Albatlanta

Miti i vizave
Afrim Krasniqi
Pas njė muaji Bashkimi Europian do tė miratojė edhe “de juro” liberalizimin e vizave me Shqipėrinė dhe Bosnjėn. Nė hjetor, qytetarėt e dy vendeve do tė kenė mundėsinė tė lėvizin lirshėm brenda territorit tė shteteve tė zonės Shengen.

Nė kėtė mėnyrė Shqipėria i bashkohet zonės sė lėvizjes Shengen, njė hap i rėndėsishėm pozitiv dhe njė premtim permanent politik i ēdo qeverie. Shqipėria e 20 viteve tė fundit ėshtė dominuar nga retorikat e integrimit dhe vizave, shpesh duke njėsuar ose rivalizuar njėra-tjetrėn megjithėse janė dy koncepte tė ndryshme nė thelb dhe nė pėrmbajtje.

Integrimi ėshtė njė synim madhor, njė interes kombėtar, kurse liberalizimi i vizave ėshtė njė gjest teknik, njė vendim administrativ, qė nuk ka tė bėjė me interesat madhore politike dhe kombėtare.

Fakti se edhe kėtė vit, politika shqiptare po i jep shumė mė tepėr rėndėsi vizave sesa ngjarjeve madhore, p.sh, vendimit tė paralajmėruar tė BE-sė pėr refuzimin e ftesės sė vendit kandidat pėr anėtarėsim, ėshtė njė dėshmi tjetėr e qartė e spekulimit mbi integrimin, si dhe e zhvendosjes sė prioriteteve nga pėrkatėsia integrale nė BE te vizat nė pasaporta. Nė botėn e sotme ka disa dhjetėra vende qė kanė regjim liberal vizash me BE-nė (zona Shengen ose mė shumė se ajo) dhe qė nuk janė pjesė e BE-sė dhe as nuk konsiderohen pjesė e planeve integruese tė saj. Shembuj tė freskėt janė shtete e vende nga Australia e largėt dhe deri te Turqia, nga Hong Kongu deri nė Kanada.

Shqipėria pėrfitoi regjimin e liberalizimit tė vizave shumė mė vonė se vende tė tjera rajonale, si Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia. Ky ėshtė njė tregues se edhe kėtė herė ne ishim tė fundit dhe zakonisht, tė fundit meritojnė tė festojnė, por jo tė sillen me festa sikur tė ishin tė parėt.
Palėt politike akuzojnė njėra-tjetrėn, ndonjėherė me tė drejtė, pėr vonesat e tranzicionit dhe procesit tė vizave.
Qė nga 1992 ēdo qeveri kishte mundėsitė pėr tė regjistruar qytetarėt, siguruar kufijtė, krijuar dokumente identifikuese modern dhe pėr tė krijuar njė sistem verifikimi nė partneritet me agjencitė e shtetet europiane. Maxhoranca aktuale punoi shumė pėr tė plotėsuar kėto standarde, dhe pėr kėtė natyrisht qė meriton vlerėsim.
Gabimi i saj ėshtė se kėtė vlerėsim modest (tė fundit nė rajon dhe se ēdo qeveri me siguri tani do ta arrinte), ajo po e pėrdor si njė sukses historik, madje edhe shekullor pėr shtetin e shoqėrinė shqiptare.
Shqiptarėt kanė lėvizur lirshėm nė ēdo perandori (romake, bizantine, otomane) dhe gjatė shekullit tė kaluar edhe nė periudhėn e Republikės e Monarkisė sė A.Zogut, apo periudhat e dy luftėrave botėrore.
Ishte sistemi komunist ai qė izoloi vendin dhe sot liria e lėvizjes ėshtė nė thelb njė korrigjim i kėsaj periudhe izolimi.
Debati mbi vizat, liberalizimin etj rrezikon tė banalizohet nga aktorė politikė e publikė qė e shohin atė si njė flamur shpėtimi pėr karriera personale apo si njė shpatė vrasėse politike ndaj rivalėve politikė.

Sjellje tė tilla si ajo kur titullarė tė shtetit bredhin fshatrave duke thėnė se qė "nga dhjetori tė gjithė janė qytetarė tė barabartė europianė", se "kjo ėshtė arritja mė e madhe historike qė nga koha e Skėnderbeut", apo qė shpikin krahasime absurde ai ajo se "Nėnė Terezėn po e nderojmė me liberalizim tė vizave", apo edhe mė keq, qė mbushin median e pavėmendshme me deklarata absurde se "po punojmė pėr liberalizimin shumė shpejt tė vizave me SHBA", janė sjellje tipike provinciale, propagande banale, dhe nė thelb fyese pėr qytetarin, shtetin dhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė.

Miti se vizat janė baras me integrimin, ėshtė anakronik, joreal dhe spekulativ. Liberalizimi i vizave do tė jetė njė ndihmė e madhe pėr qytetarėt nė nevojė: ata qė kanė nevojė pėr kurim (me paratė e tyre), ata qė duan tė vizitojnė tė afėrm, ata qė duan tė bėjnė vizita turistike, ata qė duan tė kryejnė kurse kualifikuese, ata qė duan tė provojnė shanse konkurrimi, ata qė p.sh, duan tė vizitojnė ndonjė arkiv, muze apo vend tė veēantė.
Por, procesi e ka njė ēmim dhe pėr vende si Shqipėria, ky ēmim duhet tė merret nė konsideratė. Sondazhet ndėrkombėtare tregojnė se pritet qė njė numėr minimal 50 mijė deri nė maksimal 300 mijė qytetarė tė shfrytėzojnė liberalizimin e vizave, pėr tė kryer udhėtime jashtė shtetit. Asnjėra shifėr nuk ėshtė shqetėsuese pėr zonėn Shengen pėrballė 3.4 milionė rumunėve apo 1.2 milionė bullgarėve.

Gjithsesi ne duhet tė marrim nė konsideratė disa pasoja tė tjera, anėsore. P.sh, secili prej tyre do tė kėrkojė tė blejė biletė udhėtimi dhe tė ketė para kesh, tė gjitha nė euro. Brenda pak muajve sasia e euro-s qė do tė dalė nga Shqipėria do tė jetė shumė e madhe nė raport me kapacitetet tona. Kjo do tė shoqėrohet me rritjen e vlerės sė euro-s, zhvlerėsimin e parasė shqiptare me ndikim tė madh nė pagesat e kredive, pagat zyrtare e private si dhe me transaksionet ekonomike tė biznesit.

Gjithashtu, vizitat masive jashtė shtetit do tė ulin ndjeshėm prurjet e parave tė emigrantėve nė ndihmė tė familjeve tė tyre, siē ka ndodhur gjatė 20 viteve tė fundit, shumė qytetarė do tė preferojnė blerjet direkte jashtė dhe jo brenda, njė kosto e madhe pėr tregun e brendshėm. Pjesė e kontingjentit tė vizave do tė jenė shumė tė rinj tė zonave periferike, si dhe njė pjesė e madhe e atyre punėtorėve qė aktualisht me pagesa minimale punojnė nė firma e kompani tė mėdha private (fasonėt, etj). Kjo do tė sjellė ē'rregullime nė tregun e punės, dhe njė ndryshim thelbėsor nė veprimtarinė private si dhe nė raportet e eksportit - importit.

Nė kėto rrethana detyra e ēdo qeverie duhet tė jetė pėrgatitja pėr pėrballimin si me suksesin e liberalizimit tė vizave, ashtu edhe me problemet e brendshme qė krijon ajo. Nė Maqedoninė fqinje liberalizimi i vizave rriti ndjeshėm kuotat e qeverisė, por tre muaj mė pas kuotat shėnuan rėnie drastike pėr tė njėjtėn arsye. Kjo do tė ndodhė edhe nė Shqipėri.

Nuk ėshtė shqetėsimi te kuotat politike tė qeverisė por te qeverisja dhe efektiviteti i aktivitetit tė saj te qytetarėt. Qytetarėt meritojnė njė qeverisje qė kujdeset pėr ta, merr masa parandaluese tė krizave nė treg, qė jo vetėm informon qytetarėt mbi risitė pozitive por edhe ato negative tė liberalizimit.

Le tė festojmė nė dhjetor, por njėherėsh, le tė shpresojmė se festa nuk krijon dehje dhe borxhe, tė cilat nesėr mund tė na detyrojnė pamundėsi financiare udhėtimi dhe tė krijojnė rritje tė disnivelit ekonomik midis qytetarit shqiptar e atij europian.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com