Albatlanta

Kristo Frasheri: U tregoj historinė studentėve tė mi, Milo e Duka
Kristo Frasheri
Historiani u kthen pėrgjigje “kritikėve” pėr keqkuptimet e simpoziumit pėr Himarėn

Njė njė ese tė gjatė tė botuar nė "Gazetėn Shqiptare" mė datė 14 dhe 15 shtator "A ėshtė Himara krahinė minoritare greke?", historiani Kristo Frashėri veē analizės sė debatit qė shkaktoi vdekja e Aleksandėr Gumės nė Himarė, historiani akuzoi Dulen dhe Bollanon se po e instrumentalizonin kėtė ēėshtje. Ai kritikoi gjithashtu edhe kryepeshkopin grek Janullatos pėr qėndrimin e tij mbi kėtė ēėshtje. Nė mes tė tjerash, historiani foli mbi njė ftesė qė kishte marrė pėr tė qenė pjesė e njė simpozium apo seminari, qė shoqata e himarjotėve nė Tiranė mendonte tė organizonte me temėn: "A ėshtė Himara krahinė minoritare greke?". Me atė rast Frashėri shfaqi edhe mendimin se "do tė ishte mirė" qė historianėt tė mos merrnin pjesė nė njė takim tė tillė tė organizuar nga njė shoqatė politike pėr qėllime politike. Pas shkrimit tė Kristo Frashėrit nė Gazetė reaguan historianė tė njohur si Paskal Milo dhe Valentina Duka tė cilėt u shprehėn se pjesėmarrja nė simpozium ėshtė pjesė e punės sė tyre dhe nuk mund tė anashkalohet. Nisur nga kjo Gazeta Shqiptare sot boton njė reagim tė historianit Kristo Frashėri i cili sqaron keqinterpretimin nga ana e historianėve tė sugjerimit tė tij. Pas disa ditėve Gazeta Shqiptare do tė botojė njė tjetėr reagim tė Kristo Frashėrit pėr debatin e hapur mes tij e kryepeshkopit Janullatos mbi qėndrimin e mbajtur nga ky i fundit pėr vdekjen e Gumės.

Kanė kaluar disa ditė nga botimi i debatit tim me titull "A ėshtė Himara krahinė minoritare greke?", nė dy numra tė "Gazetės Shqiptare" (14 dhe 15 shtator 2010). Me keqardhje po shoh se ndonjėri nuk e ka kuptuar pėrmbajtjen e vėrtetė tė debatit. Ėshtė e vėrtetė se aty shtrohej pyetja: "A ėshtė Himara krahinė minoritare greke?". Por, nė tė njėjtėn kohė, po aty jepej edhe pėrgjigjja e prerė se Himara nuk ėshtė krahinė minoritare greke. Pasi parashtroja argumente, tė cilat sipas mendimit tim, vėrtetonin se Himara nuk ėshtė krahinė minoritare greke, njoftoja nė fund tė debatit se mė kishte ardhur njė ftesė pėr tė marrė pjesė nė njė simpozium apo seminar, qė shoqata e himarjotėve nė Tiranė mendonte tė organizonte me temėn: "A ėshtė Himara krahinė minoritare greke?". Me atė rast unė shfaqa edhe mendimin se "do tė ishte mirė" qė historianėt tė mos merrnin pjesė nė njė takim tė tillė tė organizuar nga njė shoqatė politike pėr qėllime politike. Nga sa po shoh, ndokush nuk e ka lexuar drejt debatin. Fjala ėshtė pėr tre kolegėt Paskal Milo, Ferit Duka, Valentina Duka, tė cilėt, me pėrjashtim tė Ferit Dukės, e anashkalojnė thelbin e problemit - nuk i pėrgjigjen pyetjes nėse Himara ėshtė ose jo krahinė minoritare greke, por kapen pas organizimit tė seminarit apo simpoziumit nga shoqata e himarjotėve nė Tiranė. Madje, Prof. Paskal Milo, i cili e njeh mirė problemin, ngurroi tė shfaqė pikėpamjen e vet. Pėr mė tepėr, lė tė kuptohet sikur unė jam kundėrshtar i simpoziumeve shkencore. Nga ndėrhyrja e Prof. Paskal Milos del sikur unė kam bėrė thirrje pėr tė ndaluar konferencėn me zor, me dhunė apo me mjete antidemokratike (Gazeta Shqiptare, 16 shtator 2010). Po ashtu, Prof. Ferit Duka, nga ana e tij, thotė se, "simpoziumet pėr njė ēėshtje tė caktuar mund t'i bėjė kushdo", por "ėshtė e rėndėsishme qė nė kėto aktivitete, tematika tė trajtohet nė mėnyrė objektive dhe shkencore". Mė nė fund edhe zonja Valentina Duka, edhe pse justifikohet se nuk e njeh problemin, pranon qė ky problem tė trajtohet, me fjalė tė tjera, pranon qė tė diskutohet nėse Himara ėshtė ose jo krahinė minoritare greke. Ajo shton se: "Mund tė them se e quaj fare normale organizimin e njė simpoziumi nė qoftė se ky do tė jetė shkencor dhe jo politik". Po nė qoftė se nuk ėshtė shkencor dhe ėshtė kokė e kėmbė politik, ēfarė duhet bėrė tė dashur kolegė? Mė vjen shumė keq qė tė tre kolegėve, tė cilėt i kam pasur studentė nė Fakultetin e Tiranės, do t'u pėrgjigjem me njė fjalė ndoshta tė pakėndshme pėr ta. Unė kam thėnė se nė njė simpozium tė tillė, qė ka synime politike, antikombėtare, ėshtė mirė tė mos marrim pjesė. E pėrsėris: kam thėnė, ėshtė mirė tė mos marrim pjesė dhe nuk kam lėshuar asnjė direktivė, apo urdhėr pėr tė mos marrė pjesė. Kjo pėr arsye se nuk kam asnjė tė drejtė tė lėshojė direktiva dhe ca mė pak urdhra. Tė dashur profesorė! Para se tė merrni lapsin pėr t'u pėrgjigjur, lexojeni mirė shkrimin qė ju vendosni t'i pėrgjigjeni. Nuk ėshtė e drejtė, aspak e drejtė tė shtrembėroni mendimin e kolegut tuaj, siē mė padit Prof. Paskal Milo, sikur unė qenkam kundėr simpoziumeve shkencore, kur ato janė shkencore dhe jo politike. As nuk kam qenė, as jam dhe as nuk do tė jem kundėr seminareve dhe simpoziumeve shkencore. Kam marrė pjesė nėpėr dhjetėra e dhjetėra takime shkencore lokale, kombėtare dhe ndėrkombėtare - simpoziume, seminare, konferenca, madje edhe kongrese brenda dhe jashtė vendit, madje edhe brenda nė Greqi, po deshėt hollėsira edhe brenda nė Athinė, Volo e Selanik. Por, ato kanė qenė takime shkencore. Nuk di tė kem marrė pjesė nė ndonjė takim shkencor me prapavijė politike. Ēėshtjet me prapavijė politike, si ato qė po na ftojnė Bollanot, trajtohen tė paktėn nga institucione shtetėrore dhe vendosen nga gjykatat kushtetuese apo ndėrkombėtare. Kjo ėshtė arsyeja pėrse e refuzova ftesėn e Bollanove. Kolegėt e mi po deshėn, rrugėn e kanė tė hapur. Unė pyes: Ē'pėrfaqėson shoqata e himarjotėve tė Tiranės? Mos ėshtė vallė ndonjė institucion shkencor? A nuk iu duket juve se kjo shoqatė gati krejt e panjohur ngjet me "kolektivat e agjitatorėve tė dikurshėm tashmė tė harruara", tė cilat vepronin sipas direktivave tė Komitetit tė Partisė sė Punės tė rrethit? E dyta, unė nuk shoh arsye tė shėndoshė pėr tė trajtuar nė njė takim shkencor njė ēėshtje qė ka tė bėjė me sovranitetin e vendit tim dhe qė ėshtė nė interes tė njė shteti tjetėr. Ēėshtje tė tilla, si kjo qė po na servirin Bollanot, me sa di unė, i ka trajtuar vazhdimisht Komiteti Panhelenik i Athinės dhe Komiteti Vorio-Epirotik i Janinės, tė cilėt shėrbejnė si organe me funksione propagandistike, nė dobi tė nacionalizmit grek. Dihet se asnjėra prej tyre nuk ka trajtuar probleme qė cenojnė sovranitetin grek brenda nė Greqi dhe asnjėherė nuk kemi parė qė nė territorin grek tė trajtohen probleme etnike nė dobi tė fqinjėve tė saj. Madje, ne kemi pritur se tani Greqia, si shtet demokratik, do tė lejonte tė organizoheshin nė territoret e saj takime shkencore, qoftė edhe nė nivelet e simpoziumeve, pėr tė drejtat kulturore tė arvanitėve dhe sidomos tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Nuk e kemi fjalėn vetėm pėr ēamėt myslimanė qė ata i kanė dėbuar me egėrsi, por edhe pėr ēamėt e krishterė ortodoksė, tė cilėt edhe sot jetojnė nė Greqinė e re evropiane. Po tė doni, u japim edhe listėn e fshatrave ortodokse shqipfolėse tė Ēamėrisė, tė cilėt ndodhen nė agoninė e tyre etnike, vetėm sepse Greqia e djathtė apo e majtė nuk lejon t'u jepet tė paktėn njė abetare shqipe.

Sikurse e kam pohuar, nuk di tė ketė asnjė akt ndėrkombėtar qė ta ketė cilėsuar Himarėn krahinė minoritare greke, siē ka pėr shembull pėr Dropullin dhe pėr Vurgun. Si rrjedhim, nuk ka asnjė arsye pėrse, siē thonė shkodranėt, "kur s'ke pula, tė bėsh ishsh". Nuk ka arsye qė tė pranojė makinacionet e Vasil Bollanos pėr tė organizuar nė Tiranė njė seminar apo simpozium qė tė trajtojė kėtė temė, sepse sikurse e kam thėnė, tė pranosh makinacionet e tyre ėshtė njėsoj sikur t'i hapėsh gropėn vetes tėnde.

Pėrgjigje letrės sė njė himarjoti. Ditėt e fundit kam marrė letėr nga njė himarjot, i cili prek ēėshtje tė trajtuara nė debatin tim tė pėrmendur. Nuk dua t'ia zė nė gojė emrin, sepse letra ėshtė e shkruar prej tij nė mėnyrė ndoshta konfidenciale. Nė tė tilla raste, emri i autorit nuk mund tė bėhet publik pa lejen e tij. Por, po pėrfitoj nga rasti tė trajtoj ēėshtje qė ai ngre nė letrėn e tij.

Autori himarjot, me inicialet M.R., djali i njė mikut tim, nuk priste qė unė si historian t'i jepja me anė tė atij shkrimi njė kontribut politikės dhe gazetarisė (nėnkupto: shqiptare). Ai, siē duket, nuk e ka tė qartė detyrėn e historianit. Ai harron se detyra kryesore e historianit ėshtė tė nxjerrė nė dritė tė vėrtetėn. Sipas tij, po tė bėsh pėrpjekje pėr tė nxjerrė nė dritė tė vėrtetėn, bėke politikė. Gjithnjė sipas tij, po tė provosh se Himara ėshtė shqiptare, nuk bėn histori, por politikė. Pėrkundrazi, sipas tij, po tė provosh tezėn se Himara ėshtė greke je nė vijė tė drejtė, pra nuk bėn politikė. Unė nuk di tė ketė historianė qė ta shkelin kėtė parim. Nė qoftė se ai di ndonjė historian tė tillė, le tė na njoftojė qė ta kem si shembull.

Pėr tė mė vėnė nė provė se i shėrbej politikės ai kėrkon nga unė qė t'i shpjegoj, se cili ishte qytetėrimi nė trevat shqiptare para pushtimit turk. Ēfarė pret ai nga unė? Ai ndoshta pret qė unė tė pohoj se para pushtimit osman nė trojet shqiptare sundonte qytetėrimi helenik. Nė qoftė se ai ka kėtė pikėpamje, ėshtė kokė e kėmbė i gabuar.

Para sė gjithash, qytetėrimi helenik, i cili shndriti nė mbarė Mesdheun gjatė Antikitetit, u shkėrmoq nga Perandoria Bizantine. Qytetėrimin e shkėlqyer helenik e zėvendėsoi qytetėrimi kishtar bizantin, njė qytetėrim dogmatik, i cili u pėrpoq ta fshinte edhe nga fjalori termin qytetėrim helenik, pėr arsye se pėr tė ai qe njė qytetėrim pagan. Fakti ėshtė se pasi mori fund Antikiteti i shkėlqyer helen, grekėt bizantinė nuk nxorėn mė nga gjiri i tyre as Sokratė, as Demoklitė, as Platonė apo Aristotelė, as Aristofanė apo Eskilė, madje as ndonjė hije tė tyre. E gozhduan kulturėn brenda mureve tė manastireve dhe tė kishave, kurse jashtė mureve tė faltoreve tė krishtera, lulėzoi vetėm kultura popullore profane. Pa u zgjatur mė tej, mbasi do tė shkonte gjatė, do e them me dy fjalė shkurt. Vetė grekėt modernė qytetėrimin e shkėlqyer helenik e mėsuan nga ringjallja (renaissance) qė ai pati nė Evropėn perėndimore. Besoj se nuk ka nevojė tė zgjatemi mė tej.

Pėr sa i pėrket pyetjes tjetėr, se cili ishte qytetėrimi nė trevat shqiptare para pushtimit turk, ndoshta edhe nė kėtė rast ai priste nga unė tė pohoja se ishte qytetėrimi helenik. I them tė dashurit bashkatdhetar, se edhe kėtu ai gabohet. Pėrderisa vetė helenėt u shkėputėn nga qytetėrimi i tyre klasik, si mundet qė shqiptarėt tė kultivonin njė qytetėrim tė cilin edhe mė parė e njihnin pėrciptazi? Tashmė dihet se shqiptarėt hynė nė Mesjetė me njė qytetėrim tė tyre, i cili nuk ishte as helenik, as latin, as sllav. Pavarėsisht se pati enklava tė prapambetura, gjithsesi ishte njė qytetėrim shqiptar. Ndoshta ai nuk e di se gjatė shekujve tė Mesjetės sė hershme viset shqiptare tė cilat ndodheshin nė periferitė perėndimore tė Perandorisė Bizantine, kontaktet me kulturėn bizantine pėr shkak tė katrahurės sllave, ishin dobėsuar sė tepėrmi. Ishin dobėsuar aq tepėr sa kur u rivendos stabiliteti politik shqiptarėt e kishin kthyer fytyrėn e tyre nga Perėndimi. Qytetėrimi shqiptar kishte pėrmasa numerike aq tė mėdha, sa e mbushi territorin grek me popullata arvanite, tė cilat i dhanė, tė paktėn ekonomisė sė Greqisė, gjak tė ri. Sa thashė, djali i mikut tim sigurisht nuk i di, sepse historianėt grekė qė ai ka lexuar, e kanė shkruar historinė e Greqisė sipas ideologjisė sė tyre nacionaliste. Grekėt modernė tė ditėve tona, tė ushqyer me nacionalizmin e tyre tė sėmurė kanė shkuar aq larg sa kanė anatemuar historianin e tyre tė shkėlqyer tė shek. XIX, Kostandin Sathas, vetėm sepse ai ka dokumentuar nė mėnyrė tė bollshme kontributin e madh tė arvanitėve nė formimin e Greqisė moderne.

Kemi kaluar nėpėr duar punime jo tė pakta tė historianėve grekė tė shek. XIX, tė cilat kanė njė pasuri tė dhėnash qė ndriēojnė jo vetėm kontributin e madh tė arvanitėve, por edhe tė shqiptarėve nė zhvillimin e Revolucionit tė madh grek dhe nė fitoren e tij kundėr zgjedhės osmane. Po sot ēfarė ndodh? Sot vėshtirė tė gjesh, e pėrsėris, shumė vėshtirė tė gjesh, vepėr tė njė historiani helen qė tė pranojė qoftė edhe shkarazi se ndėr heronjtė e pavdekshėm tė Revolucionit ēlirimtar grek jo pak prej tyre si Miauli, Kandurioti, Karaiskaqi, Kryeziu, Bubulina, Boēarėt, Xhavellat, e tė tjerė, e tė tjerė qenė arvanitė.

Tė mos zgjatemi mė tej, sepse nuk kam aq fuqi sa tė nxjerr nga truri i tij ato qė ai ka mėsuar pėr t'i zėvendėsuar me tė vėrtetėn historike. Nėse shqiptarėt do tė ishin pėrfshirė nė qytetėrimin helenik, jemi kureshtarė tė dimė: si u shkėputėn prej tij dhe pėrse pėrqafuan atė qė ju nuk e thoni haptas, por e lini tė nėnkuptohet, qytetėrimin turk. Edhe kėtu gaboheni. Ju vazhdoni tė provoni se jeni viktima tė identifikimit tė kombit me fenė. Grekėt e ditėve tona, natyrisht me pėrjashtime, vazhdojnė tė mendojnė se ēdo ortodoks shqiptar, pavarėsisht se ėshtė shqiptar nga gjuha dhe nga identiteti kulturor, pėrderisa ėshtė ortodoks, ėshtė helen. Tė quash helen njė shqiptar, ėshtė padyshim njė fyerje jo se grekėt janė tė ligj, por se pėrdhunon ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarit. Gjyshi im, Josif Frashėri dhe im atė Anastas Frashėri, jetuan nė Stamboll me dhjetėra vite nė lagjen ortodokse "Sirkexhi" jo larg Fanarit. Megjithatė, ata nuk bėnė dot asnjė mik grek, sepse grekėt sapo dėgjonin nga goja e tyre se nuk pranonin tė cilėsoheshin helenė, i quanin "prodhotė" (tradhtarė). Edhe sot nė Athinė sundon po ky koncept sundon nė Athinė edhe mbi shqiptarėt myslimanė. Pėr ta, ēdo shqiptar mysliman, sapo deklaron se ėshtė mysliman menjėherė cilėsohet si turk. Sipas tyre, ndėr shqiptarėt myslimanė nuk ka qytetėrim shqiptar, por vetėm qytetėrim turk. Ata nuk duan tė pranojnė se shqiptari mysliman dhe turku mysliman ose palestinezi mysliman apo algjeriani mysliman, e tė tjerė e tė tjerė, vetėm fenė e kanė tė njėjtė, kurse qytetėrimet i kanė tė ndryshme. Ata nuk duan tė pranojnė se shqiptari mysliman, shqiptari ortodoks, shqiptari bektashi, shqiptari katolik, janė tė gjithė pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm. Shkurt, me pushtimin turk tė Shqipėrisė, shqiptarėt edhe pse disa prej tyre u islamizuan, nuk u turqizuan. Kėtė tė vėrtetė tė patundshme historike duket se biri i mikut tim e ka tė vėshtirė ta kuptojė.

Shqiptarėt kanė trashėguar nė gjuhėn e tyre njė mori fjalėsh latine, ndoshta mė shumė, ndoshta mė pak dhe fjalė sllave, pa dyshim dhe fjalė turqisht. Natyrisht qė kėto tregojnė njė bashkėjetesė tė gjatė dhe marrėdhėnie shekullore me folėsit e kėtyre gjuhėve. Pyesim: pėrse nuk u latinizuan, as u sllavizuan, as u turqizuan? Pėrsėri pyesim: pėrse shqiptarėt kanė huazuar nga fqinjėt mijėravjeēarė grekė njė pakicė fjalėsh nga greqishtja? Pėrse emrat e liturgjisė kishtare ortodokse, sė bashku me emrat e shenjtorėve tė krishterimit, i pėrdorin edhe sot e kėsaj dite nė trajtat latine? Pėrse edhe nė atė Himarėn e tij tė bekuar, shenjtorėt e kishės sė krishterė thirrėn me apelativin latin "Shėn" (Shėn Pjetri, Shėn Ilia, Shėn Harallambi, etj.) dhe nuk thirrėn me apelativin helen "ajos" (Ajos Petros, Ajos Ilias, Ajos Harallambios, etj.) Ē'tregojnė kėto? Kjo trashėgimi gjuhėsore dhe kulturore pa dyshim tregon se shqiptarėt nė pragun e pushtimit osman kishin tė konsoliduar qytetėrimin e tyre tė veēantė, etnik a kombėtar, quajeni si tė doni.

Lexuesi himarjot mė pyet se cilat krahina e ruajtėn tė paprekur qytetėrimin e krishterė. E ka fjalėn pėr krahinat qė ruajtėn venomet. Dihet nga literatura ballkanistike se tri qenė kėto krahina - Suli, Himara, Mirdita. Ėshtė e vėrtetė se qenė krahina tė krishtera, por mos tė harrojmė se ato qenė krahina shqiptare dhe asnjėra prej tyre nuk qe krahinė greke. Pėr sa i pėrket fesė, vetėm njėra - krahina e Sulit - qe ortodokse. Pėrkundrazi, Mirdita qe krahinė katolike. Po Himara? Edhe Himara qe e krishterė, por kur patrikana ortodokse e Kostandinopojės u bė aleate e Perandorisė Osmane nė ndarjen e pushtetit tė brendshėm, ajo e ruajti ritin lindor, por nėpėrmjet Bazilijanėve u lidh me Papatin Roman. Po e mbyllim vizionin absurd qė ka djali i mikut tim me pyetjen: nė rast se Malėsia e Sulit e ruajti autonominė nė sajė tė ortodoksisė, pėrse ortodoksia nuk e shpėtoi mbarė Greqinė, por i katandisi helenėt e Antikitetit tė shkėlqyer tė bėhen pėr qindra vjet "raja" dhe lėpitka tė turqve osmanė, derisa trokiti nė shpirtin e tyre ora e revolucionit ēlirimtar dhe e dinjitetit njerėzor?

Njė nga ēėshtjet me tė cilat pajtohem me ankesėn e djalit tė mikut tim, M.R. - ankesė kjo e himarjotėve nė tėrėsi - ėshtė problemi i mprehtė se, "mbas 20 vjetėsh tranzicion, ne, himarjotėt nuk jemi pronarė nė ato qė na lanė tė parėt". Hollėsira nuk di, mbasi nuk kam as mundėsi, as moshė qė ta ndjek nga afėr kėtė ēėshtje, por tashmė jam i bindur se nė Himarė (madje, jo vetėm nė Himarė), janė bėrė padrejtėsia tė palejueshme nė lidhje me tė drejtėn e pronės dhe se kėto padrejtėsi duhen zgjidhur menjėherė.

Autori i letrės ankohet ndaj meje sepse unė kritikova zotin Vangjel Dule pse ai nė lidhje me aksidentin e tė ndjerit Aristotel Guma, nuk priti drejtėsinė shqiptare tė jepte mendimin e saj. "Cilės drejtėsi?" - pyet ai. Dhe mė tej mė pyet mua se sa pėr qind e shqiptarėve kanė besim te kjo drejtėsi. Pastaj konkludon se: "Ashtu sikurse Dule dhe Bollano u vunė nė shėrbim tė politikės greke, ju, domethėnė unė, u vura nė shėrbim tė nacionalizmit shqiptar, fenomenit mė negativ tė ditėve tona nė Ballkan".

Tė them tė drejtėn, kėto pohime qė unė qenkam nė shėrbim tė nacionalizmit shqiptar as mė ka shkuar ndonjėherė nėpėr mend se mund t'i dėgjoja me veshėt e mi. Unė nacionalist? Jo more ti ēunak. A e di ē'do tė thotė nacionalist? Nėse nuk e di, po ta them: nacionalist ėshtė ai qė kėrkon tė aneksojė vise qė i takojnė nga pikėpamja etnike, por qė ndodhen nėn zgjedhėn e njė shteti tjetėr. Nacionalist ėshtė gjithashtu edhe ai qė kėrkon tė aneksojė vise qė kujton se i takojnė, ose qė i kanė takuar dikur, ose qė mendon se nėpėrmjet argumenteve tė paqena mendon se ka tė drejtė mbi to. Unė nuk kam kėrkuar asnjėherė asnjė pėllėmbė tokė siē kėrkojnė zotėrinjtė e Athinės tė pėrpijnė gjithė Shqipėrinė e Jugut deri nė lumin Shkumbin. Unė nuk e fsheh: jam patriot. Mbroj me tė gjitha mundėsitė e mia Atdheun tim, lirinė, pavarėsinė, sovranitetin dhe integritetin e Atdheut tim. Pėr kėtė arsye, unė mora pjesė vullnetarisht nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare kundėr okupatorit fashist italian pėr tė rifituar pavarėsinė e humbur dhe jo pėr tė zgjeruar kufijtė e Atdheut tim. Qė atėherė kanė kaluar 65 vjet. Mė kanė dhėnė njė mori dekoratash pėr punė dhe pėr rezultate qė nga medalje, ēmime dhe urdhra. Do ta lė mėnjanė pėr njė ēast modestinė dhe nga kjo listė e gjatė dekoratash atė qė ēmoj mė shumė se tė tjerat ėshtė ajo mė e thjeshta: medalja pėr kontributin qė kam dhėnė pėr ēlirimin e Shqipėrisė kundėr okupatorit duke luftuar me armė nė dorė. Prandaj i them ēunakut himarjot me thinja, kujdes tjetėr herė, mos lėsho broēkulla tė tilla se tė pėrplasen si boomerang nė kokėn tėnde.

E dyta, ēėshtje parimore me rėndėsi tė jashtėzakonshme ėshtė sesi duhen zgjidhur padrejtėsitė. Unė kėtu ndahem kategorikisht nga ju personalisht dhe nga z. Vangjel Dule. Sa pėr Vasil Bollanon atė as qė dua ta zė nė gojė. Pėr tė do tė flas nė njė vend tjetėr. Nė letrėn tėnde mė thua se je djali i mikut tim dhe se nga ato qė keni dėgjuar nga babai juaj ruani pėr mua vlerėsimet superlative. Faleminderit! Babanė tuaj unė nuk e kam pasur mik. E kam pasur shok. Kemi bėrė shkollėn bashkė. Kemi luftuar krah pėr krah me njėri-tjetrin gjatė Luftės Nacionalēlirimtare. Si historianė kemi qenė edhe kolegė. Deri nė vitin 1991 kur u ndamė vazhdimisht kemi folur si dy shqiptarė. Edhe ai ka shkruar pėr kontributin qė ka dhėnė Himara nė lėvizjen kombėtare shqiptare. Por, me sa mbaj mend, ndryshe nga sa thoni ju tani, ai pajtohej me tezėn e njohur patriotike se fatkeqėsitė e brendshme tė vendit nuk mund t'i zgjidhė kurrė i huaji. Historia ka provuar se tė huajt nuk kanė nge tė derdhin gjakun e bijve tė tyre dhe tė harxhojnė paratė e taksapaguesve tė tyre pėr tė ndihmuar tė tjerė nė qoftė se nuk kanė interesa jetike nacionaliste apo kolonialiste pėr atė vend. Nė kėtė vėshtrim, nga ndėrhyrjet e saj Athina dėmin mė tė madh nuk po ia bėn Shqipėrisė, por minoritetit tė saj nė Shqipėri. Duke i nxitur tė veprojnė si pararojė tė synimeve tė tyre politike, qeveritarėt e Athinės, po hapin njė hendek tė madh midis shqiptarėve dhe minoritarėve grekė nė Shqipėri. Ēfarė kujton z. Vangjel Dule se i digjet kaq shumė shpirti kryeministrit grek pėr OMONIA-n? Nuk e di apo bėn sikur nuk e di fatin qė patėn vorio-epirotistėt e vitit 1914 kur pas dėshtimit tė aventurės sė tyre shkuan nė Greqi? A nuk e di ai sesi i priti Elefter Venizelloja me nomuze dhe me fyerje?

E treta, vetėm verbėria politike qė gjeneron nacionalizmi dhe shovinizmi krijon iluzionin se vetėm nėn hijen e Akropolit ka drejtėsi. Ku e ka parė zoti Vangjel Dule drejtėsinė qė shpreson tė zbatojė Greqia po tė realizojė ėndrrėn e saj, aneksimin e "Vorio-Epirit"? Po mbushen dalėngadalė 200 vjet qė arvanitėt e Greqisė kėrkojnė tė drejtėn e mėsimit tė gjuhės shqipe nė shkollat e tyre. Pėrgjigjja ka qenė kurdoherė arrogante, mosmirėnjohėse tė paktėn edhe pėr kontributin qė ata kanė dhėnė pėr pavarėsinė dhe pėr rimėkėmbjen e Greqisė. Gjithmonė kanė heshtur, gjithmonė kanė bėrė sikur janė tė shurdhėr dhe kurdoherė janė pėrgjigjur me kokėfortėsinė se arvanitėt janė grekė qė flasin shqip, pra nė fund tė fundit janė gjithnjė grekė. Po me Ēamėrinė, tė cilėn e aneksuan mė 1913, si vepruan? Po me "Vorio-Epirin", tė cilin mė 1914 e patėn nėn kontroll pėr gati njė vit, ēfarė bėnė kur u detyruan tė largoheshin? A nuk e bėnė Shqipėrinė e Jugut shkrumb e bi? A nuk dogjėn me qindra fshatra, madje edhe fshatra me banorė tė krishterė, vetėm se nuk pranuan tė ngrinin flamurin grek? Po Kurveleshin kush e dogji? Po gratė fatkeqe tė pambrojtura kush i theri me bajonetė? Nuk desha t'i kujtoj, por verbėria qė ka kapur disa shqiptarė, si djalin e mikut tim M.R. mė detyron t'i pėrmend si shembull qė grekėt kėrkojnė tė vendosin drejtėsi, duke e zėvendėsuar njė padrejtėsi me njė padrejtėsi tjetėr.

Nuk duam tė kujtojmė as historinė e dhimbshme dhe njėkohėsisht tė pėrbindshme qė ndodhi me shqiptarėt myslimanė tė Ēamėrisė. Dihet se mė 1913 sapo vunė dorė mbi Ēamėrinė, qeveritarėt grekė tė asaj kohe kopjuan sistemin ēnjerėzor tė shovinistėve serbė, politikėn e spastrimit etnik. Dihet se pjesėrisht i shpėrnguli me dhunė nga fshatrat e tyre dhe i degdisi nė Azinė e Vogėl, gjoja si turq. Por, edhe nė pjesėn e popullsisė shqiptare qė mbeti nė Ēamėri me gjithė kėmbėnguljen e Lidhjes sė Kombeve qeveritarėt e Athinės nuk pranuan tė hapin pėr ta asnjė shkollė shqipe, nė njė kohė kur ulėrinin me sa fuqi qė kishin pėr tė detyruar Tiranėn tė hapte shkolla greqishte edhe atje ku nuk kishte minoritarė grekė. Dihet tragjedia qė ndodhi nė Ēamėri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Viktima tė kėsaj tragjedie qė ndodhi nė 1945 janė emigrantėt ēamė, tė cilėt u detyruan brenda njė nate tė braktisnin vatrat e tyre dhe tė marshonin drejt Shqipėrisė.

Qė atėherė kanė kaluar 65 vjet. Evropa e Pasluftės ka ecur pėrpara nė rrugėn e demokracisė. Ėshtė krijuar Bashkimi Evropian, i cili ka nė themelet e tij tė ndėrtojė njė Evropė tė bashkuar mbi themelet e tė drejtave tė shenjta tė njerėzve dhe tė popujve. Greqia ka hyrė me kohė nė kėtė familje tė madhe, ku ėndėrrojnė tė hyjnė tė gjithė popujt e kontinentit. Ne, njerėzit e thjeshtė, kemi shpresuar se Greqia me hyrjen e saj nė familjen evropiane do tė veshė pelerinėn e respektimit tė tė drejtave tė njerėzve dhe tė popujve. Por, mė duket sikur jemi atje ku kemi qenė. Si dėshmi do tė sjell kėtu njė fragment nga njė takim ndėrkombėtar qė ka ndodhur pas shembjes sė Murit tė Berlinit.

Vizioni i Athinės mbi tė drejtat dhe drejtėsinė "Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut" organizoi nė Vjenė (Austri) nė qershor 1993, njė konferencė tė posaēme, me temė: "Rikthimi i ēėshtjes shqiptare - Rėndėsia e saj pėr Ballkanin dhe Evropėn". Konferenca pati pėr detyrė tė ritrajtonte pas 80 vjetėsh ēėshtjen shqiptare, e cila ishte trajtuar mė 1913 nga Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Londėr, nė kohėn kur u njoh pavarėsia e Shqipėrisė. Nė atė kohė, theksonin organizatorėt e konferencės, me ēėshtje shqiptare nėnkuptohej krijimi i shtetit shqiptar me kufij dhe madhėsi nė sistemin politik tė Gadishullit Ballkanik. Nė 1913, thuhet nė preambulėn e programit tė konferencės, ēėshtja shqiptare ishte tepėr komplekse. Fuqitė e mėdha kėrkonin qė nėpėrmjet krijimit tė shtetit shqiptar t'i jepej njė goditje pėr vdekje nė Evropėn Juglindore Perandorisė Osmane. Nga ana tjetėr, nuk donin tė lejonin krijimin nė Ballkan tė njė shteti tė ri tė fuqishėm qė ta zėvendėsonte tė sėmurin e Bosforit. Nė tė njėjtėn kohė, Fuqitė e Mėdha nėpėrmjet shtetit shqiptar kėrkonin tė pengonin daljen e Rusisė nė Adriatik. Mė nė fund, Fuqitė e Mėdha detyroheshin tė kėnaqnin edhe aspiratat territoriale tė monarkive ballkanike, si Bullgarisė, Greqisė, Malit tė Zi, Serbisė, qė kishin fituar luftėn kundėr Perandorisė Osmane. Si zgjidhje e kėtyre komponentėve, Fuqitė e Mėdha miratuan mė 1913 krijimin e shtetit tė ri shqiptar duke lėnė jashtė kufijve tė tij vise shqiptare, ndėr tė cilat bėnte pjesė edhe Kosova qė iu dha Serbisė.

Shpėrbėrja mė 1991 e Jugosllavisė shumėkombėshe, theksohej nė preambul, e aktualizoji pėrsėri ēėshtjen shqiptare. Kjo pėr arsye se Kosova, e cila mbeti deri nė fund si njė krahinė kompakte shqiptare, nuk dėshironte tė ishte mė nėn zgjedhėn e Serbisė. Gjendja u acarua nga politika e vjetėr qė rimori Serbia, e cila synoi pastrimin etnik tė Bosnjės nga sllavėt myslimanė dhe tė Kosovės nga shqiptarėt myslimanė. Argumenti qė sjellin politikanėt e Beogradit, thuhet nė preambul, ėshtė prirja e "nacionalizmit" shqiptar radikal pėr ta kthyer Kosovėn nė njė republikė mė vete. Pėrkrahja ndėrkombėtare qė ajo ka nė arenėn ndėrkombėtare do tė sillte, sipas serbėve, edhe humbjen e Maqedonisė. Sipas opinionit evropian, thuhet nė preambul, pas njė situate tė tillė fshihet rreziku i njė lufte te re ballkanike. Pikėrisht pėr tė parandaluar kėtė luftė, "Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut" organizoi kėtė konferencė, e bindur se dialogu ėshtė rruga mė e drejtė e zgjidhjes sė konflikteve. Pėr kėtė dialog ajo ftoi shkencėtarė - historianė, filologė, sociologė shqiptarė, bullgarė, maqedonas, grekė, turq, serbė. Nė tė vėrtetė nė konferencė u pėrfaqėsuan tre rreshtime. Njėrin e pėrbėnin serbėt, tė ardhur nga vise tė ndryshme tė Ballkanit, midis tyre edhe serbė tė Kosovės. Rreshtimin e dytė e pėrfaqėsonin shqiptarė kryesisht nga Kosova, pastaj nga Shqipėria dhe nga Maqedonia. Rreshtimi i tretė, tepėr i fuqishėm, pėrbėhej nga personalitete tė jetės politike, shoqėrore dhe kulturore evropiane. Konferenca me temė, siē u tha, "Rikthimi i ēėshtjes shqiptare - Rėndėsia e saj pėr Ballkanin dhe Evropėn", i hapi punimet e veta mė 7 qershor 1993 nė lokalet e Parlamentit tė Austrisė. Ditėt e tjera konferenca i zhvilloi punimet nė lokalet e Lidhjes sė Arkitektėve dhe Inxhinierėve tė Austrisė. Ajo i mbylli punimet mė 10 qershor 1993. Ndryshe nga tri ditėt e para ku u mbajtėn referate dhe kumtesa mbi rrėnjėt historike, politike, ekonomike dhe kulturore tė krizės, dita e fundit e konferencės mė 10 qershor, u rezervua pėr debatet.

Tė gjithė pjesėmarrėsit e respektuan programin e konferencės. Tė gjithė trajtuan probleme tė lidhura kryesisht me ēėshtjen e Kosovės. Natyrisht, shqiptarėt mbrojtėn pikėpamjen e shkėputjes sė Kosovės si njė republikė mė vete, kurse pjesėmarrėsit serbė folėn pėr tė drejtat historike tė Serbisė mbi Kosovėn. Pėrkundrazi, profesoresha Vasiliqi Papulias e Universitetit tė Selanikut, e cila bėnte pjesė nė rreshtimin e pėrfaqėsuesve evropianė, foli madje me gjuhė tė ashpėr vetėm mbi shkeljen e tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri. Kur lexon referatin e saj tė duket sikur ėshtė shkruar mė 1911. Ajo pranoi qė minoriteti grek nė Shqipėri ėshtė pėrqendruar vetėm nė krahinėn e Dropullit dhe tė Vurgut, nė gjithsej 90 fshatra. Ankohet se qeveritė shqiptare nuk kanė pranuar tė pėrfshijnė nė listėn e fshatrave minoritare "katėr" fshatrat minoritare tė Himarės. Pranon se gjatė regjimit komunist nė shkollat lokale tė fshatrave minoritare mėsohej greqishtja. Madje, pranon se qeveria e Enver Hoxhės kishte ngritur edhe njė shkollė tė mesme pedagogjike, ku pėrgatiteshin arsimtarė pėr shkollat e minoritetit grek. Por, kėto tė drejta, tė cilat ajo i konsideroi si praktikė staliniste, i quajti tė parėndėsishme. Shkurt, sipas saj, minoritarėt grekė nė Shqipėri nuk gėzonin tė drejtat qė meritonin. Pėr shqiptarėt, pėrfundon ajo, regjimi komunist ishte njė regjim "totalitar", pėr minoritarėt njė regjim shtypės. Ditėn e fundit, nė seancat e rezervuara pėr debate, profesoresha Papulias u mor me historianin kosovar Sabri Hamiti. Nė fakt, historiani kosovar e kritikoi historiografinė greke vetėm tangencialisht. Ai tha shkurt se politikanėt grekė kishin ngjashmėri me politikanėt serbė nė fushėn e spastrimit etnik. Ai zuri, ndėr tė tjera nė gojė edhe Janinėn, e cila dikur kishte popullsi shqiptare dhe tani po greqizohej. Prof. Papulias nuk u trondit pėr stigmatizimin qė profesori shqiptar i bėri politikės greke tė spastrimit etnik, por u shqetėsua nga pohimi i tij pėr Janinėn. U krijua pėrshtypja sikur pėr atė lindi rreziku qė shqiptarėt tė merrnin Janinėn. Kėshtu, ajo foli gjerė e gjatė mbi karakterin grek tė Janinės.

Pėr tė mos i lenė pa sqaruar pjesėmarrėsit e konferencės rreth pasqyrės sė shtrembėruar qė profesoresha e Selanikut parashtroi rreth problemit ēam, ndėrhyra nė seancėn e debatit. Ajo e justifikoi dėbimin e ēamėve nga Greqia me argumentin se ata kishin bashkėpunuar me ushtritė okupatore italiane dhe gjermane. E pyeta me urtėsi: jemi dakord qė bashkėpunimi me kriminelėt hitlerianė pėrbėn njė akt qė duhet dėnuar, por me sa dimė ne pėrgjegjėsia ėshtė personale dhe jo familjare, as racore. Ju, vazhdova, pėrgjegjėsit e krimeve duhet t'i kishit arrestuar, gjykuar dhe dėnuar. Por, ēfarė faji kishin gratė dhe fėmijėt e vegjėl, po ashtu pleqtė e tyre tė sėmurė, tė cilėt ju i dėbuat pa asnjė vendim gjyqėsor? Mund tė justifikoheni zonja Papulias se ishte ende gjendje lufte dhe grekėt ishin tė mbushur me urrejtje kundėr bashkėpunėtorėve hitlerianė. Por mė vonė pėrse nuk e rishikuat vendimin e padrejtė? Pėrse kur u bė pajtimi i pėrgjithshėm grek dhe kur shpallėt amnistinė pėr ata qė ndodheshin nė arrati nuk i pėrfillėt fare emigrantėt ēamė? Kam edhe njė pyetje tjetėr, - i thashė zonjės Papulia. Nė bazė tė ligjeve tuaja, nėnshtetėsinė greke e pėrfitojnė edhe fėmijėt e lindur nga prindėrit nėnshtetas grekė. Nė bazė tė kėtij ligji, pėrse nuk ua njohėt tė paktėn fėmijėve qė nuk kishin asnjė pėrgjegjėsi pėr krimet, tė drejtėn pėr nėnshtetėsi greke? Mė nė fund e pyeta: po pronat tė cilat nė Kushtetutėn tuaj njihen si tė drejta tė pacenueshme, pėrse nuk ia ktheni kėtyre emigrantėve fatkeq?

Pėrballė kėtyre pyetjeve, pa dyshim tė vėshtira, profesoresha Papulias u pėrgjigj me retorikėn e kapadaijėve: kjo ėshtė njė ēėshtje tashmė e mbyllur. Mė kot e ngre zėrin zoti Frashėri. Nė atė seancė unė isha nė presidium si kryetar i Komitetit Shqiptar tė Helsinkit. Pranė kisha deputetin italian nė Parlamentin Evropian, Aleksander Langer. Po kjo, mė tha nėn zė, kėrkon tė nė bėjė edhe neve naivė? Mua ma mbylli derėn, - i thashė, - iu takon juve tė flisni. Profesori Langer nuk pėrtoi, por u ngrit dhe i drejtoi kėtė pyetje profesoreshės: Zonjė e nderuar, profesori shqiptar kėrkon sqarime rreth ēėshtjeve qė ai ngriti. Jo vetėm ai, por edhe unė personalisht ngela i pakėnaqur. Bėni mundim, - i tha, - dhe pėrgjigjuni. Tė dalim tė sqaruar nga kjo mbledhje interesante. Zonja e nderuar nuk lėvizi fare nga vendi. Ē'kisha pėr tė thėnė, i thashė, tha ajo.

Qė atėherė po mbushen dalėngadalė njėzet vjet. Kur u drejton personaliteteve grekė tė njėjtėn pyetje, merr prej tyre si pėrgjigje vetėm dy fjalė: kjo ėshtė njė ēėshtje e mbyllur. Kush e ka mbyllur? E pyes djalin e mikut tim: mirė bėn qė e ngre zėrin pėr pronat e tua dhe unė tė paktėn me sa fuqi kam, do tė tė ndihmoj. Por ti, more qyqar, pėrse hesht kur ėshtė fjala pėr tė drejtėn e njė shqiptari qė ėshtė vėllai yt? Ti kėrkon me tė drejtė kopshtin qė ta kanė marrė nė Himarė, po pėrse nuk thua tė paktėn njė fjalė pėr pronat qė u kanė marrė me shtėpi, me toka dhe me varre vėllezėrve tė tu nė Ēamėri? Ti vjen dhe ikėn lirisht nė Himarė sa herė tė duash. Po emigrantėt ēamė pėrse nuk i lėnė tė vėnė njė tufė lule mbi varret e prindėrve dhe tė gjyshėrve tė tyre? Kjo ėshtė drejtėsia qė z. Vangjel Dule kėrkon tė verė nė emėr tė partisė sė tij nė Shqipėri? (Marre nga Gazeta Shqiptare)
Gazeta Dielli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com