Albatlanta

Triumvirati Paris-Berlin-Moskė
PETRIT HALITI
BRUKSEL - Edhe pas mė tepėr se se dhjetė ditė nga takimi i nivelit tė lartė tė presidentit tė Francės, Nikolas Sarkozi, kancelares sė Gjermanisė, Anxhela Merkel dhe presidentit tė Rusisė, Dimitri Medvedev, mė 18-19 tetor nė Dovil tė Francės, nė kancelaritė e shteteve europiane dhe atlantike ende nuk janė tė qarta plotėsisht as motivet, as domethėnia dhe as perspektivat e kėtij samiti specifik tė tri fuqive tė mėdha europiane.
A ėshtė njė samit i thjeshtė dhe i rastėsishėm, a ėshtė njė forum apo formulė e re trepalėshe, njė mekanizėm apo embrioni i njė formacioni tė ri trepalėsh, janė vetėm disa pyetje tė menjėhershme qė qarkullojnė dhe kėrkojnė hulumtime diplomatike pėr njė deshifrim mė tė saktė tė njė ngjarjeje tė rėndėsishme diplomatike europiane.

Paqartėsitė nisin nga formati i samitit, qė mblodhi tri shtete tė mėdha europiane. Ėshtė e kuptueshme se probleme dhe shqetėsime tė pėrbashkėta specifike mund tė mbledhin nė takime e samite tė veēanta tri, katėr apo pesė shtete, tė mėdha apo tė vogla. Deklarimet e zyrtarėve tė lartė tė tė tria shteteve dhanė si objektiv tė samitit problemet e sigurisė dhe tė sė ardhmes sė kontinentit. Nga pjesėmarrėsit e samitit u fol pėr fokusimin nė marrėdhėniet mes BE-sė dhe Rusisė nė fushėn e sigurisė dhe nė ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme paneuropiane. Nėse merren dimensionet dhe problematikat qė u deklaruan, nuk mund tė mos dalėsh tek konstatimi se nė samitin e Dovilit mungonin shtete tė tjera tė mėdha dhe tė rėndėsishme europiane, si Britania e Madhe dhe Italia. Kėto janė dy shtete, pa pjesėmarrjen dhe angazhimin e tė cilave e ka tė vėshtirė njė mendim realist tė pranojė se mund tė projektohen traktate apo mekanizma tė pėrbashkėta ruso-europiane tė sigurisė. Nėse merret takimi trepalėsh si pėrfaqėsim i BE-sė dhe i interesave tė saj strategjike nė marrėdhėniet me Rusinė, dhe si rol i BE-sė nė politikėn globale, pėrsėri del tek mendimi qė mungesa e dy shteteve tė tjera tė mėdha zhvleftėson mandatin europian tė samitit, sepse vėshtirė tė mendohet se Britania e Madhe dhe Italia mund t'u kenė dhėnė ndonjė formė mandati dy aleatėve tė tyre europianė pėr t'i pėrfaqėsuar nė tratativat me Rusinė. Por nė Dovil mungonin edhe 23 shtete tė tjera anėtare tė BE-sė, qė sipas sondazheve diplomatike, nuk rezultojnė tė lumtura nga ky fakt.

Samiti Francė-Gjermani-Rusi u mbajt njė muaj para se tė mblidhet samiti i Aleancės Atlantike nė Lisbonė nė muajin nėntor, ku do tė marrė pjesė edhe presidenti i Rusisė, Dimitri Medvedev dhe ku do tė organizohet edhe takimi i Kėshillit NATO-Rusi. Samiti trepalėsh i Dovilit u mbajt gjithashtu pėrpara samitit tė BE-sė tė dhjetorit. Mbledhja e nivelit tė lartė trepalėsh e Dovilit, deri tani nuk jep elemente qė tė krijojė bindje se ajo ishte njė parapėrgatitje e samiteve euroatlantike me Rusinė.
Pėrderisa ekzistojnė mekanizma tė tilla si Kėshilli NATO-Rusi, si dhe samitet e rregullta BE-Rusi, qė trajtojnė ēėshtje tė shqetėsimeve tė pėrbashkėta pėr sigurinė dhe gjithė ēėshtjet qė lidhen me kėrcėnimet apo rreziqet e sigurisė, duket se samiti i Dovilit del si njė lloj dublimi. Nuk disponohet informacion se deri ku Franca dhe Gjermania kanė pėrfaqėsuar interesat e tyre nė samitin me Rusinė, dhe deri ku kanė pėrfaqėsuar edhe interesat e aleatėve tė tjerė tė BE-sė dhe tė NATO-s. Diplomatė francezė dhe gjermanė, nėpėr kontaktet diplomatike japin dy argumente pėr motivet e organizimit tė samitit.

I pari, se ka njė pakėsim tė interesit tė administratės sė presidentit Barak Obama drejt Europės, gjė qė ēon nė njė nevojė pėr tratativa tė drejtpėrdrejta sigurie tė BE-sė me Rusinė.

I dyti, se vetė qeveria e presidentit Obama ka shpallur rindėrtimin e apo rikurdisjen e marrėdhėnieve amerikano-ruse, dhe pėrderisa po e bėjnė SHBA, ėshtė e natyrshme ta ndėrmarrė njė rikurdisje me Rusinė edhe BE-ja.

Nga tė dyja argumentet ndjehet njė nuancė pakėnaqėsie ndaj SHBA-sė, qė duket ka shtyrė tek njė samit ekskluziv trepalėsh me Rusinė. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se edhe kur u organizua pėr herė tė parė mė 2003-in samiti trepalėsh Francė-Gjermani-Rusi, me pjesėmarrjen e presidentėve Zhak Shirak, Gerhard Shreder dhe Vladimir Putin, shtysa kryesore ishte pakėnaqėsia e tri palėve dhe bashkimi nė kundėrshtimin e ndėrhyrjes sė SHBA-sė nė Irak. Samitet trepalėshe vazhduan deri nė vitin 2006, kur shėnohet organizimi i samitit tė fundit nė Francė. Pas njė ndėrprerjeje prej katėr vjetėsh, tani mblidhet pėrsėri.

Me kėtė lloj vazhdimėsie, ai shndėrrohet jo vetėm nė njė format tė pėrcaktuar, por edhe nė njė forum ekskluziv tė pėrhershėm. Samiti i Dovilit hap njė faqe, ende tė kriptuar, mbi disa re nė raportet SHBA-BE, dhe sidomos tė SHBA-sė me Francėn dhe Gjermaninė, nė njė plan euroatlantik dhe global. Nė Dovil nuk merrte pjesė Shtėpia e Bardhė, dhe pėr shumė europianė ėshtė jorealiste tė ketė ndonjė iluzion se siguria europiane dhe arkitektura e tanishme euroatlantike e sigurisė mund tė garantohen pa pjesėmarrjen e SHBA-sė.

Nė rrethet diplomatike nuk ėshtė zor tė konstatosh shenjat pėr humorin jo shumė entuziast qė shoqėroi takimin e Dovilit, si nė vendet anėtare tė NATO-s, ashtu dhe nė vendet anėtare tė BE-sė. "Kėto takime, - u shpreh studiuesi francez Dominik Fean, - grumbullojnė frikė nė shtetet e vogla europiane".

Ēėshtja nuk ėshtė se pėrse Franca dhe Gjermania po marrin kėtė pėrgjegjėsi dhe rol ekskluziv nė emėr tė BE-sė nė raportet me Rusinė. Pėr shtetet e tjera europiane dhe sidomos pėr ato shtete qė kanė qenė dikur nėn kontrollin ushtarak tė Traktatit tė Varshavės tė drejtuar nga Rusia, apo pėr shtetet pribaltike qė kanė qenė tė pushtuara nga Rusia, dyshimi pėr njė mbėshtetje tė sigurisė europiane tek Moska ėshtė i madh, jo vetėm pėr shkak tė pėrvojės historike tė hidhur, por dhe pėr shkak tė veprimtarisė dhe ambicieve tė Rusisė nė plan europian dhe botėror.

Shtetet e tjera anėtare tė BE-sė po shohin ēdo ditė se si Moska po rrit kapacitetet ushtarake strategjike pėrtej nevojave tė mbrojtjes, dhe me objektiva tė shtrirjes sė pranisė ushtarake nga Azia nė Amerikėn Latine.
Ato e panė se si Moska kontribuoi nė mbytjen e revolucionit tė portokalltė nė Ukrainė dhe se si ndėrmori njė agresion ushtarak kundėr Gjeorgjisė. Nuk ėshtė sekret se Traktati i ri i Sigurisė Europiane, qė ka propozuar presidenti D. Medvedev, synon tė mėnjanojė si NATO-n, ashtu dhe SHBA-nė, nga arkitektura europiane e sigurisė.
Sipas burimeve diplomatike, presidenti francez ka propozuar krijimin e njė Kėshilli Europian tė Sigurisė me pjesėmarrjen e Rusisė, dhe kjo nė njė mėnyrė apo tjetėr shėnon njė afrim tek kėrkesa e Kremlinit pėr Traktatin e ri tė Sigurisė Europiane.
Njė shqetėsim tė lexueshėm ka krijuar nė kryeqytetet euroatlantike nisma e Gjermanisė pėr tė krijuar njė Komitet BE-Rusi tė politikave tė sigurisė. Mosbesimi, qė shumica e shteteve europiane kanė ndaj Rusisė afekton, me tė drejtė ose jo, edhe ēdo tratativė tė veēuar me Moskėn pėr ēėshtje tė sigurisė dhe tė perspektivės europiane.

"Europa multipolare, - shkruan politologia sllovake Jana Kobzova, duke folur pėr Dovilin, - nuk mund tė drejtohet nė njė mėnyrė imperiale nga fuqitė e saj tė mėdha".

Franca dhe Gjermania, si shtete tė fuqishme europiane qė kanė marrė pėrsipėr rolin e motorit kryesor tė BE-sė, kanė tė drejtat dhe interesat e tyre sovrane qė tė futen nė lojėra strategjike me Rusinė.
Ēėshtja ėshtė nėse pėrballimi i Rusisė nė planifikimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike mund tė jetė mė efikas duke u angazhuar nė lojėra dy apo trepalėshe, apo nė tratativa tė BE-sė si bllok i bashkuar dhe i fuqishėm.
Tratativat e veēuara strategjike tė cilitdo shtet europian duket se e forcojnė mė shumė bindjen nė Moskė pėr njė mungesė kohezioni tė politikės sė jashtme dhe tė sigurisė sė BE-sė, dhe i japin Moskės njė atu tjetėr nė tryezėn e bisedimeve.
Pėrvoja historike europiane nuk inkurajon qė t'u jepen shumė pikė formave tė klubeve ekskluzive tė fuqive tė mėdha europiane. Triumvirati Paris-Berlin-Moskė nuk duket se mund tė bėjė pėrjashtim nga ky stereotip.
Nė gazetėn britanike "Fajnenshėll Tajms", analistėt e njohur Ivan Krastev dhe Mark Leonard shkruajnė se "samiti i Dovilit pa pėrfytyrimin e parė tė njė rendi tė ri gjeopolitik europian. Erdhi Europa trepalėshe". Konstanze Stelzenmuller, i Fondacionit Marshall, Gjermani, shtron pyetjen: "A po pėrpiqen Parisi, Berlini dhe Moska tė kthejnė prapė koncertin europian tė shekullit tė 19-tė nė vitin 2010?".

Nė qoftė se frika e atyre qė janė brenda dyerve tė BE-sė merr kėto pėrmasa, nuk duket se ka arsye qė shtetet kontorno tė Ballkanit Perėndimor, qė presin tė hyjnė nė BE, tė jenė mė optimiste.
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com