Albatlanta

Abetarja e Re e Postmodernizmit e Mėsonjės Artan Fuga
Recension per “Rrota e Mundimit”
Altin Goxhaj

Nė shekullin e XIX shqiptarėt nė vazhdėn e mundimshme tė vonimit 400 vjeēar mė sė fundi botuan Abetaren e parė me gėrma latine. Kjo ngjarje (shumė e rėndėsishme nė vėshtrimin e mėvonshėm) nė kohėn e vet nuk u pėrcoll me ndonjė entuziazėm tė madh dhe pak njerėz e morėn vesh. Ajo “u mendua” (u shkrua) dhe “u bė” (u shtyp) JASHTĖ me qėllim qė tė lexohej BRĖNDA. Ajo Abetare Fėmijėsh i duhej tė rriturve qė tė bėnin dhe shpėtonin Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė erėn e Modernizmit Ballkanik. Libri “Rrota e Mundimit” ėshtė nė fakt Abetarja e Re e Postmodernizmit e bėrė Jashtė dhe Brenda pėr Brenda dhe Jashtė (kufiri midis tyre nė postmodernizėm mungon) pėr t’ju rrėfyer Historinė e Re tė Rriturve Adoleshentė Shqiptarė nė kėtė Kohėn e Re Tranzicionale tė kalimit nga Modernizmi drejt Postmodernizmit ose siē quhet ndryshe kalimi nga Lokalja te Globalja dhe nga Globalja te Glokalja. Abetarja e Re pa dyshim qė pėr ata qė marrin ndopak vesh se ēbėhet sot nė Erėn e Postmodernizmit ėshtė libri mė i rėndėsishėm i shkruar ndonjėherė nė Shqipėri qė pas Abetares sė Parė.

Komisari i Dritės shpėrndan Abetaren nė njė Kurs kundėr Analfabetizmit
v (Pėr tė pėrdorur stilin e metaforave mitologjike) kjo Abetare e Dytė ėshtė shansi qė na jep Mėsonjėsi Fuga qė tė mos mbetemi mė nė dritėhijet e zbehta (tė injorancės sė tejzgjatur) tė Shpellės sė Platonit qė ndryshe nga shekujt e mėparshėm na e impononin joshqip folės qė qėndronin nė garnizone anadollake apo kisha greke. Sot censorėt e rinj flasin shqip dhe fshihen nė Parlament, Parti, Fondacione Private apo Media duke shpėrbėrė dhe zhurmuar fluksin e dijeve postmoderne pa i lėnė tė prekin mendjet dhe zemrat jo vetėm tė studentėve por edhe tė pedagogėve, intelektualėve, gjithė telespektatorėve. Postmodernizmi ky stad i ri nė tė cilin ndodhet sot qytetėrimi njerėzor ėshtė krejtėsisht i paartikulueshėm nė ndėrgjegjen dhe aftėsinė tonė pėr tė kuptuar se cpo na ndodh dhe ku po na ēojnė, nė cilėn thertore tė re postpiramidale tė bursės globale. Shqiptarėt janė duke jetuar nė njė botė postmoderne por ndėrkohė komunikojnė me njė gjuhė moderne njėsoj si tė pėrdorėsh WINDOWS VISTA me Word 2.0 tė cilėn e bartim me disketa tė mėdha driver-at e tė cilave janė zhdukur me kohė nga qarkullimi. Injoranca ėshtė pushtet thotė Orwell. Kėshtu ka qenė gjithmonė! Republika nuk bėhet me injorantė (as iluministi Ruso s’mund ta ketė thėnė)! Por diktaturat apo tregjet e-koloniale tė quantum-brokerave spekulantė po. Dhe nė kėtė letargji injorance, ne vagoni i fundit ballkanik kemi ngelur nė stacionin e historisė sė shkuar se s’dimė tė komunikojmė me rrjetet e reja hekurudhore sepse ky ėshtė edhe qėllimi, tė mos lėvizim si njė pre sa mė e lehtė (sa mė dele-njeri) nė bursėn globale (tė njerėz-qenve)! Fuga nė emisionin Zonė e Lirė na rrėfeu nė mes tė sikletit ndaj pritshmėrisė konsumatore pėr zbavitje dhe qyfyre se ai kishte perceptuar fillimisht njė titull tjetėr pėr librin por se nuk e tregonte njėsoj si ai prindi qė i koncepton fėmijės njė emėr tjetėr nga ai i parashikuari dhe nuk e pėrdor mė sepse emri i ri duhet mbrojtur nga ēdo dublikim. Nė fakt nė botėn e krishterė njerėzit kanė dy emra: atė tė Lindjes dhe atė tė Pagėzimit. Dhe unė e kam pagėzuar pėr kėnaqėsinė dhe nevojėn time librin e Fugės si “Abetarja e Postmodernizmit treguar adoleshentėve tė rritur” (duke iu referuar tregimit tė fundit “shpjegimi i historisė njė adoleshenteje”).

Kriza e personalitetit tė dyfishtė analfabet nė globalizėm

Gjuha qė unė po pėrdor mund tė duket e vėshtirė dhe pak e paqartė por e tillė ėshtė koha e re qė Shqiptarėt nuk e njohin. Ėshtė koha e paqartėsisė dhe kaosit koha e sizifit spiral ciklik vicioz. Quhet postmodernizėm apo Globalizėm, duke pėrfshirė historinė postmoderne, ekonominė postmoderne, filozofinė postmoderne, dhe tė gjitha dijet e postmodernizuara ku natyrisht pėrfshihet edhe arti (me tė cilėn shqiptarėt identifikojnė rrejshėm postmodernizmin nė imazhet e abstraksionimit).
Pak libra janė pėrkthyer nė Shqipėri ndonjė shkrim rastėsor nė gazeta dhe pa dyshim asnjė paraqitje TV. Nė Shqipėri shumė, shumė, shumė pak njerėz kanė informacion dhe formim postmodern por askush pėrveē Fugės nuk na ka ofruar ndonjė kontribut (pėrveē punės sė shkėlqyer tė atyre pak pėrkthimeve qė na kanė ofruar disa pėrkthyes shqiptarė). Shumė pak sepse edhe pėrkthimet janė pushtet dhe pushteti i bursės globale ka nevojė pėr injorancėn e dele-taksapaguesve shqiptarė.
Kontributi i Fugės ėshtė pa dyshim njė model i goditjes sė multitudines negriane drejt e nė zemėr tė globalizmit special nė Shqipėri sepse prezenca globale nė Shqipėri ėshtė e veēantė:
E kemi dhe se dimė se ēkemi/E kemi kapur fort, duam ta lėshojmė por s’na lėshon (si historia e vjedh-hajdutit)/E duam por po na vuan/E vuajmė por na do/Mendojmė se na pasuron por na varfėron. I japim flori (energji jetėsore) dhe na jep pasqyra (nevoja tė panevojshme varėsie). Jemi si ai i dėnuari nė rrotėn e mundimit qė rrotullohemi vetė duke u vetndėshkuar dhe duke ngritur dhe zbritur pasha-mallra po nėpėrmjet rrotullimit qė vetė shkaktojmė.

Leximi i Kodeve tė Paolo Altos nė MATRIXin e vėrtetė

Leximi qė i bėn Fuga tė shkuarės sė tashme dhe tė tashmes sė shkuar ėshtė kuptimi i ri steril (irreversible) postmodern i tė shkuarės sepse tashmė modernja ėshtė kapėrcyer dhe ka ngelur atje. Fuga na lexon nėpėrmjet Shumėgjuhėsisė Shumėdisiplinare tė dijes postmoderne realitetin e ri! Ai po na mėson tė lexojmė Kodet e reja nė MATRIX social tė komunikimit tė ri sipas Paolo Altos. Fuga, Kodet, Matrix… nė fakt ėshtė me thellė se kaq. Kur Fuga na zbulon Kodet e MATRIX sipas Paolo Altos (dhe jo sipas Wachovski Brothers), ēėshtja nuk bėhet fantashkencė, pėrkundrazi bėhet shumė shumė e vjetėr, e lashtė, antike, greke, jo nė kohėn e komunikimit on-line por nė kohėn e komunikimit oral sepse Fuga me Rrotėn e Mundimit nė dorė mė kujton Mitin e Shpellės sė Platonit (burimi filozofik i skenarit tė filmit Matrix i ėshtė vepra e Platonit “Republika” Libri VII) Mitin e njohjes sė realitetit virtual real dhe detyrės sė filozofit sokratik dhe heroit prometejan. Fuga na zbėrthen shumė mite tė vjetra dhe tė reja por vetė Fuga mua mė ngjan me heronjtė e miteve. Fuga si Sokrati ėshtė kthyer nė Shpellėn e Platonit pasi ka fituar aftėsinė e njohjes sė dritės reale dhe hijeve mashtruese dhe na sjell ne njė Doracak, njė Manual tė pėrshtatshėm pėr ne qė tė mėsojmė se si tė mos verbohemi kur tė dalim jashtė shpellės sė injorancės sonė peng tė sė shkuarės sė tashme. Manualin e zbėrthimit tė Kodeve tė reja pėr tė komunikuar nė MATRIX-in Shoqėror tė Komunikimit Global Postmodern ēka do tė thotė tė fillojmė tė updatetojmė dhe upgratojmė kapacitetin tonė intelektual nė kohėn e Re. Ndryshe, nėse do tė refuzojmė siē na paralajmėron edhe psikanaliza e Altos do tė pėrfundojmė nė njė ēmendinė kolektive zoologjike tė fshatit global QenasDelasUjkas (siē e quan Fuga). Paaftėsia e komunikimit shqiptar nė gjuhėn e re postmoderne ėshtė baza e ērregullimeve dhe skizofrenisė qė do vijė duke u shtuar nėse nuk pėrmirėsohemi, civilizohemi, qytetėrohemi fillimisht duke MĖSUAR kodet e reja tė komunikimit. Fuga na mėson, ose mė saktė po pėrpiqet tė na mėsojė, sepse mėsuesi tė tregon derėn por jemi ne ata qė duhet ta kalojmė pra nė kėtė rast tė mėsojmė.

Krimi perfekt

Fuga si miti Platonian i shpellės rrezikon qė “tė vritet sokratikisht” nga moskuptimi dhe frika jonė nėpėrmjet teknikės sė re tė shoqėrisė sė kontrollit: injorancės dhe indiferencės sė mosleximit. Pa dyshim qė dalja e tij nė emisionin e Canit ishte njė kompromis komunikimi pėr tė na u pėrshtatur ne nė soditjen e dėnuar parazitare tė dritėhijes katodike tė shpellės sė Platonit. Arian Cani kishte nderin qė tė prezantonte atė qė ai e tha me sinqeritet “mė ktheve Kamynė”, ishte nė fakt njė slogan mbrojtės hermesian nga maja e Olimpit mediatik pėr ti dhėnė Fugės imunitet nga mosleximi, dmth Vrasja e re, Krimi Perfekt. SHQIPĖRIA (nuk) LEXON! Sepse ashtu duhet. Ashtu na e do interesi i bursės globale dhe pėr kėtė shyqyr qė kemi institucionet ndėrkombėtare. Libri dekontrukton dhe rikonstrukton mite tė vjetra dhe tė reja derridiane, tė njohura dhe tė sapokrijuara sepse sipas Fugės: “…miti, gjuha mitologjike, nė kundėrshtim me atė qė pretendojnė racionalistėt, shpreh Brenda logjikės sė vet tė vėrteta qė nuk duhen injoruar. Miti ėshtė njė ekzagjerim, pra nė njėfarė mėnyre, njė realitet i imagjinuar njė “gėnjeshtėr”, por si i tillė ai ėshtė i vėrtetė sepse nė formė e trajta specifike qė janė tė tijat pėrmban elemente tė vėrteta dijeje”.

Dekonstruksioni i lirė pėr tė rikonstruktuar demokratikisht

Fuga na ka dhuruar nė mėnyrė bujare larg ēdo autoriteti dhe Pushteti dhe kontrolli dhe pedantizmi dhe disipline tė drejtėn qė tė lexojmė si Qytetarė-Lexues tė Lirė tė Demokracisė sė Mendimit. Tė lexojmė siē thotė Barthes (Vrasėsi i Autorit) duke rishkruar leximin. Stili demokratik i Fugės ėshtė baza e perceptimit dhe sendertimit material tė demokracisė. Nė fakt ky stil rrėzoi tė gjitha kritikat e kafeneve mbi oportumizmin e Fugės si intelektual eklektik apo mė keq si intelektual qė rri mėnjanė dhe s’mban qėndrime se s’do tė prishė rehatin. Stili demokratik i Fugės ndėrton themele demokratike dhe morale ndėrkohė qė fjala e vet sa ėshtė e butė aq edhe e mprehtė kundėr Diktaturės sė Tregut tė Lirė dhe Shoqėrisė Disiplinare dhe tashmė tė Kontrollit, apo Shtetit Minimal alla MIFA me qera, Luftės, Egoizmit, JOAltruizmit, JODashurisė, JOPėrgjegjmėrisė ndaj Moshės sė Tretė, Urrejtjes dhe Smirės, Mediokritetit Vrasės dhe Mosmirėnjohjes deri te standardet sorosiane tė sė keqes mė tė vogėl tė tipit Eutanazi, Abort, Prostitucion i Formalizuar, deri te ofrimi i ndereve si tė jenė kredi me pėrqindje tė larta interesi (“gėlltit njė lugė corbė tė prishur, e dini vetė Ju pastaj…”, etj. Stili i butė dhe me humor i Fugės ndėrton nė mėnyrė demostrative njė model komunikimi ku mungon ēdo dhunė verbale e autorit! Kėshtu Fuga e shpėton autorin nga akti i vrasjes sė lexuesit (alla Barthes) duke e ritransformuar marėdhėnien autor – lexues nė raportin komunikativ katarsist psikanalist - pacient. Ku Qenani mund tė jetė vetė Qenia jonė nga fshati global Qenas!
E ē’bėra nuk bėhet mė. Bėrja e re ėshtė njė process i ri shumė i ndėrlikuar dhe delikat ku lėnda e parė duhet tė jetė dashuria miqėsia solidariteti dhe ndjeshmėria njerėzore. Mgjth rrethanat e reja postmoderne gati e pamundėsojnė.
Vetmia e Re ėshtė njė Rrethanė e Re e Vetėvrasjes Dyrkeimiane gati kolektive.
Ndėrkohė qė fuga na mėson se si dhuna ėshtė pėrdorur si nga individi edhe nga hierarkia e disiplinimit apo kontrollit si valvul shkarkimi pėr agresivitetin.
Nė fakt ligji marksist i Fugės pėr ruajtjen dhe transformimin e energjisė negative dhe pozitive ėshtė njė rimendim i shkėlqyer frojdist.

Think global act local

Fuga na ofron tė kuptojmė rėndėsinė qė ka sot tė jesh i Dobishėm dhe me Vlerė (nėpėrmjet shembullit dhe kontributit tė tij personal) se ja vlen tė investohesh glokalisht pėr vendin tėnd mė shumė se sa tė jesh i famshėm nė Katedrat e huaja apo i mirėpaguar nga korporatat apo fondacionet e korporatave. Biles sa mė glokal aq mė me vlerė! i gjithė libri ėshtė shprehje e multitudines glokale shqiptare ndėrkohė qė vlera ėshtė universale sepse kėshtu funksionon! Godit vertikalisht globalen dhe goditja pėrhapet horizontalisht na mėson Negri&Hard. Unė se di nėse 1 francez mund ta kuptojė futbollin nė rėrė sipas Adriatikut, apo biēikletėn Mifa sipas ushtarėve shqiptarė, por kjo nuk ėshtė fatkeqėsi pėr Fugėn por pėr lexuesin francez. Sepse psikanaliza e bicikletės kafkiane me qira ėshtė pa dyshim njė nga rrėfimet mė tė bukura qė kam lexuar ndonjėherė dhe sipas meje ėshtė njė kryevepėr fatkeqe e ngelur peng nė grackėn semantike dhe historike tė shqipes dhe shqiptarėve. Por kėtu qėndron dhe madhėshtia e martirizimit tė mendimit filozofik anti-ego!

Paradigmat e reja tė periferisė pėr qendrėn

Libri i Fugės ėshtė njė libėr me vlera shkencore tė jashtėzakonshme duke na bėrė krenar qė ėshtė shqiptar. Paradigmat e reja sociologjike apo tė shkuara tė heshtura qė Fuga na zbulon janė njė kontribut shkencor pėr katedrat e Paris VIII. Paradigmat e shoqėrisė anonime prostitute-tutor, rrethrrotullimit sizifian tė zjarrfikėsit piroman, tė pantonimės tė qytetarit tė dorės sė dytė dhe qytetarit tė njė dore mė lart, eutanazisė eufemike universale, tė tretjes ujore, etj. Janė gjetje tė shkėlqyera qė padyshim do tė jetojnė gjatė nė shkencat sociale jo vetėm nė Shqipėri. Fuga ėshtė filozof por sot tė jesh filozof do tė thotė tė jesh edhe sociolog, antropolog, psikolog, etj., por tashmė duhet tė besojmė edhe shkrimtar. Rrota e Mundimit na e vėrteton kėtė gjė.

Filozofi si shkrimtar

Ne jemi mėsuar me Shkrimtarin-Filozof ku intuita zėvendėson barrėn shumėshekullore tė mendimit filozofik por nuk jemi mėsuar me Filozofin-Shkrimtar ku intuita nuk zėvendėson asgjė pėrveēse i shėrben funksionalisht dekontruksonit filozofik shumėshekullor tė mendimit nė njė gjuhė tė lexueshme pėr tė gjithė dhe njėkohėsisht postmoderne aq sa edhe Alan Sokal do tė ndihej i ēarmatosur nga kriticizmi i tij antipostmodern. Ky ėshtė edhe misioni i ri i filozofit! Jo vetėm tė japė mėsim pėrballė auditorit studentor por nė radhė tė parė pėrballė auditorit tė POLIS-it qytetar qė po zhduket pak nga pak nėn peshėn e virtualizimit dėrrmues tė vetmisė anomike weberiane.
Fuga ka zgjedhur instrumentin e duhur nė kohėn e parazitizmit televiziv por fatkeqėsisht nėn kompromisin e rrezikshėm tė spektaklit vrasės ēakberrian nėn besėn e dashamirėsisė personale tė Arian Ēanit i cili ka respekt pėr filozofinė sepse ka respekt pėr filozofėt. “Mė ktheve Kamynė Artan!”. E vėrtetė! Rrota e Mundimit me njė stil humori tė hollė larg grisė sė Kamysė na kujton stilin artistik letrar tė filozofėve tė ekzistencializmit francez tė mesit tė shekullit. Artan Fuga ka zgjedhur kompromisin me injorancėn tone tė tashme pėr tė mos bėrė kompromis me tė ardhmen tonė! Nė krimin perfekt tė Baudrillard ai lėshon njė mesazh: tele-lexues edhe mund tė lexoni, mund tė bėheni thjesht lexues, dmth njerėz! Nė njė rrotė mundimi tė parazitizmit virtual katodik macluhanian na lėshohet njė njė fije realiteti drite: po mund tė lexojmė! Mundemi! Arianit kurrė si ka qėlluar tė lexojė nė emision kaq shumė rreshta libri dhe padyshim qė do tė donte tė bėnte mė shumė! Por tashmė libri ndodhet kudo dhe ne mund ta blejmė! Sikur i gjithė auditori i gjeneratorėve dhe gjeneratorėve tė kursejė pak karburant parazitizmi tė pandalshėm (se s’dinė tė ndalen dot) tė blejė librin?! Sikur Ariani tė ketė ndihmuar pėrgjigjen e pyetjes sė Fugės pse tė mos kem edhe unė auditor si ty Arjan?! Shumė e bukur pėr tė qenė e vėrtetė! Por duhet tė shpresojmė sepse kjo na ka ngelur. Dhe libri i Fugės ėshtė njė libėr plotėsisht i lexueshėm pavarėsisht nga shumė nėngjuhėt e fshehura aty si njė menu DVD ku mund tė zgjedhėsh nė varėsi tė njohurive gjuhėn audio dhe subtitle pėrkatės. Njė libėr pėr tė gjithė ku secili mund tė lexojė nė gjuhėn qė di! Nė fakt pasleximi do ti bėjė tė gjithė tė ndryshėm, s’do jenė mė ata qė ishin si njė proces metabolizimi ri-gjen-eros ku nė mėnyrė inkoshiente, do tė ndihemi tė virusuar nga mime tė reja qė do tė fillojnė procesin e aktivizmit tė ridimensionimit konceptual tė kodeve tė gjuhės sė re.

Metamorfoza e ndryshimit

Pa dashje do tė fillojė metamorfoza e ngadaltė e aftėsimit pėr tė parė realitetin e ri por jo pėr ta kuptuar sepse ky proces varet nga motivimi ynė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Libri i Fugės ėshtė abetare por jo Leximi Letrar i gjuhės sė re as gramatika, as Dituria, as Edukata e Moralit tė ri. Ato nė fakt janė procesi qė u takon mendimtarėve qė do tė lirohen nga zinxhirėt e injorancės sė shpellės platoniane dhe kjo abetare i ndihmon. Fuga ka kuptuar se filozofia e re teorike ėshtė bėrė mė e huaj se kurrė pėr POLIS-in prandaj dhe ka gjetur ēelėsin e komunikimit publik!

Paradigma e shoqėrisė anonime tė prostitutės dhe tutorit

Duke rrezikuar qė ai vetė ashtu si ne tė gjithė njerėzit e mendimit, tė bjerė (siē kemi rėnė shpesh) nė rolin e tutorit tė paradigmės sė shoqėrisė anonime tė prostitutės me tutorin thjesht si nevojė e padėmshme deri diku e dobishme e lustrit tė prostitucionit tė ekonomisė sė tregut. Sa herė ai dhe ne jemi ndjerė thjesht tė nevojshėm apo tė pranueshėm jo se kemi tė drejtė apo jemi tė dobishėm pėr atė qė themi apo bėjmė por thjesht sepse duhemi pėr look, reklamė marrėdhėnie publike tė rregullave tė shėmtuara tė ekonomisė tė shitblerjes totale nė tregun e lirė. Sa herė jemi konvertuar thjesht nė njė lustrim tė padėmshėm dhe paksa interesant pse jo edhe tė kėndshėm thjesht pėr ti shėrbyer mbushjes sė boshllėqeve tė komunikimit apo informimit publik. Dhe jemi shpėrblyer me famė. Dhe natyrisht si bota e prostitucionit tė ri tė tregut ka edhe tutorė tė suksesshėm qė nė fakt janė thjesht marionetat e komanduara mė mirė tė bursės sė quantum fondeve qė kėrkojnė tė na marrin edhe brekėt!

E-Misioni i Fugės

Pėrpjekja e fugės nė kėtė libėr ėshtė tė ndėrtojė njė Trap dhe jo njė Urė me Tre Harqe (sepse lėvizja ėshtė e tėrė duke ndryshuar edhe vetė bartjen) qė tė shkėpusė, tė transferojė, lėvizė, nė mėnyrė irreversible gjendjen kulturore, aftėsinė tonė, dijen nga Toka e Krizės dhe Kaosit Tranzicionalizues tė Modernitetit Arkaik drejt Tokės sė Premtuar pavarėsisht se edhe kjo ėshtė mė zhgėnjyese se e para por historia ėshtė irreversible e pakthyeshme.
Problemi ynė ėshtė se kemi ngelur nė pėrpjekjen e verbėr deliruese donkishoteske ku kėrkojmė nė njė dhomė tė errėt macen e zezė qė s’ndodhet aty.
Ne kemi ngelur nė tokėn qė po fundoset nė humnerėn e fundit tė historisė moderne (tė Fukujamės) ndėrkohė qė Fuga po pėrpiqet tė na mėsojė tė artikulojmė Kodin e Ri SOS (sipas Paolo Altos) pėr tė mbijetuar nė Shoqėrinė e re Biopolitike tė Kontrollit (tė Fukosė) mbase (sipas meje) edhe me shpresėn e rezistencės sė re tė multitudines (Toni Negri & Michael Hard).
Fuga sokratik nuk ngarkoi plaēkat pėr tu arratisur nė Perėndim me gomonen e tij tė sigurt turistike por u kthye nė Shtetin tonė tė dytė B. pėr tė na sjellė si Dhaskal Todri Abetaren e dytė B. Fuga nė rolin e shpėtimtarit na ka apeluar tė lėmė tokėn e sė shkuarės dhe tė hypim nė Trapin e Postmodernizmit ku na lexon ndėrkohė nė udhėtimin e pasigurtė drejt tė ardhmes 29 gėrmat-titujt e Alfabetit tė Ri, tė shkruara me mjeshtėri dhe tė ilustruara me metaforat e jetės sonė sizifiane ku vetvetja jonė pasqyrohet faqe pas faqeje njėkohėsisht:

E mirė dhe e keqe
E bukur dhe e shėmtuar
E suksesshme dhe e dėshtuar
E realizuar nė gjithė potencialin e vet dhe njėkohėsisht e ngecur nė djep
Njeri dhe kafshė
E dashur dhe vrasėse
Heroike dhe Antiheroike
Altruiste dhe Egoiste
E shtypur dhe shtypėse
E shrytėzuar dhe shfrytėzuese
E dhunuar dhe pėrdhunuese


Dele dhe qen
Qen dhe njeri
Viktimė dhe xhelat
Ndėrtuese dhe shkatėrruese
Shkurt vetvetja siē ėshtė
Njeriu siē ėshtė Ecce homo
Marre nga gazeta: Albania | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com