Albatlanta

“Piramida”, dhe anatomia e destruktivitetit
Andrea Stefani
Vendimi mė i fundit i Kryeministrit Berisha pėr shkatėrrimin e godinės sė Piramidės nė qendėr tė Tiranės ėshtė njė fakt mė shumė nė zinxhirin e fakteve qė provojnė se vendi sot drejtohet nga njė politikan me pasione thellėsisht destruktive. Dhe nuk ėshtė aspak e rastit qė bashkė me shfaqjen e Sali Berishės si kryepolitikan nė fillim tė viteve ’90, kemi parė tė rritet edhe doza e destruktivitetit nė jetėn politiko-ekonomike tė Shqipėrisė. Aq sa nė vitin ‘97 u qorrollisėm edhe nė greminėn e rrėnimit tė shtetit. Edhe politikanė dhe liderė tė tjerė mbajnė mbi shpinė mėkate tragjedish dhe shkatėrrimesh. Por nė rastin e Berishės vėrehet ajo qė, Erich Fromm, duke analizuar karakterin e Adolf Hitlerit, do ta pėrkufizonte si njė “shpėrpjestim mes shkatėrrimit qė ai urdhėroi dhe arsyeve realiste qė i dhanė shtysėn”. Jam pėrpjekur tė shpjegoj ngjashmėrinė mes Berishės dhe Hitlerit nė njė tjetėr shkrim, ngjashmėri qė mė shumė se nė tiparet, veset apo aftėsitė, qėndron nė karakterin nekrofil prej dhe nga gjenerohen impulse tė vazhdueshme destruktiviteti. Prandaj, mund tė thuhet se jo pak veprime edhe tė Berishės, siē ėshtė edhe rasti mė i fundit i Piramidės, “nuk mund tė shpjegohen me motivime strategjike por janė fryt i njė pasioni thellėsisht nekrofil”. Sepse ēdo njeri me aftėsi normale reflektimi e kupton se shkatėrrimi i njė ndėrtese, qoftė edhe ajo e muzeut tė ish diktatorit Enver Hoxha, nuk mund tė pėrligjet dot me pretendimin e Berishės se ish-piramida e zezė e diktatorit nuk mund tė qėndrojė nė qendėr tė Tiranės. Shihet qartė se kemi tė bėjmė me njė demagogji vulgare dhe njė akt i tillė nuk i jep ndonjė goditje diktaturės komuniste tė rrėzuar kėtu e 20 vjet mė parė. Pėrkundrazi, shkatėrrimi i tipit taleban i njė godine mban gjallė thelbin destruktiv tė diktaturės! Pra, ėshtė evidente se “antikomunizmi” edhe nė kėtė rast, bėhet njė alibi pėr tė maskuar “me politikė” njė pasion nekrofil tė Berishės, pasionin “pėr tė shkatėrruar prej kėnaqėsisė pėr tė shkatėrruar”.

***

Nė librin e tij “Anatomia e Destruktivitetit Njerėzor”, Erich Fromm, nėnvizon se prirja nekrofile “...shprehet mė thellėsisht kur kėrkohet tė dėmtohet diēka e bukur si njė ndėrtesė...” dhe se ”pasioni pėr tė shkatėrruar ndėrtesa e qytete meriton vėmendje tė veēantė”. Madje shton se mund tė hamendėsohet deri se dhe planet e Hitlerit pėr tė rindėrtuar qytete, ishin njė shkas pėr t’i shkatėrruar ato mė parė”. As ne nuk kemi pse tė mos hamendėsojmė se edhe plani i Berishės pėr tė rindėrtuar njė “teatėr” apo njė “parlament”, ėshtė thjesht njė shkas pėr tė shkatėrruar mė parė njė ndėrtesė tė pafajshme si Piramida. Eshtė shprehje e epshit pėr shkatėrrim qė ndizet kohė pas kohe dhe aspak e nevojės pėr tė luftuar komunizmin. Sepse ky nuk ėshtė i vetmi rast shkatėrrimi i urdhėruar nga Berisha. Kujtojmė shkatėrrimin e mbikalimit tė Zogut tė Zi. Po ashtu shkatėrrimet e planėzuara nė Hamallaj dhe shkatėrrimet e ndėrtimeve nė Himarė. Tė gjitha tė pėrligjura me shkaqe urbanistike por nė fakt, ndėrtime tė toleruara tė ngrihen (ose tė premtuara se do legalizohen) kinse pėr tu shkatėrruar mė vonė. Njė pritshmėri e tillė cinike dhe dinake njėherazi (duke i lėnė njerėzit tė zhyteshin deri nė grykė nė grackėn e piramidave financiare) me epilog shkatėrrimin, konstatohet edhe deri nė prag tė marsit tė hatashėm tė vitit ‘97. Nuk ka asnjė dyshim se krahas karakterit nekrofil, nė kėto shkatėrrime ka dhe shkaqe tė tjera qė harmonizohen me luftėn pėr pushtet absolut apo me pėrfitime korruptive. Por gjithēka kuadrohet saktė nė karakterin nekrofil tė kryeliderit qė pėrveē sundimit absolut mbi kėdo, gjithēka dhe pafundėsisht (tipar qė pėr Berishėn ėshtė tipik) shtyhet deri edhe tek shkatėrrimi dhe rrėnimi i gjithēkaje. Jo rastėsisht thelbi i ēdo aksioni berishist ėshtė shkatėrrimi. Edhe kur ndėrton njė rrugė si Rrėshen-Kalimashi, qeverisja berishiste fsheh njė thelb destruktiv. Nė kėtė rast rrėnimin e financave publike. Edhe nė dokumentat mė tė fundit tė FMN-sė, ky megainvestim i akuzuar edhe pėr megakorrupsion, komentohet si njė ndėr shkaqet e rritjes sė frikshme tė borxhit publik nė dy-tre vitet e fundit. Nė sajė tė kėsaj aventure populisto “patriotike”, fantazma e krizės greke ka nxjerr kokėn nė horizontet e afėrta tė ekonomisė shqiptare.

***

“Karakteri nekrofil shprehet edhe nė bindjen se forca dhe dhuna janė rrugėzgjidhja e vetme e njė problemi apo konflikti” – thotė Fromm. Ne kemi parė sa tė dhunshėm janė Berisha dhe berishizmi si nė pushtet ashtu edhe nė opozitė. Pėr tė pėrmendur fare pak dhe kalimthi: nė pushtet pėrdori deri edhe dhunėn e shėrbimit sekret (SHIK) pėr tė goditur kundėrshtarėt ndėrsa nė opozitė u shty deri edhe te grushti i armatosur i shtetit, shishet me benzinė mbi institucione apo hedhja nė erė e shtyllave tė tensionit tė lartė.

Sikundėr ėshtė e qėnėsishme pėr karakteret nekrofile, nė rrafshin politik Berisha dhe berishizmi nuk synojnė ta mundin por ta shkatėrrojnė kundėrshtarin. Taktika mbetet ajo e pėrqėndrimit tė sulmit te lideri kryesor i opozitės. Dje ndaj Fatos Nanos, sot ndaj Edi Ramės nė aleancė me Fatos Nanon. Tipike ėshtė shantazhimi me tė kaluarėn. Pėr nekrofilėt e sotmja nuk ka vlerė. Vetėm e djeshmja, e kaluara, ēon peshė. Kundėrshtari mund tė ndryshojė, por pėr ta ai do mbetet “bisht qeni”. Berisha (dhe berishistėt) ja fal vetėm vetes tė qenurit ish-komunist. Askujt tjetėr. Nėn pushtetin e sotėm berishist, komunisti i djeshėm qė s’ka bėrė as edhe njė krim, ka zėnė vendin e kulakut apo tė deklasuarit nėn diktaturė. Eshtė me njollė nė biografi. Kemi tė bėjmė, nė thelb, me tė njėjtin diskriminim tė njeriut, tė sė sotmes nga e djeshmja, tė sė gjallės nga e vdekura. Nekrofilia politike, intoleranca berishiste ndaj ndryshimit, ndaj lėvizjes, ndaj jetės mbetet shembullore. Nė njė rrafsh edhe mė politik, tashmė po dalin fakte sesi Berisha ka pėrdorur deri edhe mediat dhe shėrbimin sekret tė shtetit, pėr tė pėrēarė dhe asgjėsuar opozitėn. Eshtė fakt se gjatė sundimit tė tij tė parė ai arriti gati ta asgjėsojė opozitėn duke burgosur deri edhe liderin e saj Fato Nanon. Nė fakt arriti ta shkatėrrojė Nanon. Sjellja e kėtij tė fundit sot, ėshtė ajo e viktimės ndaj njė xhelati qė nė fakt ja ka dhunuar personalitetin dhe integritetin. Sot ėshtė njė Nano tjetėr qė flet, njė qenie pa integritet. Nė fakt Berishėn nė vitin ‘97 e rrėzoi nga pushteti jo opozita dhe as “komploti komunist”, por mekanizmi i sė keqes ku bazonte pushtetin dhe qė u kthye si bumerang kundėr tij. Vėnia nėn sundim e institucioneve tė pavarura duke shkatėrruar pavarėsinė e tyre deri edhe me ligj, ėshtė tashmė njė ambicie e shpalosur dhe e pafjetur e Berishės. Kapja, mjerisht jo pa sukses, e medias dhe e organizmave tė shoqėrisė civile po ashtu. Tė gjitha kėto kanė kulmuar me rrėnimin e institucionit tė votės sė lirė qė ėshtė edhe thelbi i krizės sė sotme politike qė vazhdon prej mė shumė se njė viti. Dhe aty ku nuk ka votė tė lirė nuk ka demokraci. Por ēfarė ka? Ka autoritarizėm tė hajdutėrisė politike dhe ekonomike qė pėr tė pėrjetėsuar kėtė status quo, lakmon diktaturėn. Ndėrkaq, ndėr mė flagrantėt synime destruktive tė Berishės, mbetet synimi pėr tė rrėnuar standardet e moralit publik. Riemėrimi nė poste i ministrave tė akuzuar pėr korrupsion si Lulzim Basha apo Fatmir Mediu, trajtimi me mospėrfillje i akuzave qė ish-ministri i ekonomisė Prifti i bėri zėvendėskryeministrit Ilir Meta si gjoja ēėshtje tė LSI-sė dhe jo tė Qeverisė, apo komentimi i lidhjeve familjare tė ministres Bregu me biznese mafioze si “punė kunetėrish pa rėndėsi”, janė sfida ndaj ndjeshmėrisė publike, teste pėr tė parė sesa poshtėrsi nė qeverisje ėshtė nė gjendje tė durojnė lėkura e taksapaguesve shqiptarė. Dhe kėshtu do tė vazhdojė “derisa delet tė shndėrrohen nė luanė”.

***

Ndėrkaq milionat e hedhura nė Lanė me rikonstruksionin e Piramidės si Teatėr, me projektet e mėparshme pėr godinė parlamenti apo rikonstruksionin e sallės sė Parlamentit, janė njė pikė shi nė oqeanin e humbjeve qė destruktiviteti berishist i ka shkaktuar ekonomisė shqiptare nė dy dekada tranzicion. Qenia e njė lideri destruktiv si Berisha nė krye tė politikės dhe tė njė shteti pa institucione tė afta pėr ta frenuar kėtė destruktivitet, ėshtė shoqėruar me pasoja tė rėnda edhe nė fushėn e ekonomisė. Jo rastėsisht, nė 5 vitet mė tė para tė qeverisjes berishiste u shkatėrrua e gjithė industria dhe rrjeti i transportit hekurudhor si dhe ai i hotelerisė tė trashėguar nga sistemi komunist. Askund nė vendet fqinje me Shqipėrinė apo edhe nė ato tė tranzicionit mė tė thellė Lindor, prona publike e trashėguar nga sistemi i vjetėr nuk pėrjetoi njė rrėnim kaq me rrėnjė, nė fakt, njė ērrėnjosje. Brenda pak vitesh Shqipėria u shndėrrua nga njė vend qė ndėrkombėtarisht klasifikohej si industrial, nė njė vend pa industri tė rėndė, thuajse pa fare industri tė lehtė dhe me njė bujqėsi nė paralizė e degradim gjithnjė e mė tė total. Industria, disa me makineri shumė moderne, u shpallėn tė vjetruara. Natyrisht kėtė plojė nuk e bėri vetėm karakteri nekrofil i Berishės. Nė gjithė kėtė gjėmė ka hyrė nė lojė edhe ajo qė Fromm e quan destruktivitet spontan i masave qė edhe pse jo i rrėnjosur nė karakter, kur gjen kushte objektive (varfėri, mėrzi e skajshme, zhvlerėsim i individit) shpėrthen. Ndėrsa nė kushtet subjektive tė shpėrthimit masiv tė destruktivitetit hyn edhe solidariteti narcist i grupit tė fanatikėve rreth liderėve nekrofilė si Berisha. Me rezonancėn e faktorėve tė tillė shpjegohet gjėma 20 vjeēare qė ka ndodhur dhe vazhdon nė Shqipėri. Ndikim negativ kanė patur edhe interesat e pushtetarėve tė lidhura me njė privatizim korruptiv. Uzina, kombinate, fabrika liheshin tė degradoheshin sepse fitimet e pushtetarėve tė korruptuar rriteshin nė progres gjeometrik nė raport me rrėnimin e objekteve qė privatizoheshin. Ishte koha ideale pėr tė rrėmbyer. Prona publike ishte njė “krim” dhe ēakejtė e korrupsionit u turrėn ta gllabėrojnė. Ajo ē’ka ka mbetur sot nga industria e dikurshme i ngjason njė skeleti dinozauri tė zhvatur egėrsisht. Kėtė gjėmė e kupton mė mirė shtresa e inxhinierėve dhe teknikėve qė kishin punuar pėr krijimin e industrisė nė Shqipėri. Por nuk shprehet se ka frikė. Sepse berishizmi shkatėrron njeriun, terrorizon lirinė e tij.

Edhe bujqėsia nuk mbeti e paprekur nga fryma e destruktivitetit. Njė bazė e fuqishme mekanike e bujqėsisė u tret si kripa nė ujė. Por goditjen e fundit e dha anarkia qė pėrmbyti fshatin. Nė rezonancė me frymėn e lidershipit, njerėzit shkatėrruan njė rrjet tė tėrė kullimesh, pritash, digash dhe drenazhesh. Jo rastėsisht nėpėr media nisi tė flitej gjithnjė e mė me alarm pėr shtimin e pėrmbytjeve dhe rishfaqjen e kėnetave, shfarosjen e frutorve, rrafshimin e pyejve, gėrryerjen e lumenjve.

Nė njė studim tė kryer nga Fondit Monetar Ndėrkombėtar, i publikuar nė vitin 1992, ėshtė bėrė njė fotografim i gjendjes sė ekonomisė shqiptare pikėrisht nė momentet e kolapsit tė sistemit komunist. Tė dhėnat statistikore tė paraqitura nė atė studim tregojnė se duke filluar nga viti 1981 e deri nė 1990, ishte sektori industrial ai qė jepte kontributin mė me peshė nė prodhimin e pėrgjithshėm. Ndėrkaq, tė dhėnat statistikore pėr 20 vjet e tranzicionit dėshmojnė se nga viti nė vit ka ardhur duke u rrudhur ndjeshėm pesha e industrisė dhe bujqėsisė nė Prodhimin e Brendshėm Bruto. Me kėtė ndryshim drastik strukturor tė prodhimit tė brendshėm lidhen probleme tė mėdha sociale qė vuan edhe sot e kėsaj dite vendi, sikundėr janė varfėria dhe papunėsia masive. Por papunėsia nė vende si Shqipėria pa mbrotje tė fuqishme sociale ėshtė, nė shumicėn e rasteve, rrėnimi i jetės sė njeriut. Po a duan t’ja dinė karakteret vdekjedashėse qė “qeverisin”, pėr jetėt e njerėzve? Pėr nekrofilėt jetėt e njerėzve janė vetėm statistika apo ca pak pikė tė rreme pėrqindjeje nė kurbėn tashmė tė pamposhtur tė papunėsisė.

***

Pyetja qė shtrohet sot lidhur me industrinė e trashėguar nga komunizmi ėshtė kjo: A ėshtė shfarosja e saj njė krim kolosal apo njė dukuri e tillė qe njė domosdoshmėri e reformės ekonomike? Vėshtirė tė pranosh se rrafshimi i njė industrie mund tė jetė produkti i domosdoshėm i njė reforme ekonomike. Eshtė e vėrtetė se njė pjesė e industrisė sė trashėguar ishte e vjetėruar. Por zgjidhja ishte rinovimi dhe rikapitalizimi i kėsaj industrie me anė politikash tė shkathėta privatizuese investim-sjellėse, e jo hedhja e saj nė koshin e plehrave me anė privatizimesh mė sė shumti korruptive, sikundėr mjerisht edhe ndodhi. Nė 5 vjeēarin e parė tė tranzicionit, qeveria berishiste hodhi nė koshin e plehrave njė pasuri materiale dhe jo materiale, tė akumuluar nga publiku me mundin e djersėn e pesė dekadave. Nė themel tė kėsaj plangprishjeje ėshtė natyra destruktive e politikanit, Sali Berisha, si dhe viktimizimi nga ai tė gjithēkaje, nė kėtė rast edhe tė industrisė dhe ekonomisė, nė funksion tė luftės pėr pushtet. Kėtė nuk e thotė vetėm autori i kėtij shkrimi por edhe disa qė sot janė miq tė Berishės. Vetė, Fatos Nano, kryeministri i parė socialist i tranzicionit, ka pohuar nė njė intervistė (dhėnė nė emisionin “Opinion” tė Blendi Fevziut nė janar 2010) se “ne mund tė kishim aplikuar mė shumė gradualitet nė tranzicion, veēanėrisht nė reformat ekonomike, pėr tė mos shkatėrruar krahas kohezionit social, strukturėn ekonomike dhe resurset qė mund te shpėtoheshin pėr tė konkurruar nė tregjet e hapura”. Dhe shtjellimi i mėtejshėm i mendimit nga Nano nxjerr pėrgjegjėsinė e Berishės si politikani qė ishte zemra dhe truri i aksionit opozitar tė atėhershėm. Sipas asaj qė pohon Nano, “ishte shumė e mundur tė shpėtohej shumėēka, aspak gjithēka, por struktura materiale qė mund tė vazhdonte tė prodhonte dhe pėr shkak se u bllokua dhe u shkatėrrua edhe me greva politikisht te arsyetuara, por pa sens pėr gjendjen ekonomike te vendit mund tė na kishte kursyer njė pjesė tė konsiderueshme tė ndihmave dhe tė fondeve tė asistencės qė kemi marrė nga bota pėr tė mbijetuar ose pėr tė rivėnė nė punė njė ekonomi ndryshe”. Dhe pėr tė gjitha kėto kryepėrgjegjės ishte Sali Berisha qė frymėzonte destruktivitetin. Nano pėrmend edhe pėrvojėn ndryshe tė vendeve si Bullgaria apo tė disa shteteve baltike qė pėr shkak se “evituan shumė nga efektet negative tė emocioneve politike” u bėnė ekonomi shumė kompetitive duke thithur shumė investime tė huaja. Si tė ngjashme me pėrvojėn shqiptare Nano pėrmend keqardhjen qė i ka shprehur ish-kryeministrit rumun Vakaroiu pėr shkatėrrimin e industrisė petro-kimike me tė cilėn, vendi i tij, do tė qe “shumė mė tepėr nė pozita konkurruese nė tregjet evropiane sesa pa tė”. E ē’mund tė thuash sot pėr Shqipėrinė ku u rrafshua thuajse gjithė industria e rėndė dhe e lehtė? Intervista ėshtė dhėnė nė njė kohė kur Fatos Nano ka nisur t’i ndjekė ambiciet e tij politike i pozicionuar jo mė pėrballė por nė krah tė tashmė ish-kundėrshtarit tė tij 20 veēar, Sali Berisha. Prandaj nė ligjėratėn e tij gjenden pohime tepėr tė buta, madje justifikuese pėr agresivitetin e PD-sė para marrjes sė pushtetit. Jo rastėsisht Nano e pėrkufizon kėtė agresivitet si njė prirje tė arsyetuar politikisht. Por tė vėrtetat ulėritėse e detyrojnė gjithsesi, tė evidentojė sado pak, rolin destruktiv tė Berishės nė gjithė kėtė histori. Ndaj Nano shton: “Shpesh kam arsyetuar, sidomos me dhe pas takimit tė famshėm tė Triestes, pėrse nuk arriti Berisha asnjėherė tė dėgjonte zėrin e arsyes sė tij, apo tė rrethit tė tij shoqėror, qė nuk shquhet pėr ndonjė aventurizėm (pėr aq sa e di unė). Apo tė ne interlokutorėve politikė dhe intelektualė tė skenės sė parė pluraliste nė Shqipėri pas rėnies sė komunizmit? - pėr mė pak agresivitet, edhe pėr mė shumė racionalitet nė administrimin e tranzicionit. Pikėrisht ishte ngutja pėr tė kapur pushtetin dhe, pra, formulat e gatshme tė qeverive perėndimore, tė cilat, po tė kishin mė shumė qetėsi dhe njė mjedis pėr arsyetim midis partnerėve politikė dhe profesionistė, pavarėsisht se ēfarė rreshtimi i pėrket, do tė ishin bėrė shumė mė efikase nė kushtet tona. Prandaj nuk u kontestua pa arsye efekti tepėr negativ i teorisė sė ēekut tė bardhė, tė Pashkos”. Tė gjitha kėto janė tė vėrteta. Por duket se Fatos Nano nuk kupton ende (ose nuk ja do interesi politik tė kuptojė) se agresiviteti destruktiv i Berishės mė shumė se ēėshtje arsyeje apo vetėdijeje, ėshtė ēėshtje karakteri dhe pavetėdijeje. Berisha qe i paaftė tė dėgjonte zėrin e arsyes sepse ishte i sunduar nga libidoja e ndrydhur e natyrės sė tij destruktive e cila mund tė gjente shfryrje vetėm te njė pushtet absolut. Ndaj mund tė vetplotėsohej, sikundėr edhe ndodhi, jo nėpėrmjet forcės sė arsyes por vetėm nėpėrmjet “arsyes” sė forcės, nėpėrmjet shkatėrrimit tė ēdo gjėje qė i bėhej pengesė pushtetit absolut. Arma politike e Berishės nuk ėshtė arsyeja por instikti dhe pasione tė pakontrolluara. Ēelėsi i suksesit tė Berishės qėndron nė faktin se duke shfrytėzuar me dinakėri momentin historik, ai e vuri arsyen e elitave ekzistuese, pėrballė presioneve tė instikteve tė turmave qė i ekspozonte si “popull” dhe nė emėr tė “demokracisė”. Ai arriti t’i trembė, t’i strukė elitat teknokrate me presione dhe kėrcėnime tė natyrave nga mė tė ndryshmet. Nė fakt rrėnimi dhe grabitja e industrisė, u bė edhe njė nga rrugėt e akumulimit fillestar tė kapitalit nga njė klasė politike shumė e korruptuar. Pasojat e kėtij akumulimi kriminal po ndihen dhe do tė ndihen pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri.

Karakteri destruktiv nxjerr kokė kohė pas kohe, nė ato qė thotė e bėn Berisha. Edhe nė shtator 2010, nė fund tė sezonit turistik ai kėrcėnoi se do tė shkatėrroheshin tė gjithė hotelet e atyre pronarėve qė derdhnin ujrat e zeza nė det. E mbi ē’bazė ligjore do bėnte tė tilla shkatėrrime? Te shkatėrrimi i pronės private e gjen zgjidhjen njė shtetar, apo te ligji dhe penalizmi i atyre qė cėnojnė interesin publik? Gjithēka provon se arroganca, mentaliteti i tė fortit nė pushtet, prevalojnė nė mendėsinė e Berishės mbi ligjin dhe shtetin ligjor. “Sa mė shumė ndjente tė lėkundej fitorja, aq mė tepėr shfaqej Hitleri shkatėrrues: ēdo hap drejt thyerjes do tė kushtonte ploja tė shumta” -.thotė Fromm. Ka ndodhur ekzaktėsisht kėshtu edhe me Berishėn. Viti i zi 1997 (dhe u bė i tillė pėr shkak tė Berishės) ėshtė prova sesi ky karakter destruktiv arriti apogjeun me shkatėrrimin e shtetit nė emėr tė pushtetit. Tashmė i ėshtė pėrveshur shkatėrrimit tė sofistikuar tė demokracisė dhe ardhėmrisė evropiane tė Shqipėrisė “me ligj dhe demokraci”. Sepse njė karakter nekrofil nuk mund tė pajtohet dot me shoqėrinė e hapur por vetėm me atė tė mbyllurėn si njė varr. Ndaj nuk duhet tė ketė as njė dyshim se Berisha ėshtė i gatshėm ta pėrsėrisė njė plojė si ajo e vitit ’97, sapo t’i vihet nė rrezik pushteti. Pse? Sepse e ka nė natyrė, nė karakterin e tij destruktiv. Ashtu si njė akrep ka pėr natyrė pickimin. E megjithatė, a ėshtė kjo njė arsye qė arsyeja e shumicėsė sė shqiptarėve, arsyeja si liri dhe drejtėsi, ti nėnshtrohet mosarsyes si nekrofili, korrupsion dhe sundim? Shqiptarėt nuk duhet tė lejojnė qė Berisha tė shkatėrrojė edhe mė Shqipėrinė ashtu sikundėr Hitleri dikur Gjermaninė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com