Albatlanta

UNESCO: Mos e shembni Piramidėn
Korresp. 24-ore.com
-"Nėse ne i shembim njė nga njė tė gjitha objektet, skulpturat dhe veprat e artit a tė arkitekturės qė na kujtojnė diktaturėn, atėherė me siguri gjithēka qė na lidhte me to, e mirė a e ligė, do tė zhdukej nė harresė. Dhe kostoja e harresės ėshtė e shumėfishtė. Edhe periudha ish-komuniste ėshtė njė epokė si gjithė tė tjerat, qė ka vendin e saj nė histori. E pikėrisht pėr kėtė arsye duhet tė trajtohen si pjesė e trashėgimisė edhe ndėrtimet e kėsaj periudhe". Engelbert Ruos, drejtor i Zyrės Rajonale tė UNESCO-s nė Venecia, ka sjellė kėto argumente, duke kundėrshtuar me vendosmėri shembjen e Piramidės, objektit arkitekturor tė ndėrtuar nė fund tė viteve '80 nė qendėr tė Tiranės, si mazoleum pėr diktatorin Enver Hoxha dhe i kthyer nė vitet e demokracisė si Qendėr Ndėrkombėtare e Kulturore.

Drejtori i UNESCO-s pėr Evropėn, Engelbert Ruos mbron idenė se Piramida nuk duhet tė prishet. Nė njė prononcim dhėnė dje pėr nje televizion, Ruos ka shkuar mė tej nė argumentin e tij, duke theksuar se shndėrrimi i kėsaj ndėrtese nė parlament duhet tė diskutohet gjatė mes specialistėve dhe autoriteteve shtetėrore.

Mbi kėtė linjė argumentimi me drejtorin e UNESCO-s pėr mbrojtjen e kėtij objekti si njė vlerė historike, kanė qenė pėr ditė me radhė nė debatet publike edhe shumė specialistė shqiptarė tė trashėgimisė kulturore. Kėshtu, arkitekti Maks Velo apo studiuesi Artan Lame e quajtėn skandaloz vendimin e qeverisė pėr shembjen e Piramidės dhe ndėrtimin nė vend tė saj tė njė godinė tė re pėr parlamentin shqiptar. Sipas tyre, ai nuk ėshtė njė objekt qė i pėrket diktatorit Hoxha. Pėrkundrazi, nė ditėt e sotme ajo ėshtė njė kujtesė e fortė pėr tė gjithė brezat e ardhshėm mbi atė ēka personifikoi diktatura dhe figura e Enver Hoxhės nė atė sistem.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com