Albatlanta

Rritet pabarazia mes tė pasurve dhe tė varfėrve amerikanė
Nga Korresp. 24-ore.com
Shifrat e zyrės amerikane tė regjistrimit tė popullsisė flasin pėr njė hendek tė paparė mes tė varfėrve dhe tė pasurve nė Shtetet e Bashkuara. Shifrat e reja kanė ngjallur shqetėsime mes ekspertėve se pabarazia mund tė ketė ndikim nė mirėqenien e pėrgjithshme tė shoqėrisė amerikane.

“Si u bėre kaq i pasur?” ėshtė emri njė programi televiziv me personazh kryesor komedianen Xhoan Rivers, ku tregohet se si janė pasuruar disa amerikanė.
“Asnjėrit qė ne kemi intervistuar nuk i mungonte etika e mirė e punės. Kėta njerėz nuk ankohen nga recesioni ekonomik dhe nuk thonė se nuk mund t’ia dalin”, thotė drejtuesja e emisionit.

Megjithatė nuk ka programe me titull “Si u bėre kaq i varfėr” pėrveē statistikave.
Shifrat e fundit tė zyrės pėr regjistrimin e popullsisė tregojnė se numri i amerikanėve qė jetojnė nė varfėri ėshtė mė i larti nė mė shumė se gjysmė shekulli. Kjo zyrė thotė se hendeku i tė ardhurave mes tė pasurve dhe tė varfėrve nė Shtetet e Bashkuara ka ardhur duke u thelluar vitet e fundit, duke arritur kulmin nė vitin 2009.

Ekonomistėt thonė se recesioni ėshtė njė nga arsyet e rritjes sė numrit tė tė varfėrve. Henry Freedman, drejtor i organizatės Qendra Kombėtare pėr Ligjin dhe Drejtėsinė Ekonomike, thotė se njė arsye tjetėr ėshtė tkurrja e klasės sė mesme.
“Nė sektorin prodhues po eliminohen vende pune, disa punė administrative po eksportohen nė vende tjera ose po zėvendėsohen me teknologji tė reja. Njerėzit qė kanė punuar nė kėta sektorė e kanė tė vėshtirė tė konkurrojnė pėr vende pune.”

“Pasuria sjell pasuri, varfėria sjellė varfėri,” thotė Robert Hokins, profesor i shkencave shoqėrore nė univesitetin e Nju Jorkut. Sipas tij, njerėzve nė rajonet e varfėra u mungojnė mundėsitė bazė qė kanė shumė nga tė pasurit.
“Kemi tė bėjmė me njerėz qė nuk kanė patur dhe nuk kanė mundėsi pėr tė ecur pėrpara. Pra, kėta njerėz nuk mund tė arsimohen mirė dhe si pasojė nuk mund tė gjejnė punė.”

Zoti Hawkins thotė se ata qė kanė rėnė nė varfėri nuk mund tė mbėshteten tek miqtė apo fqinjėt e tyre tė varfėr sepse asnjėri prej tyre nuk i kanė mundėsitė. Ai shton se kjo krijon njė rreth vicioz krimi dhe shtatzanėsi tek adoleshentėt, sėmundje kronike dhe vdekje tė hershme.

Henry Freedman thotė se rritja e hendekut nė tė ardhura mes tė varfėrve dhe tė pasurve nė Amerikė mund tė krijojė njė shoqėri me dy shtresa e cila e humb ndjenjėn e saj tė komunitetit.
“Nga njėra anė janė njerėzit qė luftojnė pėr mbijetesė e qė bien pre e demagogjisė dhe nga ana tjetėr janė ata qė e pėrdorin pasurinė pėr t’u ndarė nga shoqėria nė vend qė tė marrin pjesė aktive nė tė.”

Robert Hawkins thotė se tkurrja e klasės sė mesme mund tė ndikojė negativisht nė cilėsitė e atyre njerėzve tė cilėt klasa mesme tradicionalisht i nxjerr pėr t’u bėrė mėsues, ruajtės tė rendit apo tė shėndetit tė njerėzve dhe pėr shėrbime tė tjera nga tė cilat pėrfitojnė edhe tė pasurit.

Profesori thotė se tė pasurit kanė gjithnjė e mė shumė ndikim politik nė Amerikė, jo sepse ata luajnė me sistemin, por sepse shtresa e varfėr nuk e shfrytėzon plotėsisht sistemin.
“Nėse njerėzit me tė ardhura tė ulta duan mė shumė pushtet politik, ata duhet tė organizohen dhe tė votojnė. Kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė dhe ndoshta e vetmja.”

Hawkins thotė se arsimi dhe shėndetėsia janė ēėshtje qė duhen zgjidhur pėr tė ndihmuar shtresėn e varfėr nė planin afatgjatė. Ajo qė duhet bėrė menjėherė ėshtė qė si tė pasurit ashtu edhe tė varfėrit tė fillojnė tė shpenzojnė sepse paraja qė vihet nė qarkullim ndihmon nė krijimin e vendeve tė punės. Problemi ėshtė se tė varfėrit nuk kanė para pėr tė shpenzuar ndėrsa tė pasurit nuk e kanė kapėrcyer frikėn e pasigurisė ekonomike tė shkaktuar nga recesioni ekonomik global.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com