Albatlanta

Welcome Mr. Arvizu
Nga: Rezear Xhaxhiu
Aleksandėr Arvizu ka zbritur tė enjten nė mesditė nė Rinas. Qėndroi pak minuta pėrpara kamerave dhe tha shkurt se ka “shumė pėr tė mėsuar nga Shqipėria”. Qė nė prononcimin e parė, zoti Arvizu thėrriti nė ndihmė bukuritė e Gjirokastrės, Beratit dhe Butrintit pėr tė na kujtuar se sa e bukur ėshtė Shqipėria, vend nė tė cilin ai do tė masė tani e tutje forcat e tij si njė ambasador i herės sė parė. Aleksandėr Arvizu, njohės i mirė i situatave konfliktuale nė Azinė e largėt, duket se nuk do ta ketė tė lehtė misionin e tij shqiptar nė krye tė ambasadės sė SHBA-sė nė Tiranė. Atij do t’i duhet tė maturojė tranzicionin e ēuditshėm shqiptar nė kėtė cep tė Ballkanit, i cili nuk ka paralele me realitetet aziatike, ku duket se Arvizu ka qenė “gjeneral” pėr njė kohė tė gjatė e nė misione tė vazhdueshme nė atė botė tė largėt. Nė fakt, pėrzgjedhja mė e fundit e administratės Obama pėr pėrfaqėsimin amerikan nė Tiranė, qysh nė krye tė herės ngriti njė sėrė pikėpyetjesh mbi nivelin e marrėdhėnieve mes Uashingtonit dhe Tiranės. Ambasadori Arvizu nxitoi tė fashiste hamendjet kur si fjali tė dytė tha nė Rinas se “marrėdhėniet mes dy vendeve mbeten tė shkėlqyera”. Por, pėrtej kėtij pohimi diplomatik janė tė pakėt ata qė mund tė bien dakord me ambasadorin e sapoardhur, i cili gjithsesi ka nė valixhen e tij diplomatike edhe rezervat dhe sugjerimet e paraardhėsit tė tij Jon Withers, i cili duket se nuk ndante tė njėjtin mendim pak kohė pėrpara se tė linte pėrfundimisht Shqipėrinė. Aleksandėr Arvizu do ta ketė njė test prove Shqipėrinė pėr karrierėn e tij tė mėtejshme diplomatike. Edhe pse nuk e dimė se sa realisht ai ėshtė i “nderuar qė u zgjodh tė punonte nė Shqipėri”, dimė tė paktėn se ambasador Arvizu do tė ulet pėr herė tė parė nė karrigen e ambasadorit amerikan nė njė vend tjetėr, post qė nuk e ka provuar deri tani asnjėherė mė parė. Pėr administratėn amerikane, njė fakt i tillė duket se nuk pėrbėn pėrjashtim nga rregulli. Sepse deri tani, asnjė prej individėve qė janė emėruar nė krye tė misionit diplomatik amerikan nė Tiranė nuk ka qenė mė parė ambasador. Tė gjithė ambasadorėt e SHBA-sė qė kanė shėrbyer nė Tiranė qė pas viteve ‘90 kanė qenė diplomatė karriere, dhe jo ambasadorė politikė. Dhe nga ky pėrjashtim nuk shpėtoi as ish-kėshilltari-ministėr i Departamentit tė Shtetit, Aleksandėr Arvizu. Me “emėrimin Arvizu”, administrata Obama tenton tė tregojė se marrėdhėniet SHBA-Shqipėri janė po ato qė kanė qenė dhe se Uashingtoni nuk ka ndėrmend tė ndryshojė asgjė lidhur me interesat dhe politikėn e jashtme tė tij ndaj vendit tonė. Pėr amerikanėt, rėndėsi nė vendin e vogėl ballkanik merr vetėm stabilitetit i brendshėm, si dhe disa orientime tė qarta tė Tiranės nė lidhje me politikat e saj ndaj fqinjėve e veēanėrisht ndaj faktorit shqiptar nė rajon. Nė kėto dy linja amerikanėt nuk do tė falin, si nėn drejtimin e Arvizut, ashtu edhe nėn diplomacinė e ēdo ambasadori tjetėr qė do tė vijė pas tij. Nė kėtė kuptim nuk pėrbėn ēudi emėrimi i tij nga Azia e largėt drejt e nė Ballkanin e tė papriturave, dhe nuk ėshtė se me Arvizun, Departamenti ka ulur “stekėn e pėrfaqėsimit”, sikundėr ėshtė hedhur hipoteza nė shtypin shqiptar. Zoti Arvizu ėshtė njė tjetėr ambasador amerikan, i cili nė mėnyrė skrupuloze do tė pėrfaqėsojė interesat e vendit tė tij nė Shqipėrinė e njė tranzicioni jo pak shqetėsues pėr vetė amerikanėt. Tjetėr gjė ėshtė vokacioni qė ambasadori i ri do tė ketė nė raportet e tij personale me segmente tė caktuara tė politikės sė majtė apo tė djathtė tė Tiranės. Paraardhėsit e tij nė Rrugėn e Elbasanit nuk i kanė shpėtuar kėtij “kurthi”, pėrmes tė cilit kanė shprehur nė mėnyrė elegante herė duke i amplifikuar, e nė njė rast tjetėr duke i zbutur shqetėsimet qė shefat e tyre kanė pasur nga Departamenti i Shtetit apo nga Shtėpia e Bardhė. Mbetet pėr t’u parė se nė cilat shtigje do tė ecė Arvizu nė diplomacinė e tij shqiptare. Ajo qė mund tė thuhet, ėshtė fakti se Arvizu mbėrrin nė njė vend me probleme tė thekshme politike, tė pazgjidhura e me shumė tė panjohura tė tjera, tė cilat do t’ia vėshtirėsojnė atij orientimin, por jo qėndrimet e tij qė janė njėkohėsisht edhe qėndrimet e qarta tė zyrave qė ai pėrfaqėson. Arvizu hyn sot nė zyrėn e tij si pėr t’i dhėnė fytyrėn selisė sė Rrugės sė Elbasanit, e cila qė nga largimi i ambasadorit Withers ka qėndruar nė njė “heshtje” tė plotė ndaj zhvillimeve negative qė ka prodhuar nė kėto muajt e fundit politika zyrtare e Tiranės. Dhe zotit Aleksandėr do t’i duhet t’i japė zė dhe fytyrė pėrfaqėsisė sė shtetit mė tė fuqishėm, ndaj tė cilit politika kėtu tek ne ushqen edhe respekt edhe servilizėm, nė njė rast njė kundėrshti e nė njė rast tjetėr njė pėrulje. Megjithatė, tė gjithė kanė thėnė dje nė Rinas e nė ambiente tė tjera, herė mė gjysmė zėri e herė me njė zė shprese. “Welcome zoti Ambasador”. (G.sh/BalkanWeb)
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com