Albatlanta

TEORI E PA ZAKONTĖ E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TE PLANETIT TOKĖ
(koment per librin e Prof. Vedat Shehut)
Nga: Illo Foto
Kohėt e fundit, shtėpia botuese “Dudaj “ vuri nė qarkullim librin “Toka nė Rritje dhe Zhvillim”, vepėr e Prof. Dr. Vedat Shehu. Ky ėshtė versioni shqip i botimit, ndersa pak vite mė parė, kjo vepėr u vu nė qarkullim nė gjuhėn angleze nė Tiranė dhe u ribotua nė USA (2005). Bibliotekat dhe libraritė shqiptare janė tė paisura me veprėn, nė tė dyja gjuhėt. Njė libėr i tillė, me pėrmbajtje dhe analiza tė plota shkencore, nuk ka ekzistuar nė repertorin e bibliografisė shqiptare. Pėr problemet qė trajton dhe pėr faktin se nė kėtė aspekt degjojmė zėrin origjinal tė njė shkencetari shqiptar, botimi i kėsaj vepre shkencore, pėrbėn njė eveniment nė historinė e zhvillimit tė shkencės shqipetare, kryesisht nė shkencat gjeologjike pėrfshi pedologjinė, po edhe nė shkencat e natyrės dhe nė filozofi.

Libri paraqet njė sintezė tė shkencave tė tokės, ku mbulesa pedologjike pėrfaqeson rrėnjėt e evolucionit biologjik dhe del nė pah kuptimi filozofik i materies, qė autori e veshtron si “ njė monstėr tė universit nė duart tona”. Gjithė jetėn njeriu ndeshet me pyetjen se cila ėhtė origjine e sistemit Dielllor dhe e Tokes, ku kanė jetuar brezat dhe do te vazhdojne te jetojnė pasardhesit. Ne kete fushė, teorite spekullative nuk kane munguar dhe hipotezat shkencore kanė zevendesuar njėra tjatrėn, pa mėtuar se ėshtė thėnė e vėrteta e fundit. Stacionet orbitale dhe anijet kozmike tė ketyre 50 viteve, kanė ndriēuar hipotezėn mbi prejardhjen dhe ndėrtimin e Universit, qė na rrethon. Shtetet e fuqishme kanė vene nė dispozicion tė sateliteve artificiale dhe tė paisjeve pėr studimin e hapėsirės kozmike, fonde marramendėse, ēka nuk bėhet pėr kurreshtje por ėshtė fusha qė i shėrben zhvilllimit modern tė shoqerisė dhe shfrytezimit tėrėsor tė burimeve, qė janė ende tė fshehura nė gjirin e planeteve. Gėzojmė mjetet e sofistikuara tė ndėrlidhjes, tė fushės mjekesore, tė hartografise, tė fotografimit, tė fushės ushtarake; kėto kanė lidhje tė drejt pėrdrejtė me satelitėt artificiale dhe stacionet orbitale. Pa kėto zbulime, nuk do tė kishim as telefona celularė, as aviacion, as kompiutera dhe as mjete diagnostike tė sėmundjeve; nuk do tė kishim mjete tė parashikimit tė motit dhe perspektivėn e afėrt tė parashikimit tė termeteve e tė vullkaneve. Zbulimet nė kėto fusha, qė e kanė munduar me shekuj njerėzimin, kanė vėnė nė dispozicion tė shkencetarėve te tokės dhe tė hapesirės, dėshmi bindėse pėr tė njohur rrugėt e universit, siē ėshtė edhe rasti i veprės qė na ka dhėnė profesori shqiptar i gjeologjisė, Vedat Shehu. Libri i Vedat Shehut u ėshtė drejtuar 98 burimeve reference dhe ėshtė vlerėsuar me nota maximale nga 13 shkencetarė tė cilėt jetojnė brenda dhe jashtė Shqiperise; secili ėshtė njė firmė e njohur nė shkencėn e universit. Njeri prej tyre ėshtė Cliff Ollier, pedagog ne universitetin e Sydneit, ne Austrauli, i cili ėshtė njohur me vepren dhe me realitetin gjeologjik te Shqiperise. Ky personalitet shkruan per vepren qe po analizojme: ”Vedat Shehu ka perpiluar nje liber te shquar ..... 50 vite me pare, shkenca kishte pikpamje krejt te ndryshme nga keto te sotmet. Shehu merr pėr bazė njė truall, pėr tė cilin njerėzit nuk janė familiarizuar “. Nga ky vleresim nxjerr dy perfundime: Vepra e prof. Shehut ka mbėshtėtjen e zbulimeve me tė fundit tė shkences dhe autori ėshtė berė njė zė origjinal nė zhvillimet e sotme pėr studimin e Tokės dhe tė Universit.

“Toka nė rritje dhe zhvillim”, ėshtė produkt i njė veprimtarie tė gjatė dhe tė mundimshme, qė pėrmbledh njė punė skrupuloze tė studimeve shkencore dhe tė analizės sė mirėfilltė tė punėve nė teren pėr studimin e shkembinjve tė trojeve tona, tė strukturave tė Albanideve. Nė kėtė kuptim, kemi njė autor sa boteror aq dhe kombėtar. Tezat, interpretimet dhe konkluzionet teorike, qė shtrohen dhe argumentohen nė libėr, i sherbejnė njėherazi praktikės studimore gjeologjike, orientimit tė kėrkimeve planetare dhe zhvillimit tė mėtejshėm tė shkencės sė yjeve. Libri, qė kemi nė dore, nuk ėshtė produkt i njė frymėzimi sporadic, as adaptim pėrmbledhės studimesh tė mėparshme, por vepėr origjinale e pazakontė qė i janė dashur me shumė se tre dekada, pėr tė na ardhur nė versionin e pėrsosur qė e kemi tani nė duart tona. Konceptet teknike dhe filozofike te gjeollogut Vedat Shehu, pėr universin dhe tokėn, u paraqitėn pėr publikim nė formė artikulli qysh nė vitin 1978. Kėto koncepte u kundėrshtuan nga opinioni zyrtar i kohės, i mbytur nga ngarkesat politike. Akulli u kthye nė libėr dhjetė vjet me vonė, kur u botua versioni i parė me titull “Toka nė Zhvillim”. Opinioni tekniko-shkencor i kohės e vlerėsoi pozitivisht kėtė vepėr, qė ishte e vetmja e llojit tė vet nė gjuhen shqipe. Libėri u pėrpi nga lexuesit dhe brėnda javėve tė para s’gjendej mė nėpėr librari. Autori nuk rreshti se kėrkuari, ballafaquari, studiuari dhe analizuari, prurjet e reja tekniko shkencore si nė fushėn e structures sė brendshme tė Tokės edhe tė hapėsirės sė universit qė, 50 vjetėt e fundit, janė rritur nė mėnyrė tė pa krahasueshme me periudhat historike qysh kur njihet evolucioni natyror si shkencė. Kėtė informacion tė saktė dhe tė besueshem, autori nuk mund ta linte pa i’a servirur lexuesit tė vet pa ia nenshtruar arsyetimit konsguente shkencore. Ishte njė sukses i madh fakti qė progresivisht informacioni shkencor perputhej me hipotezat e parashtruara nė botimin e vitit 1988. Ky fakt ėshtė sa inkurajus aq dhe kartė-krediti per botimin e veprės nė gjuhėn angleze (Tiranė 2004 dhe USA 2005). Ribotimet janė plotėsuar deri sa teoria mė e plotėsuar paraqitet nė versionit te sotėm, qe nxori Shtepia botuese “Dudaj”.

Baza teorike e librit qėndron nė pėrkufizimin e trajtave bazė tė materjes kozmike nė tė zakonshme atomo-molekulare; nė tė superngjeshur tė yjeve kuark-nutronik dhe vrimave tė zeza dhe nė tė super-rrelluar tė fushave fizike dhe rrezatimit. Kėtej del edhe nocioni i energjisė si materje nė lėvizje apo potencialisht nė lėvizje. Libri i autorit Shehu na jep analizėn e proceseve shndėrruese nė univers, qė tė shqyrtuara nė pajtim me shkencat e kimise, fizikes, matematikes, filozofise; na shpien nė pėrfundime logjike tė tė kuptimit tė energjisė universale si hallkė e shndėrriimit tė trajtave bazė tė materies nė shumėllojshmėri kombinimesh nė objekte aktive kozmike dhe nė pafundėsinė e hapėsirės materiale. Gjejmė nė vepėr, se universi shtrihet tej rrezes sė universit tė vrojtuar. Ky univers nuk mund tė mbyllet me njė kupė qiellore kozmike me Tokėn nė qendėr, pėrkundrazi Toka ndodhet nė njė skutė tė tij. Mund tė mėtosh se universi fillon kudo dhe nuk mbaron kurrkund. Kėtė e kanė vėrtetuar vrojtimet e sofistifikuara astrofizike dhe astrokimike, sondazhet nėpėrmjet anijeve kozmike pėrmbajtja e gurėve tė analizuar, nga meteoritet dhe mostrat e prura nga ekspeditat kozmike. Galaktikat, yjet sistemet diellore, planetet, materiali gazoro-pluhuror copėzore, fushat fizike, rrezatimet, tė gjitha janė pasoja tė tė bashkėveprimit dhe transformimit tė materjes kozmike nė kushte tė veēanta tė presionit, te temperatures dhe te rėndesės. Toka jonė ashtu si edhe homologet e saj kozmike, pėrbėn vecse nje trup manjetik me te dy polet; por e vēanta e teorisė qėndron nė argumentimin e pranisė sė njė thelbi gjeosferik tė stėrngjeshur tė transformueshėm nė berthamė qė ėshtė burim i pashtershem materjeje atomo-molekulare dhe energjie, ne forme flurishente dhe korpuskulare, njėkohėsisht. Ėshtė ky process transformimi i pa shtershėm, qė e ka bėrė tokėn planet tė gjallė, jo vetėm me dinamikėn e zhvillimit gjeologjik, por edhe me fillimin e jetės sė mikroorganizmave dhe shkalle shkalle deri nė organizmat, ku merr hov dukuria jetesore e fotosintezes. Kjo dukuri ėshtė e vetmja, qė e bėne tė dallueshme Tokėn nga homologet e vet planetare dhe nuk pėrjashton mundesinė e ekzistencės sė formave tė ulėta tė jetės edhe nė planete tė tjerė. Evolucioni biologjik, nėpėrmjet seleksionimit dhe mutacioneve, ka ecur paralelisht me evolucionin e gjeosferave tė Tokės.

Koncepti i ri qė argumenton origjinalisht autori shqiptar, ėshtė ai i pranisė sė rruzave apo bėrthamave tė superngjeshura tė transformueshme nė mjegullnajat yje-formuese. Nė procesin e formimit dhe konsolidimit tė sistemit tonė diellor, nė njė mjegullnaj tė tillė, u arritė qė bėrthama e Tokės, me thelbin e saj tė superngjeshur, tė bėhet njė diell nė miniaturė e izoluar brenda pėshtjelljes silikate tė gjeneruar prej vetvetes, ndėrsa Dielli u kushtėzua prej tė qenurit yll tė mbetet bėrthamė supergjigante nė pamundėsi pėr t’u bllokuar nga materja atomo-molekulare qė ai prodhon vetė. Proceset e transformimit tė helosferės sė superngjeshur nė diell nxjerrin, sė bashku me fushat fizike dhe rrezatimet, edhe materje atomo-molekulare. Tė njėjtat procese transformuese ndodhin edhe nė gjeosferėn e superngjeshur tė thelbit tė bėrthamės sė tokės, por tė pakrahasueshm me Diellin, pėr nga pėrmasat. Rritja dhe zhvilllimi i Tokės ėshtė pasojė e aktivitetit tė i berthamės, mė saktė thelbit tė saj, qė ėshtė analog nė tėrė objektet kozmike aktive qė rrotullohen mbi bazėn e ligjit universal tė rėndesės. Vetė formula e kėsaj force si formilė identike me atė tė llogaritjes tė forces elektrostatike konfirmon se trasmentues i kėsaj fiorce ėshtė gravitoni, analog me elektronin, por i njė sistemi tjetėr. Kjo tregon se rėndesa ėshtė shfaqje e njė forme specifike tė materies si pasojė e transformimit tė asaj tė tejngjeshur. Ne bėrthamėn e Tokės dhe tė trupave qiellore dinamikė, proceset qė japin fushė manjetike me energji flurishente, rrezatime, materie atomo-molekulare, janė tė ngjashme me ato qė ndodhin nė transformimin e bėrthamave tė atomeve tė disa elementeve kimike tė mirėnjohur. Kjo ngjashmeri nuk ėshtė rastėsore. Ajo ėshtė bazė e mikro dhe makro kozmosit dhe lidhjes sė tyre, jo vetem logjike por edhe eksizstentciale. Nėpėrmjet kėsaj njohjeje, njerėzit arriten te hyjnė nė brendi tė berthames sė atomit dhe tė bejnė pronė tė tyre energjnė e bėrthamės, qė ėshtė e mirėnjohurr si energji nukleare. Bėrthama e Tokes, megjithse e ngjashme me diellin pėr nga proceset, nė fakt nuk ka per t’u njohur tėrėsisht dhe konkretisht nga breza shkencėtaresh tė sė ardhmes. Bėrthamat e trupave qiellore, do ta ruajnė me xhelozi fytyrėn e tyre nga publiku, si pjesa mė misterioze e ekzistencės dhe dinamizmit tė universit. Kėtė bėrthamė kemi fatin ta njohim nėpėrmjet abstragimit shkencor tė dhėnė nė veprėn e Vedat Shehut i cili meriton falenderimet dhe mirenjohjen e lexuesve, jo vetem shqiptare.

Analogjia e berthamės se planeteve dhe tė vetė sistemeve yjore, me berthamen atomike, pėrbėn nje dėshmi mė shumė per vertetesine e teorise se rritjes dhe zhvillimit tė planeteve dhe tė yjeve. Pak mė shumė se rreth 4.6 miliard vjet mė parė ka nis formimi i sistemit tone planetar. Pėrpara kėsaj ngjarjeje, ne hapesirėn e galaktikės tone, vazhdonin proceset transformuese dhe shpėrthimet gjigante kozmike. Njė nga kėto shpėrthime formoi nebulozėn apo mjgullnajėn me rruzat e superngjeshura nė transformim. Nga kjo mjegullnajė gjigante, nė kushte tė caktuara, u nda sistemi ynė diellor; ku secili planet ndoqi rrugen e vet. Me kėtė shpėrthim u kalua nė njė forme tjeter tė ekzistencės dhe transformimit tė materjes, qė nė tokė shkakton rritjen dhe zhvillimin e kores shkėmbore, shtresės pedologjike, evolucionin e biospheres, botės tonė.

Nje problem i diskutueshem nė rrethet shkencore nėpėr bote, ka qene shtjellimi i procesit formues te kontinenteve dhe oqeaneve. Qė nga gjysma e dytė e shekullit tė kaluar, teori me mė shumė autoritet u bė dhe vazhdon tė jetė, ajo e pllakave. Simbas saj, koria e tokės pėrbėhet prej pllakash massive tė lėvizshme tė ndara nga ēarje gjigante. Lėvizja e tyre sjell pasoja; sė pari, kur ato largohen nga njėra tjetera zhvendosen tė mbartura prej rymave vorbulluese tė masės sė rrjedhshme tė nėnkores, boshllėku potencial midis tyre mbushet me kore tė re oqeanike; sė dyti kur ndeshen me njera tjetėrėn, nė vėndin e shterngimit njėra pllakė deformohet duke formuar vargmale, kurse tjetėra zhytet drejtė thellėsisė duke u bėrė pjesė e rymave vorbulluese. Autori Shehu nuk pajtohet me kete hipoteze, sepse, me kėtė mėnyrė interpretimi, teoria e pllakave mohon atė qė, rritja e kores oqeanike, ėshtė dėshmi pėr rritjen e tėrė rruzullit. Perballė kėsaj teorie qėndrojnė faktet e integruara nė veprėn qė po diskutojme, nė teorinė e rritjes dhe zhvillimit tė Tokės, ku del mire nė pah se koria shkėmbore gjenerohet vijueshmėrisht nė ēarjet mes-oqeanike. Kjo kore e formuar rishta ėshtė derivat final I kombinimeve tė elementeve kimikė qė i emeton berthama e Tokes prej shndrimit tė thelbit tė saj tė tejngjeshur. Autori Shehu dhe perkrahesit e shumtė nuk e zhvleresojne teresisht teorinė e pllakave. Ajo ka bazėn fakteve qė vėrtetojnė largimin e kontineteve, ndėrsa vet dukurinė e mbėshtet nė njė veprim tė prekshem tė njė materie tė caktuar, qė nė rastin konkret janė pllakat e lėvizshme. Te dy teoritė pranojnė perbėrjen strukturore tė planeteve dhe tė diejve, por ndahen nė pjesėn funksionale tė mekanizmit formues. Teoria Shehu, ndryshe nga ajo e pllakave, arsyeton ndėrtimin sferocentrik tė krejtė tokės dhe sidomos tė bėrthamės sė brendshme me strukturė dhe sjellje krejtė tė ndryshme nga bėrthama e jashtme; ėshtė e perllogaritur matematikisht dhe ėshtė shume afėr parafytyrimit real tė lexuesit. Autori strukturėn e tokės e krahason me atė tė njė kokrre pjeshke, kurse procesin e rritjes me atė tė njė kokėrre portokalli nė process rritjeje, ku gjurmėt e padukshme tė tė prerave me njė teh brisku tė lėna nė lėvozhgė, hapen dhe bėhen brazda kur kokėra rritet dhe arrin tė piqet. Kjo tė kujton ēarjen e stėrkontinentit, largimin e bloqeve continental dhe formimin e oqeaneve midis tyre. Nė rastin e pjeshkės lidhja e rritjes me bėrthamėn ėshtė mė pak e dallueshme por mė funksionale. Ashtu si bėrthama, mė saktė thelbi i saj e bėnė pjeshken pjeshkė, edhe tokėn e ka bėrė tokė berthama, mė saktė thelbi i saj.

Nė pajtim me ekuilibrin gravitativ tė trajtės sferoidale tė tokės, koria oqeanike, si mė e rėndė krijon depresionet dhe honet globale midis copave kontinentale mė tė lehta tė larguara dhe nė pozicione tė gritura. Kjo struturė globale ka kushtėzuar mbushjen me ujė tė ultėsirave oqeanike. Ka njė shkencė qė quhet oqeanografi dhe njė tė dytė, qė studjon fundin shkėmbor tė oqeaneve. Kjo ėshtė e justifikushme deri sa oqeanet pėrbėjnė 2/3 e rruzullit. Shkencat oqeanike janė nė njė linje me konkluzionet gjeollogjike tė platformės Shehu .

Pėr tė bėrė tė njohur teorinė e vet tė rritjes planetare, tė rolit aktiv te bėrthamave dhe atė tė shkakut tė formimit tė diferencuar tė kores tė oqeaneve nga e kontinenteve, shkencetari Shehu ka zhvilluar nje korespodencė tė gjerė me studjues tė interesuar, nė tė tėrė botėn. Nuk ka qenė e lehtė as tė pranohej dhe as tė injorohej teoria Shehu. Fraza tė debateve, qė janė zhvilluar nė interrmet, pėr kėtė problem, autori na i ka dhenė tė shkruara nė fund tė librit nė fjalė. Nė kėtė kuptim, nuk kemi tė bėjmė vetėm me zhvillimin e Tokės, por dhe tė vete teorisė tė zhvillimit tė saj, qė aktualisht, nuk ėshtė teori e vetme ne shkencen kontaporane te yjeve. Vet lexusi duhet te krijoi bindjen, ne vertetesine e sejcilės nga teoritė, qė autori na i ka sqaruar pa paragjykim ne librin e vet. Nuk mund tė lė pa pėrmendur kuptimin matematik dhe filozofik te numurit zero. Matematikisht, thotė autori, zerua ekziston, si kufi ndarės i numrave pozitivė me ata negativė. Shkenca e fizikės ka pėrcaktuar zeron apsolute tė ngrirjes tė bashkėveprimeve tė materies atomo-molekulare, por nuk ka mundur tė vendos njė cak tė sipėrm tė temperatures, qė tė trgonte se bashkėveprimet e materjes nuk mund tė krijonin njė nxhtėsi mė tė madhe pėr tė matur njė temperature mė tėlartė. Nė kuptimin fizik zero-ja nuk ekziston dhe kemi tė bėjmė me njė pėrcaktim filozofik tė ekzistences sė materies nė lėvizje. Ne kufij tė caktuar tė temperaturės, materia atomo-molekulare ekziston nė te tria gjendjet, e ngurtė, e lengėt dhe e gastė, duke ruajtur rigorozisht tė njėjtėn peshė. Nė anallogji me zeron analizohet koha dhe hapėsira, qė janė vazhdim i njėra tjetrės. Shtjellimi i ketyre nocioneve filozofike na janė dhėnė nė libėr, pėr tė krijuar bindjen e vertetesisė tė teorise tė rritjes dhe zhvillimit tė tokės, ku ne jetojmė dhe kryejmė veprimtari transformuse me tė gjitha formave materies atomo-molekulare dhe rrezatuese. Kurse trajta e materjes sė superngjeshur ėshtė jashtė mundsive pėr tė qenė nė fushėn e veprimtarisė tonė.

Vepra pėrbėn njė ndihmesė tė vlefshme edhe nė fushėn e zhvillimit teorik tė bujqėsisė, si zeje dhe si shkencė. Studimet e hollėsishme tė planetit dhe tė energjisė sė berthamės, pohojnė se zhvillimi i kores productive vegjetaale, mbėshtėtet nė katėr makroelementet qė krijojne mijra lidhje dhe nė bashkėveprim me elementet e rrallė, mbėshtėsin vazhdimesinė e fotosintezės, nėn ndikimin e energjisė diellore. Fotosinteza mbetet procesi i thjėshtė, pėr vazhdimesinė e njė jete organike tė ndėrlikuar. Nė qoftėse pėrmėndėm se zerua, s’ka vlerė fizike dhe filozofike, nė rastin e jetės sė gjallė kjo zero mund te parafytyrohet se ka ekzistuar, pikerisht 2.5 miliard vjet me pare, kur fillon periudha e intensifikimit tė pasurimit tė atmosferės me oksigjenin e pėrftuar nga fotosinteza. Ne koren e Tokės, pikėrisht nė thellėsine rreth 50 cm, shpėrthen njė energji tjetėr. Ėshtė energjia specifike, qė rrit dhe zhvillon bimėt e gjelbėra dhe tėrė gjallesat qė kanė aftesinė e metabolizmit, shkembimit tė lėndėve. Duke vrojtuar bashkėveprimet e komponentėve tė kores shkėmbore me komponentėt e hidro-biospheres nė kryerjen e proceseve jetesore, njeriu arriti tė nxjerrė konkluzione shkencore se si mund tė veprojė pėr tė rritur aftesinė energjitike tė koresbujqėsore. Kėto arritje sot pėrbėjnė bazėn e fuqishme tė bujqesisė moderne dhe tė industrisė kimike, qė ėshtė ngritur pėr plotėsimin e mungesave tė elementeve kimike nė truallin e kultivueshėm tė mbulesės sė shkrifėt tė kores. Njeriu, qė kur bėri hullimėn e parė tė ugarit, zbuloi energjinė kinetike tė fshehur nė nėntokė. Ndėrkohė u bė e njohur se janė kombinacionet kimike tė elementeve kimike kryesore, ata qė shndėrrojnė kėtė energji kinetike nė energji potenciale tė akumuluar nė lėndėt ushqimore tė prodhuara nga bimėt. Industria kimike e prodhimit tė plehrave, ka ndjekur parabolėn e zbulimeve tė rėndėsishme tė pėrbėrjes kimke tė kores, ku bėhet hullima e ugarit. Tani kjo industri nuk prodhon vetem komponente me elementėt kryesorė, por me tėrė elementet pėrbėrės tė ushqimit bimor, qė emėrtohen mikro plehra. Nėpėrmjet njohjes sė spektrit pėrbėrės tė kores nė thellėsi tė hullimės, bujku ka depėrtuar nė tė fshehtat e zbulimit tė thellesisė sė domosdoshme tė punimit, proces pune qė ka qenė shumė i ndryshueshėm nė dhjetėvjeēarėt e fundit. Njė gjė mbetet e qėndrueshme: shume elemente tė punimit qilizėm janė zevendėsuar me kimizimin e bujqėsisė. Nė kuptimin teknik astronomik, korja e Tokės, vazhdon nė thellesi tė rruzullit, me qindra kilometra. Pjesa pranė-sipėrfaqėsore e kores tokėsore ku shtrihet veprimtaria praktike e njeriut ėshtė ajo ku gjejnė zbatim interpretimet qė dalin nga teoria Shehu. Kėtej konkludohet se duhet tė korrektohen disa praktika tė pasuksesshme tė bazuara nė disa koncepte standard tė trashėguara si nė kėrkimin e disa mineraleve xeherore, ashtu edhe tė hidrokarbureve. Njė perspective tė veēantė do tė kenė interpretimet pėr aplikimin e bashkėveprimeve shndrimevenė qė ndodhin nė mjedis, ekologjinė e mjedisit; nė mjedisinė bujqėsor. Korja e dobishme pėr bujqesinė pėrqėndrohet deri ne 50 cm. Pikėrisht kėtė shtresė tė koeres tokesore, do ta emertojme korja bujqesore e tokės, qė po t’i pėrmbahem termologjisė sė gjeosferave do ta quaja agrosfera. Sistemi rrėnjor i bimėve shkon nė thellėsi tė tjera, gjė qė varet nga veēorite biologjike tė bimės, por nė ēdo rast, sistemi rrenjor mbetet me i shkurter se kurora ajrore. Kėtu fillon bujqėsia, pikėrisht nė koren bujqesore, ku kryhen operacionet e punimit, tė tokės, tė pėrkujdesjeve ndaj bimėve dhe tė kimizimit. Shkenctarėt e tokės e konsideruan tė pa mjaftueshėm kimizimin, prandaj nė dhjetėvjeēarin e fundit, u vu nė zbatim pėrdorimi i nxitėsve hormonorė.

Nga studimi i veėmėndshėm i interpretimeve shkencore tė librit, mesojmė se korja bujqesore ėshtė objekt i gjalle, qė rritet dhe zhvillohet. Vetė bujqesia ėshtė zeja qė harmonizon veprimet, me rritjen dhe zhvillimin tėrėsor tė Tokės, si trup i gjallė. Gjithėēka varet sa do tė perfitojmė nga energjia qė ēliron materja sė stėrngjeshur e bėrthamės dhe ajo e diellit. Kjo energji praktikisht ėshtė pothuajse konstante nė tė tėra pikat e rruzullit qė kanė raporte tė njėjta me diellin, por rendimentet bujqesore janė tė ndryshme, ēka e bėnė bujqesinė njė lloj industrie tė gjallė, qė ēdo ditė gjen mėnyra tė reja, pėr t’u shkėputur nga rastėsia dhe tė papriturat e kushteve natyrore.

Libri i profesor V. Shehu pėrbėn njė ndihmesė tė veēantė nė serinė e botimeve shkencore tė shqipes. Nėpėrmjet studimit tė tė dhėnave tė fundit mbi gjithėsinė, autori ka vėrtetuar se Toka ėshtė ndėr objektet e gjallė tė gjithėsisė dhe energjia e Tokės buron nga zona e saj qendrore e sterngjeshur.
Mbi bazėn e kėsaj teoreme, shtjellohen terė proceset jetėsore qė zhvillohen nė gjithėsi dhe nė Tokė. Zėri i shkencetarit Shehu ėshtė origjinal dhe ka siguruar perkrahjen e shume autoriteteve shkencore boterore. Vepra e tij, krahas rėndėsisė astronomike, na njeh me analiza tė thella nė fushėn e shkencave ekzakte, si edhe nė fushėn e filozofisė, biologjisė, mjedisit dhe bujqesisė. Nuk mund tė quhesh njeri i plotėsuar nė fushen arsimore, nė se nuk njeh mjedisin ku jeton dhe punon. Mund tė jesh inxhinjer qė harton e zbėrthen projekte, mund tė jesh gjuhėtar qė vepron me shumė gjuhė, mund tė jesh jurist klasi a specialist bujqesie, ashtu siē mund tė jesh ushtarak apo filozof; nė se nuk ke pėrvetėsuar teorinė e mjedisit, vlerat intelektuale janė tė kufizuara.

Profesor Shehu vjen nga njė e kaluar profesionale shumė vepruese. Ka punur nė ekspeditat gjeologjike dhe shumicėn e jetes e ka kaluar nė mes tė shkėmbinjėve dhe analizave tė mostrave tė shkėmbinjėve, tė Alpeve. Korabit, Malit tė Thatė dhe tė tėrė Atdheut. Pérbėn shembull frymezimi pėr gjeologėt e rinj, nė sherbim tė zbulimeve tė tjera gjeologjike. Si komb, jetojmė nė njė pjesė rruzulli, ku nėntoka vazhdon tė ruaj thesare tė njohura dhe tė pa njohura. Del detyrė qė kėto pasuri, tė zbuluara, tė rivlerėsohen dhe tė zgjerohen nė bazė tė arritjeve shkencore botėrore, integrimin mė tė lartė tė tė cilave e gjejmė tek teoria e bujshme e Tokės nė Rritje dhe Zhvillim. Dhe mbi kėtė bazė teorike tė vėshtrohen kėrkimet dhe zbulimet e ardhėshme nė gjeomjedisin tonė. Prapambetja nė prodhimin e mjeteve tė sofistikuara tė teknologjisė sė lartė tek ne, nuk ndikon fare nė kapacitet dhe arritjet e njerėzve tanė nė progresin shkencor dhe zotrimin e manipulimin e teknologjisė sė sofistikuar qė gjėndet nė tregun global.

Shkencetarėt tanė kanė rastin dhe mundėsitė tė japin ndihmesė krejt tė veēantė pėr kombin. Bashkerendimi i forcave shkencore tė tėra trevave shqiptare pėrbėnte njė ėndėrr tė Rilindasit tonė tė madh, Samiut.

Me kėtė rast dua tė shfaq dėshirėn qė, bashkatdhetarėve tė mi tė arsimuar, pėr tė mos patur mangėsi nė formimin e plotė intelektual, t’iu rekomandoj tė gjithėve: “Mbani nė bibliotekat tuaja edhe kėtė libėr shumėvlerėsh qė shqyrtuam”.

I l l o F o t o

NY- Gusht, 2010
P ė r I l u s t r I m:

Njė Teori e pazakontė pėr Tokėn nė Rritje dhe Zhvillim nga Vedat Shehu . .

“Toka ne Rritje dhe Zhvillim” Vėshtrim gjeoteorik mbi materjen nė transformim)” .

‘ Tiranė 2009 . . . . .

Prof. Vedat Shehu ėshtė me origjinė nga Borshi i Vjetėr; lindur nė Delvinė 1935; diplomuar inxhinier gjeolog (nė VSB, Ēeki 1959); dekoruar me tre Urdhėra Pune dhe Ēmim Republike. Fillimisht ka punuar nė kerkimin e mineraleve tė dobishme (1959-1962), me pas, deri me tani, nė kerkimet dhe studimet inxhiniero-gjeologjike. Ka marre pjesė nė shumė veprimtari shkencore: bashkėpunetore nė perpilimin e hartės gjeologjike tė Shqipėrisė, pjesėmarrės nė Seminarin Nderkombetar tė Urbinos nė Itali “Konceptet e Reja nė Tektonikėn Globale” (29 Gusht – 01 Shtator 2004). Puna e tij ėshtė pėrqėndruar nė studime gjeologjike e inxhiniero-gjeologjike tė lumenjėve, zonave industriale, urbane, si dhe pėr problemet e proceseve gjeodinamike: rreshqitjet, tėrmetet, ujėrat nėnėtokesor, etj. Nėpėr artikujt shkencor ka nxjerrė nė pah njė kuptim real hapsinoro-kohor tė strukturave gjeologjike, tė magmatizmit dhe relativitetin e mbihipjve tė zonave tė veēanta dhe tė krejt Albanideve. Integrimin mė tė lartė shkencor tė tij e gjejmė tek libri “Toka nė Zhvillim” (Tiranė 1988), “The Growing and Developing Earth” (USA 2005) dhe nė kėtė botim tė zgjeruar.

Esenca e teorisė: “Ē’mund tė thoshnim pėr bėrthamėn e pjeshkės, ‘ sikur tė njihnim vetėm lėkurėn e saj dhe diēka nga tuli?... ‘ Edhe pėr planetin tonė mund tė themi se nuk ’ e ka bėrė ai bėrthamėn, por bėrthama, mė saktė, ‘ thelbi i saj, e ka bėrė tokėn Tokė” ’

Formulimi i teorisė: ”Transformimi i materjes sė stėrngjeshur, ‘ nė thelbin e stėrngjeshur tė bėrthamės, ėshtė shkaku i ‘ rritjes dhe zhvillimit tė Tokės qysh nga origjina” ’ ‘ ‘

B o t i m i nė U S A
Anglisht: ’ , .
{In English (USA, 2005): http://www.amazon.com/Growing-Developing-Earth-Vedat-Shehu/dp/1419616633} . “The Growing and Developing Earth”

Kopertina e librit “Toka nė Rritje dhe Zhvillim” botuar nė ShBA http://www.amazon.com/Growing-Developing-Earth-Vedat-Shehu/dp/1419616633} .
“The Growing and Developing Earth”
Bujqėsia Agronomike | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com