Albatlanta

Dora e zgjatur e Rusisė nė Mitrovicė
PETRIT HALITI
Qė Rusia ėshtė e interesuar dhe po punon tė mbajė tė ndezur vatrėn e tensionit nė pjesėn veriore tė Kosovės, ėshtė njė e .dhėnė, pėr tė cilėn nė rrethet diplomatike bindja ėshtė nė njė shkallė tė lartė. Por qė Rusia ka edhe njė plan mė konkret diplomatik dhe politik pėr organizimin e njė tensioni permanent nė pjesėn veriore tė Kosovės, kėtė e bėri mė konkrete ambasadori i Rusisė nė OKB, Vitali Ēurkin, nė paraqitjet e tij nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė tė datės 12 nėntor, e cila diskutoi pėr Kosovėn.

Nė raportimin qė jep nga Nju Jorku mbi fjalėn e ambasadorit Ēurkin, mė 13 nėntor, radio shtetėrore "Zėri i Rusisė", njė organ zyrtar i qeverisė ruse, paraqiten dy elemente, tė cilat tėrheqin vėmendjen lidhur me politikėn aktuale dhe me politikėn e pritshme tė Moskės ndaj Kosovės.
E para, qė ambasadori i Rusisė dėnon pėrpjekjet e Prishtinės pėr tė zgjeruar juridiksionin e vet nė zonat nė veri tė lumit Ibėr, tė cilat kufizohen direkt me zonat e populluara nga serbėt e Kosovės.
E dyta, qė "udhėheqėsit shqiptarė tė Kosovės dhe padronėt e tyre" po pėrpiqen tė ndryshojnė statukuonė ekzistuese dhe tė nėnshtrojnė territoret e pavarura serbe nėn autoritetin e tyre. Nė kėtė interpretim rus tė situatės nė veri tė Kosovės kemi dy elementė tė rėndėsishėm, njėri qė ka tė bėjė me pėrcaktimin dhe ligjėrimin e njė kufiri ndarės tė Mitrovicės sė Veriut nga territori i Kosovės, dhe tjetri, qė ka tė bėjė me shpalljen e pjesės sė Mitrovicės Veriore si territore tė pavarura serbe.
Koncepti diplomatik rus pėrbėn kėshtu njė shkelje flagrante tė tė gjitha dokumenteve tė OKB-sė dhe tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn, tė cilat i ka nėnshkruar edhe vetė Rusia, duke pėrfshirė edhe rezolutėn e famshme 1244, tė cilėn diplomacia ruse dhe serbe e paraqesin si bazė tė kuptimit tė ēėshtjes sė Kosovės. Nė asnjė dokument dhe akt tė OKB-sė dhe tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn, nuk pėrcaktohet apo njihet se Mitrovica e Veriut ose ndonjė enklavė serbe kanė njė kufi ndarės me Kosovėn dhe nė asnjė dokument apo akt legal ndėrkombėtar nuk pėrcaktohet se zonat, ku banon minoriteti serb, janė "territore tė pavarura".
OKB nuk e ka vėnė asnjėherė nė dyshim autoritetin dhe tė drejtėn e Prishtinės mbi tėrė territorin e saj, duke pėrfshirė edhe Mitrovicėn e Veriut. Ky autoritet i Prishtinės mbi Mitrovicėn pranohet si nga ato shtete qė e kanė njohur statusin e shtetit tė Kosovės, ashtu dhe nga ato qė nuk e kanė njohur atė status. Madje edhe po ta shohėsh nga njė pikėpamje serbe, nė organizimin administrativ tė sė ashtuquajturės krahinė autonome tė Kosovės, Mitrovica e Veriut ka qenė zyrtarisht njėsi e administruar nga Prishtina. Jemi para shenjave tė njė shkallėzimi mė agresiv dhe mė provokativ tė politikės sė Rusisė nė ēėshtjen e Kosovės dhe nė rajon, ku Mitrovica e Veriut paraqitet si njė rajon me kufij ndarės me Kosovėn dhe sipas tė cilit, kjo zonė ka dhe duhet tė marrė statusin e territoreve tė pavarura serbe.

Kėto qėndrime tė avancuara negative tė Rusisė, qė pėrbėjnė njė ndėrhyrje flagrante nė punėt e brendshme tė njė shteti tė pavarur si Kosova, tė cilin e kanė njohur 71 shtete tė botės, pėrfshirė gjithė grupin e shtatė shteteve mė tė zhvilluara tė botės G-7, jo rastėsisht ndėrmerren tani.
Nė Kosovė janė shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė 10 dhjetorit, tė cilat janė dhe njė test pėr minoritetin serb tė Kosovės pėr tė demonstruar gatishmėrinė e tij pėr tė marrė pjesė nė institucionet demokratike tė shtetit tė Kosovės.
Tė gjitha shtetet kryesore tė Bashkimit Europian i kanė bėrė thirrje minoritetit serb tė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė Kosovės. Duke ndėrhyrė nė mėnyrė flagrante me cenim tė integritetit territorial dhe tė sovranitetit tė shtetit tė Kosovės, me pėrcaktime tė jashtėligjshme si "territore tė pavarura" apo si zona me kufij tė ndarė dhe tė pėrcaktuar mbi lumin Ibėr, Moska kėrkon tė krijojė njė realitet fiktiv tė njė entiteti tė veēantė administrativ dhe politik serb nė Kosovė, qė nuk ka e nuk duhet tė ketė lidhje me shtetin e Kosovės.
Moska inkurajon kėshtu forcat ekstremiste e nacionaliste nė minoritetin serb tė Kosovės, pėr tė ligjėruar njė formė shkėputjeje tė Mitrovicės sė Veriut nga shteti i Kosovės.
Nė Moskė nuk e kanė pritur mirė procesin e stabilizimit tė situatės nė veri tė Kosovės, nuk e kanė pritur mirė procesin e bindjes qė ka ndėrmarrė qeveria e Kosovės, NATO dhe EULEX-i, nė mesin e banorėve tė minoritetit serb pėr tė hequr dorė nga organet paralele dhe pėr tė ndėrtuar sė bashku organet e shtetit tė Kosovės.
Kėtė pakėnaqėsi e shprehu hapur ambasadori rus, Vitali Ēurkin, kur nė fjalimin e tij nė Kėshillin e Sigurimit sulmoi edhe qeverinė e Prishtinės, por edhe NATO-n, pėr planin e tyre tė ndėrtimit tė shtėpive pėr banorėt e Mitrovicės, siē dėnoi edhe planin e misionit tė Bashkimit Europian pėr tė hapur gjykatėn nė Mitrovicė.
Nė Moskė nuk kanė interes nė qetėsimin e pjesės veriore tė Kosovės. Sepse tensionet, trazirat dhe njė konflikt i ngrirė nė Mitrovicėn e Veriut, ėshtė pėr ta njė kazus ndėrhyrjeje tė vazhdueshme nė punėt e brendshme tė Kosovės dhe tė Ballkanit. Kaq e interesuar ėshtė Moska pėr njė konflikt tė ngrirė nė Mitrovicė, saqė po shkallėzon me shpikjen e zonave tė ndara me kufij dhe tė pavarura serbe nė Kosovė.
Nga ana tjetėr diplomacia ruse, duke shfrytėzuar pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve rusė nė pėrbėrje tė UNMIK-ut, ka punuar dhe po punon edhe nė terren pėr tė penguar dhe sabotuar nė njė farė mėnyre stabilizimin e situatės nė Mitrovicė, duke kundėrshtuar hapat dhe veprimet stabilizuese tė EULEX-it nė atė pjesė tė Kosovės.
Nė kuadėr tė UNMIK-ut, pėrfaqėsuesit rusė kanė mbajtur marrėdhėnie tė posaēme dhe kanė inkurajuar strukturat e paligjshme paralele tė serbėve nė veri. Stafi lokal i UNMIK-ut nė veri tė Kosovės pėrbėhet nga katėr pėrfaqėsues rusė, njė nga Ukraina, njė serb nga Kroacia etj, pra shumica janė rusė. Shefi i administratės sė UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės ėshtė rus dhe po kėshtu ėshtė pėrfaqėsuesja komunale e UNMIK-ut nė Leposaviē dhe pėrfaqėsuesi komunal nė Zveēan.
Njė diplomat rus, i ardhur nga MPJ e Rusisė, ėshtė kėshilltar politik i UNMIK-ut nė veri. Njė prani diplomatike impresive, qė shpreh njė interes tė posaēėm pėr veriun e Kosovės.

Diplomacia ruse e strategjisė sė tensionit nė Kosovė dhe nė Ballkan synon tė krijojė entitete artificiale administrative dhe politike, tė cilat, sado tė vogla, mund tė pėrdoren si pretekst i pranisė dhe i angazhimit rus nė rajon. Rusia po pėrdor forma dhe metoda tė ndryshme tė infiltrimit tė saj politik dhe subversiv pėr tė mbajtur gjallė zjarrin e tensionit. Gazeta ruse "Vremja novostjei" bėnte tė ditur pak kohė mė parė se presidenti i tė ashtuquajturit Kėshill Kombėtar serb tė Kosovės sė Veriut, Milan Ivanoviē, deklaroi se serbėt e Kosovės po i drejtohen Rusisė dhe ata, tė gjithė serbėt e Kosovės, mund tė aplikojnė pėr shtetėsi ruse, sepse, sipas Ivanoviēit, Rusia din t'i mbrojė shtetasit e saj kudo qė ndodhen.
Gazeta e mėsipėrme ruse shkruan se serbi Ivanoviē i referohej konfliktit tė gushtit 2008 nė Kaukaz, qė ēoi nė njohjen e Abhazisė dhe tė Osetisė sė Jugut nga Moska. Nė gusht tė vitit 2008, Rusia ndėrmori njė ndėrhyrje ushtarake kundėr territorit tė Gjeorgjisė, duke i shkėputur atij dy pjesė, tė cilat i njohu edhe si shtete tė pavarura.
Precedenti abhazian apo osetioanojugor duket si njė opsion joshės pėr disa qarqe nė Rusi dhe nė Serbi, sipas tė cilave, shndėrrimi i minoritetit serb nė njė minoritet me shtetėsi ruse, do tė ligjėronte format e ndėrhyrjes sė Rusisė nė terren. Kjo nuk duket edhe aq hipotetike, po tė kemi parasysh se me nxitjen e Beogradit, i ashtuquajturi Kuvend Kombėtar i komunave serbe nė Kosovė i ka drejtuar peticion ministrisė sė Jashtme tė Serbisė, qė t'i dėrgojė Rusisė kėrkesė zyrtare qė tė hapė njė konsullatė ruse nė Mitrovicėn e Veriut.

Kėto janė elemente qė ndriēojnė njė strategji okulte ruse nė drejtim tė Kosovės dhe rajonit.
balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com