatlanta

Mediatizimi i gėnjeshtrės
Kico Blushi
Nėse ka ecur pėrpara ndonjė dukuri nė Shqipėrinė pluraliste, ėshtė pikėrisht mediatizimi i skajshėm i propagandės, i demagogjisė, i shtirjes e sidomos i mashtrim-gėnjeshtrės sė pafre. Kjo nuk ėshtė tepri. Pėr kėtė mjafton tė ndjekėsh VIP-at e stisur, tė vetėshpallur, kryesisht nė politikė e pastaj nė art e kulturė.

Pas 20 vitesh ende nuk ka pėrfunduar “procesi i antikomunistizimit”; vini re: fatkeqėsisht, propaganda e demokracisė nė thelb nuk ka ndryshuar krahasuar me mekanizmin e diktaturės qė asokohe quhej “aparat i agjitpropit” e qė lartėsonte “vendin e parė”, bashkė me mjelėset e emėruara anėtare Byroje nė tė vetmin kanal televiziv, RTSH.

Asgjė nuk ka ndryshuar: Belulėt e djeshėm janė zėvendėsuar me Belulėt “disidentė” e delirantė tė demokracisė; e pra, ēfarė ndryshimi ka Jozi me Lenkėn, vetėm se kjo e dyta nuk dilte nėpėr ekrane sa Jozefina?

Por kėta Belulėt e sotėm, medemek kanė pas bėrė ēudira e hatara nė diktaturė, gjasme kanė luftuar me mish e me shpirt, pa u dukur e pa u tutur, nga brenda e nga jashtė, pėr ta shembur sa mė parė atė sistem tė mallkuar...Ca me vjersha e ca me ditarė qė tash dalin nga errėsira, po mė tė shumtėt hakaten me njė vetėmburrje tė papėrmbajtur nėpėr ekrane e gazeta tė na bindin se edhe ata kanė merita, edhe ata “kanė luftuar”, edhe ata kanė pas bėrė namin pėr kėto ditė qė po gėzojmė...

Vetėm se ka njė ndryshim mes dy Belulėve:
tė parėt, ata tė diktaturės, e shfaqnin belulėrinė e tyre nėpėr kafenera, estrada e apartamente tė mbyllura,
ndėrsa Belulėt e demokracisė kanė pushtuar ekranet e gazetat.
Pa asnjė dyshim kampion ėshtė Berisha, i cili pat thėnė me njė sinqeritet shembullor se premtimet i pat bėrė nė fushatė elektorale, pra kėto premtime tė mos i merren seriozisht, dmth tė mos besohen!

Por mediatizimi i gėnjeshtrės tė jep sukses! Kėshtu, edhe njė ish-ministėr kulture i diktaturės qė kishte shkruar mijėra faqe kundėr artit dekadent borgjez, i pat thėnė Todi Lubonjės para se ky tė ndėrronte jetė se nė familjen e tij tė gjithė e shanin Enverin dhe regjimin...Todi e dėgjoi me durim e me atė buzėqeshjen e tij ironike i paska bėrė kėtė pyetje “naive”: Si shpjegohet qė ne qė e donim Enverin na futi nė burg, kurse ju qė e shanit ju bėri ministra?...

Kjo pyetje retorike shpjegon mė sė miri pėrse ėshtė zhvleftėsuar persekutimi i atyre qė pėrnjimend kanė vuajtur, derisa edhe njė ish diplomat i diktaturės, e quan persekutim punėsimin e tij nė ambasadė, pasi i gjori nuk kishte aq para sa tė blinte si tė huajt dhe se …se ai detyrohej tė mos e shante regjimin e mallkuar tė ndėrkombėtarėt...

Cila ėshtė sfilitje mė e papėrballueshme: tė jetoje asokohe jashtė shtetit, apo tė ishe nė burg? Nuk paska gjė mė tė shėmtuar se kur persekutori shtiret mė i persekutuar se i persekutuari, apo kur i spiunuari cilėsohet mė fajtor e mė mėkatar se ai qė e ka spiunuar!Kjo ėshtė koha jonė!

***

Kjo theqafje morale e bėrė normė ndodh sepse pafytyrėsia, sidomos ajo politike, vazhdon tė shpėrblehet me tituj, me poste, me emėrime, me dėmshpėrblime e merita tė paqena, njėlloj si ata qė pas luftės jepnin dėshmi fiktive se kishin pas ndihmuar partizanėt...

Sot “heronjtė e demokracisė” mė shumė janė tė vetėshpallur se tė mirėqenė. Ja pra, mė nė fund do tė na vijė nga Amerika, pėrveē Selamit, edhe njė M. Ferraj me njė mision tė naltė: tė pastojė qelbin e shoqėrisė sonė! A thua ta kemi kėtė fat? Ka njė shumbullimė anonimėsh heroikė qė nuk u mbahet mend emri, aq mė pak ndonjė histori apo bėmė, le mė ndonjė vepėr nė dobi tė shoqėrisė, qė shpallen shpėtimtarė tė kombit! Ende nuk ėshtė bėrė deti kos, por kosi po bėhet det!

Por kjo nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka mediatizimi, dmth dalja nė ndonjė ekran pėr t’u vetėshpallur. Besoj se nuk ėshtė mėkat po tė them se kėta trimosha pas beteje nuk i qasen as tahmasė sė protagonizmit tė Pilo Peristerit, sepse ky nė tė vėrtetė nuk mbetej natė e ditė nėpėr ekrane e gazeta, duke rrahur gjoksin; shumė-shumė ai shkonte ēdo prag 8 Nėntori nėpėr shkolla tė rrėfente ndodhira pėr partinė e shokun Enver. Jo, me Pilo Peristerin nuk ndodhte nj’ashtu si me Pilot e shumtė e tė panginjur tė demokracisė qė pas njėzet vitesh nuk pėrtojnė e nuk kursehen tė na “pastrojnė qelbin”… “Idealet e dhjetorit”…

Po ku dreqin janė “idealet e dhjetorit”?...Pse na i fshehin? Pse nuk na i tregojnė? Pėrse nuk i kanė realizuar, nėse “idealet” janė diku e, pėr mė tepėr, kush i mban tė fshehura, pėr tė mos thėnė tė qelbura?

O Zot, sa shumė Pilo po na shohin sytė e dėgjojnė veshėt, sidomos nė vigjilje jo tė 8 Nėntorit tė djeshėm, por tė 8 dhjetorit tė sotėm! Sa paskan luftuar e vuajtur, ē’sakrifica e trimėrira paskėshin bėrė kėta tė atillėt e tė kėtillėt e demokracisė dhe ne si popull nuk e kemi ditur!...

Mesa duket, po bėhemi pak nga pak qorra qė mė kot kėrkojmė, si nė njė kėngė korēare, gjilpėrėn nė kashtė!

***

Mjafton tė ndjekėsh bisedėn e Berishės nė ‘Opinion’ qė tė mbushesh me admirim e adhurim pėr Pilot e sotėm qė edhe berberin e lagjes kanė guxuar ta shpėtojnė, kur ky theu xhamin e fotografisė sė diktatorit!… “Pra unė refuzova tė isha mjek nė organikėn e tij speciale. Nuk pėsova asgjė ē’ėshtė e vėrteta, bėra shpjegimet e mia se nuk dua pasi jam shumė i lidhur me shėrbimin tim nė spital. Kam qenė pesė muaj, kėshtu Sekretar Partie dhe u shkarkova nė mungesė. Isha nė Paris kur mė zėvendėsuan. Ėshtė e njohur kjo, ėshtė me procesverbal.
Njė berber pėrpara se tė nisem, i ra me grusht portretit tė Enver Hoxhės tė vendosur nėn njė xham. Kjo u mor vesh. U kėrkua qė tė bėhej mbledhja. Bėmė njė mbledhje sė bashku me tė tjerėt qė drejtonin, vendosėm tė themi se ky e bėri kėtė akt, sepse i kishte syzet +11 dhe nuk pa se kė kishte nėn xham. Kjo nuk u pėlqye, mesa duket. Nėse nuk do tė ishte ky motiv ai do tė pėsonte perkusione. Nė fakt ai nuk pėsoi probleme, por mua mė zėvendėsuan…” A nuk e meriton kjo dėshmi rrėnqethėse dhe e sinqertė respektin e duhur pėr udhėheqėsin tonė qė ka dėshmuar njė guxim kaq tė pashembullt, teksa ka kundėrshtuar diktaturėn dhe diktatorin?

Ja pra pėrse sot duket mė se normale qė ish komunisti fanatik tė shtiret nė publik, nė kamera e nėpėr gazeta si njė demokrat fanatik, i thekur, i lindur, i paepur...
Por meritėn sigurisht qė nuk e ka vetėm teknologjia elektronike, shumėsia e stacioneve televizivė, as fakti qė sot edhe nė fshatin mė tė largėt vėshtirė tė gjesh ndonjė familje pa njė aparat televiziv, por “zbulimi” se rrena e pėrhapur nėpėrmjet ekranit, dmth bombardimi mediatik, pėrsėritja kėmbėngulėse e gėnjeshtrės nė media mbjellka iluzionin e sė vėrtetės; e kjo magji qė mashtrimin e transformon nė narkozė kolektive paskėsh njė fuqi tė papėrballueshme edhe ndėr qytetarė e popuj me kulturė e tradita tė njėmendėta demokratike, jo mė tek ne...
Amerikanėt zbuluan e mė pas eksperimentuan nė luftėn e Gjirit se mė shumė fuqi shpartalluese kishte njė bombardim mediatik se bombardimi me raketa, edhe mė tepėr se njė luftė reale me ushtarė e armė tė sofistikuara.
E njėjta gjė ishte provuar me sukses tė plotė, vite mė parė, edhe nė Rumani, me ngjarjet e Ēausheskut. Pikėrisht kėtė “zbulim” pėrvetėsuan krerėt lindorė, pas pėrmbysjes tė regjimeve totalitare: bombardim i pareshtur mediatik i popullit jo vetėm nėpėr fushata elektorale, por ēdo ditė, ēdo orė me premtime e gėnjeshtra; sepse shpėlarja e trurit ka tė njėjtėn vlerė si nė diktaturė: tė sjell, por edhe tė mban gjatė nė pushtet!

Pėr kėtė arsye ėshtė bjerrur nė minimum besueshmėria te partitė dhe liderėt e tyre! Kėtė “taktikė” mė ka zbuluar nė intimitet njė lider i ri nė vitet 90-tė: “Komunistėt e gėnjyen popullin pėr 50 vjet, dhe ja ku e ēuan, kurse ne demokratėt do ta gėnjejmė, se ky ushqim i pėlqen popullit, por ama ne do tė ēojmė nė Evropė. E kupton ndryshimin?”…

Dhe ja dėshmia tjetėr, e bėrė me njė sinqeritet tė hatashėm nė vitin 2010 nga Berisha: “U bė njė punė e shkėlqyer nė dramatizimin e situatės. Greva ishte mė e madhja e urisė qė kisha dėgjuar ndonjėherė. Pas minatorėve tė Trepēės, qė ishin 1100, kjo ishte greva mė e madhe, rreth 900 veta.
Ne organizuam aty njė shėrbim shėndetėsor tė pėrsosur. Tritan Shehu qė drejtonte ekipin shėndetėsor, nxirrte ēdo 10 minuta me sirenė, njė student nė gjendje tė rėndė. Kėtė e bėmė ne”…-Ndėrkohė qė nuk ishin aq rėndė?-”Kjo ishte truk, se nuk ishin aq rėndė, se 2-3 ditė kishin aty. Ishte njė mėnyrė pėr ta bėrė sa mė alarmante”…
Pra, i njėjti mekanizėm shpėlarės i truve, dmth mediatizimi i gėnjeshtrės vazhdon edhe sot. Pėr kėtė mjafton tė hidhet njė sy mbi Gėrdecin dhe pėrmbytjet e Shkodrės e Nėnshkodrės.
Sipas mediave qeveritare nuk ka rėndėsi kush e shkaktoi hedhjen nė erė tė Gėrdecit, por mė tepėr rėndėsi ka menaxhimi i fatkeqėsisė; nuk ka rėndėsi kush e pėrmbyti pėr tė pestėn herė Shkodrėn, natyra apo qeveria, rėndėsi ka fakti qė shkodranėt e nėnshkodranėt nuk e humbėn sensin e humorit, as besimin te qeveria Berisha, sepse mė tepėr ka rėndėsi evakuimi, menaxhimi i mrekullueshėm i katastrofės, ardhja aq e shpeshtė e kryeministrit dhe e ministrave tė tij, si dhe fakti qė nė pėrmbytje nuk vdiq asnjė njeri…
Madje sukses i paparė ishte qė njė grua lindi nė ujė e qė u shpėtua ajo edhe fėmija e pėr mė tepėr qė lehonės i shkuan pėr urim me dhurata e lepurushė kryeministri me bashkėshorten…! Por askush nuk pyet: Pėrse kjo grua u detyrua tė lindė nė njė katastrofė tė pashembullt biblike? Sot ėshtė e vėshtirė tė kuptohet: kush ka vuajtur mė shumė nė Shkodėr, ata qė u pėrmbytėn, apo qeveritarėt qė shkuan nė pėrmbytje e dolėn nėpėr ekrane pėr t’ju qarė hallin fatkeqėve?
Kjo quhet shpėlarje e truve. Kėtė “mrekulli” e kryen, me sa duket, jo vetėm nė diktaturė, por edhe nė demokraci, mediatizimi i pėrsėritur dhe kėmbėngulės i gėnjeshtrės. I gėnjeshtrės qė pėrsėritet ditė e natė, pa kufi, pa turp, pa sqimė, pa masė. pa drojė!
Diktatorėt dhe autokratėt, nė tė gjithė botėn e nė tė gjithė kohėrat e besojnė sinqerisht kėtė aksiomė: popujt janė tė destinuar qė, pėr hir tė “lirisė mund tė hanė edhe bar”, kur gėnjeshtra pėrsėritet nė media, por ama nuk e dinė qė edhe kjo “sėmundje” e ka njė kufi!
Mjerisht edhe antikomunistėt shkodranė e nėnshkodranė, nuk e kanė kuptuar as edhe nė demokraci mediatizimi i gėnjeshtrės, nga e cila jo vetėm ne, por as ata nuk qenkan shėruar, qenka mė keqbėrės se gripi i derrit, apo i pulave! E pra, a mund tė quhet humor ky, qė edhe nė vitin 2010 tė ketė qytetarė qė tė thonė nė kamera: Ani pse u pėrmbytėm, rroftė Berisha?!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com