Albatlanta

Dėshtimi me statusin e kandidatit nė BE
Mentor Nazarko
Po forcohen sinjalet se Shqipėria do tė marrė pėrgjigje negative nė lidhje me kėrkesėn e saj pėr statusin e kandidatit nė BE. Ky ėshtė njė dėshtim i madh i kėsaj qeverisjeje, me efekte nė planin e brendshėm dhe atė rajonal. Nga ata qė duhet ta marrin kėtė vendim, por dhe nga ne, destinatarėt e tij, pranohet se ky vendim mbėshtetet mbi kritere politike. Pėr pasojė, vendimi ėshtė kryekėput politik. Kjo e bėn kėtė vendim dhe pasojat e tij, mė tė rėndėsishmin nė marrėdhėniet aktuale tė Shqipėrisė me Bashkimin Europian. Kur ai tė bėhet publik zyrtarisht, ky element mund tė neglizhohet apo relativizohet prej qeverisė, duke u pėrpjekur tė justifikohet me gjykimet e veēanta tė vendeve anėtare, por e kundėrta ėshtė e vėrtetė.

Kur ky vendim tė bėhet publik nė 9 nėntor, me siguri qeveria do tė thotė se opozita ka faj nė kėtė dėshtim, veēanėrisht duke i atribuar asaj kėmbėnguljen nė hetimin e zgjedhjeve, qė ka ēuar nė mospjesėmarrje tė opozitės nė reforma tė ndryshme politike. Por e vėrteta duhet tė jetė krejt ndryshe.

Marrja e statusit do tė ishte e mundur para sė gjithash nėse kjo qeveri do tė lėshonte nė zgjidhjen e krizės sė zgjedhjeve. Por qė prej fillimit tė kėsaj krize, qeveria praktikisht nuk ka ndryshuar asgjė nga pozicioni i saj i korrikut 2009, ndėrkohė qė opozita ka lėshuar shumė. Por nuk janė vetėm zgjedhjet, megjithėse ato janė kapaku i artė i dėshtimit tė Shqipėrisė nė kėtė etapė tė procesit tė integrimit europian.
Dėshtimi eventual i Shqipėrisė nė lidhje me kėrkesėn e saj pėr anėtarėsim nuk vjen ama vetėm prej moszgjidhjes sė krizės politike. Arsyet e tjera tė refuzimit tė kėrkesės qė njoftohet prej Reuters, lidhen jo thjesht me dėshtimin e Shqipėrisė nė zgjidhjen e krizės politike, por dhe me kapacitetet administrative tė dobėta, me dėshtimet nė luftėn ndaj korrupsionit, ndaj krimit, etj.
Ky katalog dėshtimesh, pėrcaktuese pėr refuzimin europian, duket se pėrfaqėsojnė dhe arsyet pse Qeveria e Shqipėrisė po hesht nė lidhje me kėrkesėn e saj tė njoftuar me shumė bujė nė prag tė zgjedhjeve politike tė 2009-s. Kjo qeveri, me heshtjen e saj, po tenton tė injorojė rėndėsinė e kėtij momenti, duke u pėrpjekur pėr qėllime propagandistike qė tė lartėsojė njė ngjarje tjetėr - liberalizimin e vizave.

Nė logjikėn e qeverisė, e frymėzuar nga qėllime propagandistike, liberalizimi i vizave ėshtė diēka qė ka efekte zgjedhore mė tė mėdha tek elektorati. Ama qeveria e PD-sė po hesht, pėr njė ngjarje qė realisht ėshtė e painjorueshme. Sepse dhe ajo vetė ka afirmuar me forcė tė kundėrtėn, veē njė vit e gjysmė mė parė: duke e konsideruar aplikimin si historik, ajo do tė duhej tė konsideronte si historik dhe pranimin e kėrkesės. Ndėrkohė, me tė drejtė ne duhet tė pyesim: po dėshtimi, ē′karakter ka?

Marrja e statusit tė vendit kandidat duhet tė ishte e mundur nėse kjo qeveri do tė kishte zhvilluar reforma nė tė gjitha fushat qė shqyrtohen prej ministrave tė Jashtėm tė Bashkimit Europian. Askush prej kėsaj qeverie nuk mund tė thotė se Bashkimi Europian, i cili pėrgatit pėr ēdo vit dhe njė Raport monitorimi apo progresi pėr ēdo vend aplikant, nuk i njeh mirė arritjet e Shqipėrisė. Bashkimi Europian pėrfaqėson organizatėn mė tė pranishme nė Shqipėri me qindra ekspertė nė tė gjitha fushat, pėrveē qė asistohet nga misionet diplomatike tė tė gjithė vendeve anėtare.
Pra, duhet thėnė se kjo qeveri praktikisht ka dėshtuar nė reformat e veta, diēka e certifikuar nga BE-ja. Kjo qeveri nuk ka bėrė asgjė tė shėnueshme nė kėtė drejtim. Nėse Shqipėria do tė kishte arritje nė tė gjithė drejtimet qė shqyrtohen pėr marrjen e statusit tė kandidatit, atėherė ajo s′do kishte asnjė problem nė liberalizimin e vizave, pasi njė pjesė e kėrkesave janė tė pėrbashkėta.

Marrja e statusit tė kandidatit ka dhe pasoja rajonale pėr Shqipėrinė, siē e kemi theksuar nė artikuj tė mėparshėm. Shqipėria do tė mbetet mė mbrapa Serbisė, Malit tė Zi dhe eventualisht Maqedonisė, nė kėtė proces. Ndėrkohė, siē ėshtė pėrpjekur tė na mbushė mendjen vetė qeveria nė qershor 2009, ndėrsa lėkundej pėr tė aplikuar qė mė herėt, Shqipėria do tė merrte kėtė ftesė nė nėntor bashkė me kėto vende fqinjė. Por mbi tė gjitha, Shqipėria mbetet prapa Serbisė, vend qė me veton e saj do tė ketė mundėsi tė kushtėzojė anėtarėsimin e Shqipėrisė. Ky avantazh strategjik i Serbisė do tė ketė pasoja negative pėr shqiptarėt qė do tė shihen mė vonė.

Si e arriti Serbia kėtė avantazh? Kėtu duhet tė hyjmė tek njė plan tjetėr diskutimi qė lidhet me pjesėn tjetėr tė shqiptarėve, Kosovėn. Serbia bėri lėshime tė mėdha kundrejt saj, duke pranuar njė rezolutė tė Bashkimit Europian, tė miratuar nė OKB, nėpėrmjet tė cilės ajo e njeh indirekt pavarėsinė e Kosovės. Pra, nėse Serbia pėr tė arritur objektivin aktual nė procesin e integrimit,- statusin e kandidatit-, hoqi dorė nga Kosova, qė e konsideronte territor tė saj, po qeveria e Shqipėrisė, pse nuk hoqi dorė nga pozicionet fikse thellėsisht pragmatike, thellėsisht partiake qė lidhen me hetimin e zgjedhjeve? Ėshtė ky moment qė zhvleftėson gjithė propagandėn eventuale tė kėsaj qeverie nė lidhje me dėshtimin e saj nė procesin e integrimit. Serbia konsideroi si interes kombėtar marrjen e statusit tė kandidatit, ndėrsa ne jo.

Dhe njė konsideratė tjetėr nė lidhje me shqiptarėt si komb nė marrėdhėniet e tyre me Evropėn. Serbia do tė marrė statusin e kandidatit, sepse pranoi rezolutėn e OKB-sė, pėrgatitur prej BE-sė, dhe bisedimet eventuale nė pozita tė barabarta me Kosovėn. Po Kosova ēfarė fitoi? Ndoshta do tė ishte e udhės qė klasa politike kosovare tė vendoste njė kusht tė vogėl qė tė ulej nė bisedime: tė impononte hapjen e bisedimeve me BE-nė pėr liberalizimin e vizave, me pranimin e negociatave me Serbinė. Hapja e bisedimeve tė Kosovės me BE-nė do tė ishte njė ngushėllim i vogėl pėr kombin shqiptar nė kėtė kontekst rajonal qė do tė krijohet nė nėntor prej vendimeve tė pritshme tė Komisionit Europian. Shqipėria do humbė, por tė paktėn 9 nėntori tė sillte njė lajm tė mirė pėr Kosovėn.
Albeu | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com