Albatlanta

Interesi kombėtar dhe intresi atlantik
Petrit Haliti
Njė debat tė gjallė, brenda qarqeve diplomatike atlantike dhe joatlantike, kanė ngjallur disa mospėrputhje, qė janė shfaqur nė relatat amerikano-turke, lidhur me projektin e vendosjes sė njė sistemi tė mburojės antiraketė tė NATO-s nė Turqi.

Aleanca Atlantike pritet tė marrė njė vendim pėr kėtė sistem nė samitin e saj tė datės 19 nėntor 2010 nė Lisbonė tė Portugalisė, por ende ėshtė i paqartė formulimi pėrfundimtar i vendimit atlantik, derisa tė ketė ardhur konsensusi i Ankarasė. Duhet thėnė qė nė fillim se Turqia nuk ėshtė kundėr vendosjes sė njė sistemi tė mburojės antiraketė tė NATO-s nė territorin e saj. Udhėheqėsit mė tė lartė turq e kanė deklaruar shumė herė dhe pa asnjė ekuivok pėrkrahjen pėr atė. Por, Ankaraja ka shprehur disa ide dhe sugjerime plotėsuese, me qėllim qė vendosja e sistemit tė mburojės antiraketė tė jetė nė pėrputhje sa mė tė plotė me interesat e politikės sė jashtme turke dhe tė marrėdhėnieve tė saj me fqinjėt, ndaj tė cilėve ajo po ndjek politikėn e "zero problemeve".
Njė nga ēėshtjet kryesore tė mospajtimeve ka qenė pėrkufizimi i motivit apo i shkaqeve pėrse po vendoset sistemi atlantik i mburojės antiraketė dhe mė konkretisht, diskutimi mbi pėrcaktimin gjeografik tė kėrcėnimit apo tė rrezikut tė kėrcėnimit, qė mund t'i vijė Aleancės Atlantike. SHBA i janė pėrmbajtur vazhdimisht dhe publikisht qėndrimit se qėllimi i vendosjes sė mburojės antiraketė nė vendet e NATO-s ėshtė mbrojtja e tyre nga kėrcėnimi, qė vjen prej Iranit, si njė shtet i cili mund tė pajiset me raketa bėrthamore nė vitet e ardhshme. SHBA-ja i mbahen qėndrimit qė pėrcaktimi konkret "i mbrojtjes nga Irani" tė futet nė dokumentet e samitit tė NATO-s, qė pritet tė sanksionojė vendimin e dislokimit tė sistemit tė mburojės antiraketė.
Turqia ka shprehur qėndrimin se nuk duhet pėrcaktuar konkretisht dhe me emėr Irani, sepse: sė pari, Turqia mendon se asaj nuk i vjen dhe as nuk parashikon ndonjė kėrcėnim nga Irani pėr sigurinė e saj kombėtare, dhe sė dyti, lejimi nga ana e Turqisė e njė sistemi antiraketė, qė zyrtarisht drejtohet kundėr Iranit, do tė acaronte marrėdhėniet e Turqisė me njė shtet tė rėndėsishėm fqinj si Irani, i cili nuk do ta priste mirė njė vendosje tė mburojės antiraketė nė kufirin turko-iranian. Turqia ka shprehur pikėpamjen se nuk duhet vėnė nė dokumentin e NATO-s, se nga cili shtet konkretisht vjen kėrcėnimi, sepse situatat ndryshojnė, dhe burimet e rreziqeve apo tė kėrcėnimeve gjithashtu mund tė ndryshojnė. Ankaraja konsideron se asnjė nga fqinjėt e saj, as Irani, as Rusia dhe as Siria, nuk paraqesin kėrcėnim pėr sigurinė e saj kombėtare.
Madje Turqia i mbahet pikėpamjes se nga kėto shtete nuk i vjen kėrcėnim pėr sigurinė as NATO-s. Kėrkesė tjetėr e Turqisė ėshtė qė njė sistem mburojė antiraketė duhet tė mbulojė tėrė territorin e Turqisė, dhe jo vetėm njė pjesė tė saj, konkretisht zonėn e kufirit turko-iranian, siē planifikohet deri tani. Gjithashtu, Turqia ėshtė shprehur se sistemi atlantik i mburojės antiraketė duhet tė vihet nėn komandėn e NATO-s dhe nuk duhet tė lejohet t'u jepet shteteve joanėtare tė NATO-s, informacioni i marrė nga sistemet e radarėve tė kėtij sistemi antiraketė.

Trajtimi i sugjerimeve tė qeverisė turke duket nuk ka qenė aq i lehtė pėr Uashingtonin. Nuk ėshtė i lehtė, sepse argumenti i nevojės sė mburojės antiraketė pėr tė mbrojtur aleatėt nga kėrcėnimi bėrthamor i Iranit, ka qenė dhe mbetet karta kryesore diplomatike e SHBA-sė pėr tė vėrtetuar se kjo mburojė nuk drejtohet kundėr Rusisė. Qė kur ish-Presidenti Xhorxh Bush vendosi dislokimin e mburojės antiraketė nė Poloni dhe nė Republikėn Ēeke, e deri tani qė Presidenti Barak Obama ka ndėrmarrė njė rivlerėsim tė gjeografisė sė vendosjes sė mburojės antiraketė, duke planifikuar Turqinė, argumentimi vazhdon tė mbetet qė mburoja do tė vendoset pėr t'u mbrojtur nga Irani. Nėse vendimi pėr dislokimin e mburojės antiraketė do ta lerė tė papėrcaktuar gjeografikisht, te shumė strategė atlantikė ekziston frika se NATO nuk do tė arrijė dot tė bindė Rusinė, se sistemi i mburojės antiraketė nuk ėshtė kundėr saj. Ėshtė njė dilemė atlantike, dhe nė pėrpjekjet pėr t'i dhėnė njė zgjidhje, shohim se Aleanca Atlantike po ndėrmerr hapa, tė cilat edhe nė planin strategjik duket se kanė qenė tė vėshtira pėr t'u marrė. Sekretari i pėrgjigjėm i NATO-s, Andes Fogh Rasmussen, i cili ishte nė Moskė mė 3 nėntor, pėr bisedime me Presidentin rus Dimtri Medvedev, i bėri ofertė pėr pjesėmarrjen e Rusisė nė ndėrtimin e njė sistemi tė pėrbashkėt tė mburojės antiraketė. Burime diplomatike bėjnė tė ditur se edhe Presidenti rus ia beri tė qartė sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s se Rusia nuk do tė dėshironte tė pėrcaktohej me emėr se nga cili shtet vinė kėrcėnimet, qė duhen pėrballuar me sistemin e pėrbashkėt tė mburojės antiraketė.

Konfuzionin diplomatik e ka shtuar edhe mė shumė njė element tė ri, qė ka tė bėjė me lidhjen e mbrojtjes antiraketė me interesin e Izraelit pėr kėtė sistem atlantik. Gazeta amerikane "Los Anxheles Times" shkruante mė 1 nėntor se "Turqia e ka bėrė tė ditur dyshimin qė mburoja antiraketė e NATO-s, qė synon Iranin, ėshtė nxitur nga shqetėsimet e sigurisė pėr Izraelin". Gazeta turke "Zaman" shkruante se shumė vetė nė Turqi besojnė qė roli sekret i sistemit tė mbrojtjes antiraketė, i propozuar nga SHBA-ja, ėshtė tė mbrojė Izraelin nga ndonjė sulm i mundshėm raketash nga Irani. Implikimi i interesave izraelite nė projektin e ri ushtarak atlantik nuk ėshtė thjesht njė supozim, sepse Turqia zyrtarisht i ka kėrkuar Uashingtonit, gjatė bisedimeve pėr mburojėn, qė asnjė vend joanėtar i NATO-s, duke pėrfshirė edhe Izraelin, tė mos jetė pėrfitues i informacionit, qė mblidhet nga radarėt e sistemit raketor nė Turqi. Burime diplomatike bėjnė tė ditur se Uashingtoni e ka pranuar kėtė kėrkesė, dhe kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse nė Izrael ka shpėrthyer njė valė e re sulmesh propagandistike kundėr Turqisė, si dhe pretendime se Turqia nė strategjinė e saj tė re tė sigurisė kombėtare e ka futur Izraelin nė listėn e burimeve tė destabilizimit nė Lindjen e Mesme. Ėshtė e njohur qė ka njė problem tė madh sigurie nė raportet mes Izraelit dhe Iranit. Por ky ėshtė njė problem dypalėsh i tyre dhe shumė vende anėtare tė NATO-s nuk duken tė lumtura tė shohin qė problemi iraniano-izraelit tė bėhet problem atlantik dhe NATO tė marrė pėrgjegjėsi kolektive pėr mbrojtjen e Izraelit. E vėrteta ėshtė se dallimet mes vendeve atlantike pėr politikėn, qė duhet ndjekur ndaj Iranit, kanė qenė tė dukshme. Nuk duket e rastit qė shumė vende perėndimore, anėtare tė NATO-s, kanė kundėrshtuar vendosjen e sistemit tė mburojės antiraketė nė territorin e tyre.

Qėndrimi i Turqisė, si derivat i strategjisė sė mbrojtjes sė interesave tė veta kombėtare, ka ringjallur nė qarqet atlantike debatin mbi ekuilibrin mes interesave kombėtare dhe interesave atlantike. Ky ėshtė njė debat me rėndėsi pėr shumė shtete anėtare tė aleancės, qė shkon pėrtej ēėshtjes nė fjalė. Ndjekja e interesit atlantik ėshtė padyshim njė prioritet strategjik dhe politik i shteteve anėtare, por historia e Aleancės ka treguar se jo gjithmonė ėshtė pėrputhur interesi atlantik me atė kombėtar, dhe jo gjithmonė interesi atlantik ka bėrė tė pėrputhshme interesat kombėtare tė vetė shteteve anėtare me njeri-tjetrin.

Nėse Turqia, e nisur nga kėndvėshtrimi i saj i interesave kombėtare parashtron ide dhe sugjerime, qė e harmonizojnė edhe mė shumė nė planin juridik dhe diplomatik vendimin e dislokimit tė mburojės antiraketė, dhe i minimizojnė nė maksimum efektet anėsore pėr marrėdhėniet dypalėshe tė saj me fqinjėt, kjo do tė thotė se ka hapėsirė pėr njė zbatim krijues tė diplomacisė sė mbrojtjes sė interesave kombėtare brenda diplomacisė dhe politikės sė jashtme tė pėrbashkėt atlantike.
NATO ka krijuar hapėsirė demokratike pėr konsultimin dhe marrjen parasysh tė interesave kombėtare tė secilit shtet anėtar, dhe ēdo shtet anėtar gėzon tė drejtėn e parashtrimit tė specifikave tė interesave tė veta. Raporti mes interesit atlantik dhe interesit kombėtar ėshtė njė raport dinamik dhe zhvillues, i cili merret nė konsideratė nga tė gjithė shtete, qė e shohin anėtarėsimin si shprehje e bashkimit sovran dhe tė lirė tė shteteve nė aleancėn atlantike.
E parė nga njė kėndvėshtrim shqiptar, kjo do tė thotė se, duke pėrkrahur strategjinė atlantike tė sigurisė dhe dislokimin e sistemit atlantik tė mburojės antiraketė, nė tė njėjtėn kohė shpresojmė qė ata nė Tiranė, tė cilėt miratojnė strategjinė kombėtare tė sigurisė, tė mos na befasojnė me klasifikimin se Irani dhe Korea e Veriut pėrbėjnė kėrcėnim pėr sigurinė tonė kombėtare, sepse kėrcėnimet janė shumė mė afėr.
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com